Përshëndetjet dhe selamet tona qofshin mbi të Dërguarin Muhammedin (s.a.v.s.), dhe shokët e tij.
Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:
“Dijetarët janë trashëgimtarët e pejgamberëve.”
Për fat të keq, disa muslimanë, sidomos nëpër faqe interneti, fyejnë ose diskreditojnë dijetarë të fesë tonë (sidomos dijetarët e shkollës hanefite). Njëri prej këtyre dijetarëve të diskredituar është El-Imam Al-lame Nesefiu. Për këtë arsye, vendosa ta bëj një kërkim të shkurtër (prej burimeve në dispozicion) dhe arrita në rezultatin që do ta lexoni më poshtë.
Shpresoj të jetë një lexim informativ rreth njërit prej dijetarëve të mëdhenj, duke shpresuar që ata njerëz që nuk kanë punë më të mençur për të bërë sesa të ofendojnë dijetarët, të heshtin dhe t’i korrigjojnë sjelljet e tyre. ...
Ebu Hafs Umer ibn Muhamed En-Nesefiu
”Al-lame Muhadith Ebu Hafs Umer ibn Ahmed ibn Lukman En-Nesefiu është nga banorët e Samarkandit. Ai është autori i veprës Tarih (Historia e Samarkandit), El-Mulekeb bil-Kand. Ai shkroi po ashtu veprën El-Xhami’us-Sagir në poezi. Ai ishte ekspert në shumë shkenca dhe shkroi vepra nga fusha e hadithiu, tefsirit, shurutit. Ai ka shkruar rreth 100 vepra.
En-Nesefiu transmeton prej Ismail ibn Muhamed En-Nuhiut, El-Hasan ibn Abdil Malik El-Kadiut, Mehdi ibn Muhamed El-‘Alewiut, Abdullah ibn Ali ibn ‘Isa En-Nesefiut, Ebi El-Jusr Muhamed ibn Muhamed En-Nesefiut, Husejn El-Keshgeriut, Ebi Muhamed El-Hasan ibn Ahmed Es-Samarkandiut dhe Ali ibn El-Hasan El-Maturidiut. Nga ai kanë transmetuar Muhamed ibn Ibrahim Et-Tawrishti, i biri i tij Ebu El-Lejth Ahmed ibn Umeri dhe të tjerë.”[1]
“Umer ibn Muhamed ibn Ahmed ibn Ismail ibn Muhamed ibn Ali ibn Lukman En-Nesefi, El-Imam Ez-Zahid Nexhmudin Ebu Hafs (461-537).
Es-Sem’ani ka thënë: “A ishte një jurist (fekih) i shquar, ekspert në shkollën hanefite dhe në letërsi (edeb). Ai shkroi shumë libra në fikh, hadith. Ai shkroi librin El-Xhami’us-Sagir në poezi” dhe bëri disa gabime në disa punime të hadithit.
“Ibn En-Nexhar në lidhje me të ka thënë: “Ai ishte një jurist i shkëlqyer, një interpretues (tefsir), muhadith, letrar, mufti dhe ka shkruar libra në tefsir, hadith dhe shurut.”
Ai ishte mësuesi i Al-lameh Merginanit (autorit të veprës El-Hidajeh). Al-lame Merginani ka thënë, “E kam dëgjuar Nexhmudinin të thotë, unë transmetoj hadithe nga 550 shujuhë (dijetarë autoritativë).”[2]
Emri dhe lindja
“Al-lameh Ebu Hafs është lindur në Nesef, në vitin 461 Hixhrij. Ai është Umer ibn Muhamed ibn Ahmed ibn Ismail ibn Muhamed ibn Ali ibn Lukman. Kunja e tij është Ebu Hafs, nofka (llagapi) Nexhmudin, ai është i njohur (gjeografikisht) si Nesefi ose Samerkandi.
Udhëtimet
Nexhmudini kërkoi dituri në Transoksiani, Irak dhe Hixhaz. Kur e vizitoi Mekën ai u takua me Al-lame Zamahsheriun. Ai kishte mijëra nxënës që vinin të kërkonin dituri nga ai dhe vetë mësuesit e tij kërkonin këshillën e tij në çështje të ndryshme. Ai ndërroi jetë më 12 “Xhumed’ul-Ula” 537 në Samerkand.
Veprat e tij
Ai ka shkruar mbi 100 libra, kurse disa prej tyre janë humbur. Mewlana Imtijaz Ali Urshi Rampuri pas hulumtimeve të tij jep emrat e këtyre librave:
Tefsir dhe Kira’et:
- Et-Tejsir fi’t-Tefsir- Tefsir – Katër vëllime tefsir në Arabisht, vëllimi i gjendet në librarinë Ridaije në Rampur;
- El-Ekmel we El-Etwel fi’t-Tefsir – një tefsir tjetër i shkruar nga ai;
- Risala fi’l-Hata’a Fi kiretil-Kur’an (e botuar).
Hadith:
- Kitab’ul-Jewekit fi‘l-Mewekit – Hadithe për vlerat e kohëve të ndryshme (të namazit);
- Tatwiil’ul-Esfer lit-Tahsil’il-Ahbar.
Fikh:
- El-Menthume fi ‘l-Fikh – Libri El-Xhami’ ‘us-Sagir nga Imam Muhamed ibn Hasan Es-Shejbaniu i shkruar në poezi;
- El-Menthuma en-Nesefije fi ‘l-Hilafijjat;
- Kitabul-Mesarih fi ‘l-Fikh;
- Kitab ed-Da’ir fi ‘l-Fikh;
- Kitab Tilebtul Talebe;
- Kejdul-Ewabid lima fihi min te’lif’il-Shewarid;
- El-Hisal fi‘l-Mesa’il.
Tesavuf dhe Ahlak:
- Risala fi Bejani Medhahib el-Mutesawwifa
- El-Munbihat – në dorëshkrim
Tarih (histori) dhe tedhkir (memoare):
- Te’dad es-Shujuh li Umer – Biografitë e dijetarëve të hadithit nën të cilët ka studiuar Ebu Hafsi;
- Kitab ul-Kind bi Ma’rifeti’l-Ulema’il-Samerkand;
- Tarih’ul-Bukhara.
Edeb:
- El-Esh’ar bi ‘l-Muhtar min‘el-Esh’ar – 10 vëllime.
- Uxhlet’ul-Nahshebi li Dejf’il-Magrebi.
Da’iretul Me’arif:
- Metla’un-Nuxhum we Mexhma’ul-Ulum – Vepër enciklopedike në shkenca të ndryshme. Dorëshkrimi i saj gjendet në librarinë Ridaije në Rampur.
Akaid:
- Akaid’un-Nesefij (Kitab’ut’Tewhid we’l-Akaid)
Shumë komentime janë shkruar mbi këtë vepër të tij, disa prej tyre janë komentime ndërsa të tjerat janë shënime në margjina (Hashije, glosa) në këto komentime. Disa prej tyre janë këto në vijim:
- Sherh Akaid En-Nesefi - Saduddin Taftezani (vd. 793 Hixhrij)
- Hashije el-Hajeli ‘ala Sherh ‘Akaid – Shejh Ahmed ibn Musa Hajeli
- El-Fewaid en-Nesefije – Një hashije mbi sherhin e Taftezaniiut nga el-‘Isami (vd. 951 Hixhrij)
- Hashije Behishti – Një hashije mbi hashijen e Hajeliut nga Shejh Ramadan Ali’.
- Hashije Sijelkoti – Hashije mbi hashijen e Hajeliut e shkruar nga Abdul Hakim Siyalkoti (vd. 1047 Hixhrij), e njohur si Meulwi Hajeli.
- Hashije ‘ala Hashije Sijelkoti – Hashije mbi hashijen e Sijelkotit nga nxënësi i Sijelkotit, Dijaudin Halid el-Bagdadi.
- Hashije el-Iskenderi – Hashije mbi hashijen e Hajeliut, e shkruar nga Ebu Abdullah el-Iskenderi (d. 1300 Hixhrij).
- Hashije Muslihud Din – Hashije mbi Hashijen e Hajeliut.
- Hashije Meulwi Hadim Husejn Adhim Abadi.”[3]
“Umer ibn Muhamed ibn Ahmed ibn Ismail ibn Muhamed ibn Lukman En-Nesefi Es-Samerkandi. Ibn Es-Sem’ani ka thënë: “Ai ishte një Imam i jashtëzakonshëm që i tejkalonte të tjerët, një ekspert në fushën e tij (Mutefennin). Ai ka shkruar shumë libra në shkenca të ndryshme, sidomos në tefsir, hadith, shurut. Veprat e tij arrijnë 100, ndërsa ai shkruante poezi të shkëlqyeshme. Ai shkroi El-Xhami’ us-Sagir të Muhamed ibn El-Hasanit në poezi dhe është autor i El-Kand fi dhikri Ulemai Samerkand.” Është lindur në vitin 461 dhe vdiq më 12 Xhumed’ul-Ula të vitit 537.[4]
Al-lame’ Zerkali në veprën e tij A’lam përmend të dhëna të ngjashme që janë shkruar në veprat e mësipërme.
Al-lame Ibn Kutlubega në veprën e tij Taxh‘ut-Teraxhim fi Tabakat‘il-Hanefije kryesisht thotë atë që ka thënë Shejh El-Kureshi dhe përmend Kitab ul Kand që është një fjalor biografik i dijetarëve të Samerkandit.
“Është thënë që ai i mësonte edhe njerëzit edhe xhinët, për këtë arsye është quajtur Mufti eth-Thekalejn. Prej veprave të tij: El-Menthuma – vepra e parë e fikhut e shkruar në poezi, Meshari’ul-Shera’i, Tarih’ul-Buhara, El-Fetava En-Nesefije, Kitab un-Nixhah fi Shehr Kitab Ahbar’is-Sihah.
Dikush e ka parë atë në ëndërr pas vdekjes së tij, dhe e ka pyetur atë (Ebu Hafs) si shkuan pyetjen me Munkerin dhe Nekirin? Ai (Ebu Hafs) tha: “Allahu (i Lartësuar është Ai) ma ktheu shpirtin dhe Munkeri dhe Nekiri më pyetën mua. U thashë: “A të përgjigjem në prozë apo poezi?” Ata thanë: “Poezi”. Kështu që unë thash:
ربي الله لا اله سواه ونبي محمد مصطفاه
وديني الإسلام و فعلي ذميم اسأل الله عفوه و عطاه
“Zoti im është Allahu (i Lartësuar është Ai) dhe nuk ka Zot tjetër pos Tij,
Dhe Pejgamber i im është Muhamedi, i zgjedhuri i Tij;
Feja ime është Islami, dhe veprat e mia janë vërtetë të pakëndshme,
I lutem Allahut (i Lartësuar është Ai) për faljen dhe dhuratën (xhenetin) e Tij.”
Poezia e tij është po ashtu në librin e Al-lame Zernuxhit: Ta’lim ‘ul-Mute’al-lim.
Kemi edhe disa komentime të Akaidit të Nesefiut (përpos atyre që i shënuam më sipër):
- Sherh ul Akaid - Shemuddin Ebu Eth-Thena Muhamed ibn Ahmed Isfahani (vd. 749);
- El-Kalaid ‘ala’l-‘Akaid – Shejh Xhemaludin Mehmud ibn Ahmed ibn Mes’ud Kunuwi (vd. 770);
- El-Kawl el-Weni Sherh ‘Akaid‘in-Nesefi - Shemudin Ebu ‘Abdullah Muhamed ibn Zejnudin Kasim;
- Hel el-Me’akid fi Sherh ‘il-‘Akaid – Shejh Mulla Zedah Hirawi Hajr Zijeni;
- El-Fewaid’ul-Kadirijeti fi Sherh’il-Akaid’in-Nesefijjeh – Abdul-Kadir ibn Ebu Nasr Muhamed Idris ibn Muhamed Mahmud Sulheti.” [5]
Mewlana Muhammed Hanif Gongohi përmend tridhjetë e dy haweshije (glosa).
“Ai ishte një Imam i shkëlqyer, një usulist, mutekel-lim, mufesir, muhadith, fekih, hafidh, nahwi, lugawi i shkëlqyer dhe inteligjent.” [6]
Përktheu nga gjuha angleze: Fatih Ibrahimi
Burimi:
© Ehli-Suneti.com
[1] (Marrë nga vepra: ‘Sijar ‘Alam en-Nubule’ të Imam Dhehebiut).
[2] (Marrë nga El-Xhewher el-Mediah fi Tabakat el-Hanefije nga Shejh Abdulkadir el-Kureshi el-Hanefi)
[3] (Burimi Tedhkire Musenifin Dersi Nidhami nga Ahtar Rahi)
[4] (Burimi Tabakat ul Mufesirin nga Al-lameh Sujutiu).
[5] (Burimi Halat Musenifin Dersi Nidhami).
[6] (Burimi Tabakat el-Mufessirin Ahmed ibn Muhamed El-Ednerwi).