Unfikim dhe jo ndarje, vëllazërim dhe jo përçarje

Arben Halluni

Këshilla javore - Hutbe


"O ju qe besuat, kur te behet thirrja per ne namaz,diten e xhuma, ecni shpejt per aty ku permendet Allahu (degjoni,falni namazin) e lini shitblerjen. Kjo eshte shume me e dobishme per ju nese jeni qe e dini. (Kur'an 62:9)


Unfikim dhe jo ndarje, vëllazërim dhe jo përçarje

Krijimi i mosmarëveshjeve me frymë armiqësore, ummeti Islam do të ndahet dhe do të përçahet. Disa do të anojnë nga e djathta e disa të tjerë nga e majta. Disa do të vërejmë që i drejtohen lindjes e disa të tjerë perëndimit. Mirëpo, ai që ne na bashkon dhe na mban unik është vetëm ligji i Allahut xh.sh., sistemi kur’anor dhe rruga e Muhamedit a.s. “Dhe se kjo është rruga (feja) Ime e drejtë (që e përcaktova për ju), pra përmbahuni kësaj e mos ndiqni rrugë të tjera e t’ju ndajnë nga rruga e tij. Këto janë porositë e Tij për ju, ashtu që të ruheni.”
Thirrja për unitet dhe vëllazërim në mes të myslimanëve gjëndet në shumë ajete kur’anore dhe hadithe të Pejgamberit a.s.. Kur’ani famëlartë i bën me dije njerëzit se Allahu xh.sh. i ka krijuar prej një babe (Ademi) dhe prej një nëne (Havaja) dhe në të njëjtën kohë ai kujton se ata janë vëllezër “Në të vërtetë besimtarët janë vëllezër”, dhe pse kanë dallime në prejardhje, racë, gjuhë etj. Ata janë vëllezër, edhe pse janë të ndarë në popuj dhe fise. Degëzimi i tyre në popuj dhe fise është një ligj i pashmangshëm, është në të mirë të njerëzimit dhe i garanton atij faktorët e përparimit. Njerëzit të cilët janë të ndarë në popuj nuk mund të jenë të njëjtë në zhvillimin ekonomik, social, arsimor etj.. Ndodh që një vend të jetë i zhvilluar në fushën e bujqësisë, kurse një tjetër në fushën e industrisë. Dy vende me zhvillim të ndryshëm shkëmbejnë frytet e zhvillimit të tyre. Përmes shkëmbimit të begative të Allahut xh.sh. formohet edhe njëfarë njohjeje vëllazërore ndërmjet dy vendeve dhe arrihet bashkëpunimi dhe bashkimi në mes tyre. Kjo është vetëm një pjesë e urtësisë Hyjnore për gëzimin e njerëzimit.
Një urtësi tjetër për ndarjen e njerëzimit në popuj dhe fise e gjejmë më së miri në këtë ajet Kur’anor famëlartë: “Sikur të dëshironte Zoti yt, do t’i bënte njerëzit të një feje (por nuk dëshiroi, Ai e di pse). Ata vazhdimisht janë në kundërshtim (mes veti), përveç atij që mëshiroi Zoti yt. Po për këtë edhe i krijoi ata”. Ndërsa në një ajet tjetër thuhet: “…Sikur të donte Allahu, do t’ju bënte një popull (në fe e në sheriat), por deshi t’ju sprovojë në atë që ju dha juve, andaj ju (besimtarë) përpiquni për punë të mira.”
Nga ana tjetër, ky vëllazërim dhe unitet nuk lejon dallimin e një race nga një racë tjetër dhe as në mes të ngjyrave. Më i dalluar tek Allahu xh.sh. është ai rob që ka devotshmëri, nënshtrim dhe përkushtim ndaj Krijuesit të gjithësisë. Për këtë shprehet në një ajet kur’anor: “O ju njerëz, vërtet Ne ju krijuam juve prej një mashkulli dhe një femre, ju bëmë popuj e fise që të njiheni ndërmjet veti, se tek Allahu më i ndershmi ndër ju është ai që më tepër është ruajtur nga të (këqijat) e Allahu është shumë i dijshëm dhe hollësisht i njohur për çdo gjë”. Ndërsa Pejgamberi a.s. në lidhje me këtë në një hadith thotë: “Të gjithë jeni prej Ademit dhe Ademi është krijuar nga balta, nuk ka dallim arabi nga joarabi vetëm në devotshmëri (shprehje frike) ndaj Allahut.”
Për ta mbajtur gjallë dhe të përhershëm unitetin dhe vëllazërimin në mes të myslimanëve duhet që të kapemi mbas lidhjes së besimit dhe jo mbas lidhjes së gjakut apo të racës. Kjo e fundit mund të ndodhë që edhe të shkëputet, p.sh. a keni vënë re që dy vëllezër apo dy motra nuk flasin me njëri-tjetrin, pra janë të ndarë, fenomen ky që është tepër i përhapur në ditët e sotme? Pse ndodh një gjë e tillë? Sepse nuk kanë vendosur para çdo gjëje lidhjen e besimit, e cila është e fortë, e përhershme dhe në përsëritet vazhdimisht. Myslimanët e përmendin lidhjen e besimit në shehadetin (deklarata) Islam, në namaz, zekat, agjërim, haxh dhe të gjitha ibadetet e tjera në Islam. Prandaj Kur’ani famëlartë na ka urdhëruar që të bashkohemi fuqishëm mbas lidhjes së besimit të vërtetë Islam dhe ndërkohë na ka tërhequr vëmendjen për përçarje, konflikte dhe ndarje. Në Kur’an thuhet: “Dhe kapuni që të gjithë ju për litarin (fenë dhe Kur’anin) e Allahut e mos u përçani. Përkujtoni nimetin e Allahut ndaj jush, kur ju (para se pranoni fenë Islame) ishit të armiqësuar, e Ai bashkoi zemrat tuaja dhe ashtu me dhuntinë e Tij aguat të jeni vëllezër. Madje ishit në buzë të greminës së Xhehenemit, Ai ju shpëtoi prej tij. Po kështu Allahu ua sqaron juve argumentat e veta që ju të gjeni të vërtetën e lumtur.”
Feja Islame nuk ka përjashtuar që myslimanët mund të kenë edhe mosmarrëveshje dhe konflikte, mirëpo Allahu xh.sh. për çdo sëmundje ka sjellë edhe ilaçin e përshtatshëm. Myslimanët për çdo përçarje, mosmarrëveshje duhet t’i drejtohen sheriatit dhe ligjit (Kur’anit dhe Synnetit) të Allahut xh.sh. dhe jo ligjit apo kanunit të Lek Dukagjinit, i cili ka filluar të aplikohet edhe në shtëpitë myslimane. Ne nuk kemi nevojë për ligjet e huaja. Ligji i vërtetë që na jep zgjidhje për çdo problem mbetet vetëm feja Islame. Në Kur’anin famëlartë thuhet: “O ju që besuat, bindjuni Allahut, respektoni të dërguarin dhe përgjegjësit për ju. Nëse nuk pajtoheni (jeni në mosmarrëveshje) për ndonjë çështje, atëherë parashtrojeni atë te Allahu (te libri i Tij) dhe te i dërguari (synneti i tij), po qe se i besoni Allahut dhe ditës së fundit. Kjo është më e dobishmja dhe përfundimi më i mirë.” Po në lidhje me këtë Kur’ani famëlartë thotë: “Nëse dy grupe besimtarësh përpiqen të luftojnë ndërmjet vetes, ju pajtojini ata, e në qoftëse ndonjëri prej tyre e sulmon tjetrin, atëherë luftojeni atë grup që versulet me të padrejtë, derisa t’i bindet udhëzimit të Allahut e, nëse kthehet, atëherë me drejtësi bëni pajtim ndërmjet tyre, mbani drejtësi, se vërtetë Allahu i do të drejtët.”
Feja Islame ka zbritur që të heqë ndarjet midis njerëzve, konfliktet racore, gjuhësore, kombëtare etj. të cilat padyshim prishin unitetin dhe vëllazërimin Islam. Në këtë rast duhet të dijmë se Islami është i pafajshëm për çdo devijim nga uniteti i vërtetë Islam me qëllim apo pa qëllim dhe ndërkohë është i pafajshëm për çdo konflikt që krijohet ndërmjet myslimanëve dhe kjo do të thotë se ne jemi ata që do të na vihet faji dhe do të jemi përgjegjës para Allahut xh.sh. në Ditën e llogarisë. E si të mos bëjmë thirrje për vëllazërim dhe unitet të çeliktë midis radhëve të myslimanëve, kur për këtë ne jemi të urdhëruar nga Zoti fuqiplotë dhe nga Pejgamberi i Islamit a.s..?
Pra, duhet të bashkohemi dhe kurrësesi të ndahemi në rryma apo grupe, duhet të jemi në unitet dhe jo në armiqësi, tolerantë dhe jo të ashpër me njëri-tjetrin, të bashkëpunojmë njëri me tjetrin dhe kurrë të mos krijojmë opozita (siç mundohet dikush), ngase Islami nuk njeh dhe as nuk pranon opozitë brenda fesë së tij, sepse qëndrimi opozitar është qëndrim i djallit të mallkuar. A e ke vënë re, i nderuar lexues se çifutët, politeistët, paganët, ateistët etj., kur duan të sulmojnë myslimanët dhe të vendosin fitne në rradhët e tyre, ata afrohen, bashkohen dhe bëjnë aleanca në mes vetes haptas dhe fshehtas për të realizuar plane armiqësore ndaj besimtarëve të Islamit. Atëherë, përse ne myslimanët të jemi të larguar dhe jo të afruar, të ndarë dhe jo të bashkuar? Përse? A nuk thotë Allahu xh.sh. në librin e Tij të shenjtë: “Dhe kapuni të gjithë mbas litarit (fesë dhe Kur’anit) të Allahut dhe mos u përçani”, “e mos u bëni si ata që u ndanë dhe u përçanë pasi që u patëm zbritur argumentet. Ata do të pësojnë një dënim të dhëmbshëm”, “Dhe respektoni Allahun dhe të dërguarin e mos u përçani mes vete e të dobësoheni, e ta humbni fuqinë ushtarake”, “Bashkëpunoni në mes vedi me të mira dhe në të mbara, e jo në mëkate e në armiqësi.”
Pra, le të bashkohemi dhe le të bashkëpunojmë në të gjitha çështjet Islame, të cilat pa dyshim kërkojnë përpjekje dhe kontribute të çmuara dhe le të qëndrojmë së bashku në një rresht, në mënyrë që të mposhtim mjetet dhe planet përçarëse të kundërshtarëve të Islamit. Ndërkohë le të largohemi nga idetë dhe mendimet e dobëta që ky grup është i shpëtuar dhe ai tjetri në skëterrë, ngase një mendim i tillë i ngjet plotësisht idesë së çifutëve apo hebrejve të cilët thonë se ata konsiderohen “populli i zgjedhur i Zotit”. Duke u nisur nga kjo ide e shëmtuar ata (çifutët) nuk lënë gjë pa bërë, si p.sh.: krime, vrasje, terrorizma etj., me qëllim që të realizojnë me çdo kusht dhe me çdo çmim konceptin se janë populli i zgjedhur i Zotit. Pra, le të kapemi me Islamin e vërtetë dhe le të luftojmë në rrugën e Allahut xh.sh.. Në Kur’an thuhet: “Allahu i do ata që luftojnë në rrugën e Tij të rreshtuar sikur të jetë ndërtesë e fortifikuar.”

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme