Kritika ndaj Ebu Hanifes dhe përgjigjet e tyre

Përgjigje:

 

Dijetarët e hadithit kanë nxjerrë hadithet e atyre që kanë menduar se hadithet e tyre mund të humben nëse nuk regjistrohen. Për këtë ata nuk kanë përcjellë ose nuk janë marrë në formë të veçant me përcjelljen e haditheve të atyre të cilët kishin nxënës të cilët përcjellnin dhe bartnin hadithet e tij. Ndër të tjera, imami, interes të veçant i kushtonte kuptimit të hadithit dhe domethënies së tij; njohjen me hadithet të cilët janë nasih (derogues) e mensuh (të deroguar), hadithit të pakufizuar (mutlak) dhe atij të përkufizuar (mukajjed), hadithit me kuptim të përgjithshëm (amm) dhe atij me kuptim te veçant. Pra ai nuk merrej vetëm me përcjelljen e thjesht të përfjalshëm të hadithit.

 

Imam Keutheriu r.h. thotë: Është për të vërejtur se dy imamët (Buhariu dhe Muslimi) nuk kanë përcjellë asnjë hadith nga Imami edhe pse i kanë mbëri dijetarët e gjeneratave të reja nxënës të imam Ebu Hanifes. Ata dy poashtu nuk kanë përcjellë edhe hadithet e Imam Shafiut edhe pse i kanë takuar disa nga shokët e tij. Madje Buhariu, as nga hadithet e Ahmedit nuk përcjellë më shumë se dy hadithe të vetme: njëri prej tyre është i regjistruar si ta’lik e tjetri me ndërmjetësim edhe pse ai e mbërini Ahmedin dhe shoqëroi gjatë atë. As Muslimi nuk përcjell asnjë hadith nga Buhariu edhe pse nuk ndahej nga ai, po dhe ndoqi dhe metodën e tij në shkruajtjen e hadithit. Muslimi as nga Ahmedi nuk regjistroi më shumë se tridhjetë hadithe. Mandej, as Ahmedi vet nuk nxjerr asnjë hadith nga Maliku nga Nafiu përmes Shafiut, edhe pse ky është zinxhiri më i shëndoshë i haditheve ose prej më të shëndoshëve, përveçëse katër hadithe. Ndërkaq, hadithet tjera të cilat i përcjell nga Shafiu me rrugë tjera nuk mbërinë as njëzet hadithe, edhe pse e ka shoqëruar atë dhe vet Muvetaun e Malikut e dëgjoi prej tij. Veç kësaj ai njihet edhe ndër ata të cilët përcjellin medhhebin e vjetër të Shafiut. Prandaj, marrë parasysh fenë dhe besën e tyre ndaj saj, bëhet e qartë se arsye pse nuk përcollën hadithet e të përmendurve ishte bindja e tyre se hadithet e tyre janë të ruajtur dhe nuk ka mundësi të humben mbase këto patën shumë ndjekës të cilët përcjellnin fjalët e tyre në lindje e në perëndim.

 

Kështu autorët e librave të hadithit qenë të interesuar për regjistrimin e haditheve të atyre njerëzve hadithet e të cilëve mund të humbeshin po e lanë pa e shkruar, sepse mbas gjeneratave të tyre nuk do mund të mjaftoheshin me librat e njërës anë pa u mbështetur dhe në shkrimet e palës tjetër. Marrë parasysh lartë të përmendurën, del në shesh marëzia e atyre të cilët mendojnë se mosregjistrimi i hadithit të tyre në librat e veta vjen nga shkaku se ata nuk e pranonin hadithin e tyre, ose për disa arsye që përmenden në disa libra të shkencës së Xherhit dhe Tadilit lidhur me Imamët e cekur. Siç është fjala e Theuriut për Ebu hanifen, Ibën Meinit për Shafiun, Kerabisit për Ahmedin, Dhuhejliut për Buharin e tjerë. Ndër tjera, vetë Buhariu, po të mos ishte Ibrahim ibën Makal En-Nesefiu dhe Hammad Shakir, të dy hanefistë, do të mbetej vetëm një El-Ferberij i cili e përcjellë sahihun e tij nga ai me të dëgjuar prej gojës së tij. Ashtu siç ndodh edhe me Ibrahim ibën Muhammed ibën Sufjan El-Hanefi i cili gati se është i vetmi që përcjellë nga Muslimi me të dëgjuar drejtpërsëdrejti nga ai. Kjo bëhet e qartë kur vërejmë rrugët e dëgjimit të rrugëve të këtyre dy librave përmes periudhash kohore të ndryshme percjell jo përmes formës me Ixhaze.

 

Pra, rrugët e degjimit të këtyre dy librave është e pashkëputur dhe me një numër të madh të dijetarëve të cilët përcjellin prej dy emrave të përmendur të dijetarëve hanefist. Kjo është e dukshme për të gjithë ata që kanë njohuri dhe merren me këtë shkencë. 

 

Përkthyer nga libri Imam Ebu Hanife

Përktheu: Ahmed M. Mehmedi

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme