Imam Ebu Hanife dhe nomadi

- Nuk ka asnjë pik ujë falas – iu përgjigj nomadi – por mund të ta shes edhe enën edhe ujin për një dukat!

Ebu Hanifja, të cilin aq fort e kishte kapluar etja, pranoi dhe i tha:
- Mirë, ja një dukat, vetëm sille ujin!

Nomadi i futi të hollat i gëzuar në qesen e tij, kurse Ebu Hanife mendoi me veten: Gëzimi yt është i shkurtër, nuk do të zgjas shumë! Pas një kohe, Ebu Hanife i nxori nga çanta e tij hurmat e Basrës, jashtëzakonisht të shijshme, dhe filloi të hante. I ofroi dhe nomadit disa sosh. Meqenëse nomadi i hëngri me oreks, Ebu Hanife i dha prapë. Për shkak se hëngri shumë hurma dhe vapa e drekës kishte arritur kulmin, nomadin e kaploi etja aq shumë, saqë nuk kishte rrugëdalje tjetër përpos t’i kërkonte ujë Ebu Hanifes, për ta shuar etjen. Mirëpo i erdhi turp, sepse para pak çastesh,vetë ai ia kishte shitur ujin. Mirëpo, etjen nuk mund ta duronte, prandaj kërkoi nga Ebu Hanifeja që t’i jepte ujë.

- Tek unë çdo gllënjkë është nga një dukat! – i tha Ebu Hanife.

Nomadi fatkeq ia dha dukatin qe e kishte marr prej tij, Ebu Hanife ia ktheu edhe enën edhe ujin, dhe e mësoi që në të ardhmen të mos bëhej koprrac dhe të mos i sprovonte të eturit me ujë.

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme