Çështje të epistemikës dhe gnosës së problemit: Mosnjohuria dhe huqja totale e çështjes nga propaganduesit islamofobë e turkofobë. (Pa)mundësia e daljes nga treni i prodhuar nga tutorët/projektuesit dhe binaret e shtruara nga ta
Thuhet se gabimi në çasje ndaj problemit, krijon dy probleme: çasjen e gabuar ndaj problemit, dhe vetë problemin që vazhdon të ngelet i pazgjidhur. Si çdo çirrje tjetër e alienëve shqiptaristë, katolikofilë, e injorantë edhe piskamat për këto dy marrëveshje si “komplot turko-serb ndaj shqiptarëve”, janë piskama të pabazuara, fiktive e qëllimisht tendencioze. Së pari, pos që dihet se burojnë nga instikti e prirja islamofobe e turkofobe, piskamat në fjalë, nuk kanë bazë argumentative, dhe janë diakronike në raport me kohën, rrethanat e zhvillimet. Defekti i parë në to ka të bëjë me të koncipuarit e idenitetit, kombit, kombësisë, etnisë, fesë/idenitetit fetar, shtetit, marrëdhenieve ndër-shtetërore etj., në trajtë deterministe, duke tentuar që tërë formacionet në fjalë me gjithë komponentet e tyre unike, t’i bëjë të shiten si një paketë të ambalazhuar, respektivisht duke i “spjeguar” troç gjërat, pa kurrfarë detajizimesh përkatëse me realitetin. Në njërën anë “është kombi shqiptar” (eksistent që nga Paleoliti, Atlandita, koha e Thotit, e Anija e Nuhut a.s. e tragji-komedi të ngjashme), respektivisht “shqiptarët e dalur nga dhuna pesëshekullore që sërish ballafaqohen me komplotet turko-serbe”, kurse në anën tjetër janë “Turqia dhe Serbia që vazhdimisht bëjnë plane për pakësimin, shkombëtarizimin dhe zhdukjen e shqiptarëve”. Ky koncipim determinist i problemit, ashtu siç allienëve u’a ka servuar historigrafia nacional-komuniste për 50 e më shumë vite, është vizavi në akord me binarët që nacionalizmit shqiptar, post -1897, e sidomos, pas vitit 1912 i’a ndërtuan shkollarët, albanologët e literatura austro-hungareze, gjermane, franceze, italiane e më vonë pra edhe ajo komuniste (vlleho/enveristo-jugosllave). Dhe natyrisht, treni nuk guxon të dalë nga binaret. Sepse po doli, dështon krejt puna e ndërtuesit të trenit dhe të binareve, duke i mbytur edhe udhëtarët, që në rastin shqiptar, dorën në zemër as (prag)vdekja duket, se nuk u’a mbushë mendjen dhe ndërron eshatologjinë, se janë në tren të gabuar. Kështu, edhe koncipimi dhe “spjegimi” mbi marrëveshjet në fjalë me apo pavetëdije, nuk del nga binaret e trasuara ideologjike përkatësisht nga busulla shmitiane e ontologjisë së mikut dhe armikut: armiq të shqiptarëve janë (lexo: duhet të jenë), në rradhë të parë: turqit, e më pas serbët e mbase edhe grekët (por që kushtimisht karshillëku ndaj këtyre dy të fundit, nuk guxon të bëhet me figura historike e resentimente anti-serbe, apo anti-greke, por anti-osmane/turke!). Të amnestuar mbesin: austriakët, hungarezët, italianët, gjermanët, francezët, Vatikani, katolicizmi kulturor. Gjithçka “europiane”, e amerikane, gjithçka që ka ardhur, që vie e që do të vie, nga Perendimi, nga ajo anë, ku sipas Atifetes, lindë dielli për shqiptarët, duhet të amnestohet e pranohet. Edhe nësë kusht për këte është kalimi nga stadi i durimit të sadizmit nga jashtë, në vetë-kërkesë të brendshme mazokiste për shkërdhyerje të mëtejme politike, zhvatje të mëtejme ekonomike, e tjetërsim të mëtejmë kulturor. Nuk ka dert, orientimi ynë gjeokulturor perendimor, nuk guxon preket! Armik mbetet “Trekëmbëshi: Turqi-Serbi-Greqi”, sic tha në fetvanë e tij para ca dite, vllehu komunist Kristo Frashëri. Por të kthehemi tek tema. Nëse të koncipuarit dhe “spjegimi” i marrëveshjeve në fjalë qëllimisht burojnë nga instikti islamofob e turkofob, nga mosnjohuria e ekolit dhe sfondit të çështjes shkencërisht, nga binaret e trasuara nga shkollarët albanologë perendimorë/orientalistë, si dhe qasja sllaviste e katolikocentriste e qindvjeqarit të fundit në historigrafinë shqiptare, shtrohet pyetja, ku është huqja më e madhe, në vetë subjektin pretendues, respektivisht ku bazohemi kur themi se pretendimi që Marrëveshjet Turko-Jugosllave u bënë “për shpërnbuljen e shqiptarëve” është i pasaktë ?
Kur më lart thamë se pretendimi i alienëve vuan nga determinizmi, nënkuptuam uniformitetin dhe linearitetin që pretendimi i tyre ngërthen në vete. Është pretendim, që nuk shikon fakte e argumente anash. Shikon vetëm drejtë (straighthead), për ta vënë fjalën e fundit, në krye. Sepse NISET me tendenciozitet. Epistemikën e ka të kushtëzuar që në start me orientim anti-turk. Së këndejmi nisur nga ky themel i pretendimit në fjalë dhe nga mallkimet e shumta që lëshojnë alienët pretendues kundër Turqisë, një njeri normal që ka vetëm pak fije prudence me seriozitet, dhe që rrezaton qoftë vetëm pak arsyeshmëri, nuk do të duhej t’i merrte seriozisht as individët në fjalë, e as klithmat që i lëshojnë në momentet e tyre paroksizmale. Megjithkëtë, mendoj se duhet t’ua shembim krejt kalanë të tillëve, me argumente e dëshmi, ndaj që argumentin tonë po e çojmë deri në fund. Argumenti kyç përse Marrëveshjet Turko-Sllave, nuk ishin për “shpërnguljen e shqiptarëve” , siç pretendojnë alienët, ka të bëjë me të kuptuarit e sotshëm në menyrë të drejtë dhe shkencore , të formacioneve e komponenteve: Identitet, Fe, Komb(ësi), Sistem Ndërkombëtar, Marredhënie Ndër-shtetërore, respektivisht me ndervarësinë komplementare ndërmjet tyre, në kuptimin e marrdhënieve dhe reciprocitetit dimensional e segmentar, si dhe me interdiciplinaritetin në mes këtyre formacioneve e komponentëve kur i kundrojmë shkencërisht.
Çështja e identietetit si e rrahur dhe kundruar shkencërisht
Kur jemi tek identiteti si objekt studimi, tek shkenctarët e sociologët që kanë përqafuar interdiciplaniritetin si kusht për hapje të horizonteve të reja të njoheve së dimensioneve sociale (Open Sociology),të modelit të Wallerstein-it, jashtë pozitivizmit kontraksionues durkemian e marksist, eksiston një pajtueshmëri që identitetet fetare, kulturore, politike, etnike, krahinore, kombëtare, shtetërore etj., janë fluide, dhe se nuk janë njëherë e përfundbotshëm të dhëna në kohë e hapësirë. Nuk janë formacione që ndërrojnë shumë lehtë dhe në periudha afatshkurtura, por për periudha afatmesme e afatgjata po. Kështu njëri nga nga sociologët dhe filozofët më eminentë të gjallë sot, Zygmunt Bauman, është i pajtimit se “grupet etno-linguale i nënshtrohen likuidetit dhe ndryshimit”. Profesori i çështjeve të idenitetit dhe nacionalizmit, Umut Özkırımlı poashtu potencon se identetetet nuk janë statike, por që i nënshtrohen progresit, pra janë dukuri “work in progress”. Sipas James Clifford, “identiteti, duke përfshirë edhe atë etnografik, është përherë i përzier, shkakor-relacional dhe në raste i zbuluar. Identiteti është konjuktural, jo esencial”.
Në Ballkan, shembullin e “shkrirjes” së një grup etno-lingual në komb(ësi) tjera, e kemi me vllehët. Të shpërndarë të tërë hapësirën gjeografike e politike të Ballkanit, vllehët nuk arritën të krijojnë kurrë shtet të tyrin. Madje, as gjatë kohës së vazalitetit të Principatave Danubiane gjatë periudhës osmane, as pas bashkimit të tyre (1859), as pas pavarësimit të plotë Rumanisë (1878), dhe as më pas, vllehet, nuk preferuan të tentojnë të jetojnë brenda një trolli unik. Kështu sot ata i gjejmë në Rumani, Moldavi, Bullgari, Serbi, Malin e Zi, Maqedoni, Shqipëri, Greqi, e Kosovë (të asimiluar), e në diasporë. Vllehët pra nuk janë komb, nisur nga fakti se nuk kanë shtet, troll, unik, kulturë të përbashkët e të pashkoqitur, fe të përbashkët, botëkupime nomosale të përbashkëta, e lebenstruam të përbashkët. I bashkon deri diku vetëm gjuha, disa tradita dhe feja e grupacioneve të ndara veç e veç (ortodokse dhe katolike). Janë të akulturuar dhe një pjesë e madhe të asimiluar në kombësitë me ë cilët jetojnë përreth. Kështu në Serbi njihen si “vlasi” e “cincari”, në Shqipëri njiheshin si “çobejë” etj. Rasti i romëve është i ngjashëm për kah forma. As këta nuk janë komb, e madje as origjina e tyre nuk dihet saktë, megjithëse aludohet në Indinë. Edhe këta janë të shpërndarë pothuajse në të katër anët e botës, të diferencuar në mes veti dhe të (a)kulturuar varësisht sipas vendeve dhe popujve ku jetojnë. Çifutët, megjithëse, literatura cioniste dominante sot në botë, i përshkruan me idile e hijeshime, mund të thuhet se nga vllehët dhe romët kanë dalluar në vetëm dy përparësi: pasurinë që kanë poseduar dhe menqurinë më të madhe se ta. Për sa i përket të njerëzishmes, kjo është e dyshimtë që nga eksistenca e tyre e këndej, prej kohës kur ngriteshin kundër profetëve të Zotit, tek Mesjeta e hebrenjëve kanilabistë të Kabalës, siç i quan Ummberto Eko, e deri tek infanticidet e 60 vjeqarit të fundit, që i bëjnë në Palestinë. Krijimi i tyre si komb, është model tipik bashkim njerëzish të diferencuar që për mijëra vite (përndjekja që u bëri Nabukonodosori babilonas me 586 dhe nga Ferdinandi e Izabella më 1492), nuk e njihin njëri tjetrin (fjala është për grupacionet e tyre që jetonin të ndarë me mijëra kilometra) dhe që as nuk e mendonin ndonjeherë se do të jetojnë së bashku. Patën mjaftuar një Kongres i Bazelit më 1897, një Deklaratë e Balfour-it më 1917 dhe një serë implikimesh të magnatëve Rothchild në të dyja Luftërat Botërore, për ta konstrukuar një fantom-shtet në tokën palestinëze, dhe për të pasuar njohja e këtij shtet-kombi.
Për sa i përket rastit shqiptar, George Gawrych në librin e tij “Gjysmëhëna dhe Shqiponja”, shkencërisht spjegon se shqiptarët si tërësi-etnoglinuale në Ballkan, megjithëse deri në një masë ishin të diferencuar nga grupet e tjera etnike në Ballkan, gjatë periudhës 1874-1913, identitarisht luhateshin dhe e negocionin përkatsinë e tyre identatare: ottomanizmin, islamizmin, turqizmin, shqiptarizmin, e grekofilinë (katolikët megjithëse ishin të mbrojtur dhe të mbështetur nga Austro-Hungaria e Italia, nuk përbënin ndonjë një element që ndikimin e kulturën e tyre, do të mund ta bënin të imponueshme për të tjerët [kjo ndodhi më vonë] sepse ishin grigjë numerikisht e vogël fetare, që bënin jetë kryesisht malore). Pra origjinarisht, etnikisht e në një masë edhe gjuhësisht, për shqiptarët dihej se çka janë, apo thënë me fjalët, Wincent Descombes, kur trajton “çështjen e tjetrit”, mund të thuhet se shqiptarët e dinin në një masë se çka s’janë etnikisht/kombëtarisht. Mirëpo kjo është një “aftësi” që akoma edhe sot, e kanë edhe 8000 etni/grupe-etnolinguale e proto-kombe të botës, por që nuk e gëzojnë “tutelën”: shtetin-komb (që e gëzojnë vetëm afro 200 sosh), e që sipas teorisë materialiste të Gumploviçit dhe asaj të “komunikimit social” të komb-ndertimit të të Karl Deutchit, është mu shteti-komb, faktori që në masën më të madhe konstrukton idenitetitet unitare, e imagjinare (Anderson) të etnive të evoluara në kombe. Por, cili qe oshilacioni në rastin e identitetit shqiptar/shqiptarëve ?
Oshilacioni identitar post-ottoman i shqiptarëve jashtë Shqipërisë. Si e vetënjihnin, si deklaroheshin, e si njiheshin nga të tjerët, shqiptarët në kohën e Marrëveshjeve Turko-Jugosllave ?
Me krijimin e Shqipërisë më 1913 si dhe me Sistemin e dalur nga Konferenca e Versajës (Parisit) pas Luftës së Parë Botërore, u njoh kjo Shqipëri që eksiston sot. Banorët që jetonin brenda kufinjëve të këtij shtet-kombi u njihen si shqiptarë, por banorët që mbetën jashtë këtij shtet-kombi, nuk u njihen si shqiptarë. Qenë vendimet e Konferencës së Versajës, katrëmbedhjetë pikat propozuese të Vilsonit, ndër to edhe e Drejta e Vetevendosjes, si dhe rendi i dalur post-Versajë, faktorët që u’a pamundësuan shqiptarëve jashtë kufinjëve të Shqipërisë, vetënjohjen, deklarimin dhe njohjen nga të tjerët si shqiptarë institucionalisht e (ndër)kombëtarisht, anipse në mes vete shqiptarët kishin idenë bazike të shqiptarizmës dhe e dinin se çka (s)janë. Ç’është e vërteta, tek shqiptarët në Kosovë e sidomos në Maqedoni siç kujton edhe Eqrem Bej Vlora, ka eksistuar një resentiment i fuqishem mbi-etnik i identifikimit me islamin/“turqininë” (“turk elhamdulilah”) dhe është e vërtetë shumë e madhe, se në mes tyre dhe shqiptarëve në Shqipëri eksisonte në hendek i madh nomosal. Sepse shqiptarët në Kosovë e Maqedoni (gjatë krejt periudhës 1912-1960) nuk e kishin idenë e shkrimit/shkollimit në latinçe që më 1909, u projektua si nismë e ndërrimit të alfabetit osman, nuk i’u nënshtruan defatarizimit shqiptaristo-laik që e nisi Zogu dhe e vazhdoi Enveri në Shqipëri (torturave e vrasjeve si muslimanë po, por së paku laiko-shqiptarizmit e katolicizmit kulturor deri në post-monizëm jo), akoma flitej me të madhe turqishtja sidomos në qytete, akoma nuk e kishin të fiksuar idenë e Shqipërisë si “shtet amë”, nisur edhe nga vetë mos-paternalizmi i Zogut edhe Enverit (të kujtojmë këtu se Jugosllavia pati quar notë proteste vetëm pse Zogu u pati mbiquajtur “Mbret i shqiptarëve”, duke e konsideruar si titull me prapavi separatiste, kurse vetë Partinë Komuniste Shqiptare e patën formuar një serb dhe një malazez) si dhe, si shembull konkret në aludimin tonë: të vetmin organizim politik që bënë shqiptarët e Maqedonisë (atëbotë Banovinës së Vardarit), dhe ata të Kosovës, në kohën e Versajës (1919) nuk u quajtën “Nëna Shqipëri”, apo “Shqipëria Etnike”, por ”Islam Muhafaza-yl Hukuk Cemijet” (“Shoqata Islamike për Mbrojtje dhe Drejtësi”). Sistemi i Versajës, siç spjegon edhe Kasim Suljevic tek “Nacionalist Muslimana”, të gjitha pakicat post-ottomane në Mbretërinë Serbo-Kroato-Sllovene: i njohu sipas një cilësorimi të përbashkët: pakica muslimane. Dhe të qenurit e Turqisë, shtet trashëshimtar i Perandorisë Osmane, i’a ipte automatikisht asaj (e jo ndokujt tjetër) të drejten paternaliste mbi pakicat e mbetara muslimane jashtë ish- arealit Osman (krahaso me këtë, Rekomandimet e Badinderit, qe “RFJ-së” i jepte të drejtën e trashigëmisë mbi Malin e Zi, Vojdovinën e Kosovën!). Versaja pra nuk u njohi kombësinë pakicave muslimane, sepse po t’i njihte si kombësi, do të mund ta shfrytezonin të drejtën për të kërkuar vetëvendosje (Pikat e Vilsonit/Karta e OKB-së). Kurse po të njiheshin si kombe, automatikisht do tu takonte nga një shtet, apo do tu njihej dëshira për tu bashkuar me pjestarët e kombit të vet. Pra: boshnjakët, shqiptarët, turqit, torbeshët,/goranët, golloboderasit, pomakët, vllehët e islamizuar, jevgjitë e islamizuar etj., brenda Mbretërisë SKS, sipas Parimeve të Versajës, llogariteshin në unsion: NJË, dhe edhe shpërngulja e tyre për në Turqi, nuk u bë si shpërngulje kombësishë veç e veç, por shpërngulje si muslimanë.
(Qeveria e Republikës së Turqisë dhe Qeveria e Madhërisë së Mbretit të Jugosllavisë konstatojnë:-Emigrimin (shpërnguljen) e myslimanëve nga regjioni i Sërbisë së Jugut – Hyrja e Konventës Turko-Jugosllave 1938)
Edhe vendimet e Jaltës qenë thuajse të njejta me ato të Versajës për shqiptarët jashtë kufinjëve, pasi që sërish nuk u njoh kombësia e tyre, (siç e kishte paralajmëruar me kohë ambasadori Hill, Xhafer Devën, për kotësinë e “Lidhjes së Dytë Prizrenit” vendimeve të Bujanit, e Marrëveshjes së Mukjes) duke mbetur sërish nën Jugosllavi. Mjafton të kujtojmë se ideniteti/kombësia boshnjake nuk qe njohur ndërkombëtarisht deri në vitin 1994, dhe ta kemi të qartë aparencën se si ka qenë puna me muslimanët e Jugosllavisë Mbretërore e Titiste (krahaso rastin e muslimanëve me rastin e krjimit dhe njohjes globale të fantom kombit-çifut!)
Marrëveshjet Turko-Jugosllave në akord me Sistemet Ndërkombëtare të dalura nga Versaja dhe Jalta, dhe me Kartën e OKB-së. Të ngjashme me Marrëveshjen e Lozanës – 1923, për “shkëmbim human popullatash”
Xhelal Bajari, nënshkroi atë që ishte në akord me Versajën, Kyprylyja atë që ishte në akord me Jaltën. Të dytë nënshkruan atë që ishte në akord me Sistemet Ndërkombëtare, të dalur nga projeksionet e perendimorëve. Para këtyre dy marrëveshje, botërisht njihet edhe marrëveshja e njohur e Lozanës, për “shkëmbim human” popullatash kryesisht me Greqinë, ku poashtu jo-pak numër i çamëve u zhvendosën për në Turqi, gjithnjë në akord me Versajën, siç u bë edhe zhvendosja e turqëve karamanë (ortodoksë), për në Greqi (thuhet se Kostas Karamanlis ka origjinë nga karamanët ortodoksë). Poashtu Turqia u muar vesh edhe me Rumaninë për zhvendosjen e turqëve gagauzë (ortodoksë) në Moldavinë e sotme. Pra bëri marrëveshje në të tri, a katër anët e kufirit, për shkëmbime të tilla popullatash, në menyrë që ta mbushë territorin e gjerë e të pabanuar në rajone të caktuara. Nuk pati kurrfarë planesh për “pakësimin, zhdukjen e as shkombëtarizimin e shqiptarëve”. Shqiptarët e zhvendosur në Turqi (gjatë periudhës 1912-1953), edhe ashtu nuk dinin të shkruanin në latinishten e Fishtes e Mjedës dhe nuk kishin se si të kërkonin shkolla shqipe, përpos nëse do t’i kërkonin alfabetin osman, që Ataturku u’a abrogoi edhe vetë turqëve. Shto këtu që edhe Zogu gjatë periudhës 15 vjeqare të qeverisjes së tij, e të mos flasë për Enver Hoxhën dhe 40 vjeqarin e tij, mbajtën qëndrim jo-paternalist, të diferencuar, përkatësisht armiqësor ndaj Turqisë, gjithcka bëhet e qartë përse shqiptarëve të Turqisë i’u është pamundësuar shkollimi në shqip. Mbi të gjitha gënjehet kur thuhet se shqiptarëve në Turqi, u’a ndërruan emrat. Emra shqip (Ilir, Bashkim, Lirie, Vjollca, Fitim, Arber etj., etj.) në Kosovë e Maqedoni, nuk ka pasur deri pas viteve të 60-ta. 99% e shqiptarëve të shpërngulur në Turqi (1912-1960), kanë pasur emra e mbiemra arabë/muslimanë.
Përfundim
Si përfundim, do e ngrisja disa pyetje e krahasime/paralele në mes të marrëveshjeve në fjalë dhe koncipimit të tyre, me realitetin e të kaluarës së afërt të Kosovës.. Së pari, edhe nëse imagjinarisht e pranojmë faktin e “anti-shqiptarizmit” të marrëveshjeve, përkatësisht nëse e pranojmë faktin se Turqia ishte shtet armik i shqiptarëve, shtrohet pyetja: si ka mundësi të ikë refugjati/i shpërnguluri, pas armikut ? Nëse Turqia ishte armike, dhe nëse shqiptarët dëgjuan për komplotin “turko-serb”, përse nuk ikën dikah tjetër, por në Turqi ? Kur u dëbuam nga serbët më 1999, a iknim në drejtim të Beogradit, a në drejtim të Shqipërisë e Maqedonisë ? Besoj se nuk ka nevojë, të tregojë se n’ç’drejtim ikë i zhvendosuri. Nuk ka as edhe një dëshmi e vetme, që dëshmon se shqiptarët e refuzonin Turqinë si opcion akomodues. Natyrisht, e mira e s’mirës do të kishte qenë të mos luajnë nga vendi i tyre, po të kishte kushte, por përballë represionet shfarosës, Turqia u është dukur parajsë. Së paku, Turqia u dha tokë, shtëpi, e i mbajti me bukë. Nuk u’a bëri femrat kurva nëpër në PUFF-a e bordele. E dyta, si ka mundësi të shahet pranuesi i refugjatëve dhe akomudesi i tyre (Turqia), më shumë se sa vrasësi/përndjekësi i refugjatëve (Jugosllavia/serbët). Kjo është sikur t’i konsiderojmë të inkriminuar në krime me Millosheviqin, shqiptarët e Shqipërisë dhe shqiptarët e Maqedonisë, që i pranuan 700.000 shqiptarë të dëbuar nga Millosheviqi, si “kontribues në pakësimin e Kosovës dhe shpërnguljen e shqiptarëve” ! Turkofobëve, së pari në kokë u vien Xhelal Bajari e Kyprylyja, e tek pas tyre Çubrilovici, Andrici, Jevitici, e Titoja. Së pari pasoja, e më pas shkaku ! E treta, shtrojmë pyetjen, çka dallon zhvendosja e ateherëshme në Turqi prej zhvendosjeve të shqiptarëve gjatë viteve të ’90-ta nëpër Gjermani, Zvicër, e anembanë botës ? Përse pranimi që Turqia u bëri shqiptarëve, jo vetëm ateherë por edhe në luftën e fundit, anatemohen/nuk përmenden, kurse hamall’llëku i shqiptarëve me letra e pa letra në Gjermani e Zvicër, konsiderohen “hapje dyersh”, “mirkëpritje vëllazërore” etj. ? Këtu personalisht do të thoja se ndikon orientimi gjeokulturor i shqiptarëve në post-monizëm, me inforioritet verbëror karshi perendimit, si dhe pasiviteti i rolit dhe ndikimit turk deri në vitet e fundit. Dhe krejt në fund: a mund të bëhen një sekond të sinqertë turkofobët: cili do të kishte qenë fati i atyre shqiptarëve, po mos t’ishin akomoduar në Turqi ? Cila ka qenë zgjedhja ? Zhvendosja në Europë ? Cili shtet europian shtet i ka pranuar shqiptarët gjatë periudhës 1912-1960 ? Me çka i ka ndihmuar Europa shqiptarët, në periudhën kur i copëtoi 4 herë brenda 67 viteve (1878, 1913, 1919, 1945) dhe bëri sehir karshi shfarosjes së mijëra e mijëra shqiptarëve ?