AKADEMIA E FIKHUT ISLAM PRANË LIGËS SË BOTËS ISLAME
VENDIME TË SESIONIT TË PESTË, I MBAJTUR PREJ 8 DERI MË 16 REBIU-L-AHIR 1402H
VENDIMI I PARË
DISPOZITA FETARE E VËNIES SË DORËS MBI TEURAT, INXHIL APO MBI TË DY KËTO LIBRA, KUR TË JEPET BETIM NË GJYKATË
Falënderimi i takon Allahut, përveç të Cilit nuk ka tjetër, bekimi dhe paqa qofshin mbi atë pas të cilit nuk ka pejgamber tjetër, zotëriun dhe të dërguarin tonë, Muhamedin s.a.v.s.
Këshilli i Akademisë së Fikhut Islam e shqyrtoi pyetjen e parashtruar për qëndrimin e sheriatit ndaj vënies së muslimanit dorën mbi Teurat, Inxhil apo mbi të dy këto libra, kur të jep betim në gjykatë në vendet joislame, nëse sistemi gjyqësor në ato vende ia obligon këtë gjë personit që betohet.
Këshilli i shqyrtoi qëndrimet e shkollave juridike islame në përgjithësi në çka lejohet e në çka nuk lejohet të bëhet betim, dhe për betimin në gjykatë, në veçanti. Këshilli e miratoi vendimin vijues:
1-Nuk lejohet të bëhet betim në asgjë tjetër, pos se në Allahun e Madhërishëm, bazuar në hadithin:”Kush betohet, le të betohet në Allahun, përndryshe le të shuaj”.
2-Vënia e dorës mbi Kur’an, Teurat apo Inxhil, me rastin e betimit, nuk është e domosdoshme për validitetin e betimit. Por, kjo mund të bëhet, nëse organet gjyqësore e shohin të arsyeshme që të randohet betimi, ashtu që betuesi të ketë frikë më të madhe e mos të gënjej.
3-Muslimani nuk e ka të lejuar ta ven dorën mbi Teurat apo Inxhil kur të betohet, ngase kopjet e këtyre dy librave që qarkullojnë sot ndër njerëz, janë të ndryshuara nga origjinali dhe nuk e përfaqësojnë origjinalin që i është zbritur Musait dhe Isait, paqa e Allahut qoftë mbi të dy. Poashtu, legjislatura me të cilën e dërgoi Allahu i Madhërishëm të dërguarin e Tij të fundit, Muhamedin s.a.v.s. i ka deroguar legjislaturat e mëparshme.
4-Nëse gjyqësori në një vend jo islam, ia obligon atij që jep betim në gjykatë ta ven dorën mbi Teurat apo Inxhil, apo mbi të dy këto libra, muslimani së pari duhet të kërkojë prej gjykatës që ta ven dorën mbi Kur’an me rastin e betimit, e nëse nuk i pranohet kërkesa, atëherë konsiderohet i ndetyruar jashta vullnetit të vet ta bën një veprim të tillë dhe nuk ka mëkat nëse e ven dorën mbi njërën apo të dy këto libra, por ai në vete duhet që mos e ketë për qëllim me këtë madhërimin e tyre.
Allahu mundëson sukses, bekimet dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi krijesën më të mirë të Tij, zotëriun tonë Muhamedin, mbi familjen dhe shokët e tij.
KRYETARI I KËSHILLIT TË AKADEMISË SË FIKHUT
Abdullah ibn Humejd (mungoi për shkak sëmundjes)
ZAVENDËSKRYETARI
Muhamed Ali El-Harekan
Pasojnë nënshkrimet e anëtarëve tjerë:
Abdu-l-Aziz Abdullah ibën Baz, Salih ibën Uthejmin, Muhamed Salim Abdu-l-Vedud, Mustafa Ez-Zerka, Muhamed ibn Abdullah Es-Sebil, Muhammed Reshid Kabbani, Muhammed Shadhli En-Nejfer, Muhammed Mahmud Es-Savaf, Ebu-l-Hasen Ali El-Hasenij En-Nedvij (kërkoi ndjesë), Abdu-l-Kudus El-Hashimij, Ebu Bekër Xhumi, Muhammed Rushejdij, Muhamed Abdurrahim el-Halid-sekretar i Këshillit të Akademisë së Fikhut Islam.
Munguan:Mahmud Shit Hattab, Hasenejn Muhammed Mahluf dhe Mebruk El-Avadi.

Prej arabishtes:Mr.Bashkim Aliu