Është trishtim, në këtë vend ku për çdo vit nxënësit përballen me reforma e eksperimente,probleme të gjitha natyrave ndërkohë që këto ditë, javë e vite shkollore janë vendimtare për jetën e tyre.
A janë të rinjtë tanë minj të bardh me të cilët mund të eksperimentohet pa problem?
Çfarë shkollash dhe edukatash janë këto, çfarë jete është kjo ?!!
Jo vetë tri vajzat me mbulesë tradicionale islame që gjetën dyer të mbyllura në shkollat që kishin zgjedhur, por këto dyer ishin mbyllur edhe për shumë të rinj tjerë nxënës të shkëlqyeshëm të cilët në eksperimentin më të dështuar në histori të njerëzimit ‘Test i Arishtmërisë’ s’kishin arritur edhe shumë pik . Tani 9 vite sukses në dije, dhe pesat e radhitura në ditarët e tyre shkuan huq, dhe përparësi para tyre patën nxënësit e shkathët në kopjim që në test të arritshmërisë paskan arritur pik më shumë, pavarësisht që mezi arrinin të kalonin vitet shkollore.
Trishtim. Po qani, me lot, me lot të krokodilit. Kjo nuk është Kosova të cilën ne e duam. Ky eksperiment dhembë. Këto janë ditët e jetës sonë. Këto s’janë fotografitë që duam të i vendosim në albumin tonë. Në abetare vizatimet e nxënësve në ditën parë të shkollës flasin për fytyra të qeshura.
Pse dita e parë e shkollës duhet të jetë ditë politike, ditë e dhunës, ditë e trishtimit.
Po të ishte që trishtimi nga kjo fushë të ishte vetëm ai i përjashtimit të vajzave me shami, dhe mos pranimit të nxënësve të shkëlqyeshëm në shkollat që ata duan me që këto vende janë nxënës nga nxënës të afërt me drejtorët e shkollave përkatëse, veç me këto probleme vërtetë do të ishim të lumtur.
Por jo, edhe ata që shkojnë në shkollë, dihet që më shumë nuk shkojnë se sillen andaj pare, për të mos thënë paraqiten si në sportel dhe ikin me miq të klasës.
Gjersa disa profesor problematik të gjimnazit të nderuar Sami Frashri në Prishtinë u ngritën kundër lëndës për fenë, nxënësit në këtë shkollë gjatë vitit të kaluar kishin bërë 41000 mungesa, që shtron pyetjen e ashtë mbajtur ndonjë orë mësimore në këtë shkollë. Për të shtuar këtu edhe atë që mësimi në këtë shkollë zhvillohet në masa të rrepte sigurie.
Problem tjetër është edhe mungesa e disponimit të nxënësve për të zënë dije. Rini pa elan, pa qejf dhe ndjenë gare për të qenë i suksesshëm në dituri, kjo nuk është ardhmëri.
Pse ekziston MASHT shtrohet pyetje. Ndërtimi i shkollave mund të bëhet edhe me angazhimin e një kompanie nga kushdo qoftë prej aseteve qeveritare dhe s’ka pse të ekzistoj kjo ministri.
Është e qartë që gjithë fati i popullit tonë sillet rreth arsimit, dhe si duket armiqtë tanë ia kanë vënë syrin moti dhe e kanë përvetësuar. Prandaj çdo minimizim i problemit ose për ta orientuar debatin dika tjetër është përpjekje e kot dhe ofendim i inteligjencës sonë.
Këta njerëz ose nuk dinë gjë, ose janë të zbrazur nga çdo vlerë njerëzore apo paguhen për qëndrime të tilla. Duhet të ju mjaftoj dhe si ‘intelektual’ që janë duhet të u bëhet qejfi që këtë nxënës vajza me shami, nxënës të shkëlqyeshëm që s’kanë arritur pik shumë në test, që të tillët duan kaq shumë shkollën dhe jo tua bëjë të hidhur jetën dhe kujtimet e fëmijërisë.