Sulltan Abdylhamiti i I-rë dhe sundimi i tij

Abdylhamiti i I-rë ishte gjithashtu djali i Ahmetit të III-të dhe djali i tij i dytë që u bë sulltan pas Mustafait të III-të. E ëma e tij ishte Rabia Shermi Sulltanija dhe ajo e pati lindur atë në 20 mars të vitit 1725. Kur të atin ja zbresin nga froni, Abdylhamiti i I-rë ishte 5 vjeç dhe pas kësaj deri sa hipi në fron pra në vitin 1774, ai për 44 vjet të jetës së tij i kaloi i izoluar në sarajet e Topkapisë. Kur vdes vëllai i vet, Mustafai i III-të, në fillim kandidat tregojnë djalin e tij Selimin, por oborrtarët e shtetit duke zbatuar rregullin për hipjen në fron të mashkullit më të moshuar, më 21 janar të vitit 1774, e shpallin Abdylhamitin e I-rë sulltan. Duke qenë se lufta midis osmanllinjëve dhe Rusisë vazhdonte që nga fillimi i vitit 1768, ushtria gjendej në front, dhe në Stamboll po vuanin për ushqime. Për këtë arsye culusi (shpërblimi) nuk shpërndahet. Pas kësaj bëhet si rregull që sulltanët osmanë nuk shpërndajnë më këtë shpërblim. Por ceremonia e hipjes në fron të sulltanit me vendosjen e shpatës në brez vazhdoi akoma.

Abdulhamiti i I-rë ishte shtatgjatë, fytyrëgjatë dhe ezmer. Duke qenë se ai ndenji për një kohë të gjatë shumë i izoluar, nuk kishte eksperiencë për të zgjidhur problemet shtetërore. Por megjithatë duke qenë se ai kalon një hemorragji cerebrale dhe vdes në kohën që kryeministri po i lexonte lajmin se si ra kalaja e Ozyt (Özüt) dhe Ukraina, dhe si e therën me shpatë popullin mysliman, kjo tregon se sa i përgjegjshëm dhe patriot që ishte Ai. Gjithashtu për të thonë se ishte i sjellshëm, mëshirues dhe që i pranonte risitë.

Problemi i parë me të cilin u ndesh Abdylhamiti i I-rë sapo hipën në fron ishte dhënia fund luftës me Rusinë, duke nënshkruar një marrëveshje me të. Kjo marrëveshje me Rusinë njihet me emrin “Marrëveshja e Kyçyk Kajnarxhas” (Küçük Kaynarca) “Kajnarxha e vogël” dhe u nënshkrua në 21 korrik të vitit 1774. Me këtë marrëveshje, Shteti Osman humbet shumë toka në veri, me në krye Azakun.

Hani i Krimesë duke ju larguar vartësisë nga Shteti Osman, bëhet një shtet i pavarur. Kurse rusët fitojnë cilësinë e mbrojtësve të krishterëve që ishin me nënshtetësi osmane. U pranua që anijet ruse të kalojnë nëpër Ngushticat për të bërë tregti. Koncesionet që i njiheshin Anglisë dhe Francës ju njohën edhe Rusisë. Kjo marrëveshje do të njihet nga historianët e mëvonshëm si fillimi i rënies së Shtetit Osman. Kryeministri Muhsin Zade Damat Mehmet Pashai që e nënshkroi këtë marrëveshje e ndjeu veten shumë keq dhe vdiq tek kthehej në Stamboll. Me këtë marrëveshje u kuptua se në Evropë kishte ushtri më të fuqishme se në Shtetin Osman. Një tjetër fund i rëndësishëm ishte Hanllëku (dinastia) e Krimesë, që u shpall i pavarur por pas 8 vjetësh, në vitin 1783 pushtohet nga rusët duke ja aneksuar tokat Rusisë. Kështu midis Shtetit Osman dhe Rusisë mbeti si kufi Deti i ZI dhe jo një shtet tampon në mes.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes së Kajnarxhas së Vogël, Shteti Osman fillon e merret me shtypjen e disa kryengritjeve që kishin filluar në vend. Ai dërgon flotën në Siri, Egjipt dhe More dhe i shtyp kryengritjet. Edhe në Anadoll shtypen leventët. Me termin levend, quheshin ushtarët që ishin me detyrë pranë prefektëve dhe pasha-ve në Anadoll. Kur vdiste prefekti ose pashai, largohej nga detyra, ata mbeteshin pa punë dhe për këtë arsye bashkoheshin me grupet rebele. Në shekullin e 17-të dhe 18-të, lëvizjet e leventëve ishin shtuar, kështu që Abdylhamiti i I-rë dërgon ushtrinë kundër tyre dhe i asgjëson ata (17775-1776). Në Arabi, emiri i Nexhidit, Abdylaziz bin suud, shpall sovranitetin me Arabinë Qendrore. Kurse me Iranin zhvillohet përsëri një luftë 4 vjeçare. Në fillim osmanët humbasin Basrën, por në fund të luftës ata e marrin përsëri.

Në periudhën e Abdylhamitit të I-rë, luftrat më të rëndësishme zhvillohen me perëndimin dhe veriun e Ballkanit. Kurse lufta me rusët në veri kishte si qëllim marrjen e krimesë nga rusët. Kështu që në lidhje me luftën që do të fillojë për këtë arsye, në vitin 1778, ndërhyjnë francezët dhe lufta parandalohet duke u nënshkruar marrëveshja e Ajnallë Konakut (një saraj në Bririn e Artë në Stamboll). Por me këtë marrëveshje rusët përfitojnë më tepër toka se ajo që i siguronte marrëveshja e Kajnarxhas së vogël. Ata marrin jo vetëm Krimenë por e rrisin edhe ndikimin e tyre në tërë Ballkanin. Në shkëmbim ata pranojnë autoritetin e Shtetit Osman në Kaukaz. Në Krime ata vendosin një udhëheqje pro tyre dhe nuk mjaftohen me kaq por Princi Potemkim në vitin 1783 e pushton tërë Krimenë dhe ja bashkon tokat Rusisë. Kështu në Krime merr fund ekzistenca e Shtetit të Tatarëve të cilët ishin turq. 1.5 milion turq që vinin nga Soji i Xhengiz Hanit bien nën mëshirën e rusëve. Kurse 30 mijë vetë që përbënin elitën dhe që i rezistuan rusëve, ekzekutohen nga Potemkini. Të tjerët i largojnë nga Krimea dhe ua marrin tokat. Shumë prej turqve tatar emigrojnë nëpër Ballkan, Anadoll dhe Stamboll. Gjatë rrugës shumë prej tyre vdesin nga sëmundjet epidemike. Kështu që popullsia e Krimesë zvogëlohet 30%. Shteti Osman me datën 8 janar të vitit 1784, pranon si kufi me shtetin rus lumin Kuban, dhe e njeh këtë kufi pasi merr si kundrapeshë tërë Kaukazin e Veriut.

Kurse në vitin 1787 Caresha Katerina, vjen në Krime me 60 mijë ushtarë. Princi Potemkin, pavarësisht se kishte pranë Perandorin e Austrisë, Josefin e II-të, pret careshën duke i organizuar një kalim nën “Harkun e artë të triumfit” mbi të cilin shkruhej “Rruga për në Bizant” që tregonte për nga rruga për në Stamboll. Kjo nënkuptonte që rusët donin të merrnin Stambollin dhe të themelonin përsëri Perandorinë Bizante. Por kur Osmanët e mësojnë këtë gjë në vitin 1787 i shpallin luftë edhe Austrisë edhe Rusisë.

Shteti Osman pas marrëveshjes së Beogradit të vitit 1739, kishte 49 vjet që nuk luftonte me Austrinë. Mirëpo kur në luftërat e viteve 1768-1774 osmanët munden nga rusët, Perandori i Austrisë, Jesefi i II-të mendon se do të mundte shumë lehtë osmanlinjtë. Kështu ushtria osmane përballet në 21 shtator të vitit 1788 me ushtrinë Austriake në Sebesh në veri të Erdelit. Ushtria turke i jep një goditje të rëndë Austriakëve duke i marrë 80 topa dhe 50 mijë robër. Pas kësaj fitoreje Sulltan Abdylhamitit të I-rë i jepet titulli Gazi. Kjo fitore bëri që Beogradi dhe rrethinat e tij të qëndrojnë në duart e osmanllinjëve edhe për një shekull tjetër.

Mirëpo i njëjti sukses nuk u arrit në veri në frontin me Rusinë. Princi i Rusisë Potemkin me 80 mijë ushtarë sulmon Kalanë Ozyt dhe Odesë dhe i merr ato. Më pas ai merr Hotinin. Sulltan Abdylhamiti i I-rë që mëson këto lajme të këqija, paralizohet dhe më 7 prill të vitit 1789 ndërron jetë. Kur ai vdes, ishte 64 veç. Ai njihet si sulltani që jetoi më shumë pas Sulltan Kanuniut. Edhe dinastia osmane që vazhdoi deri sa u shemb Perandoria Osmane e ka origjinën nga Sulltan Abdylhamiti i I-rë. Para se të vdiste, Sulltan Abdylhamiti i I-rë u përpoq të ristrukturojë ushtrinë. Ai zgjeron Akademinë Luftarake të Marinë që ishte themeluar në vitin 1773. Në vitin 1776 hap shkollën e inxhinierisë së kandierit detar. Ndërsa në vitin 1784 ai hapi shkollën e Istikhamit ( që përbënte departamentin teknik që administronte punimet e ndërtimeve ushtarake). Këtu jepte mësim specialisti francez La Fayette. Kurse në shkollën e matematikës në Haliç, jepnin mësim Baroni de Tott, myslimani me origjinë angleze Kampel Mustafa dhe mësues të tjerë të huaj. Shtypshkronja shtetërore e themeluar nga Ibrahim Myteferika vihet përsëri në funksionim.

Nga periudha e Abdylhamitit të I-rë deri në ditët tona ka ardhur imarathanja (shtëpia e mirëpritjes ku kishte mensë edhe për të pastrehët) e ndërtuar në lagjen Sirkexhi. Kësaj godine ju shtua edhe një shkollë fëmijësh, një medrese dhe një librari. Librat e kësaj librarie sot ruhen në bibliotekën e Sylejmanijes. Kurse medreseja shërben si Bursa e Letrave me Vlerë dhe Pasurive të Patundshme në qytetin e Stambollit. /TRT/

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme