
Pra këtyre njerëzve i mbesin dy alternativa: o të pranojnë atë çka thotë Kur’ani dhe Syneti ose të vazhdojnë të shprehen se fesë nuk i lejohet të merret me çështje politike, pra të hedhin poshtë librin e shenjtë dhe udhëzimet e Pejgamberit a.s.
Shumë vende të botës nuk e lëjnë të lirë fenë Islame, që të udhëheqë jetën, por tentohet, që ai të përfshijë vetëm një aspekt të jetës, duke dashur me këtë që (Islami) të veprojë në disa aspekte të jetës, e në disa aspekte të tjera jo. Në fetë politeiste njeriu është i ndarë në dy pjesë: njëra pjesë për fenë e tjetra për shtetin, njëren e udhëheq kulti fetar ndërsa tjetrën qeveria, njëra pjesë fetare ndërsa tjetra politike.
Feja Islame këtë logjikë e refuzon krejtësisht. Ajo refuzon ndarjen e jetës dhe njeriut, pasi në Islam jeta në tërësi është e Allahut xh.sh., e po ashtu edhe njeriu e ç’do gjë tjetër në këtë gjithësi është e Zotit Fuqiplotë. Prandaj Islami nuk e pranon një ndarje të tillë një dyzim të këtillë. Kjo ndarje në realitet asnjëherë nuk ekziston. Njeriun e udhëheqë një pushtet dhe një udhëheqës. Prandaj Hilafeti Islam nuk ka qënë pushtet i njëanshëm, Ai ishte pushtet fetar, politik dhe jetësor në të njëjten kohë. Muhamedi a.s. i dha përparësi Ebu Bekrit që t’u dal njerëzve imam në namaz, Omeri r.a. dhe sahabet e tjerë të cilët ishin pranë tij thanë: “Përderisa i dërguari i Allahut është i kënaqur që Ebu Bekri të jetë udhëheqës në çështjet tona fetare, pse të mos e pranojmë atë si udhëheqës edhe për çështjet tona jetësore?”.Muhamedi a.s. nuk ka qenë vetëm njeri i fesë, kurse për çështjet jetësore të ketë qenë një njeri tjetër, mbret apo udhëheqës tjetër. Në realitet ai vet, në të njëjtën kohë ishte i dërguar i Zotit Fuqiplotë, udhëheqës në luftë, kryetar shteti, gjykatës etj., të tillë ishin edhe sahabet (shokët) pas tij, hulefat er- rashidinet. Nuk ekzistonte ndonjë ndarje e tillë fatëkeqe mes fesë dhe shtetit siç ka ndodhur apo ndodh në ndonjë fe politeiste.
Pra Islami është fe dhe shtet, besim (akide) dhe ligj, adhurim dhe udhëheqësi, namaz dhe xhihad për mbrojtjen e fesë dhe të kombit, pa kurfarë pjesëtimi dhe ndarjeje. Ky është Islami, i cili nuk pranon assesi ndarje të tillë mes asaj që e quajmë fe dhe asaj që e quajmë shtet.
Jeta është si një lum, prej të cilit nuk mund të ndahet diçka nga diçka tjetër. Kështu p.sh. politika është e lidhur me edukatën, arsimin, sistemi informativ, të menduarit, kulturën etj.
Gjithashtu, feja Islame nuk pranon absolitisht që të lihet një pjesë e tij, pa u gjykuar sipas normave të saj, sepse, kjo do të ishte besim i një pjese të librit dhe mohim i një pjese tjetër, All-llahu xh.sh. në ajetin drejtuar beni Israilëve ( në momentin kur ata përçanë fenë e tyre në pjesë), thotë “A besojnë një pjesë të librit, e tjetrën e mohojnë? Ç’mund të jetë ndëshkimi i atij që punon prej jush, pos poshtërimi më jetën e kësaj bote, e në ditën e gjykimit ata hidhen në dënim më të ashpër, Allahu nuk është i pakujdesshëm ndaj asaj që veproni”.