Hapat praktik si përgjigje në përbuzjen e Muhammedit a.s.

Kur Omer b. Abdul-Azizi kuptoi se i burgosuri musliman tek bizantinët është poshtëruar ai me anë të letrës iu drejtua mbretit bizantin duke i thënë: “Kuptova se një musliman është poshtëruar tek ju, prandaj pasi që e pranon këtë letër liroje, në të kundërtën do të përgatis kundër jush një ushtri e cila fillimin e saj do ta ketë te ju, ndërsa ushtarin e fundit tek unë, pas kësaj mbretit bizantin nuk i mbeti asgjë tjetër pos ta liroj të burgosurin musliman. I njejtë është edhe rasti tjetër ku një muslimane ishte goditur me shuplakë nga ana e një bizantini, pas së cilës ajo bërtiti: “O Mu’tesime! (prijës i athershëm musliman). Kur Mu’tesime kuptoi për këtë rast tha: “Të përgjigjem, motër, të përgjigjem”, e përgatiti një ushtri të madhe dhe atëherë ndodhi Beteja te Ammurijje.

Kështu ishte dikur ummeti musliman. Sot, vlerat tona të shenjta përbuzen, ndërsa krenaria jonë muslimane shkelet, sikur të jemi popull i cili nuk ka kurrfar vlere. Edhe pse jemi një popull numri i të cilit arrin mbi një miliardë e treqind milion, çka do të thotë çereku i popullatës totale në botë, krahas të gjitha këtyre jemi një popull të cilin askush nuk e përfill, të cilit nuk i kushtohet kurrfar vëmendje, përderisa ofendohen vlerat tona më të rëndësishme. Pas të gjitha këtyre, muslimanët heshtin dhe i mbyllin sytë dhe veshët e tyre që mos t’i shohin dhe mos t’i dëgjojnë. Është përbuzur Kur’ani dhe është shkelur, janë bërë edhe shumë gjëra të ngjajshme, të cilat ummeti islam i përcjellte me heshtje derisa nuk u mbush kupa kur filluan ta përbuzin Pejgamberin, Muhammedin s.a.v.s., me zë dhe haptaz para tërë botës. Përbuzja e Kur’anit ndodhi në dhomat e burgut, sepse bota nuk e pa se si në Guantanamo dhe në vendet tjera u shkel Kur’ani, por që Pejgamberi i Allahut, Muhammedi s.a.v.s., haptaz dhe me zë të nënçmohet edhe atë në gazeta, kjo është një gjë të cilën ummeti musliman asesi nuk do ta pranojë. Ky është precedent dhe krim që i kalon të gjitha normat. Ky është një krim i madh.

Pesha e krimit matet sipas asaj që bëhet, sepse nuk është njëlloj të përbuzet një nxënës dhe një mësues, nuk është njëlloj të përbuzet një i ri apo një plak. Çfarë atëherë të thuhet për përbuzjen e personalitetit më të madh që nga krijimi i botës, kolosin tonë, Muhammedin s.a.v.s., me të cilin Allahu vulosi shpalljet e mëparshme, të cilin e dërgoi ta përmbushë natyrën (karakterin) fisnike, si mëshirë e të gjitha botërave dhe dëshmi për gjithë njerëzimin.

Pesha e krimit, gjithashtu, matet sipas atyre ndaj të cilëve shkaktohet dëmi. Në këtë rast nuk kemi të bëjmë me një familje ku është përbuzur kryefamiljari, apo prijësi i një fisi e që dëmi t’i është shkaktuar atij fisi. Në këtë rast i është bërë dëm të gjithë pasuesëve të Muhammedit s.a.v.s., të gjithë arabëve, joarabëve, sunnitëve, shijave, në lindje apo perëndim.

Çka ishte motivi dhe nxitja për këtë krim? Ky është krim pa parathënje dhe pa kurrfar arsye. Redaktori kryesaor i asaj gazete daneze u bëri thirrje disa karikaturistëve që t’i punojnë disa vizatime imagjinare të Muhammedit s.a.v.s., por disa prej tyre ngurruan nga frika se kjo do të shkaktojë zemërimin e muslimanëve. Gazetat vazhduan t’i inkurajojnë derisa disa karikaturistë nuk pranuan, më vonë u publikuan dymbëdhjetë karikatura ofenduese dhe mjaft poshtëruese në llogari të Muhammedit s.a.v.s. Për këtë nuk ekzistoi kurfar arsyeje apo motivi. Edhe në Danimarkë nuk ekzistonte një disponim i tillë, sepse muslimanët gëzojnë raporte të mira me qeverinë dhe qytetarët danez. Çfarë është ajo që i shtyri që ta përbuzin ummetin islam, sikur askush nuk do të zemërohet për shkak të shkeljes së vlrerave të shenjta muslimane?!

Ata thonë se kjo është liri e mendimit dhe liria e shprehjes së mendimit, çka është një gënjeshtër dhe shpifje. Çfarë mendimi është ky për të cilin nuk mund të diskutohet dhe nuk mund të përgënjeshtrohet?! Këtu nuk ka mendim. Kur dikush të takon dhe ta ofendon babain!, a mund të jet ky mendim me të ciln mund të pajtohesh?! Kjo është qartë një ofendim.

Këtë krim mund ta kuptoj vetëm ai i cili i shikon këto karikatura. Kam menduar se gjithë kjo është e parrezikshme derisa nuk i pashë këto karikatura, çka më zemëroi, shqetësoi, më rëndoi psiqikisht dhe ngriti mllefin tim. Këto janë karikatura jashtzakonisht ofenduese dhe jo morale. Një njeri i arsyeshëm pas shikimit të këtyre karikaturave nuk do të mundet e të mos zemërohet, sepse për publikimin e tyre nuk ekzistoi kurrfar arsyeje. Ky është ofendim publik. Prandaj është një gënjeshtër e madhe që kjo të quhet liri e mendimit. NUk është liri e mendimit t’i takosh njerëzit në rrugë dhe t’i fyesh, t’i fyesh baballarët dhe nënat e tyre, e që pastaj të thuash se ky ëshë mendimi yt të cilin ke të drejtë ta shprehësh. Kjo nuk ka kurrfar lidhje me mendimin e lirë. Kjo është jo kulturë, mungesë e edukatës, kjo është amorale dhe mënyrë e papranueshme e sjelljes ndaj tjetrit sipas të gjitha zakoneve, vlerave morale, besimeve, këtë e dënon çdo njeri i cili ka edukatë dhe ndjenja.

Edhe pse kjo ishte një krim i paarsyeshëm, muslimanët danez pranuan që gazeta të kërkoj falje, gjë që ajo e refuzoi dhe deklaroi se kjo është e drejta dhe liria e tyre. Njëzet e një ambasadorë nga vendet e ndryshme islame dhe arabe të akredituar në Danimarkë kërkuan nga kryeministri i Danimarkës që të takohet me ata rreth këtij problemi, gjë të cilën ai e rrefuzoi dhe e komentoi në këtë mënyrë: “Ky është problem i brendshëm danez dhe ndërlidhet me lirinë e mediave me të cilin ne nuk kemi kurrafar lidhje.” Sikur ata në fillim të ndaleshin dhe të thonin: “nuk është qëllimi ynë nënçmimi dhe shprehim keqardhjen tonë për gjithë këtë, dhe të pranojnë takimin me ambasadorët, ky problem me kaq do të përfundonte. Por, ata vazhduan…

Kjo rezultoi që një gazetë norvegjeze pas dy muajve, në muajin janar sërish t’i publikojë të njejtat karikatura, me çka sërish u ndez zjarri. Populli e harroi problemin e Danimarkës, e që kjo gazetë e ripërtëriu këtë problem. Atëherë vëllezërit tanë në Danimarkë vendosën këtë problem t’ia paraqesin tërë ummetit të cilit edhe vetë ata i takojnë, sepse kjo nuk u intereson vetëm atyre, Muhammedi s.a.v.s. nuk është vetëm pejgamber i tyre dhe se islami nuk është vetëm fe e tyre. Për këtë arsye konsideroj se ky është një krim i madh.

Kjo gazetë futi një zakon të keq dhe për këtë arsye në vete bartë konsekuencat e atij zakoni të keq, si dhe konsekuencat e gazetave tjera evropiane të cilat shkuan pas hapave të saj. Pas kësaj gazetat evropiane filluan të garojnë se cila do të publikoj karikaturat në shenjë solidariteti me gazetata daneze, si ato zvicerane, holandeze, italiane, gjermane, spanjolle dhe gazetat franceze. Bile edhe BBC e Londres. Të gjitha ato publikuan ato karikatura. Këtë e bëri edhe një gazetë franceze e cila është pronë e një biznismeni të njohur egjiptian, përndryshe kopt krishter, Raymond Lekah, megjithëse ai kishte deklaruar se për këtë nuk kishte njohuri dhe menjëher e kishte larguar redaktorin kryesor nga puna dhe këtë nuk e pranon në asnjë mënyrë. Kam kuptuar se ministria e punëve të brendshme franceze kishte kërkuar falje për shkak të publikimit të karikaturave nga ana e gazetave franceze. Nëse kjo është e vërtetë, atëherë ne Francën nuk e shohim si të përgjegjshme, por nëse vendet tjera evropiane nuk e bëjnë të njejtën gjë dhe nuk e dënojnë atë që e kanë bërë gazetat e tyre, atëherë ne do të marim qëndrimin tonë ndaj tyre.

Çfarë duhet të jetë qëndrimi i muslimanëve ndaj këtij krimi ku sulmohen vlerat e larta islame, Muhammedi s.a.v.s., Kur’ani i cili më parë është poshtëruar? Qëndrimi i muslimanëve duhet të pasqyrohet në gjërat e ardhshme:

E para: Që muslimanët ta shprehin zemërimin e tyre për shkak të fesë së tyre, Zotit të tyre, Kur’anit dhe Muhammedit s.a.v.s. Mos ti pranojnë këto karikatura. Zemërimi në situata të tilla është me vlerë, bile është edhe detyrim-farz. Ashabët nuk do të pranonin asnjë fjalë me të cilen Pejgamberi i Zotit s.a.v.s. do të ofendohej. Ata do të thonin: “O i dërguar i Zotit më lejo t’ia heq kokën”, për atë që me një fjalë do ta ofendonte Pejgamberin s.a.v.s. Dashuria ndaj Pejgamberit të Allahut ishte dhe ka mbetur pjesë e besimit. Në hadith thuhet: Askush nga ju nuk do ta ketë besimin e plotë përderisa unë nuk do të jem më i dashur se vetja e tij, pasuria e tij, pasardhësit dhe të gjithë njerëzit. Në hadithin tjetër thuhet: Ai i cili posedon tri gjëra do ta shijojë ëmbëlsinë e imanit: njëra ndër ato është që Allahu dhe Pejgamberi i Tij, Muhammedi s.a.v.s. të janë më të dashur se çdo tjetër. Kur në Mekke deshtën ta vrasin një ashab, i thanë: A do të kishe dëshirë që Muhammedi të jet në venin tënd, e ti të jesh tek familja jote? Ai u ishte përgjigjur: Nuk kisha pas dëshirë që Muhammedi, s.a.v.s. të jet në vendin tim edhe sikur t’i ngulet një therrë në këmbë. Ebu sufjani thotë: Nuk kam parë që dikush ta dojë dikend, sikur që sahabët e Muhammedit e duan Muhammedin.

Muslimanët duhet ta shprehin zemërimin e tyre. Transmetohet nga imam Shafiu se ka thënë: Kur dikush dëshiron ta zemëroj dikend, e ai nuk zemërohet, atëherë ai është gomarë. Ne muslimanët nuk jemi gomarë, gomarë që dikush të na shfrytëzojë për bartje, por jemi luanë të fuqishëm, të cilët mbrohen dhe hakmerren kur nënçmohen vlerat e tyre të shenjta. Muslimanët duhet ta shfaqin zemërimin e tyre në emër të Zotit të tyre, Pejgamberit dhe Kur’anit të tyre. Ne nuk pranojmë nënçmimin e fesë tonë, sepse ai i cili përulet me vetëdëshirë nuk është musliman. Krenaria i takon Allahut, Pejgamberit të Tij dhe besimtarëve, ndërsa për hipokrizi ata nuk dëshirojnë të dëgjojnë.

Ne duhet ta shprehim zemërimin tonë dhe t’u tregojmë tërë botës si duket zemërimi ynë. Allahu le ta poshtërojë atë i cili nuk ndjen kurrfar xhelozie ndaj besimit. Pejgamberi i Allahut s.a.v.s. ka thënë: “Në xhennet nuk do të hyj dejjuzi. -Kush është dejjuz, o Pejgamber i Allahut, e pyetën sahabët. -Ai i cili di diçka të keqe për familjen e tij, dhe heshtë për atë, Pejgamberi Muhammed s.a.v.s. për Sa’adin tha se është mjaft xheloz në besim, e që Muhammedi s.a.v.s. është edhe më tepër, ndërsa Allahu është edhe më xheloz në fenë e Tij, për çka edhe e ndaloi pandershmërinë (amoralitetin). Ky është shembull i mungesës së xhelozisë në nivelin familjarë. Ekziston mungesa e xhelozisë në nivelin e ummetiti musliman. Ata janë njerëz pa ndjenja të xhelozisë të cilët pranojnë nënçmimin e muslimanëve, pranojnë nënçmimin e Pejgamberit s.a.v.s., për çka nuk ndjejnë kurrfar zemërimi. Ne muslimanët kemi xhelozi ndaj fesë tonë. Ne ndiejmë xhelozi ndaj vlerave tona të shenjta. Këto janë ditët e zemërimit në emër të Allahut, Pejgaamberit të Tij, Muhammedit s.a.v.s., Kur’anit, të gjithë pejgamberëve të Zotit dhe për mbrojtjen e vlerave të shenjta të të gjitha feve. Kur një popull i humb ndjenjat, atëherë ai popull i humb gjallërinë, kuptimin dhe krenarinë.

E dyta: Duhet ta bojkotojmë atë që i nënçmon vlerat tona të shenjta dhe sulmon Pejgamberin tonë, Muhammedin s.a.v.s. ashtu që do të bojkotojmë prodhimet e tyre dhe mallin në përgjithësi. Kjo është minimumi që duhet të bëhet. Si ta reklamojmë mallin e atyre të cilët ofendojnë dhe nënçmojnë Pejgamberin tonë s.a.v.s.? Si t’ju japi të hollat e mia? Çdo dinar që do t’u japim në fund në gazetat e tyre shndërrohen në fjalë fyese apo në karikatura nënçmuese ose komente që e fyejnë fenë tonë dhe Pejgamberin tonë, Muhammedin s.a.v.s. Si mund ta pranojmë këtë?! Në fillim rrefuzuan zyrtarsiht të kërkojnë falje apo të takohen me ambasadorët, por kur filluam të bojkotojmë prodhimet e tyre, ata filluan të kërkojnë falje dhe t’i zbusin fjalët e tyre.

E treta: Ne kërkojmë nga muslimanët të bëjnë presion në qeveritë e tyre të marin qendrim pozitiv, sepse kjo nuk është diçka naïve, sepse në pyetje është Pejgamberi ynë, Muhammedi s.a.v.s. Qeveritë duhet t’i terheqin ambasadorët nga këto shtete, t’ju bëjnë me dije se jemi duke shfaqur zemërimin tonë për shkak të Pejgamberit tonë. Me këtë rast përshëndesim qeveritë e Libisë, Arabisë Saudite, Sirisë dhe parlamentin e Kuvajtit i cili pranoi publikisht dhe shpalli këtë bojkot. Përshëndesim parlamentin e Egjiptit i cili i dënoi këto karikatura. Gjithashtu, përshëndesim Dhomën ekonomike dhe tregëtare të Katarit, siç përshëndesim masën përplot zemërim në mbarë botën islame dhe arabe në të gjitha pjesët e botës. Ajo çka dëshirojmë është që qeveritë t’i përgjigjen zemërimit të popullit dhe të marrin një qendrim pozitiv që t’ju bëjnë me dije të tjerëve se mishi ynë nuk është për ushqim, por është i helmuar për atë që dëshiron të ushqehet me atë. Në asnjë rast nuk pranojmë nënçmimet ndaj fesë tonë, e as për ummetin tonë musliman.

E katërta: Kërkojmë nga qeveritë që nga Kombet e bashkuara të kërkojnë shfaqjen e qartë apo ligjin për ndalim të qartë të ofendimeve ndaj pejgamberëve të Zotit, shpalljeve dhe vlerave të shenjta, që askush mos t’i bëjë dëm të tjerëve. Ligje të tilla janë miratuar për mbrojtje të çifutëve dhe judizmit, kështu që nuk guxon të përqeshet me çifutët, sepse janë të mbrojtur me ligje të cilët mbrojnë semitizmin. Askush nuk guxon me asnjë fjalë të diskuton për numrin e viktimave të ashtuquajturit Holokaust, edhe sikur kjo të jetë për shkak të punëve magistrale apo disertimit mjekësor apo për analiza shkencore lidhur me këtë. Kjo nuk i lejohet askujt. Kur Garoudi foli për këtë është gjykuar në bazë të këtyre ligjeve. Ne kërkojmë ligjet të cilat do t’i mbrojnë vlerat e shenjta fetare dhe pejgamberët. Ne kërkojmë nga qeveria të bëjë presion në Kombet e bashkuara që të miratojnë këto ligje. Kërkojmë nga popullata dhe masa që të bëjnë presion në qeveritë të cilat danezëve t’u thonë: Ne mund t’ju falim nëse pranoni islamin si fe dhe nëse lejoni muslimanët të themelojnë xhami dhe qendra në shtetet tjera të Evropës, dhe nëse u lejoni muslimanëve që disa muaj në këtë gazetë ta mbrojnë nderin e Muhammedit s.a.v.s., t’i paraqesin virtytet e tij, misionin dhe thirjen tërë botës.

Ne muslimanët kemi metodën tonë personale e cila edukon muslimanin në gjuhë dhe shprehje të pastër, duke ndaluar ta ofendojnë dike pa arsye, edhe po të jenë ato ofendime të gjërave të zakonshme. Kështu, Muhammedi s.a.v.s., thotë: Mos i ofendoni sahabët e mi, mos ofendoni asnjë njeri e as mos e nënçmoni, mos i fyeni të vdekurit që mos t’i shqetësoni të gjallët, mos ofendoni të vdekurit sepse ata shkuan me atë që vepruan. Mos i ofendoni ethet sepse ato i shlyejnë mëkatët. Mos ofendoni erën sepse asaj i është urdhëruar në çfarë drejtimi të shkojë. Mos ofendoni kohen, sepse Zoti është krijues i kohës. Mos ofendoni gjelin sepse zgjon për namaz. Ndërsa Allahu xh.sh. thotë: Ju mos ua shani ata (zota) që u luten (idhujtarët), pos All-llahut, e (si hakmarrje) të fyejnë All-llahun nga armiqësia, duke mos ditur (për madhërinë e Tij). Fyerja e statujave i drejton në fyerje të llojit të njejtë, pas së cilës ata do ta fuenin Allahun e Madhëruar. Më konkretisht se kjo është hadithi në të cilin Muhammedi s.a.v.s. thotë: Mos e fyeni shejtanin, por nga Allahu kërkoni mbrojtje nga dëmi i tij. Me këtë Muhammedi s.a.v.s. i mëson muslimanët me gjëra pozitive. Në Kur’an nuk qëndron: Fyeni shejtanin apo mallkojeni, por qëndron kështu: Ti nga shejtani kërko mbrojtje tek Allahu dhe Thuaj: Ty të drejtohem, Zoti im, të më mbrosh nga vesveset e shejtanit.

Morali musliman nuk është në mallkim. Ne nuk mendojmë se ofendimi vetëm ndaj Muhammedit s.a.v.s. është i papranueshëm, por konsiderojmë se ofendimi i çdonjërit nga pejgamberët e Zotit, si mbi Ibrahimin, Jakubin, Musain, Isanë apo çdonjërin pejgamber nga rendi i izraelitëve është krim i cili muslimanin e nxjerrë nga islami. Ne do të jemi të parët të cilët do t’i kundërvihemi ofendimeve të Isait a.s., apo nënes së tij të ndershme. Sa i përket Muhammedit s.a.v.s. ky është rast i veçantë, sepse muslimani askujt nuk ia lejon që ndaj tij të sillet në mënyrë nënçmuese, sepse ai është simbol i ummetiti musliman. Nëse jomuslimani në një shtet musliman ofendon Muhammedin s.a.v.s., atëherë marrëveshja e tij për nënshtetësin e tij në shtetin musliman (‘akduz-zimmeh) bëhet e paligjshme dhe mbetet pa mbrojtje të jetës, në rastin tjetër, nëse e ofendon një musliman, ai atëherë nuk është më musliman dhe del nga islami sepse ka bërë një mëkat të madh. Shumica e juristëve islam konsiderojnë së nëse njeriu e bën një gjë të tillë që e nxjerrë nga feja, nga ai kërkohet apo i ofrohet pendimi, që t’i ofrohet rasti të pendohet, përveç personit i cili e ofendon Muhammedin s.a.v.s. Nga ai person nuk kërkohet pendimi, sepse ka bërë diçka nga i cili nuk ka kthim.

Në lidhje me këtë janë shkruar vepra të shumta, njëra ndër ato është “Es-Sarimul-meslul” nga Ibn Tejjmije, ku thuhet se ofendimi i Muhammedit s.a.v.s. është një ndër mëkatete më të mëdha në Islam. Si atëherë të lejohet ofendimi publik i Muhammedit s.a.v.s., në gazeta edhe atë në formën më të shëmtuar dhe më ofenduese. Kjo nuk mund të pranohet në asnjë mënyrë.

Dëshiroj t’i dërgoj disa paralajmërime:

E para: Paralajmërim të gjitha qeverive tona të pafuqishme të cilat frikësohen nga qëndrimi i Amerikës: a do të zemërohet për shkak të reagimeve të tyre apo jo?! Ata me këtë dëshirojnë t’i kënaqin njerëzit para kërkimit të kënaqësisë së Allahut. Këtyre qeverive të pafuqishme u apeloj: merreni një qendrim të guximshëm, dëshmoni se jeni qeveri muslimane dhe se keni xhelozi ndaj kësaj feje. Atë që kërkojmë nga qeveritë tona është që të mos ndahen nga populli i tyre. Masat muslimane në të gjitha vendet islame dëshmuan qëndrimin dhe zemërimin e tyre.

E dyta: Paralajmërim perëndimorëve, amerikanëve dhe evropianëve të cilët pohojnë se po i kundërvihen terrorizmit dhe dhunës: heshtja e juaj ndaj këtyre krimeve me të cilat nënçmohet Pejgamberi i islamit, Muhammedi s.a.v.s. dhe pasuesit e tij është faktor i cili prodhon dhe kultivon terrorizmin. Sjelljet tuaja nxisin terroristët të thonë: qeveritë tona nuk ndërmarin asgjë, prandaj ne duhet të hakmerremi personalisht. Kjo është ajo që krijon terrorizmin dhe krimin. Njerëz, ju duhet të merrni një qëndrim të vërtetë, dhe të guximshëm ndaj këtyre ofendimeve dhe nënçmimeve. Në të kundërten keni zgjedhur lindjen e El-Kaides së re si bazë për terrorizëm, sepse jeni duke përbuzur muslimanët, vlerat e shenjta islame dhe vendet e ndershme muslimane.

E treta: Paralajmërim për individët musliman të cilët në shenjë hakamrrje për sjelljet e tilla të gazetave perëndimore shkojnë tek krishterët, djegin kishat e tyre apo sulmojnë personat krishterë. Ky është gabim i qartë. Danezët dhe ata të ngjajshëm të cilët e bënë këtë nuk janë as krishterë e as pasues të Librit të Zotit. Shumica e tyre nuk i takojnë kurrfar besimit. Besimi i tyre është pasimi i dëshirave të tyre, shfrenimi, homoseksualizmi. Ata konsiderojnë se kanë liri të veprojnë çka dëshirojnë. Ata nuk janë krishterë që ne t’i hakmerremi krishterëve tanë. Krishterët që jetojnë në vendet islame i dënojnë këto gjëra, si Raymonda Lekah, i cili siç e kemi parë e dënon këtë dhe porosit: “Unë rrespektoj të gjitha fetë edhe islamin, dhe nuk pranoj që të ofendohet asnjë fe.” Do të thotë nuk lejohet të sulmojmë bashkëqytetarët tanë dhe simbolet dhe vlerat e tyre fetare, sepse kjo është gabim.

Nëse Evropa mbetet në anën e danezëve dhe këmbëgul që të solidarizohen më ata, atëherë edhe në do të solidarizohemi në mes veti në bojkot ndaj tyre. Allahu xh.sh. thotë: Jobesimtarët janë mbrojtës të njëri tjetrit. Nëse nuk veproni ashtu, do të shkaktohen trazira në tokë çrregullim i madh. Do të shkaktohen çrregullime të mëdha dhe ngatërresa në tokë nëse ata përkrahin njëri tjetrin, e ju s’do t’i përmbaheni njëri tjetrit. Muslimanët duhet të ndërmarin qëndrim të fortë dhe t’u thonë evropianëve: Ne mund të jemi të pavarur, por ju nuk mund të jeni të pavarur nga ne. Ne do të blejmë prodhime nga Japonia, Koreja, Tajvani, Hong Kongu, nga Malezia dhe vendet tjera të Azisë lindore. Muslimanët duhet të thonë atë që e tha mbreti Fajsal në vitin 1973: Ne mund të jemi të pavarur nga petroli nëse i kthehemi mënyrës tonë të vjetër të jetës, duke u kënaqur me qumësht dhe me hurma. Këtë e kishte thënë mbreti Fejsal kur ishte rrezikuar krenaria arabe, e çka duhet të themi kur rrezikohet Pejgamberi ynë dhe feja jonë. Në rastin tonë duhet të themi: Do të kënaqemi me nevojat më minimale dhe do të jetojmë në kushte minimale për jetë, siç jetuan baballarët dhe gjyshërit tanë. Të tillë duhet të jane muslimanët. Ne jemi duke u mbrojtur dhe askujt nuk jemi duke i bërë dhunë, por dhunë është duke u bërë mbi ne. Pra a mund të përulet personi i cili është duke u mbrojtur nga sulmet e të tjerëve?!

Ne nuk do të pajtohemi të heshtim përderisa të jemi të nënçmuar, as të na fyejnë dhe të na ofendojnë dhe të gjitha këto t’i heshtim. Këtë një popull i gjallë nuk duhet t’ia lejoj vetvetes. Sepse ai i cili një herë poshtërohet, shumë lehtë i pranon poshtërimet tjera, ashtu si njeriu i vdekur nuk ndien dhimbje pas vdekjes.

E lus Allahun t’i zgjojë muslimanët nga neglizhenca, t’i bashkoj dhe t’ju dhuroj krenari dhe siguri. E lus Allahun që dita e sotit të jet më e mirë se ajo e djeshme, ndërsa e ardhmja të jet më e mirë se e sotme.
Pastaj Kardavi në pjesën e dytë të hytbes shtoi:
Kisha dëshirë që në pjesën e dytë të hytbes të komentoj fitoren e lëvizjes islame Hamas në zgjedhje dhe votimin e popullit palestinez për lëvizjen e njejtë, me çka u japën autorizim të plotë që ta komandojnë anijen në periudhën e ardhëshme. Por, dëshira e Allahut ishte që këtë hytbe t’ia kushtoj në përgjithësi mbrojtjes së Pejgamberit të Allahut s.a.v.s. gjë të cilan ai e meriton.

Hytbe e mbajtur në Doha, Katar, 03.02.2006.

E përkthyer nga boshnjakishtja

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme