Musliman i vërtetë sipas kundësrshtarësv tës Islamit është ai që i është dorëzuar shpifjeve dhe mashtrimeve të tyre, që ka humbur xhelozinë për fenë e tij, që bie pre e mashtrimeve dhe gënjeshtrave të tyre ndaj Islamit, Kur'anit të Shenjtë dhe ndaj Pejgamberit më të madh, Muhammedit a.s.
Kjo logjikë e mbrapshtë ka marrë hov në shumë qarqe anti islame. Prej shpifjeve të tyre është se Islami nxit terrorizmin, se Muhammedi a.s. solli shpatën dhe se Islami është përhapur me dhunë.
Prandaj për të kuptuar të vërtetën duhet të ndalemi dhe të shohim se kush predikon dhe kush fletë për vrasje, shkatërrim dhe terror. Shumë njerëz mbesin të shokuar nga veprimet e sionistëve por për të kuptuar këtë duhet të shohim rrënjët e bindjes së tyre dhe doktrinën fetare së cilës i referohen ata kur lejojnë vrasjen e foshnjave dhe grave shtatzëna.
Gratë dhe fëmijët dhe të moshuarit palestinezë janë viktimë e kuptimeve selektive të Biblës. Shumë njerëz pyesin si është e mundur që çifutët që ishin viktima të padrejtësive të bëhen kaq të egër dhe të pashpirt.
Hebrenjtë besojnë Dhiatën e Vjetër dhe nuk e besojnë Dhiatën e Re. Në Dhiatën e Vjetër ka urdhra për vrasje të përgjakshme, për gjakderdhje dhe humbje të jetës së fëmijëve dhe të çarjes së barkut të grave shtatzëna:
“Vritni deri në shfarosje pleq, të rinj, virgjëresha, fëmijë dhe gra, por mos u afroni asnjërit mbi të cilin është shenja; filloni nga shenjtërorja ime". Kështu ata filluan me pleqtë që ishin para tempullit. Pastaj u tha atyre: "Ndotni tempullin dhe mbushni oborret me të vrarë. Dilni!". Atëherë ata dolën dhe bënë kërdinë në qytet.” (Ezekieli: 9/ 6-7).
Sionistët që vrasin për çdo ditë gra dhe fëmijë në Gaza dhe njerëz të pafajshëm frymëzohen nga tekste të tilla.
Një tekst tjetër të cilit i referohen sionistët është ai që mallkon secilin që pengon shpatën nga gjaku, prandaj, sipas bindjes së tyre sioniste, me qëllim që të shmangin këto mallkime dhe dëbimin nga mëshira hyjnore ata përdorin çdo formë dhe çdo mjet për gjakderdhje në Palestinë:
“I mallkuar qoftë ai që e pengon shpatën e tij të derdhë gjak!” (Jeremia: 48/10).
Ky citat biblik urdhëron bartjen e shpatave. Ndërkaq, në Kur'anin fisnik nuk është përmendur shpata madje as edhe një herë.
Le të lexojmë citatin e mëposhtëm biblik, ku urdhërohet madje vrasja e vëllait, mikut dhe të afërmit e mos të flasim për armikun:
“Dhe ai u tha atyre: "Kështu thotë Zoti, Perëndia i Izraelit: "Secili prej jush të vërë shpatën në krahun e tij; kaloni dhe rikaloni nga një hyrje e kampit në tjetrën, secili të vrasë vëllanë e tij, mikun e tij, fqinjin e tij!"". (Dalja: 32/28).
Kurse citati tjetër biblik urdhëron vrasje e varje me qëllim që të zbutet zemërimi i Zotit:
“Pastaj Zoti i tha Moisiut: "Merr të gjithë krerët e popullit, vriti e vari para Zotit përjashta, në diell me qëllim që zemërimi i zjarrtë i Zotit të largohet nga Izraeli". Kështu u foli Moisiu gjykatësve të Izraelit: "Secili nga ju të vrasë ata njerëz të tij që janë bashkuar me Baal-Peorin". (Numrat: 25/ 4-5).
Kemi edhe një citat tjetër shumë të çuditshëm ku urdhërohet therja e meshkujve me shpata, urdhërim për gjenocid dhe përdhunimin e grave:
“Në qoftë se pranon ofertën tënde të paqes dhe t'i hap dyert e tij, tërë populli që ndodhet aty ka për të paguar haraçin dhe do të të shërbejë. Por në rast se nuk do të bëjë paqe me ty dhe kërkon luftë kundër teje, atëherë ti do ta rrethosh. Kur më vonë Zoti, Perëndia yt, do të ta japë në dorë, do të vrasësh me shpatë tërë meshkujt e tij; por gratë, fëmijët, bagëtinë dhe të gjitha ato që ndodhen në qytetet, tërë prenë e tij, do t'i marrësh si plaçkën tënde; dhe do të hash plaçkën e armiqve të tu që Zoti, Perëndia yt, të ka dhënë. Kështu do të veprosh në të gjitha qytetet që janë shumë larg nga ti dhe që nuk janë qytete të këtyre kombeve. Por nga qytetet e këtyre popujve që Zoti, Perëndia yt, të jep si trashëgimi, nuk ke për të lënë asgjë që merr frymë; por do të vendosësh shfarosjen e plotë të tyre, domethënë të Hitejve, të Amorejve, të Kananejve, të Perezejve, të Hivejve dhe të Jebusejve, ashtu si të ka urdhëruar Zoti, Perëndia yt.” (Ligji i përtërirë: 20/ 11-17).
Prandaj nuk duhet të habitemi nga vuajtjet e popullit palestinez:
“Ju keni frikë nga shpata dhe unë do të sjell mbi ju shpatën", thotë Zoti, Zoti.” (Ezekieli: 11/8).
Nxitje për të vrarë me shpatë:
“Do të shpërndaj në të gjitha erërat ata që i rrinë rreth e qark për ta ndihmuar dhe tërë trupat e tij, dhe do ta zhvesh shpatën prapa tyre.” (Ezekieli: 12/14).
Nxitje për rrëmbim të vajzave:
“Kështu u dhanë këtë urdhër bijve të Beniaminit, duke u thënë: "Shkoni dhe fshihuni në vreshtat, dhe rrini e shikoni; kur vajzat e Shilohut do të dalin për të hedhur valle në kor, ju do të dilni nga vreshtat, dhe secili do të rrëmbejë gruan e tij midis vajzave të Shilohut; pastaj do të shkoni në vendin e Beniaminit.” (Gjyqtarët: 20/20-21).
Urdhërim për zhdukjen e gjithçkaje që ndodhet në qytet:
“Atëherë do të vrasësh me shpatën tënde banorët e atij qyteti, duke vendosur shfarosjen e tij dhe gjithçka që ndodhet në të; do të vrasësh edhe bagëtinë e tij. Pastaj do të mbledhësh tërë plaçkën e tij në mes të sheshit dhe do ta djegësh me zjarr qytetin dhe tërë plaçkën e tij përpara Zotit, Perëndisë tuaj; ajo do të mbetet një grumbull gërmadhash për gjithnjë dhe nuk do të rindërtohet më kurrë.” (Ligji i përtërirë: 13/15-17).
Urdhërim për vrasje dhe shfarosje të kafshëve:
“Tani shko, godit Amalekun dhe cakto shfarosjen e të gjitha gjërave që ai ka pa pasur fare mëshirë për të, por vrit burra dhe gra, fëmijë dhe foshnja gjiri, lopë e dhen, deve dhe gomarë". (Samueli 1: 15/3).
Pra nga këto që kemi përmendur mund të shohim së në Dhiatën Vjetër ka tekste shumë të ashpra ngase kërkojnë vrasjen e burrave, grave, fëmijëve dhe foshnjave, kafshëve shtëpiake, deleve, deveve dhe gomarëve dhe gjithë këto citate vlerësohen si citate hyjnore!!!
Ja edhe disa citate shumë të çuditshme:
“Ata gjetën midis banorëve të Jabesit të Galaadit katërqind vajza që nuk kishin pasur marrëdhënie seksuale me burra, dhe i çuan në kamp, në Shilon, që ndodhet në vendin e Kanaanit. Atëherë tërë asambleja dërgoi lajmëtarë për të folur me bijtë e Beniaminit, që
ndodheshin në shkëmbin e Rimonit, dhe për t'u shpallur paqen. Kështu Beniaminitët u kthyen dhe morën ato gra që nuk ishin vrarë në Jabes të Galaadit; por nuk pati mjaft për të gjithë.” (Gjyqtarët: 21/ 12-14).
Çarja e barkut grave shtatzëna
Në tekstin vijues nuk bëhet fjalë për shpatën e dashurisë(!!!!). Madje është teksti më i çuditshëm në Bibël, sepse bëhet thirrje tu çahet barku grave shtatzëna:
“Samaria do të shkretohet, sepse ka ngritur krye kundër Perëndisë të saj. Do të bien nga shpata; fëmijët e tyre do të bëhen copë-copë dhe grave të tyre me barrë do t'u çajnë barkun". (Ozeja: 13/16).
Në këtë tekst urdhërohet që të vriten fëmijët copë-copë kurse grave me barrë tu çahet barku, copë-copë. Ndërkaq në Islam nuk zbatohet dënimi me vdekje për një grua shtatzënë në mënyrë që të mos ndëshkohet embrioni për fajin e nënës.
“Prandaj vrisni çdo mashkull nga fëmijët dhe vrisni çdo grua që ka marrëdhënie seksuale me një burrë, por ruajini të gjalla për vete të gjitha vajzat që nuk kanë pasur marrëdhënie seksuale me burra.” (Numrat: 31/17-18).
Të shohim çfarë thotë, sipas të krishterëve Jezusi për luftën:
“Veç kësaj, i sillni këtu armiqtë e mi, të cilët nuk donin që unë të mbretëroja mbi ta dhe i vritni përpara meje!"''. (Luka: 19/27).
“U tha, pra, atyre: ''Po tani, kush ka një trastë le ta marrë me vete, dhe po kështu thesin; dhe kush nuk ka shpatë, le të shesë rrobën e vet e ta blejë një.” (Luka: 22/36).
Nëse kërkojmë fjalën “shpatë” në versionin arab të Biblës do te gjejmë se është përdorur me qindra herë kurse në versionin anglisht është përdorur 406 herë.
Ku janë ata qe e akuzojnë Islamin për terrorizëm dhe nxitje të vrasjes? Ku janë ata që thonë se Islami është fe e shpatës?
Çfarë thotë Islami për luftën:
Çfarë thotë Islami për luftën:
Kur’ani fisnik
“Vritini ata kudo që ti gjeni dhe dëbojini prej vendeve, ashtu siç ju dëbuan ata juve. Mosbesimi është më i rëndë se vrasja. Mos luftoni me ata pranë Xhamisë së Shenjtë (Qabesë), përveç rastit kur ata ju sulmojnë aty brenda! E, nëse ata luftojnë me ju aty, atëherë vritini! I këtillë duhet të jetë ndëshkimi për jobesimtarët. Por, në qoftë se ata heqin dorë, atëherë Allahu është vërtet Falës dhe Mëshirëplotë. Luftoji ata derisa të zhduket mosbesimi dhe të mbretëroj besimi vetëm për Allahun. Por, në qoftë se ata heqin dorë nga lufta kundër jush, atëherë s’ka armiqësi, përveç kundër keqbërësve.” (El Bekare: 190-193);
“Thuaju atyre që nuk besojnë: nëse largohen (nga mosbesimi), do t’u falet e kaluara e, nëse kthehen (në mosbesim), atëherë dënimi i popujve të mëparshëm është paralajmërim për ta.” (El Enfal, 38);
“Përgatisni kundër tyre kuaj dhe forcë për luftë sa të mundni, që të tmerroni armikun e Allahut dhe armikun tuaj, të cilët ju nuk i njihni, por që Allahu i njeh... Nëse ata shfaqin prirje për paqe, atëherë edhe ti ano nga ajo dhe mbështetu te Allahu, Ai dëgjon dhe di gjithçka.” (El Enfal: 60-61);
“Nëse ndëshkoni, ndëshkoni aq sa jeni ndëshkuar, por, nëse duroni, kjo është më e mira (rrugë) për të durueshmit. Prandaj duro! Durimi yt është vetëm me ndihmën e Allahut. Dhe mos u pikëllo për ta e mos u ngushto për shkak të dredhive të tyre!” (En Nahl: 126-127).
Porositë e Pejgamberi a.s.
Pejgamberi a.s. i urdhëronte ushtrisë muslimane të mos vrisnin pleqtë, plakat, fëmijët, rabinët, priftërinjtë....
Në luftën e Uhudit Pejgamberi a.s. u prek kur u kërkua prej tij të lutej kundër tyre, ai tha: “Nuk jam dërguar për të mallkuar por jam dërguar si thirrës dhe mëshirë. O Zot udhëzoje popullin tim sepse ai nuk di”. ..
Kur hyri në Mekke kundërshtarëve u tha shkoni jeni të lirë....
Ndërkaq, Bibla thotë: “Pas këtyre gjërave, Davidi i mundi Filistejtë, i poshtëroi dhe u hoqi nga dora qytetin e tyre më të rëndësishëm. Mundi edhe Moabitët dhe i mati me litar, mbasi i shtriu për tokë. Me dy litarë mati ata që duhet të vriteshin dhe me një litar të plotë ata që do të mbeteshin të gjallë…” (2 Samueli, 8: 1-2);
“Por i gjithë argjendi, ari dhe sendet prej bronzi dhe hekuri i shenjtërohen Zotit; do të hyjnë në thesarin e Zotit . Populli, pra, bërtiti kur priftërinjtë u ranë borive; dhe ndodhi që, kur populli dëgjoi tingullin e borive, nxori një britmë të madhe dhe muret u rrëzuan duke u shembur. Populli u ngjit në qytet, secili drejt, përpara, dhe e shtiu në dorë atë. Dhe shfarosën gjithçka ishte në qytet, duke vrarë me shpatë burra e gra, fëmijë dhe pleq e madje qe, dele dhe gomarë.” (Joshua, 6: 22-24).
Krishterizmi është fe e dashurisë apo e shpatës
Historia dëshmon se kryqtarët kanë përdorur më shumë se të tjerët shpatën. Të krishterët në Andaluzi (Spanjë) vranë tre milion muslimanë sepse ata nuk deshën të kthehen në Krishterizëm.
Ata janë përpjekur me të madhe të përhapin besimin e tyre përmes fushatave të misionarëve dhe mashtrimee të tyre. Edhe ndihmat i shpërndajnë me qëllim që ti bëjnë të tjerët krishterë. Megjithatë, muslimanët nuk kaluan në krishtërizëm?
Edhe pse pjesa më e madhe e botës islame ishte koloni e popujve evropianë, por ata megjithatë i rezistuar kryqëzatave të tyre dhe arritën ti përzënë kolonizatorët evropianë.
Prandaj as stërgjyshërit tanë nuk hyn në Islam nën kërcënimin e shpatës, por pas të menduarit të gjatë dhe pas përdorimit të arsyes duke krahasuar fenë e tyre të mëparshme (ortodoksizmin apo katolicizmin) me fenë e vërtet të Zotit-Islamin, arritën të kuptojnë të vërtetën kundrejt të pavërtetës dhe u bënë musliman.
Të parët tanë kuptuan se kishin humbur rrugën ngase i bënin shok Zotit. Erdhën në kontakt me të Vërtetën dhe e kuptuan se Zoti nuk ka të barabartë dhe se nuk bën që Krishti, rob i Zotit, të adhurohet për Zot. Kjo sepse Zoti është Një dhe i Vetëm. Prandaj u bënë musliman me mirësinë e Allahut, Krijuesit të gjithësisë.