Namazi sunet ndërmjet ezanit dhe farzit të Akshamit
30 Tetor 2011, 14:12
Pyetja:
Siç e dini, në Arabinë Saudite, Namazi i Akshamit zakonisht falet dhjetë minuta pasi të thirret Ezani. Unë e kam parë një Hadith tash së shpejti që në Shqip mund të përkthehet si "Askush nuk duhet të ulet në xhami derisa t’i ketë falur dy rekate." I pranuar nga të gjithë. Po ashtu, e kam dëgjuar një hadith që thotë "Lut...jet ndërmjet ezanit dhe thirrjes për namaz (ikametit) janë gjithmonë të pranuara.
A do të thotë kjo se ne duhet ose mundemi t'i falim dy rekate namaz dhe të lutemi pas Ezanit por para se të filloj namazi në xhemat? (Ibid)
Përgjigja:
Pejgamberi s.a.v.s. ka theksuar në një numër hadithesh që namazi i Akshamit duhet të falet sa më parë që të jetë e mundshme pas perëndimit të diellit. Për këtë arsye fekihët (juristët) Hanefi janë të mendimit që namazi i Akshamit duhet të falet menjëherë pas ezanit pa ndërmjetësimin e çfarëdo namazi nafile tjetër. Sidoqoftë, juristët e tjerë janë të mendimit se është e preferuar të falen dy rekate nafile para namazit të akshamit. Praktika aktuale në Meke dhe Medine është e bazuar në qëndrimin e këtyre të fundit. Atëherë, kur ekziston një hapësirë kohore prej rreth dhjetë minutash në dispozicion për secilin që falet në Xhami, mundet të përfitoj nga rasti duke falur dy rekate para namazit me xhemat, dhe për këtë s'ka pengesë në Sheriat, madje edhe sipas shkollës Hanefite, sepse ata preferojnë shmangien e çfarëdo namazi nafile para namazit të akshamit vetëm për të penguar vonesën e namazit obligativ. Por, kur namazi obligativ është vendosur për t'u vonuar, sipas praktikës aktuale në harem, është e kotë të lihet namazi nafile. Kështu pra, mundet të fal nafile para Akshamit në harem.
Përktheu: Fatih Ibrahimi