Gëzuar, babi, dhjetëvjetorin e lirisë, gëzuar
Se asaj lirie shtatë vjet burg ia ke dhuruar,
Pesëmbëdhjetë dhjetori ‘99, ditë e haresë,
Atë ditë, o babi, nga burgu i armikut je liruar!
Shtatë vjet kriminelët të torturuan,
Nga familja përbindëshat dhunshëm të larguan,
Katilët serbë, babi, shumë të munduan!
Por, falë Zotit, një qëllim të mbajti gjallë,
Të kthehesh në shtëpi i fortë dhe krenar,
T’i gëzosh fëmijët, nënën e gruan,
Ta rehatosh familjen e shoqërinë e përvëluar,
Që me vite, babi, jetuan të përmalluar!
Në atë kohë unë nuk isha në jetë,
Por, nga vëllai e motra e dëgjova këtë realitet,
Pas shumë motesh mësova për llahtarinë e tyre,
Oh, sa të pashpirt janë këta shejtanë serbë,
Sa trupa të njomë i kanë përvëluar,
E sa shpirtra të virgjër i kanë dërrmuar!
Gjithnjë i lutem Allahut të vërtetë,
Më kërkesë të sinqertë e plotë pendesë,
Të jesh i fortë dhe shembull në jetë,
Të punosh si asnjëherë për dinin Islam,
Te jesh i vyeshëm për popull e vatan!
Për vuajtjet që ke pësuar në këtë jetë,
Allahu të shpërbleftë në dynja e ahiret,
Me mirësi botërore e me e xhenet!
Këto vuajtje kurrë nuk duhet harruar,
Në mësim e këshilla duhet shndërruar,
Dhe, këtë ditë çdo vit duhet përkujtuar!
Falë luftës së drejtë të luftëtarëve,
Rënies së shehidëve dhe guximtarëve,
Unë jam fëmijë i lirisë dhe pavarësisë,
Elham Zotit, luftën nuk e përjetova,
Prandaj, sot, më 15 dhjetor 2009,
Këto vargje me mall për ty i shkrova!