Si të kuptohet ndryshe aventura amerikane dhe e shumë shteteve agresore kryesisht perëndimore gjatë disa dekadave të fundit në Lindjen e afërt dhe të mesme, dhe në disa vatra të krizave nëpër botë, sikur Ballkani, Kaukazi, Lindja e largët (pjesa muslimane). Nëse i drejtohemi historisë për këtë qëllim, do të marrim mësim shumë domethënës. Gjatë dy shekujve të fundit nuk kemi pushtim të vendeve muslimane e që synimet personale të pushtuesve mos të jenë shumë shpresuese për gllabërim. Ata, në të vërtetë, herë-herë kanë premtuar edhe modernizim, edhe ide të reja, edhe teknologji, por të gjitha këto premtime apo ndihma kanë qenë në shërbim të dominimit politik dhe ekonomik, të tëhuajësimit religjioz dhe kulturor. Që nga pushtimi i Egjiptit nga Napoleoni, i Irakut nga Anglia e deri te shkretërimet e Izrealit në Liban më 1982 çdo gjë është e qartë. Luftrat e fundit të verës 2006 në Liban e Palestinë nuk do t’i cekim. Jemi dëshmitarë të gjallë. Madje, edhe kundërshtarët e Sadam Huseinit në Irak e rajon, por as shumica amerikane në vetë Amerikën e sotshme nuk janë të bindur në qëllimet e mira e miqësore amerikane të proklamuara tërë kohën nëpër mediume të shkruara dhe elektronike.
Gjithnjë perëndimorët mësyjnë Lindjen e mesme dhe të afërme me bindjen se me forcë ushtarake mund ta imponojnë lirinë dhe modernizmin e llojit të tyre. Ata asnjëherë nuk patën përkrahjen e vendit, të popullit vendor, por gjithnjë u përkrahen nga elementet destruktive, të gatshëm të bëhen diktatorë të rinjë në vend të të vjetërve. Ata nuk kanë përkrahjen as të shumicës së vendeve aleate. Rrezistenca nuk ka munguar asnjëherë, por nuk ka munguar as dhuna e tmerrshme për t’i disiplinuar elementet vendore “rebeluese”. Perëndimorët harrojnë se rregulli “Për njerëzit është më i mirë pushteti i keq i tyre se sa pushteti i mirë i huaj”, duhet te vlejë edhe për ata. Këtë e pohon David Fromkin, historian i Boston University, autor i librit «A Peace to End All Peace» nga viti 1989.
Bushi pohon se ky pushtim aktual i Irakut do të jetë ndryshe nga pushtimet e mëhershme. Kohëve të fundit synimet e tij të luftës i ka zgjeruar drejt shndërrimit të Irakut në pishtar të lirisë në Lindjen e mesme dhe të afërme. Kështu pohon, ndërsa burgjet si Abu Greib, Guantanamo etj., dhe pamjet televizive e lajmet e përditshme flasin ndryshe. Kështu pati vepruar edhe Napoleoni kur pushtoi Egjiptin më 1798. Ai proklamoi epokën e re të barabarësisë dhe respektimit “për muslimanët e vërtetë”, duke vrarë mijëra pjesëtarë të klasës sunduese të Egjiptit. Në ndihmesë të Napoleonit kishte qindra dijetarë francezë, të cilët punonin në përhapjen e ideve iluministe në mesin e intelektualëve të hamendur egjiptianë.
Me rastin e pushtimit të Egjiptit Napoleoni pohohi: “O popull i Egjiptit, do të dëgjoni se kam ardhur t’ua shkatërroi fenë tuaj. Mos besoni në këtë! Përgjigjuni se kam ardhur t’ua vendosi të drejtat tuaja!” Pohimet e Bushit amerikan sot dhe të Napoleoinit francez dikur nuk dallojnë, pos kohës dhe vendit. Thelbi është i njëjtë: Sendërtimi i ëndrrës çifute se muslimanët dhe të tjerët janë krijuar për t’iu shërbyer çifutëve si racë e zgjedhur.
Synimet e mirëfillta të Napoleonit ishin që krahas pushimit dhe eksploatimit të Egjiptit ta pengojë Anglinë në rrugën më të shkurtër për Indi. Edhe sot kemi lojëra të tilla. Amerika pengon shtete të caktuara të Evropës në grabitjen e ndonjë pjese të kulaçit afganistanez apo irakien. Por, edhe francezët sikur edhe anglezët dhe amerikanët bëjnë gabime të mëdha. Caktojnë për sundues pakicën, minoritetet kundrejt shumicës armiqësisht të disponuar kundër pushtuesit.
Francezët bënë aleancë me pakicën kristiane në Egjipt, me sektin kobt, për t’i sunduar muslimanët, që nxiti pakënaqësi të madhe. Këtë disponim armiqësor të shumcës muslimane e rriti edhe më shumë angazhimi i një numri femrash nga shtresat e ulta të popullit. Vallë, nuk po ndodh sot pikërisht kjo me moton e përfaqësimit të femrave në vendimmarrje etj. Madje, caktohen edhe përqindje që duhet t’i plotësojë një parti politike, asociacion joqeveritar apo ndonjë organizatë tjetër.
Disa muaj pas pushtimit të Egjiptit nga francezët, liderët fetarë islamë e nisën masën në kryengritje, ku vranë mbi 300 francezë. Si hakmarrje, francezët bombarduan Kairon. Ata shkretëruan qytetin, duke vrarë 3000 njerëz dhe duke dëmtuar xhaminë e Ez’herit, duke hyrë madje me kuaj nëpër të. Populli i Kairos u indinjua thellë me këtë veprim përçmues dhe plaçkitës. Kështu shkruan historiani Xheberti. Vallë, nuk po ndodh po kjo sot me palestinezët dhe libanezet, me çeçenët dhe popujt tjerë muslimanë, të cilët ndëshkohen nga pushtuesit e tyre me politikë gjenocidale, me terrorizëm shtetëror. Ne spektatorët ose aplaudojmë ose heshtim. Mjerim se jo mahi.
Francezët u tërhoqën pas tre vjetësh nga Egjipti. Mirëpo, ndikimi i tyre vazhdoi nëpërmjet dinastisë së modernizuar, e cila vazhdoi përparimin e ekonomisë. Në fund u vërejtë se francezët në Egjipt humbën edhe para edhe njerëz. Edhe një invazion dështoi.
Në vitin 1882 në Egjipt erdhën britanikët. Nëpërmjet kanalit të Suezit hapën rrugën për Indi. Por, së shpejti pasoi kryengritja e përgjakshme e oficerëve nacionalistë egjiptianë. Në 40 vitet e ardhshme britanikët sunduan në Egjipt prapa skene, “protektorati pas perdes”, duke i paraqitur anglezët si çlirues të fshatarësisë feudale egjiptiane. Pas disa incidenteve dhe rrahjeve ndërmjet fshatarëve dhe oficerëve britanikë, Egjipti u bë epiqendër e rebelimit antiperëndimor. Edhe këtu dështuan perëndimorët dhe invazionet e tyre të përçudura.
Trupat britanike arritën në territorin sot të njohur si Irak më 1914 në fushatën kundër hilafetit osman (aleatëve gjerman në Luftën I-rë Botërore). “Britanikët ishin të bindur se lehtë dhe shpejtë do të fitojnë”, pati shkruar oficeri britanik R. E. Lawrence, i njohur si Lorenci nga Arabia, i cili organizoi kryengritjen arabe kundër osmanlinjve. Mirëpo, përkundër armatimit shumë të fuqishëm, britanikëve iu nevojiten katër vjet që ta pushtojnë tërë Irakun.
Duke e marrë Bagdadin pas tri viteve të para, kanë ofruar gati mesazhin e njëjtë sikur Napoleoni në Kairo. “Armatat tona nuk vijnë në qytetet dhe viset tuaja sikur pushtues dhe armiqë, por si çlirues”, trumbetoi gjenerali F. S. Maude, komandant i forcave britanike në Irak. “Pasurinë tuaj ua kanë marrë të padrejtit … Populli i Bagdadit do të lulëzojë nën mbrojtjen e instutucioneve që janë në pajtim me ligjet e tyre të shenjta… Raca arabe mund ta arrijë sërish lavdinë!”
Por, britanikët ruajtën mbështetjen e gjatë osmane mbi muslimanët sunnitë si klasë sunduese në Irak, që ka mbjellë konflikte me popullatën shumicë kurde dhe shi’ite. Nuk iu ka ndihmuar as goditja artilerike e qytetit shiit të Nexhefit, qendrës kryesore të rezistencës antikoloniale. Trupat britanike në vitin 1920, me rastin e shuarjes së rezistencës së sunitëve dhe shiitëve vranë 6-10 mijë irakienë.
Që t’i thejnë kryengritjet e mëvonshme të kurdëve irakienë, britanikët kanë inovuar teknikën e gjuajtjes së rebeluesve civilë nga ajri. Sa i përket gjeneralit Maude, atë e mbyti kolera tetë muaj pas pushtimit të Bagdadit.
Mbreti i importuar
Në mënyrë që të sajojnë një pasqyrë të pushtetit lokal, britanikët më 1921, e sollën nga ekzili në Londër një nga liderët e kryengritjes arabe dhe e proklamuan për mbret. Mbreti Feisaj ishte nga familja sunduese nja 2000 mila nga Meka në gadishullin arabik. Ai më herët ishte vendosur për mbret të Sirisë në vitin 1918, por francezët e rrëzuan.
Ky mbret më mirë kaloi në Irak, ku ishte nën tutorinë e diplomates së palodhshme britanike Gertrude Bell. Duke e përshkruar Irakun si “masë fisesh të prapambetura” zonja Bell udhëtonte në çdo anë dhe takohej me liderët e të gjitha fiseve. “Ajo Feisalin e kishte shpjerë deri te çdo shejh, çdo rabin dhe çdo fisnik: “Ja, dëgjonie, na nevojitet përkrahja juaj”, pohon Janet Wallach, e cila më 1996 e botoi biografinë e zonjës Bell.
Vite më vonë, Saddam Huseini do ta përdorë këtë lojë me fiset irakiene, duke i bërë ata fortifikatë të regjimit të tij. Deri në ditët e arrestimit të Sadamit, ai i përshëndeste liderët e fiseve nëpër fushata dhe rivista ushtarake e ceremoni tjera.
Përkundër problemeve britanike gjatë 40 vjeçarit të dominimit në Irak, i cili zgjati deri më 1932, britanikët ishin më të suksesshmit se çdo invadues tjetër perëndimor. Disa irakien të vjetër e kujtojnë këtë periudhë si të suksesshme. Por, britanikët dhe mbreti i tyre i zgjedhur nuk arritën ta ngadhënjejnë popullin irakien dhe dëshirën e tyre për pavarësi.
Në memorandumin prej 17 pikave, të dërguar kolegëve oficerë britanikë, Lorenci nga Arabia tërheq vërejtjen: “I huaji dhe kristiani nuk është personalitet i popullarizuar në Arabi. Sado të sillen miqësisht dhe joformalisht ndaj teje, kije ndërmend se gjendesh në themele prej rëre.”
Kur djali i mbretit Fejsal, Fejsali II, u rrëzua më 1958 nga ana e gjeneralit irakien Abdulkerim Kasimit, masa bagdadase mbretin dhe familjen e tij e copëtoi në pjesë. Nga atëherë, duke përjashtuar rritjen ekonomike kah mesi i viteve të 70-ta, e nxitur me bumin e naftës, historia politike irakiene shënon kryengritje, spastrime, luftëra dhe tirani.
Kriza e Suezit
Sa i vinte fundi rolit të gjatë britanik në Irak, Britania krijonte probleme të reja në Lindjen e mesme. Pasi që kryetari egjiptian Naseri e nacionalizoi Kanalin e Suezit më 1956, britanikët, francezët dhe izraelitët kryen invazion në zonën e kanalit. Treshi i detyrua të pajtohet me nacionalizimin egjiptian pas bsiedimeve diplomatike me SHBA-të dhe shtetet tjera. Për shkak të intervenimit të pafatshëm, kryeministri Anthony Eden e humbi foteljen. Në Lindjen e mesme kjo çështje e forcoi paragjykimin se përpjekjet perëndimore-izraelite që të dominojnë në regjion, duke ndihmuar radikalizimin e nacionalistëve arabë.
Robert Parker, diplomati i pensionuar amerikan që ndihmoi në zgjidhjen e krizës së Suezit pohon: “Ka diçka në lidhje me Lindjen e mesme që njerëzit i shpie në vlerësim të gabueshëm”.
Edhe Izraeli ka bërë llogari të gabueshme në aspekt të popullit të Lindjes së mesme, duke pushtuar Libanin më 1982, në mënyrë që ta thejë guerilën palestineze. Edhe pse edhe vetë shtet i Lindjes së mesme, me shumë migrues nga shtete islame, shumë arabë izraelin e shohin si implantat perëndimor në regjion. Fushatën e tyre në Bejrut e kanë përcjellë problemet me të cilat ata nga jashtë ballafaqohen me rastin e tentimit të pushtimit të vendeve arabe, pohojnë disa oficerë izraelitë të cilët kanë marrë pjesë në të.
Fshatarët shiitë në jug të Libanit në fillim të invadimit të trupave izraelite iu kanë dëshiruar mirëseardhje si çlirues nga palestinezët, të cilët zonën kufitare e kishin shndërruar në zonë luftarake, përkujton gjeneral i brigadës izraelite Amatzia Chen. Kur Ariel Sharoni, ministri i atëhershëm i mbrojtjes, me trupa arriti deri në paralagje të Bejrutit, ku ata vranë mijëra civilë, ofanziva është ndaluar për shkak të kritikave furioze në Evropë, ndaj Amerikës dhe vetë Izraelit. Dikur shiitët mirënjohës u kthyen kundër izraelitëve si okupatorë, kurse përpjekjet që Libanit t’i imponohet marrëveshja paqësore nëpërmjet aleatëve izraelitë të kristianëve marionitë dështuan në valën e sulmeve dhe vrasjeve me bomba.
“Ideja se Lindja e mesme mund të ndërrohet me pushkë dhe bajoneta është e gabueshme”, pohon Bob Dillon, ambasadori i atëhershëm amerikan në Bejrut.
Disa në Izrael frikësohen se liderët amerikanë në aspekt të Irakut do të mund të ushqejnë ndjenja të njëjta me të cilat Izraeli ka hyrë në Liban. “Nëse amerikanët e pushtojnë Bagdadin”, pohon koloneli rezervë Meir Pial, autor i dhjetëra vepra ushtarake historike, “do të duhet nën patronatin e tyre të formojnë pushtetin e ri. Këtë pushtet populli do ta përjetojë si atë që bashkëpunon me okupatorin dhe do t’i duhet përkrahja”. Ai parashikon se “sa më gjatë të qëndrojnë amerikanët, aq më thellë do të zhyten.”
Zyrtarët e admnistratës së Bushit pranojnë se me çfarë fusha të minave ballafaqohen, por shprehin bindje se Amerika, e cila pas vetes ka domokratizimin e suksesshëm të tiranive të ngadhënjyera në Gjermani dhe Japoni, mund të ketë sukses edhe në Irak. Administrata sidomos beson se do t’u shmanget problemeve të mëhershme me kryerjen e goditjeve rrënuese ushtarake, pas të cilëve do të duhej së shpejti të pasojë investimi i miliarda dollarëëve në rimëkëmbjen dhe si ndihmë humanitare, si deklaron një zyrtar i Bushit. Zyrtarët amerikanë po ashtu janë optimistë se Iraku me sistemin e vet thellë të rrënjosur arsimor dhe civil, me historinë e vet të shekullarizmit dhe rraskapitjen e skajshme pas tri dekada totalitarizmi – dhe me pasurinë e vetë të naftës – është jashtëzakonisht i gatshëm për hap thelbësor përpara.
“Iraku është shoqëri e sofistikuar”, tha Bushi më 6 mars 2003. “Iraku do të fitojë para … Iraku do të shërbejë si katalizator për ndyshime, ndryshime pozitive.”
Zyrtarët amerikanë me muaj janë të preokupuar me organizimin e komitetit të irakienëve në ekzil për çdo fushë të rimëkëmbjes politike dhe ekonomike, duke arritur madje edhe deri te grupimet shiite irakiene në bazuara në Iran. Amerika kupton, pohon William Burns, ndihmësi i sekretarit shtetëtor për çështjet e Lindjes së mesme, që “ditën pasi që pushkët të pushojnë, irakienëve duhet t’u bëhet jeta më e mirë.”
Burnsi, i cili gjatë kohë studion historinë e Lindjes së mesme, edhe diçka përfundon. “Gjithnjë kam menduar se pjesëmarrja e caktuar e përulshmërisë është e nevojashme në aplikimin e forcës amerikane në Lindjen e mesme”, deklaroi në një tribunë publike në San Francisko muajin e kaluar. “Iraku është shoqëri shumë e komplikuar. Do të ketë nevojë të madhe për përkrahje, jo vetëm prej nesh, por edhe nga pjesa tjetër e botës. Kjo nuk është sfidë me të cilën Amerika mund të ballafaqohet vetëm.”