Prania e Islamit në Ballkan në periudhën paraosmane

Hyrje

 

Islami është ballafa­quar dhe ka absorbuar kultura dhe qytetërime nga më të ndrysh­met në hapë­si­rat prej Atlantikut në Perëndim deri në Indokinën e lar­gët dhe prej Afrikës Qendrore deri në Verilindje në Bu­­harë e Uzbekistan si dhe në juglindje të Evropës në Ball­­­kan, që nga koha e vjetër, e mesme dhe pjesërisht e re, dhe ka prezentuar pikëpamje krejtësisht të reja, ve­ça­­në­­risht në sferën e fesë apo ka riprodukuar në cilësi të re të mirat materiale dhe shpirtërore të popujve dhe qy­te­të­ri­meve me të cilët ka rënë në kontakt.[1]

Mjaft vështirë është të përcaktohet kontributi dhe me­­rita e popujve muslimanë në formimin, sajimin dhe zhvi­­llimin e kësaj kulture e qytetërimi në botë dhe ndër ne, por, pa dyshim, arabëve, si nismëtarë të bartjes së Shpa­­lljes / Fjalës së Zotit, u takon vendi kryesor. Kontribut të jashtë­zakonshëm në këtë pikë­pa­­mje kanë dhënë edhe popujt tjerë.

Për nënqiellin tonë ballkanas, rëndësi të veçantë ka­­në osmanlinjtë, që njëherësh paraqesin nyjen e fundit në zin­xhirin e traditave islame deri te popujt ta­në.

Megjithatë, është gabim shkencor që kul­tura dhe qytetërimi islam në Ballkan të cilësohen si “tur­ke” dhe t’u përshkruhen turqve. Sepse, tërë ky zhvi­­llim dhe kjo ngritje kulturore dhe materiale u arrit me anë të Islamit si fe, program e sis­tem jete, bashkë me po­pujt tjerë ballkanas, veçanërisht me shqiptarët dhe bo­sh­nja­kët.

Nga ana tjetër, nuk duhet harruar se ndërmjet po­puj­­­­ve tanë ballkanikë dhe popujve muslimanë në botë, ka­­­në ekzistuar kontakte e lidhje të drejtpërdrejta dhe in­­ten­sive në fushën e tregtisë, detarisë, diplomacisë, shke­­n­cës, lë­vizjeve ushtarake, migrimeve individuale, gru­­pore e ma­sive të ndërsjella e të ngjashme me këto.

Megjithatë, lidhjet e popujve të Ballkanit me os­man­­­linj­të kanë qenë kohësisht më të gjata dhe më in­ten­sive se­sa me të gjithë popujt tjerë islamë, dhe atë nga gjysma e dytë e shekullit XIV deri në Luftërat ball­ka­­nike më 1912.

Përkundër të dhënës se lidhjet e popujve ballkanikë (ve­­­çanërisht ato iliro-shqiptare) me arabët rrënjët i kanë qysh para erës së re,[2] dhe përkundër rëndësisë që ka bo­ta ara­be për shqiptarët e boshnjakët, e të tjerë, kjo fu­shë e gjerë dhe e pasur mbeti pak e studiuar de­ri sot. Problemi është i natyrës komplekse sociologjike, et­­no­kulturore, politike e religjioze-ideologjike si dhe kër­­kon qasje interdisiplinare, duke u liruar nga paragjy­ki­­met dhe pasaktësitë e ndryshme, të cilat gjatë kohës u rri­tën në “të vërteta shkencore-historike” dhe u bënë pje­­së e his­toriografive dhe publicistikës nacionale duke u liruar nga tendencat e historiografisë qytetare dhe qën­­drimit dog­matik ndaj tërë asaj që ishte e pro­vi­niencës islame.

 

I. Rrethanat shoqërore-historike në trojet iliro-shqiptare e më gjerë

 

Periudha e aktualizuar shtrihet prej fillimit të kri­stianizimit të popujve në viset ballkanike deri në de­për­timin e osmanlinjve në Ballkan, në fund të shekullit XIV. Arsyeja për një shtrirje të këtillë kohore mbësh­te­tet në faktin që është me rëndësi të madhe për ndodhitë që do të pasojnë pas shekullit XIV-XV e më vonë, kurse ai ësh­të fenomeni i përhapjes së shpejtë të Islamit në trevat to­­na iliro-shqiptare e më gjerë. Prandaj, paraqitja e drejtë e raporteve shoqërore-historike, sociale e religji­oze të po­­pu­llatës vendase, ilirëve, e më vonë slla­vëve e të tje­rë­ve, do të ndihmojë në të kuptuarit e feno­menit të për­ha­pjes së shpejtë të Islamit në Ballkan dhe përgjithë­sisht në bo­të.

Ilirët, që në kohën e depërtimeve dhe vendosjes në Ballkan të romakëve, shtriheshin në Shqipërinë e sotme, në Kosovë, Serbinë Jugore, në krahinat perëndimore të Maqedonisë së sotme, ishin politeistë. Mirëpo, polite­iz­mi filloi t’ia lëshojë vendin Kristianizmit, që me Edik­tin e Milanos në vitin 313 u bë fe institucionale, shte­tërore, sep­se presionet ishin të llojllojshme e të rënda.

Lëvizjet e mëdha të popujve në shekullin IV deri në she­kullin VI (vizigotët, ostrogotët, gepidët, langobardët, hu­nët e të tjerë) në vitin 476 e shkatërruan Perandorinë pe­rëndimore dhe krijuan disa shtete kalimtare.

Fundi i shekullit V dhe fillimi i shekullit VI ishin ka­rak­teristikë për sulmet e fiseve turaniko-bullgare dhe aty­re sllave, të cilat duke vërejtur se Perandoria Bizan­tine ish­te dobësuar, filluan ta atakojnë dhe ta plaçkisin.

Dyndjet e sllavëve të Jugut në aleancë me avarët, që zgjasin që nga fundi i shekullit VI deri në fillim të shekullit VII, rezultuan me vendos­jen e tyre të përhershme prej Danubit deri në Detin Egje, ndër­sa gjatë dyndjeve të tyre në Ballkan, ata atakuan dhe pla­çkitën pa u penguar.

Kjo periudhë kohore karakterizohet me institu­ci­o­na­­li­zimin e besimit kristian dhe lidhjen e tyre të ngushtë me klasën sunduese, që rezultoi me dominimin e tyre në të gjitha sferat e jetës. Kushtet e rënda sociale-ekono­mi­ke, ato fisnore, patën si rrjedhim protestat e vazh­du­esh­me dhe gjithnjë më të mëdha.

Në vitin 1054 Kosova u nda në dy pjesë, për­ka­të­sisht në dy sfera interesi: në sferën e Lindjes me rraf­sh­nal­tën e Kosovës si ortodoksë dhe në sferën e Pe­rën­di­mit me rrafshin e Dukagjinit si katolikë, si pasojë e skiz­­mave ndërkristiane.

Ndërrimi i pushtuesve, mospajtimet ideologjike ndër­­mjet të krishterëve dhe të tjerëve, pastaj konfliktet dhe përçarjet ndërkrishtere në katolikë, ortodoksë e të tje­rë, bë­nin përshtypje për një gjendje të rëndë politike, fe­tare, ekono­mike, e kështu me radhë.

Me invadimin e sllavëve nga Veriu drejt viseve ju­go­re, gjendja e iliro-shqiptarëve u vështirësua edhe më shu­më. Për t’iu shmangur zhdukjes, apo konflikteve të vazh­dueshme, një pjesë e iliro-shqiptarëve u tërhoqën drejt Jugut, kurse ata që mbetën u bënë ballë presioneve e torturave sllave. E tillë ishte jeta edhe në vazhdim, me ndry­shime të vogla gjatë sundimit të Stefan Nemanjës, Mi­llutinit, Stefan Deçanit etj.

 

 

II. Faktorët që ndikuan në depërtimin e islamit

 

Gjurmët e para të islamit në Ball­kan, sidomos në trojet iliro-shqiptare, i hasim që në pe­riudhën e kohës së vjetër në përmasa të vogla, në mes­je­të me intensitet diç më të fuqishëm dhe në pjesën e pa­rë të kohës së re me intensitet maksimal. Përka­të­sisht, she­njat dhe gjurmët e muslimanëve të parë në Ballkan shpi­en në periudhën kur popujt e sllavëve të ju­gut ende i për­kitnin religjionit të tyre sllav, apo në kohën kur filluan të kryqëzohen.

Shkencëtari boshnjak M. Ha­xhijahiq po­hon se “nëse kjo është e saktë, e mendojmë se për këtë ek­zistojnë dëshmi, atëherë shfaqja e Kris­ti­a­nizmit te slla­vët e jugut, ose te pjesa më e madhe e tyre, nuk është më e vjetër nga shfaqja e Islamit. Për më te­për, disa grupe te slla­vëve të jugut, që me ardhjen në Ballkan ende nuk ka­në qenë të kryqëzuar - nuk kanë qenë larg nga ajo që even­tualisht ta pranojnë edhe Islamin”.

Këtyre kontakteve u kanë paraprirë ato të më­her­sh­met. Në mbështetje të shumë fakteve historike, gju­hë­so­re e arkeologjike, shkencëtarët kanë përfunduar se kanë ek­zistuar këmbime intensive të vlerave kulturore ndër­mjet viseve jugore ilire dhe pellgut të Egjeut e Lindjes së Afër­me.

Në kontaktet e hershme të popujve tanë në Ballkan me popujt muslimanë kanë determinuar kushtet natyrore - gjeografike që i posedonin viset iliro-shqiptare dhe vi­set tjera ballkanike, që me mijëvjeçare kanë pasur lidhje me vendet mesdhetare, posaçërisht me Lindjen e Afër­me. Rrugët tokësore të ashtuquajtura transballkanike ço­nin drejt Lindjes. Rruga e njohur e mëndafshit, që lidhte Ev­ropën - Ballkanin - dhe Persinë e Kinën, por edhe rru­­gët detare, kanë mundësuar që ushtarakisht, po­li­ti­kisht, ekonomikisht, si edhe në lëmin e kulturës të kenë kon­takte reciproke me Lindjen e Afërme e të Mes­me. Këto lidhje bëheshin përmes Detit Mesdhe, atij Adriatik dhe Detit Egje me luginën e Vardarit.

Faktorët kryesorë që ndi­kuan që kultura e qytetërimi islam të depërtojnë, të mi­shërohen dhe të krijojnë traditë shumëshekullore në këto vise. Këta faktorë janë të llojllojshëm dhe çdonjëri, pak a shumë, ka luajtur rol të caktuar në suksesin e de­për­timit të Islamit në këto troje.

 

1. Faktori fetar

 

Në historiografinë shqiptare, por edhe ballkanike, faktori fetar është shpërfillur në shqyrtimin dhe analizat rreth përhapjes së fesë islame te ne dhe në botë. Si rezultat të kësaj gjendjeje, kemi injo­rimin e këtij faktori, ndonëse ky, tërthorazi, mund të vë­rehet në raportet e relatorëve kristianë, kronistëve apo udhë­­përshkruesve të ndryshëm.

Para së gjithash ky faktor konsiston në atë se Islami për herë të parë në histori i solli gjinisë njerëzore kon­cept të plotë mbi Krijuesin dhe mbi krijesën. Ai nuk e ndan jetën, por e kupton si të vlefshme e të bashkuar, që rre­gullon jetën në tërësi.

Islami, nëpërmjet Kur’anit dhe Sunnetit, ofron shte­g­­dalje cilësore si për nevojat shpirtërore ashtu edhe për ato materiale, sidomos në pikëpamjen gjithë­për­fshi­rë­se mbi botën, duke ofruar monoteizmin e pastër, legji­s­la­­ci­o­nin gjithëhapësinor dhe gjithëkohor (sheri’atin), sy­ni­­min dhe qëllimin e dobishëm që njëson të gjitha dëshi­rat, ngri­t­jen dhe avancimin e fjalës së Zotit, pasqyrën e qar­­të mbi nje­riun dhe misionin e tij si mëkëmbës i Zotit në to­kë, në qi­ej dhe midis tyre, në zanafillën dhe kriji­min e qiejve, to­kës, botës bimore, shtazore dhe vetë nje­riut, lë­­vi­zjen e tru­­pave qiellorë, dritën dhe terrin etj. Këtë po e ilu­stroj­më me fjalët e një udhëtari nga shken­cëtarët an­­glezë:

“Islami, vërtet, është feja që pastron tokën prej idhu­j­ve. E ndalon flijimin e njeriut dhe ngrënien e mi­shit të tij. U garanton të drejta femrave, e kufizon poli­ga­mi­në... i forcon lidhjet familjare. Robi dhe i robëruari bë­hen një prej anëtarëve të familjes, u hapin atyre shu­më rru­gë e dyer për shpëtim dhe liri. Moralin e përgjith­shëm e pastron me forcën e themeleve të tij, si namazi, zekati, nde­­rimi i mysafirit dhe siguria e udhëtarit... Parinë e më­son se kanë detyra sikurse populli... Këto janë një pjesë nga begatitë e shumta që gjithmonë e përcjellin Islamin me rastin e pushtimit të popujve të paqytetëruar.”[3]

Prandaj, me të drejtë pohon historiani tjetër evropian, Sta­vri­janosi, se “feja ka qenë faktor i rëndësishëm” në për­hap­jen e Islamit.

Përderisa Kristianizmi paraqet një përmbledhje dog­mash dhe ritesh religjioze, nga ana tjetër, Islami është një fe e gjithanshme që përfshin çështjet praktike dhe inte­lek­tuale, si për individët ashtu edhe për shoqërinë.

Gjatë historisë, e sidomos deri në kohën e Mu­hammedit a.s., koncepti i monoteizmit qe degraduar the­llë. Kjo gjendje mbretëronte edhe në trevat ballka­ni­ke, sidomos në ato iliro-shqiptare. Ky degradim konsis­ton në:

1. tendencat antropomorfiste

2. shoqërimin e Zotit me rival në hyjninë e Tij (Hin­du­izmi dhe Kristianizmi)

3. proklamimin e pejgamberëve për hyjni apo për in­ka­rnime të Zotit (Jezusi në Kristianizëm, Buda në Ma­ha­ja­na Budizëm; Krishna e Rame në Hinduizëm).

4. adhurimin e engjëjve (deveja në Hinduizëm; Jazo­te­si në Zoroastrizëm dhe Shpirti i Shenjtë në Kristi­ani­zëm).

5. personifikimin e atributeve të Zotit në qenie të ve­­çanta hyjnore (Ati, Biri, Shpirti i Shenjtë në Kris­ti­a­ni­zëm; trinia në Hinduizëm: Brahma, Vishna, Shiva dhe Ame­sha Spentasi në Zoroastrizëm).

Doktrina e trinisë,

Nga ana tjetër, Islami angazhohet për Njëshmërinë e Zotit, të liruar nga fantazitë antropologjike dhe mitolo­gji­ke.

Birëria hyjnore apo hyjnia e Jezusit, hyjnia e Jezusit është pro­dukt i mëvonshëm historik. (451 e.r. Koncili në Kalcedon).

 

2. Faktori moralo-etik

 

Ideali i edukimit dhe mirësjelljes ka qenë dhe ka mbe­tur fort i shprehur në të perceptuarit islam të sho­që­ri­së, që ka lënë gjurmë të thella edhe në kulturën e tij shpir­tërore e materiale.

Morali i individit sendërtohet dhe dëshmohet në bash­kësi, ku individi e pohon dhe manifeston lojalitetin e vet All-llahut dhe amanetin e pranuar (el-Ahzab, 72) ta zba­tojë në vete, në familje, në rreth më të ngushtë (xhe­mat) dhe bashkësi më të gjerë, heterogjene sipas prej­ar­dhjes dhe bindjeve.

Motoja që për muslimanët paraqet simbol “Jepi për­pa­rësi vëllait tënd para vetvetes”, hap një kapitull të ri në raportet njerëzore, që konsiston se muslimanët çdo gjë e mbështesin në dashuri, harmoni, drejtësi, baraba­rë­si dhe solidarizim reciprok. Kur’ani refuzon kriteret tje­ra jos­tabile dhe paganiste si racën, ngjyrën ose gjuhën dhe ven­dos një kriter jashtë barrierave hapësinore e kohore - kri­terin e takvallëkut (devotshmërisë), (el-Huxhurat, 13).

Islami vë në veprim një postulat shumë me rëndësi, “Ur­dhëresa për të mirë dhe ndalesa e së keqes”. Ky element i ri muslimanin e ka bërë fuqi kreative, që nuk është ndalë vetëm në pyetjet e besimit, moralit ri­tu­al dhe personal, sepse aksioni është pjesë e fesë, dhe se Zo­tit nuk i intereson vetëm në çka beson dikush, por edhe çka vepron.

Në anën tjetër, për shkak të refuzimit të Jezusit nga heb­­renjtë, Kristianizmi ka humbur legjislacionin hyjnor, që do të administronte me çështjet jetësore të botës. Un­gji­­lli u nda nga Tora, dhe kështu Kristianizmi mbeti ve­tëm pikëpamje shpirtërore, emocionale. Ndeshja e kë­ty­re dy mësimeve, normalisht që ndikoi, aq sa gjendja të zbu­­tet në favor të Islamit.

 

3. Faktori kulturor-shkencor

 

Islami është fe që nuk e njeh mitologjinë dhe besë­tyt­­nitë. Mësimet e tij janë të rëndomta dhe racionale. Is­la­mi i drejtohet arsyes dhe vetëdijes njerëzore.

All-llahu ia bëri njeriut obligim të parë më­si­min dhe përdorimin e lapsit, kurse për kriter vendosi de­vot­­shmërinë. Dijetarët lartësohen në nivele të larta. Në the­­mel të këtyre parimeve, kultura dhe qytetërimi islam me sukses veprojnë plot 14 shekuj. Ata nuk kanë rrë­nu­ar, siç vepruan mongolët në Bagdad dhe të krishterët në Spa­një, kryqtarët në Lindjen e Afërt, romakët në trojet e Mbre­tërisë ilire e në Greqinë antike, por kanë absorbuar shu­më të arritura pozitive të kulturave e qytetërimeve më të hershme, i kanë mbrojtur nga harresa e zhdukja ato si filozofinë greke.

Nda­rjen në dituri fetare dhe jofetare Islami nuk e njeh. Mu­hammedi a.s. thotë: “Kush del nga shtëpia për shkak të kërkimit të diturisë, konsiderohet se është në rrugën e All-llahut, derisa nuk kthehet nga rruga.” (Tirmidhiu).

 

4. Faktori politiko-ekonomik

 

Qarqe të ndryshme (profane e sakrale) janë për­pje­kur që Islamin ta reduktojnë në fe emocionesh e çësht­jesh private, duke e zhveshur nga çdo element politiko-eko­­nomik. Prezentimi i këtyre elementeve dhe implikimi i tyre në përditshmëri, është etiketuar me shprehje nga më ekstremet. Është dëshiruar të arrihet njëfarë ba­ras­pe­she ndërmjet Kristianizmit dhe shumë religjioneve të tje­ra që në doktrinën e vet nuk e posedojnë këtë segment si në Islam.

Faktori politkko-ekonomik zë fill në katër pika kryesore:

1. Parimi i parë i sistemit politik islam është që push­­teti suprem i shtetit i përket Zotit, kështu që Islami e siguron drejtësinë unike dhe është kundër marrjes së ven­dimeve tendencioze arbitrare e të ngjashme. All-llahu xh.sh. në Kur’an thotë: “Thuaj: ‘O All-llah, Sun­dues i çdo sen­di, Ti ia jep pushtetin atij që do, Ti ia heq prej dore pushtetin atij që do, e lartëson atë që do dhe e përul atë që do. Çdo e mirë ësh­­të vetëm në dorën Tënde, vërtet, Ti ke mundësi për çdo gjë’.” (Ali Imran, 26).

2. Parimi i dytë i sistemit politik islam është që të gji­thë njerëzit janë të barabartë para ligjit, sikur edhe pa­ra Zotit. Kësaj i nënshtrohet edhe personaliteti më i lar­të në shtetin islam - halifi. Rasti i Aliut r.a. është tipik, pas­taj i emirit Amr ibn Asit me hebreun para Umerit r.a. etj., etj.

3. Parimi i tretë i sistemit politik islam është që të gji­tha punët me rëndësi të përgjithshme i janë besuar All-llahut, kurse sunduesi sundon në suaza të urdhrave të Zotit dhe udhëzimeve të Të Dërguarit a.s., e për të mi­rën e përgjithshme.

4. Parimi i katërt i sistemit politik islam është që të gji­tha punët shtetërore të vendosen me marrëveshje, mad­je duke e dëgjuar edhe mendimin e qytetarëve. (... esh-Shura, 38).

Me këtë rast nuk do të flasim për liritë veç e veç si, li­ria e të shprehurit, e mendimit, e lëvizjes, e drejta për pu­në, e drejta aktive e pasive në zgjedhje, e drejta për shko­llim etj.) sepse larg do të na çonte kjo

Në aspektin politiko-psikologjik, rëndësi në suksesin e Islamit ka edhe dhuna e Bizantit e ushtruar në trevat ball­kanike.

Po ash­tu, në suksesin e Islamit kanë ndikuar edhe fitoret e mu­sli­manëve ndaj Bizantit e Persisë... por edhe ndaj Maz­da­i­zmit e sidomos ndaj Kristianizmit.

Kur’ani rëndësi të veçantë i kushton mirëqenies së nje­riut - mënyrës së drejtë të fitimit, mënyrës së drejtë të po­sedimit të mjeteve materiale dhe mënyrës së drejtë të shpen­zimit të pasurisë. Islami angazhohet që të gjithë nje­rëzit të kenë të drejtë ta arrijnë dhe ta marrin kaf­sha­tën e tyre në Tokë, me anë të mjeteve dhe rrugëve të nder­shme.

Të udhëhequr nga hadithi i Muhammedit a.s.: “As­kush nuk ha ushqim hallall nëse ai nuk është fryt i punës së tij dhe i duarve të tij” (Buhariu), dhe nga ajetet e shum­ta kur’anore është ndaluar monopoli, eksploatimi, faj­deja e kamata (el-Bekare, 275-278).

 

5. Faktori shoqëror

 

Kontaktet e muslimanëve me popujt ballkanikë, të krish­terë e paganë gjetën një situatë tejet të rëndë shoqë­ro­re. Kritere të vetme ishin forca, shtypja e eksploatimi, si individual ashtu edhe ai institucional. Sundimi i vazh­du­eshëm i fuqive të ndryshme kishte krijuar kaos shoqë­ror: romakët, bizantinët, bullgarët, serbët. Në anën tjetër, mus­limanët e parë në Ballkan sollën një botëkuptim tje­tër për shoqërinë.

All-llahu xh.sh. së pari krijoi një shpirt (vete), pastaj ia krijoi çiftin, e prej tyre e shumëzoi njerëzinë (en-Nisa, 1). ...

... Islami refuzon kriteret artificiale, jo të drejta, dhe e nxjerr njerëzinë nga mituria në madhori.

Në anën tjetër, nëpërmjet namazit, agjërimit, zekatit, haxh­xhit e shtyllave të tjera në vazhdimësi, krijon ndje­njën e barazisë shoqërore.[4]

Islami ka vënë rregulla edhe në aspekt të lidhjeve të mi­ra farefisnore dhe fqinjësore, por ndalon nepotizmin, kur­se ndihmesën pa vend të të afërmit e konsideron injo­rancë.[5]

 

 

III. Mënyrat e depërtimit të kulturës dhe qytetërimit islam

 

Fenomeni i Islamit, posaçërisht mënyrat e depër­ti­mit të tij në viset iliro-shqiptare ka qenë dhe është pro­blem mjaft i vështirë e kompleks, që kërkon trajtim shu­më­­di­mensional. Në këtë, problem i veçantë është, siç ce­këm edhe më herët, moszbulimi dhe mosinteresimi për zbu­­lim të fakteve dhe gjurmëve të asaj kohe. Në këtë, jam thellë i bindur, ka ndikuar ngarkesa e shtresuar she­ku­­­llore e synimeve të kryqëzatave dhe ndikimi i historio­gra­­fisë evropiane e sllave.[6]

Këtu ka vend edhe për të meta subjektive brenda shken­cëtarëve muslimanë, të cilët, herë-herë, Islamin dhe përhapjen e tij e vështronin vetëm nëpërmjet Kur’­anit dhe burimeve të tjera të tij, duke i lënë anash rezul­ta­tet e realizuara në të gjitha aspektet e jetës së po­pujve të cilët në tërësi apo pjesërisht e kanë pranuar. ...

Nëse thellohemi në burimet dhe literaturën ekzis­tu­ese historike, përhapja e Islamit është, kryesisht, dy llo­jesh:

1. Rezultat i ekspeditave ushtarake që i kanë zgjeruar ku­fijtë e shtetit islam në llogari të trojeve fqinje jo­musli­ma­ne. Por, kur është fjala për trevat ballkanike, iliro-shqip­tare, para osmanlinjve, atëherë ky faktor pothuajse fa­re nuk ka kontribut, përveç në raste të vogla në shtrirje ha­pësinore dhe kohore. Këtë më së miri do ta shohim në kaptinën vijuese.

2. Rezultat i fuqisë së mësimit islam, parimeve të thje­shta e të pranueshme të besimit, moralit, mirë­sjell­jes,[7] në frymën e ajetit kur’anor: “E vërteta është nga Zoti ju­aj: Kush do le të besojë, e kush do le të mohojë.” (el-Kehf, 29); dhe: “Nuk ka detyrim në fe, sepse e drejta dallon qartë nga e shtrem­bëruara.” (el-Bekare, 283). I famshmi Shemsuddin Sa­mi-bej Frashëri këtë e thotë kështu: “Pos përhapjes së Isla­mit me pushtime, ekziston edhe rruga tjetër, e papër­men­dur nga historianët, e ajo është përhapja e fesë vet­ve­tiu pa pushtim, pa shpatë dhe pa ushtri. Kjo edhe nëse nuk është më masive se mënyra e parë, pothuajse është e ba­rabartë.”[8] Për këtë flet edhe Th. Arnoldi në veprën e vet të famshme.[9]

Por, duhet vërejtur edhe këtë se nëse problemi kun­dro­het në esencë, do të shohim se ekspeditat ushtarake as­kund nuk e kanë përhapur Islamin, në mënyrën siç e bë­në të krishterët në Spanjë ndaj muslimanëve apo kryq­ta­rët në Lindjen e Afërme ndaj muslimanëve. Ushtria mus­limane, me fjalë të tjera, vetëm ka hequr pengesat në atë rrugë, ka çelur derën, ashtu që mësimi, kultura e qy­te­tërimi islam të shtrihet në viset e pushtuara.

 

 

IV. Rrugët e depërtimit të kulturës dhe qytetërimit islam

 

Kultura dhe qytetërimi islam në Evropë, e sidomos në Ballkan, ka depërtuar kryesisht nga Perëndimi nëpër­mjet Andaluzisë (Spanjës), nga Jugu nëpërmjet Mes­dhe­ut dhe Sicilisë dhe nga Verilindja nëpërmjet Hunga­risë. Mi­rëpo, ne nuk do t’u qasemi këtyre depërtimeve islame në këtë aspekt. Qasja jonë më tepër do të mbështetet në mënyrën e depërtimit të Islamit në këto troje. Edhe në këtë aspekt, të dhënat janë të mangëta, e disa ende shken­cërisht të papërpunuara, por pas një ana­lize se­ri­o­ze, këto depërtime mund të kualifikohen si:

- lidhje tregtare e detare

- lidhje ushtarake e diplomatiko-politike

- lëvizje misionarësh të ndryshëm (ushtarake, udhë­për­shkruese, tregtare, fetare mistike etj.).

- migrime dhe shpërngulje individuale, grupore e ma­sive, me karaktere e motive të llojllojta, por, që në një­farë mënyre kanë lënë gjurmë në përhapjen e Islamit si fe, kulturë, mendim e qytetërim.

 

 

A. Lidhjet e ndërsjella tregtare dhe detare

 

Zhvillimi i gjithanshëm i Islamit dhe muslimanëve, veç tjerash, kushtëzoi edhe nevojën për zhvillimin e treg­tisë, në mënyrë që populli të mund t’i tregtojë në më­nyrë të ndërsjellë të mirat materiale ekonomike me po­pujt tjerë fqinj e më larg, për shitblerjen e mallrave. Kë­to kontakte janë të hershme.

Në këtë pikëpamje, qysh në shekullin XI gjejmë lidh­jet e rregullta detare nëpërmjet Mesdheut ndërmjet Ev­ropës dhe Lindjes së Afërme.

Në këto lidhje tregtarët më të dalluar nga Evropa ishin: mletasit, fiorentinasit, pizhanët dhe gjenovasit, pas­taj katalonasit dhe francezët.

Lidhje intensive tregtare, sidomos me popujt arabë dhe fiset turkmene, kanë mbajtur edhe qytetet breg­de­ta­re të Adriatikut, ato të Shqipërisë, por edhe pjesët konti­nen­ta­le të trojeve iliro-shqiptare dhe më gjerë ato ball­ka­ni­ke. Si­pas disa të dhënave, këto lidhje datojnë nga kohët e lash­ta për të vazhduar në periudhën paraosmane dhe atë os­mane....

Idrisi dhe udhë­përshkruesi musliman Ibn Havkali flasin për buj­që­si­në e zhvilluar dhe tregjet e vërshuara me zejtarët dhe artistët muslimanë, për lagjet muslimane në Paler­mo dhe qytetet tjera plot shkolla, biblioteka, dijetarë etj. ...

Lidhjet detare dhe tregtare të muslimanëve me trojet iliro-shqiptare dhe më gjerë, që nga kohët më të lashta për­veç funksionit parësor, shitblerjes së mallrave treg­tare, kanë kryer edhe funksione të tjera siç janë: ndikimi në llojin dhe stilin e veshjes, planifikimin e kohës, në lloj­llojshmërinë dhe në mënyrën e përgatitjes së ushqi­mit e pijes. Pasi kanë poseduar pikëpamje ideore shumë më të zhvilluara, kanë ndikuar që Islami individualisht të pra­nohet si besim i ardhmërisë.

Në anën tjetër, disa treg­tarë, të cilët kanë gjetur kushte në qytetet bregdetare, në­për lugina pjellore dhe nëpër qytete udhëkryqe apo të for­tifikuara, janë vendosur dhe kanë zhvilluar veprim­ta­rinë e tyre. Kjo ka ndihmuar në formimin e banishteve të para muslimane, në fillim të vogla, e më vonë gjithnjë e më të mëdha e më të zhvilluara.

 

 

B. Lidhjet e ndërsjella ushtarake dhe politiko-diplomatike

 

Zhvillimi i hovshëm i bashkësisë islame (ummetit) re­zultoi me zgjerimin e shpejtë të saj në të katër anët. Kë­shtu, që në vitin 634 filluan depërtimet e musli­ma­në­ve në Perandorinë Bizantine. Në këtë kohë janë bërë për­pjekjet për pushtimin e Konstantinopolit të cilin e mba­nin bizantinët. Disa dekada më vonë, në vitet 717-718, nën udhëheqjen e komandantit Mesleme, u rrethua Kon­stantinopoli, por për shkak të murit rrethues dështoi push­timi. Në këtë përpjekje u pushtua Gallata, ku mus­li­ma­nët ndërtuan një xhami të quajtur “Arap Camisi” (Xha­mia e Arabit), që pas tërheqjes së muslimanëve u shndë­rrua në kishë. Mehmeti II Fatihu me rastin e push­ti­mit të Konstantinopolit më 1453 këtë objekt sërish e ktheu në formën e mëparshme, në xhami.

Sipas burimeve arabe, Meslemeja me ekspeditën e tij ush­tarake depërtoi deri në Edirne (Edrene apo Adriano­po­jë) dhe Selanik dhe pikërisht ky depërtim i Mesleme­së kon­siderohet si kontakt i parë i ushtrisë muslimane me po­pujt ballkanikë dhe mundësia e parë që Islami të ush­tro­jë ndikim në viset ballkanike.

Nuk janë irelevante as depërtimet e muslimanëve në brigjet e Detit Adriatik, ku jetonin edhe shqiptarët, në vitet 840-841, sepse edhe këtu është bërë ndikimi i mu­sli­manëve mbi popullsinë autoktone iliro-shqiptare.

Me rëndësi është edhe paraqitja e peçenegëve në shekullin VIII, për­ka­të­sisht nga fundi i shekullit IX dhe atë në shekullin XI.

Me pushtimin e Spanjës nga ana e muslimanëve, ke­mi një kaptinë të re ndërmjet raporteve të muslima­nëve dhe popujve ballkanikë. ...

Llojllojshmërinë e kontakteve e shohim edhe nga ras­ti vijues, kur i nxitur nga motivet religjioze kristiane, Qi­rilo Konstantini, i dërguar personal i mbretit Mihajlo III, në vitin 856, kishte shkuar te halifi abbasit el-Mu­te­ve­kkil b. Rashid, për polemikë mbi çështjet fetare.

 

C. Lëvizjet e misionarëve të ndryshëm dhe shpërnguljet e ndërsjella

 

Rol të rëndësishëm në kontaktimin, e pastaj edhe në për­hapjen e Islamit në trojet iliro-shqiptare e më gjerë, ka­në pasur misionarët e ndryshëm dhe lëvizjet-migrimet e njerëzve apo grupeve nga vendi në vend.

Ka indikacione se tregtarët, pastaj udhëpërshkruesit, mu­llat (teologët) e mistikët, që njëherësh kanë luajtur ro­lin e misionarit, predikuesit të besimit islam, shumë he­rët i kanë vizituar viset tona bregdetare, pastaj luginat e lu­menjve dhe qendrat tregtare-qytetet, madje edhe disa she­kuj para ardhjes së osmanlinjve në trojet e Kosovës, Shqi­përisë, Bosnjës, përkatësisht në viset ballkanike. Kë­tyre sidomos u ndihmoi depërtimi i ushtrisë musli­ma­ne dhe disa fiseve turkmene të besimit islam në Ballkan ose në viset përreth Ballkanit.

Për muslimanët e parë në Bullgari është ruajtur dësh­­mi e vlefshme në kreun CIII të letrës së njohur të pa­pës Nikolla I (858-867) me titullin “Response Nicollai I Papae ad consulata Bulgarorum”, ku thuhet:

“Ju pyetni ç’duhet bërë me librat heretikë, të cilët, po­honi, gjenden te ju, kurse i keni marrë nga saracenët. Ato, natyrisht, nuk duhet ruajtur, sepse sikur që është e shkru­ar (në enciklikën mbi korinasit), kuvendimet e kë­qi­ja prishin moralin e shëndoshë, e për këtë si të dëm­shme dhe heretike dorëzoni zjarrit”. ...

Kryqtarët në Lindjen e Afërme kanë hasur në kul­tu­rë e qytetërim shumë më të zhvilluar në fushën e ra­por­te­ve shoqërore dhe politike nga ato që i kanë njohur ve­të në Evropë. Me rastin e kthimit këtë njohuri e mësim e ka­në shprehur në forma të ndryshme. Kryqtarët në fu­sha­tën e tyre kanë takuar forma më të larta të jetës sho­që­rore-organizative, e cila shpjegon se madje edhe atë­he­rë kur forcat militante depërtojnë ushtarakisht në ndonjë te­rri­tor, edhe atëherë ndikon, apo ngadhënjen ai që po­se­don kulturë më të lartë dhe më cilësore. Burimi i ndi­ki­mit të Islamit nuk ka qenë fuqia ushtarake, madje as pa­suria ekonomike, por superioriteti i raporteve sho­që­ro­re, fetaro-morale, diturore, siç ka ndodhur me rastin e push­timit të Greqisë së vjetër nga ana e romakëve, për­ka­të­sisht pushtimit të Bagdadit nga ana e mongolëve, dhe përvetësimit të ideologjisë së të pushtuarve.

 

Përfundim

 

Mund të përfundojmë se hulumtimi ynë, për­ka­të­sisht të dhënat e ofruara, tërheqin vërejtjen që gjatë shqyr­timit të çështjes së Kristianizmit të popujve në tro­jet iliro-shqiptare dhe në Ballkan, të kihet parasysh pra­nia e Islamit dhe muslimanëve në këto troje, pra, edhe para depërtimit dhe pushtimit të Siujdhesës Ball­ka­ni­ke nga osmanlinjtë.

Mbetet që në të ardhmen, individët, posaçërisht ins­ti­tu­cionet tona shkencore t’i qasen kësaj te­me seriozisht, në mënyrë që të ndriçohet e vërteta his­to­rike mbi shtrirjen e Islamit në trojet shqiptare. Ardhja e osmanlinjve dhe pranimi masiv e vullnetar, sidomos i po­pullit shqiptar e boshnjak në Islam, ndryshe edhe nuk mund të kuptohet.



[1] Shih: Muhamed Hadžijahić, Neki pojavni oblici islamske civilizacije u nas (më tej: M. Hadžijahić, Neki pojavni oblici), "Argumenti" - časopis za društvenu te­oriju i prak­su, nr. 2/1982, Rijekë, fq. 212.
[2]Muhamed Mufaku,Shqiptarët në botën arabe (shekulli XVIII - fillimi i she­ku­llit XX), Prishtinë 1990,fq.2.
[3] Sami Frashëri, Përhapja e islamizmit, botimi I, Prizren, 1410/1989, fq. 21-22.
[4] Shih për këtë ajetin 103 të sures Ali Imran. Shih gjerë­sisht: Husein Djo­zo, Islam u vremenu, Sarajevë, 1976. Ekziston përkthimi shqip i kësaj vepre “Is­lami në kohë”, Shkup.
[5] El-Mewdudi, op. cit., fq. 49-50.
[6] Shih gjerësisht: M. Asad, Islam na raspuću, op. cit., fq. 25-38 dhe 39-49.
[7] Shih: Ibid,., fq. 187.
[8] Sami Frashëri, Përhapja e islamizmit, Prizren, 1989, fq. 17 e tutje.
[9] Th. Arnold, op. cit.

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme