El-Alimu ve’l-Muteal-lim - Dijetari dhe Nxënësi

Ebu’l-Hasen Ali bin (i biri i) Halil ed-Dimeshkij, i njohur edhe si ibn Kadi el-Asker thotë: Na ka lajmëruar neve Ebu’l-Hasen Burhanud-Din Ali bin el-Hasen el-Belhij, e ky nga ebu’l-Muin Me’imun bin Muhamed el-Mekhulij en-Nesefij, e ky nga prindi i tij, e ky nga Abdu’l-Kerim bin Musa el-Pezdevi, e ky nga Ebu Mensur Muhamed el-Maturidij, e ky nga Ebu Bekr Ahmed bin Is’hak el-Xhuzxhani, e ky nga Ebu Sulejman Musa el-Xhuzxhani, e ky nga Muhamed bin Mukatil er-Razi, e këto dy (të fundit) nga Ebu Mutij’ el-Hakem bin Abdullah el-Belhi dhe Usam bin Jusuf el-Belhij, ndërsa këto dy nga Ebu Mukatil Hafs bin Selem es-Semerkandi i cili e ka pyet Ebu Hanifen i cili ka thënë:

 

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit

 

Falënderimet dhe lavdërimet i takojnë vetëm All-llahut, paqja dhe mëshira e All-llahut qoftë mbi Muham-edin, zotëria i të dërguarve dhe vula e pejgamberëve, dhe mbi robërve të mirë (të devotshëm) të All-llahut.

Unë të këshilloj ty për frikë respekt ndaj All-llahut dhe respektim të urdhrave të Tij.  All-llahu të mjafton ty për dhënie llogari, dhe për të të shpërblyer dhe dënuar ty, i  lutemi vetëm All-llahut të na begatoj me jetë të pastër dhe me përfundim të mirë.

Unë t’u përgjigja ty në lidhje me pyetjet e shtruara sikur mos të kishe shqetësim nga stërzgjatja e përgjigjeve nga ajo që ti nuk ke nevojë të të shpjegoj më shumë, do të kisha dhënë më shumë njohuri në lidhje me këto pyetje dhe të dëshiroj të mira ty dhe për veten time. All-llahu është ndihmëtar dhe vetëm Atij i mbështetemi.

 

Nxënësi (Ebu Mukatili) thotë: Kam ardhur tek ty o dijetarë (Ebu Hanife) të përfitoj dobi duke shoqëruar ty nga ajo që ti posedon prej vlerave të mëdha dhe shpresoj nga All-llahu që të më jep dobi nga ty dhe të të shpërbleftë ty me të mira. Ndërsa unë kërkoj nga ty që të më përgjigjesh në lidhje për këto çka do të pyes ty që të meritosh shpërblime nga All-llahu i Lartëmadhëruar.

Unë jam sprovuar nga disa njerëz të cilët më shtruan disa pyetje përgjigjen e të cilave nuk e dija edhe pse isha i paaftë në dhënien e përgjigjeve nuk hoqa dorë nga ajo çka  e kisha para vete të vërtetë, e dija se ekziston ndokush i cili do të sqaron të vërtetën, se e vërteta nuk është e humbur, ndërsa e pavërteta është e humbur. Gjithashtu nuk më pëlqente injoranca (pa dituria) në lidhje me bazat e fesë dhe për të vërtetën që besoja duke e ditur pozitën time në lidhje me atë që thirrem, e të marrë pozitën si një fëmijë i cili mëson e që nuk posedon dituri dhe që nuk dinë se çka fletë ose sikur një i sëmurë ose mendjelehtë i cili fantazon me të duke e poshtëruar dhe nënçmuar vetveten. E lus All-llahun që të të ndihmoj ty për dhënien e përgjigjeve dhe mua që të bëhem dijetarë në atë që do të përkrah të vërtetën dhe të flasë për të që kur të më vjen ndonjë të mos ketë mundësi të më bëj ballë me kokëfortësi e të më rrëshqit nga e vërteta, dhe nëse më vjen ndokush dhe ndonjë nxënës të posedoj njohuri.

 

Dijetari (Ebu Hanifja), rahimehull-llah, thotë: Sa bukur çka shoh (nga ambiciet e forta) për kërkim të asaj çka të bën dobi ty. Dije se puna është ndjekësi i diturisë ashtu siç janë gjymtyrët ndjekës të syrit, se vepra e paktë me dituri  është më e dobishme nga vepra e shumtë me injorancë (pa dituri). Njëjtë kështu është jeta e shkurt në fitore me udhëzim e cila arrihet veç se me dituri është më e dobishme nga jeta e gjatë me injorancë dhe se në lidhje për këtë All-llahu i Lartëmadhëruar ka thënë: “Thuaj a janë të barabartë ata të cilët dinë dhe ata të cilët nuk dinë.” (Sure ez-Zumer, 9) gjithashtu thotë: “Vetëm njerëzit e arsyeshëm që kanë mendje të shëndoshë e kuptojnë të vërtetën.” (Sure er-Ra’d, 19)

 

Nxënësi thotë: Më inkurajuat akoma më shumë për kërkim të diturisë. Ndërsa nga thëniet e njerëzve që do të filloj insha-All-llah (nëse donë All-llahu) me atë çka është më në nivel të ulët tek unë. Më trego për kundër argumentet ndaj atyre nga të cilët kam parë një grup njerëzish të cilët thuan se assesi mos u merr me ato çështje se shokët e Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, nuk janë marrë me ato çështje, të mjafton ty ajo çka u ka mjaftuar ajo atyre. Nga ata që thuan kështu më shtuan akoma më shumë hutin (konfuzionin). Shembulli i tyre është sikur njeriu i cili është në një lumë të madh e me ujë të thellë sa që do të fundoset nga mos dija e rrugëdaljes dhe i thotë shokut qëndro atij e assesi mos kërko rrugëdalje për shpëtim.

 

Dijetari, rahimehull-llah, thotë: Të shoh se i ke nxjerr disa gabime të tyre dhe kundër argumentet ndaj tyre, por, thuaju atyre kur të thuan a nuk të mjafton me atë çka u ka mjaftuar shokëve të Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem: (Thuaj) Po, gjithsesi që më mjafton në atë çka ata kanë qenë të mjaftuar në qoftë se jam në vend tyre, por, përball meje nuk janë ato kushte ashtu sikur ai i cili ka qenë në kohën e tyre. E ne jemi sprovuar përball ata të cilët na fyejnë dhe që gjakun tonë e konsiderojnë të lejuar, e kështu që të mos zhytemi dhe të mos dimë se kush është gabim e kush drejtë? Të mos e mbrojmë veten dhe nderin tonë? Shembulli i shokëve të Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, është si i njerëzve të cilët para tyre nuk ka kush që i vret dhe nuk mbajnë arma, e ne jemi sprovuar nga ata që na fyejnë dhe konsiderojnë gjakun tonë të lejuar se njeriu kur të mbyllë gojën nga të folurit nga e cila njerëzit janë në kundërshtim e të dëgjon këtë nuk mund ta mbyll zemrën e tij, sepse patjetër që zemra të urrej njërën nga dy çështjet ose që të dy së bashku. Në qoftë se i pëlqen që të dyja janë të kundërta, edhe kjo është e pamundur, sepse në qoftë se zemra anon nga padrejtësia do t’i donë përkrahësit e saj, e nëse i donë ata do jetë prej tyre dhe në qoftë se zemra anon nga e vërteta dhe përkrahësit e saj do të jetë mik i tyre, ngase vërtetimi i veprave dhe fjalëve nuk janë përveç se nga zemra. Nga kjo është kështu se kush beson me gojë e nuk beson me zemër, ai te All-llau nuk është besimtar ose kush beson me zemër  dhe nuk e thotë me gojë, ai te All-llahu është besimtar.  

 

Nxënësi thotë: Po, kjo është kështu, por, më sqaro a më dëmton mua në qoftë se nuk e di atë i cili vepron gabim nga ai i cili vepron saktë (drejtë)?

 

Dijetari, rahimehull-llah, thotë: Kjo në lidhje me këtë nuk të dëmton ty, por të dëmton në shumë çështje tjera përveç kësaj e cila nuk dëmton është se ti nuk merresh në llogari për veprat e të gabuarve. Por, nga ato çka të dëmton ty njëra prej tyre është se ti shpifesh për xhehalet (injorancë) nga se ti nuk dinë të dallosh gabimin nga e sakta (e drejta). E dyta është se nëse supozohet që të paraqitet ty një dyshim ashtu si dhe të tjerëve, nuk do të dish se si të gjesh rrugë dalje nga ajo se ti nuk e dinë se a je në të saktë (drejtë) apo je gabim që të largosh atë. E treta është se ti nuk mund ta dish kënd ta duash për All-llah, e kënd ta urresh për All-llah, se ti nuk dinë të dallosh ai që vepron gabim nga ai që vepron saktë (drejtë).

 

Nxënësi thotë: Më largove nga sytë mbulesën dhe më mundësove që të shoh begatinë në konsultimin me ty. Por, çka mendon për njeriun i cili e përshkruan të vërtetën, ndërsa nuk e dinë despotin dhe drejtësinë e kundërshtarit. Kjo a është e lejuar t’i thuhet se ai është njohës i së vërtetës ose është përfaqësues i së vërtetës?

 

Dijetari, rahimehull-llah, thotë: Ai i cili e përshkruan të vërtetën dhe nuk e dinë të pavërtetën e kundërshtarit ai është xhahil (injorant) në padrejtësi dhe drejtësi. O vëllai im dije që prej gjitha kategorive të injorantëve që posedojnë injorancën më të madhe te unë janë këto, sepse shembulli i tyre është si shembulli i katër personave që u jepet një tesh e bardhë dhe që të gjithë pyeten për ngjyrën e teshës dhe se i pari prej tyre thotë: Kjo teshë është e kuqe. Tjetri thotë: Kjo teshë është e verdhë. I treti thotë: Kjo teshë është e zezë. Ndërsa i katërti thotë: Kjo teshë është e bardhë, këtij të fundit i thuhet çka mendon ti për këto tre e kanë të saktë apo gabim? Thotë: Unë e di se kjo teshë është e bardhë, por mund që edhe këto ta kenë të saktë. Gjithashtu nga kjo kategori e njerëzve thuan se na e dimë se zinaqari (personi i cili kryen marrëdhënie intime jo legjitime) nuk është kafir (jobesimtar). Sepse mund të jenë në të saktë dhe se ne nuk mund që t’i gënjejmë, ngase nga zinaqari në momentin e kryerjes së marrëdhënieve intime jo legjitime (zina) zhvishet imani (besimi - veçoria e imanit) ashtu sikur i zhvesh teshat. Gjithashtu thuan se nëse vdes dhe nuk e ka kryer haxhin duke pasur mundësi për të kryer atë, ne e quajmë atë besimtar, ia falim namazin e xhenazes, lutemi, kërkojmë falje, për të dhe e kryejmë haxhin kaza për të, por, gjithashtu nuk i gënjejmë ata që thuan se ai i cili nuk e kryen haxhin duke pasur mundësi ai vdes hebre ose krishterë. Këto qëndrimin e shiitëve edhe e refuzojnë, por edhe e pranojnë, gjithashtu edhe qëndrimin e havarixhëve edhe e refuzojnë, por edhe e pranojnë. Po ashtu qëndrimin e murxhieve edhe e refuzojnë, por edhe e pranojnë. Duke vërtetuar këtë qëndrim ty tyre, qëndrimin e tre sekteve, i konsiderojnë të dobëta dhe se transmetojnë disa transmetime duke pretenduar  se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë kështu.

Ne vërtetë e dimë se All-llahu e ka dërguar të Dërguarin e Tij mëshirë dhe për të shtuar dashurinë në mes njëri-tjetrit për të bashkuar nga përçarja e jo për të grindur myslimanët njëri-tjetri. Kështu që supozojnë se mospajtimet me këto transmetime vinë nga ata se ka transmetime nasih dhe mensuh (të pezulluara), e ne transmetojmë ashtu siç i kemi dëgjuar. Mjerë për ata se sa rëndësi të paktë i kushtojnë në lidhje me të përfundimin e tyre edhe atë duke ditur se disa janë mensuh (të pezulluara) ua tregojnë njerëzve. Sot, të vepruarit me mensuh (me hadith të pezulluar) është devijim, sepse do të bazohen në to dhe do të devijojnë. Ne e dimë se i Dërguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, nuk ka komentuar asnjë ajet në dy mënyra, se çka ka qenë nga Kur’ani pezullues (nasih) ua ka shpjeguar të gjithë njerëzve se është pezullues, gjithashtu edhe për të pezulluarin (mensuh) ua ka shpjeguar gjithë njerëzve se është i pezulluar. Ndërsa në lidhje me lajmet dhe cilësitë e Zotit që janë në Kur’an nuk ekziston në të pezullim. Por, nasih (pezullues) dhe mensuh (i pezulluari) ekziston vetëm në urdhra dhe ndalesa.

 

Nxënësi thotë: All-llahu ju shpërbleftë me xhenet për atë që më ndihmuat mua. Ti sa mësuesi më i mirë je, mua më arrite të hap derën e diturisë të cilën nuk mundesha të arrij. Nuk mendoj se duhet të posedoj më shumë dituri nga ajo ju që më sqaruat për qëndrimet e tyre të dobëta dhe pa efikasitetin e mendimeve të tyre. Por, më trego për kundërshtimin e grupit të dytë në lidhje me qëndrimin e tyre se “feja e All-llahut është shumë” duke pretenduar se është të vepruarit e gjithë asaj që është obligim (farz) dhe të larguarit nga gjithë ajo çka është e ndaluar (haram)?

 

Dijetari, radiall-llahu anhu, thotë: A nuk e di se të Dërguarit e All-ll-ahut, salavatull-llahi ve selamuhu alejhim exhmain (paqja dhe mëshira e All-llahut qoftë mbi gjithë to), nuk kanë qenë të dërguar në fe të ndryshme. Nuk ka të Dërguar i cili ka urdhëruar popullin e tij që të lënë fenë e të Dërguarit i cili ka qenë më parë, ngase feja e tyre ka qenë një. Dhe secili i Dërguar ka thirr në legjislacion (sheriatin) të vetin të posaçëm dhe është ndaluar në legjislacionin e të Dërguarit të mëparshëm, ngase legjislacionet e tyre kanë qenë të shumta dhe të ndryshme. Në lidhje me këtë All-llahu i Lartëmadhëruar thotë:  “Për secilin prej jush, Ne caktuam ligj e program (të posaçëm në çështje të veprimit). Sikur të donte All-llahu, do t’ju bënte një popull (në fe e sheriat)...(Sure el-Maide, 48)  Gjithashtu All-llahu i Lartëmadhëruar ka obliguar (porositur) ata (të Dërguarit) që të gjithë në praktikum fesë e cila është monoteizmi dhe të mos përçahen se Ai ua ka bërë një fe dhe ka thënë: “Ai ju përcaktoi juve për fe atë që ia pat përcaktuar Nuhut dhe atë që Ne ta shpallëm ty dhe atë me çka e patëm porositur Ibrahimin, Musain dhe Isain. (I porositëm) Ta praktikoni fenë e drejtë e mos u përçani në të.” (Sure esh-Shura, 13) Gjithashtu All-llahu i Lartëmadhëruar thotë: “Ne nuk dërguam asnjë të dërguar para teje e të mos i kemi shpallur atij se: Nuk ka zot tjetër përveç Meje, pra më adhuroni!” (Sure el-Enbija, 25) Po ashtu thotë: “...s’ka ndryshim (mos ndryshoni) të asaj natyrshmërie të krijuar nga All-llahu, ajo është feja e drejtë por shumica e njerëzve nuk e dinë.” (Sure er-Rum, 30) do të thotë nuk ka ndryshueshmëri në fenë e Tij. Feja assesi nuk ndryshohet, ndërsa legjislacioni po,  dhe se është ndryshuar se ka pasur gjëra të cilat kanë qenë të lejuara te disa njerëz, por All-llahu disa të tjerëve ua ka ndaluar. Gjithashtu disa çështje ua ka urdhëruar disa njerëzve e disa të tjerëve ua ka ndaluar. Kështu që legjislacionet janë të shumta dhe të ndryshme. Ndërsa me legjislacionet do të thotë obligimet me atë se nëse ai i cili vepron të gjitha ato çka ka urdhëruar All-llahu dhe largohet nga të gjitha ata që i ka ndaluar All-llahu do të ishte fe, atëherë nëse nga gjithë ajo lenë diçka çka ka obliguar All-llahu i Lartëmadhëruar ose do të bën mëkat nga ajo çka ka ndaluar All-llahu do të konsiderohet reneguesi i fesë dhe do të quhet mosbesimtar (kafir). Por, në qoftë se do të konsiderohet mosbesimtar atëherë humb e drejta e tij që ka mes tij dhe myslimanëve si në martesë (kurorëzim), trashëgimi, të ndjekurit e xhenazes, ngrënia kafshëve të therur si dhe të ngjashme si këto, ngase All-llahu i Lartëmadhëruar i ka obliguar të gjitha këto mes besimtarëve për shkak të besimit që ka në All-llahun dhe ua ka ndaluar gjakun dhe pasurinë e tyre përveç se kur tradhton. All-llahu i Lartëmadhëruar i ka urdhëruar besimtarët me obligime pas bindjes në fe dhe thotë: “Robërve të Mi, të cilët besuan thuaju: “Ta falin rregullisht namazin...” (Sure Ibrahim, 31) Gjitahstu All-llahu i Lartëmadhëruar thotë: “O ju që besuat, u është bërë obligim gjurmimi për dënim për mbytje...” (Sure el-Bekare, 178) Po ashtu thotë: “O ju që besuat, përkujtoni All-llahun sa më shpesh.” (Sure el-Ahzab, 41) si dhe ajete të ngjashme. Në qoftë se këto farze (obligime) janë imani (besmim) nuk do të quheshin besimtar për derisa do të veproni këto obligime, ndërsa All-llahu e ka ndarë besimin nga vepra dhe ka thënë: “E, përgëzoi ata që besuan dhe bënë vepra të mira...” (Sure el-Bekare, 25) Gjithashtu i Lartëmadhëruari thotë: “Nuk është ashtu (si thonë ata), po ai që i është dorëzuar All-llahut dhe është bamirës, ai e ka shpërblimin e vet te Zoti i tij...” (Sure el-Bekare, 112) do të thotë me besim. Po ashtu All-llahu i Lartëmadhëruar thotë: “E kush e ka për qëllim botën tjetër, duke qenë ai besimtar...” (Sure el-Isra’, 19) është e qartë se nuk bëhet fjalë për vepra por veçse për besim (iman). Besimtarët (Mu’minët) për nga besimi ndaj All-llahut falen, japin zekatin, agjërojnë, shkojnë në haxh dhe e përmendin All-llahun, e jo për nga namazi i tyre, zekati, agjërimi dhe haxhi i besojnë All-llahut. Kjo është kështu ngase ata besuan para se të veprojnë dhe se veprimi i obligimeve është për nga besimi ndaj All-llahut, e jo besimi për nga të vepruarit e obligimeve. Kjo është njëjtë si njeriu i cili ka borxh i cili së pari e pranon se ka borxh, pastaj e shpaguan atë, e jo të shpaguan dhe pastaj të pranon. Kështu që nuk është pranimi për nga shpagimi, por, shpagimi është për nga pranimi. Gjithashtu edhe robërit u shërbejnë zotërive të tyre duke ditur robërinë, e jo se u shërbejnë zotërive të tyre janë të robëruar. Ngase sa njerëz shërbejnë tjerëve, por ata me shërbimin e tyre nuk dëshmojnë robërinë dhe se shërbimi i tyre nuk do të thotë se ata janë të robëruar. Ndërsa një tjetër dëshmuar robërinë, por nuk vepron (shërben), e mos shërbimi i tij nuk do të thotë se është ngritur robëria nga ai.

 

____________________________

VERIFIKOI TEKSTIN ORIGJINAL:

Imam Muhamed Zahid el-Keutherij

 

Përktheu nga Arabishtja:

Muin Sulejmani

15.11.2011

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme