
Dallimi mes te’vilit dhe tefsirit, sipas një mendimi
të dijetarëve që thuan se tefsir (komentimi i Kur’anit) është komentim
nga sahabet (shokët e Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem)[1]
ndërsa te’vil (komentim i Kur’anit) është komentim nga dijetarët.[2]
Kjo do të thotë se sahabet kanë qenë prezent të ngjarjeve
dhe kanë kuptuar çështjen se çka është zbritur nga Kur’ani për atë. Kështu që
tefsiri i ajetit është më i rëndësishëm për atë çka kanë përcaktuar dhe
dëshmuar, e cila kjo është kuptimi i vërtetë të kësaj. Sepse kjo është si diçka
që është treguar, se nuk mund të të tregon për atë veçse ai i cili e dinë. Në
lidhje me këtë ashtu siç është thënë (hadithi në lidhje me këtë[3]):
“Kush e komenton Kur’anin sipas racios së tij le të përgatit vendin në zjarr”.
Sepse në lidhje me atë çka komenton do të dëshmon All-llahut atë.
Ndërsa te’vil do të thotë: sqarim i përfundimit të
çështjes. Kjo fjalë rrjedh nga fjala “ale” – “jeulu” e cila do të thotë me kthye,
referuar, me përsërit. Ndërsa kuptimi i saj është ashtu siç thotë Ebu Zijadi: “Në
qoftë se një fjalë posedon kuptime të ndryshme do të trajtohet në bazë të atyre
që i posedon”. Kjo do të thotë: Trajtimi i fjalës në atë çka drejtohet asaj.
Kështu që për këtë nuk ka dënohet ashtu si për tefsirin, sepse kjo nuk i
dëshmohet All-llahut, sepse nuk tregon për çka është për qëllim, e as nuk
thotë: All-llahu ka për qëllim këtë, ose thotë kështu, por (komentuesi) thotë:
kjo për nga aspekti trajtohet kështu, e kështu. Kjo është atë çka e thotë
njeriu e All-llau e di nga urtia se cila është e saktë.
Ehlut-Tefsir (komentatorët tradicional) p.sh. janë në
mos pajtim në lidhje me ajetin e parë të sures “el-Fatiha” El-hamdu lil-lahi
rabbil-alemin (Falënderimet i takojnë vetëm All-llahut). Kështu që disa
prej komentarëve tradicional thuan se All-llahu e falënderon vetveten. Ndërsa
disa të tjerë thuan se All-llahu ka urdhëruar të falënderohet Ai. Kështu që
kush thotë njërën prej tyre ai është muffesiri (komentuesi) e jo mu’evvil.
Nga kjo kuptohet se tefsiri është vetëm një aspekt,
ndërsa te’vil me shumë aspekte.
___________________________
_______________________________________________________________
Fusnota:
[1] Tefsir bi’l-me’thur (komentim tradicional).
[2] Tefsir bi’r-re’j (komentim racional)
[3]Transmeton Abdullah bin Abbasi, Sunen et-Tirmidhi, vëll. 5, fq: 199, nr. hadithit, 2951.