Botohet Fjalori Arabisht-Shqip I-II, hartuar nga dr. Isa Memishi

Këto ditë doli në dritë Fjalori Arabisht-Shqip I-II  hartuar nga dr. Isa Memishi, profesor i gjuhës arabe në Degën e Orientalistikës në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Prishtinës.

“Fjalori arabisht-shqip” ka dy vëllime. Në vëllimin e parë janë përfshirë shkronja e parë e deri tek shkronja e 15 e alfabetit arab, përkatësisht nga shkronja “Elifun” deri tek shkronja “Dādun”, dhe ka gjithsej 1085+15 faqe, kurse në vëllimin e dytë janë përfshirë shkronja e 16 e deri tek shkronja e 28 dhe e fundit e alfabetit arab, përkatësisht nga shkronja “Ţāun” e deri në “Jāun” dhe ka 1004 faqe (1086-2090). I tërë fjalori ka 2105 faqe.

Sipas hartuesit të Fjalorit, dr.Isa Memishi, Fjalori përmban rreth 100.000 fjalë, terma dhe shprehje frazeologjike, “para se gjithash të gjuhës standarde arabe”, por që “krahas leksikut bashkëkohor të gjuhës arabe, përmban edhe mjaftë fjalë të vjetra”, kurse “renditja e fjalëve në fjalor është bërë sipas parimit etimologjik-semantik, pra sipas rrënjës së fjalës dhe është renditur sipas rendit alfabetik”.

Ky Fjalor fillon me Parathënien (v-vi), ku paraqiten Udhëzime për përdorimin e fjalorit (vii-ix), Alfabetin arab (x), Shkurtesat në pjesën e arabishtes (xi), Shenjat e përdorura në fjalor (xi), Shkurtesat në pjesën e shqipes (xii-xiii), Literaturën e përdorur (xiv-xv).

Gjatë hartimit të “Fjalorit Arabisht-Shqip, autori sikurse kuptohet nga Parathënia, nuk ka krijuar iluzionin se ky fjalor do të jetë “i kryer” dhe as “i përkryer”. Nuk do të mund të quhet “i kryer”, për shkak se problematika dhe fusha e hartimit të fjalorëve, aq më parë nga një gjuhë siç është arabishtja, është shumë e gjerë dhe komplekse. Fjalori nuk do të mund të quhet “i përkryer”, sepse vetë natyra e një pune të tillë, siç është pra hartimi i fjalorëve, – të cilët gjithnjë duhet të vazhdohen, të përmirësohen e të plotësohen, të jetë pa ndonjë mangësi a lëshim, qoftë metodologjik, qoftë përmbajtësor a teknik, por të cilat lehtë mund të mënjanohen e të përmirësohen me rastin e ndonjë botimi të dytë të plotësuar. Sigurisht, pasi që për këtë kritika profesionale ta ketë thënë fjalën e vetë.

Në vitin 2010 në Tiranë doli në dritë i pari fjalor modern Persisht-Shqip, një fjalor madhështor. Ai u promovua në Tiranë, ditën e shtunë, me 10 Prill 2010.

Në vitin 2011 në Prishtinë doli në dritë Fjalori Arabisht-Shqip I-II hartuar ng dr.Isa Memishi. Botimi i këtyre fjalorëve, pa dyshim, sjellë gëzim, sepse janë ngjarje të madhe kulturore, sepse janë vepra madhështore, janë vepra përmendore, janë ura që lidhin brigje, mjete që hapin shtigje…
Për hair! Urime! Përgëzime!

Kush është dr.Isa Memishi?

Dr. Isa Memishi është profesor në Fakultetin Filologjik në Degën e Orientalistikës pranë Universitetit të Prishtinës.

Fakulteti Filologjik, ku ai ligjëron, ka këto departamente:

1.  Gjuha Shqipe
2 . Letërsi Shqipe
3.  Gjuhë dhe Letërsi Angleze
4.  Gjuhë dhe Letërsi Gjermane
5.  Gjuhë dhe Letërsi Frënge
6.  Orientalistikës
7.  Gjuhë dhe Letërsi Turke
8.  Gazetarisë
9.  Letërsisë së Përgjithshme dhe Krahasimtare

Dr. Isa Memishi ligjeron lëndët:
Praktikum i gjuhës arabe I
Praktikum i gjuhës arabe II
Gjuhë arabe I
Gjuhë arabe II
Gjuhë arabe III
Gjuhë arabe IV
Praktikum i gjuhës arabe V

Dr. Isa Memisi, përveç Fjalorit Arabisht-Shqip I-II, me 2105 faqe, është autor dhe përkthyes i disa veprave me vlerë, si dhe i disa shkrimeve, studimeve në fushën e Orientalistikës. Ka qenë pjesëmarrës me kumtesa në shumë Konferenca Shkencore, në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar….

Mikut tonë, dr. Isa Memishi, i urojmë suksese të reja, të vazhdueshme, në veprimtarinë e tij të çmueshme, të dobishme dhe të pamohueshme…!

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme