“Logos – A” sjell 55 më të mirat e fjalës së shkruar

 
Tradita e “50 botimeve të reja në vit” ka vazhduar për shtëpinë botuese “Logos- A”. Bëhet fjalë për tituj të cilat do të prezantohen në Panairin e librit në Tiranë, kryesisht nga autorë vendas, por edhe të huaj. Kjo përzgjedhje e Logos sjell së bashku veprat më të mira të autorëve bashkëkohorë, me synimin për të kompletuar vitrinën e librit shqip dhe për pasurimin e vazhdueshëm të kulturës së shkruar shqiptare.

Bëhet fjalë për vepra, si monografia “Shkupi”, e shkrimtarit Kim Mehmeti, një vepër e para e këtij lloji në gjuhën shqipe, ashtu si edhe romanin i tij më i ri “Lypsiqarët e Shkupit”. Një tjetër vepër është drama “Lulet e mërzisë” e autorit Shkëlzen Halimi. E ndarë në tre pjesë, kjo dramë ofron një tablo të realitetit të gjysmëshekullit të fundit dhe i referohet librave që kanë mbajtur shënime për ato vite kur shqiptarët mezi ndjenin lirinë.

Për “Logos”, kjo dramë synon të mbetet një verr e rëndësishme e dramaturgjisë shqiptare edhe përtej kufijve politik dhe etnik. Po ashtu në këtë kolanë botimesh vjen edhe përmbledhja poetike “Harta e lotit” e Jonuz Fetahajt, romani për fëmijë “Fluturimi mbi Sllupçan” i shkrimtarit Nehas Sopaj, si dhe përkthimet letrare “Divani” nga mistiku Junus Emre, “Fëmijët e apokalipsit” nga Gursel Donmez, “Rruga për në Mekë” nga Muhammed Asad.

Duke synuar ta mbajmë hapin që gjithnjë të sjellim diçka që do të jetë e veçantë, si për nga cilësia përmbajtjesore, ashtu edhe për nga pamja dhe vlerat e shtypit, jemi përkujdesur që edhe gjatë këtij panairi të ofrojmë diçka të këtillë”, tha ndër të tjera, Afrim Gashi nga Logos . Bashkë me këto tituj origjinalë letrarë, janë edhe 5 vepra kapitale (në 6 vëllime) nga autorë të ndryshëm për jetën dhe misionin profetit të fundit, që prezantohen nën titullin e përbashkët “Muhammedi a.s.”. Në bibliotekën “lexo”, radhitem autorët Edward Said, Ibrahim Kallin, Tarik Ramadan, Alosh Debeljak, Qani Nesimi, Ali Pajaziti, Karen Armstrong etj.

Duke synuar ta mbajmë hapin që gjithnjë të sjellim diçka që do të jetë e veçantë, si për nga cilësia përmbajtjesore, ashtu edhe për nga pamja dhe vlerat e shtypit, jemi përkujdesur që edhe gjatë këtij panairi të ofrojmë diçka të këtillë”, tha ndër të tjera, Afrim Gashi nga Logos . Bashkë me këto tituj origjinalë letrarë, janë edhe 5 vepra kapitale (në 6 vëllime) nga autorë të ndryshëm për jetën dhe misionin profetit të fundit, që prezantohen nën titullin e përbashkët “Muhammedi a.s.”. Në bibliotekën “lexo”, radhitem autorët Edward Said, Ibrahim Kallin, Tarik Ramadan, Alosh Debeljak, Qani Nesimi, Ali Pajaziti, Karen Armstrong etj. “Marrë në përgjithësi, edhe ky katalog ia ka dalë që të mos dalë faqehollë, por as i varfër për nga cilësia e titujve që sjell. Tani u mbetet lexuesve që kjo punë të marrë edhe vulën e vlerësimit të tyre. E jona ishte deri këtu”, shprehet drejtori i “Logos A”, Adnan Ismaili.

Në bibliotekën “Fjala” prezantohet një titull, disa tituj të rëndësishëm vijnë nën logon “Biblioteka e xhepit”, ndërsa “Botime të veçanta” sjellin Nexhat Ibrahimin me autobiografinë e tij “Kujtime”, Qerim Litën me veprën e vetme në këtë fushë “KQ i NDSH-së dhe Azem Marana”, 10 tituj për maturantë, ku janë disa vepra shkencore, letrare e filozofike, pastaj “365 ditët e jetës pejgamberike”, “Rrëfime pejgamberike për fëmijë” etj.

Gjatë prezantimit të këtyre titujve ku merrnin pjesë edhe disa prej autorëve u debatua edhe lidhur me pozitën e librit shqip, tregun e varfër të botimeve si në cilësi ashtu edhe sasi, por edhe mungesën e mbështetjes financiare nga shteti. Publicisti Kim Mehmeti tha se nëse “Logos” boton 55 tituj për një vit, Qeveria i boton për një ditë.

“Duhet të pyesim se pse në asnjë prej këtyre librave nuk shkruhet që mbështet nga Ministria e Kulturës”, thotë Mehmeti. Ndërsa sociologu Ali Pajaziti, pohoi se mbështetja e pakët që i jep shteti librit shqip ka sjellë që edhe Universiteti i Tetovës të detyrohet që me resurset e saja të mundësojë botimin në shqip të literaturës universitare, ndërkohë që donatori kryesor, shteti, financon vetëm botimin e literaturës në gjuhën maqedonase.

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme