Qasje rreth Ihvanofobise

Ky fenomen vazhdoi të rritej me të marrë në dorë Vëllezërit Myslimanë udhëheqjen e lëvizjes për ndryshim në Egjipt, Tunizi, Jemen, Jordani, si dhe një rol të veçantë e të fuqishëm pati udhëheqja e tyre në Libi dhe Siri, duke e pasur parasysh edhe rolin e veçantë që po luajnë Vëllezërit Myslimanë të Palestinës, të përfaqësuar nga Hamasi.

Frikësimi nga Vëllezërit Myslimanë zakonisht bëhet nën akuzat e ashtuquajtura e të titulluara si: ekstremistë, terroristë, apo duke i llogaritur ata si të mbyllur, reaksionarë apo obskurantistë, ose si një lëvizje anti-femër dhe anti-liri ndaj tyre, apo siç i quajnë disa si ithtarë të shtetit teokratik dhe diktatorial në emër të fesë.

Por, jo vetëm kaq, nuk hezitojnë t’i akuzojnë si oportunistë, dorë e zgjatur, të paaftë për të kuptuar realitetin, apo për të ofruar programe reale për të udhëhequr shtetin, shoqërinë apo marrëdhëniet ndërkombëtare.

Nëse i marrim në konsideratë dhe si të vërteta disa prej këtyre akuzave,do të ishin të mjaftueshme sipas teorive sociologjike e politike që Vëllazëria Myslimane të zhduket ose të kthehet në një organizatë margjinale dhe shumë e vogël, sa që të mos vërehej nga të tjerët.

Ndërsa kur shohim se kjo lëvizje është duke e shijuar gjithë këtë vitalitet, komoditet, si dhe një dinamizëm kaq të madh, të gjitha këto po e bëjnë atë aktuale dhe si lëvizje kryesore tek popujt që janë të etur për progres, ndryshime, liri, demokraci dhe prosperitet, si dhe përkundër kalimit të më shumë se tetëdhjetë vite të ekzistencës, e tërë kjo vë akuzat dhe kërcënimet e bëra ndaj tyre, si diskutabile apo ndoshta disa mund ta vënë edhe vetë sociologjinë dhe politikën si teori diskutabile dhe parashikimet e tyre t’i vënë në konsideratë!

Ka shumë arsye që kanë çuar deri tek fenomeni "Ihvanofobia'', më e rëndësishmja është injoranca rreth ideologjisë dhe letërsisë së Vëllazërisë Myslimane, pasi që shumë nga autorët e literaturës që keni lexuar në lidhje me Vëllezërit Myslimanë, si dhe shumë prej liderëve që merren me debate rreth tyre në media, e që veten e cilësojnë si ekspertë, nuk ndalen fare për të lexuar libra për themeluesin e Vëllazërisë Myslimane, Hasan El-Benna, apo libra që njihen si bazë të ideologjisë së tyre.

Ata kanë ngatërruar mirëbesimin me keqbesim, kanë ngatërruar në mes të leximit, edhe po që se është i pjesshëm, dhe asaj se çfarë u mveshet nga kundërshtarë dhe armiqtë Vëllazërisë Myslimane,e po ashtu edhe në mes të deklaratave apo rrëshqitjeve të gjuhës nga njerëz që llogaritën si të lidhur me grupin, por që realisht ata nuk përfaqësojnë asgjë nga parimet dhe vendimet zyrtare të tyre.

Rreth Vëllezërve Myslimanë kanë krijuar një ikonë stereotipi të madh, edhe pse nuk janë aspak objektiv pasi që nuk u kanë dhënë mundësi Vëllazërisë Myslimane për të identifikuar veten e tyre në të njëjtën masë që është vënë në dispozicion për të tjerët që të e keq identifikojnë atë, e ndërsa për masën e thjeshtë është e mjaftueshme vetëm ajo që shihet dhe dëgjohet.

Shpesh fokusohen, për shembull në shkrimet e Sejid Kutbit, pa u marrë me mendimtarë tjerë të Vëllazërisë Myslimane, duke e quajtur edhe si një "baba" i mendimit të tekfirizmit, pavarësisht nga rrethanat objektive në të cilat Sejidi kishte shkruar, si dhe me heqjen e shumë teksteve të tij nga konteksti i tyre.

Por nëse lexoni mendimet e Sejidit me një qasje shkencore dhe me kujdes, do të vëreni se edhe pse ai nganjëherë ka përdorur fjalë të forta dhe të mprehta në përshkrimin e tij të sistemeve ekzistuese si dhe domosdoshmërinë për ndryshime, ai kurrë nuk i ka bërë tekfirë individët apo shoqëritë, përkundrazi ai inkurajoi dhe nxiti në përzierjen me njerëzit dhe që bashkëpunimi me ta të jetë në një frymë mirëkuptimi, dhembshurie dhe mëshire.

Kur Sejidi fliste për një "izolim emocional", ai nuk bënte thirrje dhe as që e kishte për qëllim izolimin nga populli dhe migrimin e tyre, por në një farë mënyrë, ai thërriste myslimanët që në një mjedis jo fetar t’i ruajnë ndjenjat për Islam, ndjenjat e krijimit të tij si dhe të vlerave të tij morale.

Do të ishte e rrugës që Sejid Kutbi të njihej përmes shkrimeve të tij në përgjithësi, siç është tefsiri ‘’Nën hijen e Kuranit" apo "Gëzimet e Shpirtit" apo edhe "Drejtësisë Sociale në Islam", e jo nëpërmjet një leximi selektiv të disa tekste fragmentare të "Shenjave në Rrugë", e libra të tjera të këtij lloji.

Megjithatë, shumë shkrimtarë dhe mendimtarë të Vëllazërisë Myslimane kanë luajtur rol të rëndësishëm në sqarimin dhe komentimin e ideve ekstremiste që i atribuohen Sejidit,duke theksuar dhe vënë në pah mesatarizmin e njohur tek Ehli Sunneti.

Nga ana tjetër nxjerr në pah edhe një nga shumë shkaqe e që është fenomeni i dallimit ideologjik,e po ashtu edhe faktin se shtetet moderne në botën bashkëkohore arabe dhe perëndimore kanë miratuar sistemet sekulariste të ndarjes së fesë nga shtetit, të cilat edhe po që se nuk janë armiq ndaj vetë fesë, janë bazuar në ideologjitë e nacionalizmit dhe socializmit, liberalizmit dhe të majtizmit popullor kombëtar.

Në ndërkohë kur rrymat e menaxhuara nga këto shtete të formuara rishtazi kishin arritur që të absorbonin dhe të eliminonin nga skena lëvizjet fetare tradicionale, kishin hasur në një sfidë të kundërt dhe të rëndësishme të një Islami motorik që drejtohet nga Vëllazëria Myslimane dhe vizionet e ofruara për ndryshim dhe reforma serioze që janë të bazuara në referenca islame, dhe njëkohësisht në vete kanë ngërthyer shumë simbole dhe kompetenca të gjithanshme dhe të gjindshme me realitetin dhe kërkesat e kohës, njerëz të etur e të zhytur për aspiratat e popullit të tyre, e i cili pavarësisht nga aftësia e tyre për të zbatuar programet e tij, ka krijuar një ankth për të tjerët, për shkak të përkatësisë ose simpatisë së vizionit të tyre në masë të madhe nga shoqëria.

Dhe sepse një numër i lëvizjeve nacionaliste, majtiste dhe liberale janë përpjekur për të ndërlidhur ndërmjet tyre dhe ndërmjet modernizmit të formacioneve të shtetit modern laik që u ngrit në Perëndim mbi këto baza, ato kishin hasur në lëvizjet islame motorike nëpër vrazhdësi të kundërshtimit laik, që shfaqet në mundësinë e kombinimit të fesë dhe shtetit, dhe që sipas tyre i takon të ashtuquajturës periudha e "teokracisë" dhe etapës "sulltanë dhe skllevër!", si dhe ishin munduar t’i ndërlidhin ata me mos zhvillimin, prapambeturinë, obskurantizmin, pa e ditur fare (ose pa dashur ta dinë) se lëvizjet islame aktuale ofrojnë një lexim kritik dhe të ndërgjegjshëm për etapat e mos-zhvillimit dhe format trashëguese e autoritare të qeverisjes, e të cilat u shfaqën në emër të Islamit.

Gjithashtu, kjo ndan në mes të Islamit, lulëzimit, vitalitetit, gjallërisë dhe vlefshmërisë së Islamit për çdo kohë dhe vend, si dhe në mes të keq interpretimit të tij, që janë shfaqur në kohë të ndryshme, të thirrura në emër të Islamit.

Arsyeja tjetër është fushata e atribuimeve dhe shpifjeve propagandistike të programuara dhe armiqësore që për vite i kanë vuajtur Vëllazëritë Myslimanë në shumë e shumë vende arabe, sidomos gjatë sundimit të Xhemal Abd Nasserit në Egjipt gjatë periudhës 1954-1970,ku ai i akuzonte Vëllezërit Myslimanë si grup i shitur, retroaktiv, anti-popullor, anti-shtet e kështu me radhë.

Në një kohë kur qeveritë arabe, qeveritë e huaja, partitë e ndryshme merreshin me ruajtjen e demonit, ’’Vëllezërit Myslimanë" në të gjitha mediat, Vëllazëria Myslimane ishte duke vuajtur nga persekutimi, ndjekjet për çështje të sigurisë dhe përpjekjet për çrrënjosjen dhe margjinalizim, duke mos i lejuar për t'u mbrojtur ose shpjeguar qëndrimet e tyre.

Kjo kishte vazhduar për periudha të gjata në vende të ndryshme si Egjipti, Iraku, Siria, Libia ... me disa përjashtime në disa vende, por kanë qenë të kufizuara dhe që mundësinë e ndikimit e kishin pothuajse të pamundur.

Ndërkohë, nëse i kthehemi historisë së Vëllazërisë Myslimane dhe përvojës së tyre, do ta shtonte edhe më tej shqetësimin e tyre, e sidomos organizimi i celulave të shërbimit sekret dhe ushtarake, e po ashtu edhe përpjekja për vrasjen e ish-kryeministrit të Egjiptit Nukrashi Pashës, dhe përpjekja e tyre për të vrarë Xhemal Abdel Naserin...

Këto çështje kanë ndodhur në situata të ndryshme, disa prej tyre edhe ishin hiperbolizuar e ndërsa disa të tjera edhe nuk mund të bëhej vërtetësia e tyre, por që për shkak të përfoljes së madhe që është bërë nga njerëzit, ato tani rrëfehen sikur të ishin gjëra të vërteta të pakontestueshme. Për shembull, nuk e përmend shumë kush që flet rreth akuzave të forcave speciale të themeluar nga Vëllazëria Myslimane në Egjipt në vitin 1940 e që kishte për qëllim dëbimin e kolonizimit britanik nga Egjipti dhe mbështetjen e Xhihadit në Palestinë si dhe shumë veprime të tjera të kryera gjatë luftës së 1948, gjatë rezistencës së Egjiptit për Kanalin e Suezit në vitet 1951-1954. Gjithashtu nuk flasim për dhjetëra pikëpyetje që u janë mveshur bashkë me akuzat për vrasjen e Abdul Naserit.

Gjithashtu, frika e fuqive perëndimore dhe Izraelit nga një "Lëvizje politike islame" për shkak të prapaskenës dhe qëndrimeve të tyre fetare, perëndimore, kulturore, historike dhe politike kundrejt Sionistëve, si dhe për shkak të frikës nga rritja e këtij grupi anti-radikal dhe kundërshtar parimor i projektit sionist në Palestinë, grup ky që u përmbahet projekteve qytetare islame e që nuk janë domosdoshmërisht në përputhje me standardet dhe kërkesat e shtetit bashkëkohor laik sipas parashikimeve perëndimore, dhe refuzon hegjemoninë perëndimore mbi rajonin, dhe bën thirrje për ndryshim ose reformim të regjimeve të korruptuara arabe,e që njëkohësisht janë edhe aleate autoritare të Perëndimit.

E tërë kjo e bën këtë lëvizje të jetë nën presionin e "vetos" dhe e bëri të jetë armik dhe anti-dashamirës i Perëndimit, i cili po ashtu luajti një rol të madh në shpifjen dhe prishjen e imazhit të islamistëve përgjatë dekadave të fundit, si dhe bashkëpunoi me sistemet ekzistuese për të parandaluar ardhjen e tyre në pushtet, madje edhe duke përdorur metoda, që në esencë janë të refuzuara nga normat dhe vlerat perëndimore, siç janë bërja e shteteve arab diktatoriale, shtypjen e lirive, torturës dhe manipulimit të zgjedhjeve, sa që është bërë si një "Letër Kredenciale", e cila po ofrohet nga vetë disa prej sundimtarëve arabë ndaj perëndimit, demonstrimi i aftësisë së tyre për të kapur islamikët, për t’i frenuar dhe margjinalizuar ata, gjithashtu, shumë nga agjencitë zyrtare dhe shërbimet e inteligjencës kanë zënë vend të maksimizuar duke e rritur vlerën dhe rëndësinë e rolit të tyre në sytë e perëndimit, përmes frikësimit të tyre nga Vëllazëria Myslimane dhe potencialit të tyre të rrezikshëm.

Arsyeja tjetër është e lidhur me vetë Vëllazërinë, sepse duhet pasur parasysh se edhe ata janë qenie njerëzore, kanë gabimet e tyre, kanë praktikat e tyre dhe arsyetimet që mund të kenë sukses ose të dështojnë, po ashtu mund të ketë përbrenda grupit njerëz që nuk japin një imazh pozitiv të dëshiruar të tyre, dhe mund të ndodhë që nganjëherë, për shkak të disa garave politike, përçarjeve partiake, disa persona të shfaqin një lloj agresiviteti ndaj ndonjë pale tjetër, e po ashtu mund të ketë rezultuar edhe besnikëria partiake dhe përkatësia organizative e pamundësisë për të kuptuar aftësitë dhe energjitë nga jashtë, si dhe anëtarësimin e njerëzve të zakonshëm apo tërheqjen e kundërshtarëve dhe armiqve të tyre.

Në të vërtetë, shumë nga anëtarët e tyre ndaloheshin prej aktiviteteve, sidomos pas universiteteve. Kjo ndoshta bëhej për arsye të ndryshme të lidhura me frustrimin dhe paaftësinë për të përmbushur aspiratat e tyre nga ana e grupit, ose përfitimit të energjive të tyre, apo për shkak të një vizioni pak a shumë të vjetërsuar dhe jo aq bindës për t'u marrë me sfidat që ata përballen.

Në anën tjetër, ndoshta kulmi i parullës që ngrit Vëllazëria Myslimane është shumë më e lartë se potenciali i tyre dhe aftësia e tyre për ti shndërruar në programe serioze dhe praktikimin e tyre në jetë të përditshme, pastaj zgjerimi i Vëllazërisë Myslimane në të gjitha vendet arabe dhe dhjetëra vende islame dhe të botës mbarë kishin krijuar një atmosferë të re dhe plotësisht të ndryshme për të punuar, si dhe kërkonte një angazhim dhe zell më të madh nga vetë radhët e Vëllazërisë për të treguar aftësitë e ndryshme, e që do të duhej të ishin përkitazi me kushtet politike, ekonomike, si dhe ato të sigurisë, e po ashtu edhe aftësitë dhe mënyrat e bashkëpunimit të tyre me qeveritë dhe anasjelltas.

Nga Vëllazëria Myslimane rrodhën ide që silleshin në mes modernizimit dhe ekstremizmit, midis pajtimit dhe konfrontimit, mes ritmit të ngadaltë dhe urgjencës, mes aftësisë për të akomoduar publikun dhe udhëheqjes së saj dhe dështimin për të kuptuar dinamikën e politikës sociale dhe ekonomike dhe ndoshta aftësinë organizative dhe taktike të Vëllazërisë e ka dobësuar edhe frika nga zgjerimi i forcave politike dhe figurave të pavarura nga përvetësimi i Vëllezërve në sfera pune, si dhe privimi i të tjerëve nga ofrimi i mundësive për tu bërë pjesë e tyre si dhe privimi i tyre nga e drejta për të bartur ndonjë përgjegjësi.

Përveç asaj që u cek më lartë, kësaj mund t'ia shtojmë edhe përcaktimin e Vëllazërisë për punë të fshehtë dhe ndonjëherë përpjekjet e tyre që të depërtojnë forcat ushtarake në vendet e tyre, kanë dhënë një lloj të pasigurisë dhe të frikës rreth realitetit të programit të tyre dhe të qëllimeve përfundimtare të tyre. Modelet që janë ofruar si një sistem udhëheqës islam, në Afganistan, Iran dhe Sudan - për të cilat ishin angazhuar mediat perëndimore dhe arabe që ti paraqesin si modele të dështuara, dhe frikësimin nga ardhja e Vëllazërisë Myslimane në pushtet - janë modele që nuk e mohojnë të drejtën për tu kritikuar dhe për të sqaruar, dhe nuk japin mundësi për të mbrojtur ndonjë nga gabimet e veta.

Por duhet theksuar gjithashtu se këto sisteme nuk kanë marrë mundësi të barabartë dhe hapësirë të mjaftueshme për të mbrojtur veten në media.

Për më tepër, Vëllazëria Myslimane ofron një vizion të ndryshëm të procesit të reformave dhe të shtet-ndërtimit nga ato të ofruara nga "Modeli Taleban " në Afganistan, dhe modeli iranian me një përkatësi shiite.

Kështu që mbetet përvoja e Sudanit si një përvojë e një qeverisjeje me prapavijë të qeverisjes Vëllazërore që duhet të jetë temë diskutimi dhe të shqyrtohet, edhe pse pushteti i Sudanit është ndarë nga parimet udhëheqëse të Vëllazërisë Myslimane që nga fundi i viteve të shtatëdhjeta të shekullit të njëzet, por edhe pse ata nuk përfaqësojnë drejtpërdrejtë mënyrën zyrtare të tyre, ajo prapëseprapë mbetet një zgjatje e mendimit të tyre dhe në një mënyrë apo tjetër përfaqësuese e politikave të tyre.

Sido që të jetë, nëse kundërshtarët refuzojnë për të ngarkuar sistemet majtiste, liberale dhe nacionaliste, me të cilat vetë udhëheqin me ndonjë përgjegjësi, me arsyetimin se ata nuk janë përgjegjës për mënyrën e qeverisjes, atëherë do të ishte shumë më e drejtë që qoftë Vëllezërit Myslimanë apo kujt do tjetër prej Islamikëve të mos u bartet përgjegjësia e intolerancës dhe çdo formë tjetër e keq interpretimit të Islamit nga të tjerët. Kjo do të thotë që Vëllezërit Mysliman të lirohen nga bartja e përgjegjësisë për veprimet e të tjerëve.

Është për tu çuditur nga vetë fakti se shumica e atyre që merren me futjen e frikës nga Vëllazëria Myslimane, pavarësisht se a janë ata liberalë, nacionalistë, majtistë apo të tjerë, lëvizjet e të cilave në tokat arabe arritën deri tek pushteti mbi kurrizin e tankeve dhe se asnjëri nga liderët e këtyre rrymave nuk arriti të marrë udhëheqjen si rezultat i ndonjë procesi të lirë dhe të pastër demokratik, siç ndodhi me përkrahësit e Naserit dhe Partisë Kombëtare Socialiste në Egjipt, nacionalistët dhe socialistët në Irak e Siri, sistemet që ngritën slogane majtiste e socialiste, sistemi në Jemenin Jugor, sistemi i Nimeirit në Sudan, sistemi i Havari Bomedinit në Algjeri, regjimit Gadafit në Libi, kjo gjithashtu vlen edhe për regjimin e Tajas në Moritani, si dhe për sistemin e Ali Abdullah Saleh në Jemen.

Kjo është gjendja në vetë sistemet e tyre qeveritare, të cilat edhe pas ''ndryshimeve'' dhe veshjes gjoja të petkut të ''liberalizmit'' dhe hyrjes së tyre nën ombrellën e nënshtrimit ndaj SHBA-ve, përkundër faktit se kishin ardhur në pushtet mbi kurrizin e tankeve, kjo ndoshta nuk mund të thuhet për Burugeiba në kohën kur Tunizia e fitoi pavarësinë, e kjo padyshim se vlen për atë dhe pasardhësin e tij Ben Ali, kur e udhëhoqën shtetin për gjithë ato vite kinse në emër të te gjithëve por që realisht ishte kundër vullnetit të te gjithëve.

Ndërsa sa i përket qeverive që janë të trashëguara, ata vetvetiu e udhëheqin tërë politikën brenda kornizave të liberalizmit, duke i përjashtuar lëvizjet islame e sidomos Vëllazërinë Myslimane. Disa vende i lejojnë Vëllezërit të punojnë siç është Jordani dhe Kuvajti, por brenda kufijve të caktuar dhe që asnjëherë nuk lënë hapësirë të anashkalohen.

Ata të cilët po merren me futjen e frikës nga Vëllazëria Myslimane, dhe që po ngrenë slogane të liberalizmit dhe nacionalizmit të majtë, do të ishte mirë sikur të na tregonin nga përvoja e gjashtëdhjetë viteve të fundit për çdo regjim arab që mbajnë mendimet e tyre, cili regjim ka bërë respektimin e lirive dhe të drejtave të njeriut dhe transferimin paqësor të pushtetit!

Regjimet arabe me gjithë rrymat e tyre, historitë e tyre, logot e tyre, sistemet e tyre të ndryshme, të cilat merren me frikësimin nga Vëllazëria Myslimane dhe islamikët në përgjithësi, ishin ato që ushtronin dhunë, shtypje, cenim të lirive, zgjedhje të manipuluara, sisteme të inteligjencës dhe të formave të padrejtësisë dhe korrupsionit në vendet e tyre. Ato i bashkonte vetëm armiqësia ndaj Vëllazërisë Myslimane dhe islamistëve, përkundër qëndrimit të tyre armiqësor që mbanin ndaj vetë popullit të tyre, humbja e besimit ndaj tyre nga ana e popullit, dhe paaftësia e tyre për tu përballur me sprovën e parë dhe reale para kutive të votimit.

Sisteme këto që kanë ushtruar shtypjen e lirive nën pretekstin e frikës nga liria e tyre, vodhën pushtet nën pretekstin e frikës nga ardhja e islamistëve në pushtet dhe krijuan regjime despotike dhe të korruptuara duke i ngritur mbi bazën e frikës nga mundësia e rënies nën "padrejtësinë" e islamistëve.

Nën pretekstin e frikës nga "viktima", xhelati e kryente punën e tij të dhunshme duke i torturuar dhe maltretuar ata. Kjo ndoshta do të ishte një fantazi, por ne pamë me sytë tanë se si kjo ndodh në Tunizi, Egjipt dhe Libi, dhe se si kjo teori diskursi gjente përkrahje nga të ashtuquajturit intelektualë, profesorë universitetesh dhe figura mediale.

Vlen të theksohet se shumë rryma laike të krahut të majtë, të udhëheqësve liberale dhe nacionaliste kanë ushtruar dhunë diktatoriale ndaj anëtarëve të saj, duke lënë gjurmë në histori për një udhëheqje diktatoriale dhe agresive.

Këta udhëheqës kanë përdorur metodat e ndarjes, përjashtimit, vjedhjen e vullnetit të rregullave të partisë dhe anulimin zgjedhjeve të brendshme.

Çfarëdo krahasimi dhe vlerësimi real-shkencor do të vinte në pah se Vëllazërit Myslimanë, edhe pse kanë problemet e tyre të brendshme - janë përpara dhe shumë larg nga të gjitha partitë e tjera në aspektin e "demokracisë" së brendshme, si dhe në proceset zgjedhore dhe shkallëzimin e lidershipit të brendshëm, që zgjidhet rregullisht çdo tre apo katër vjet në shumicën e vendeve të tyre. E kjo është një nga arsyet që i bëri ata që të ruajnë kohezionin e tyre dhe rigjenerimin e tyre nga anëtarë të rinj, si dhe që të shtojnë pjesëmarrjen e rinisë në mesin e tyre.

Organizatat zyrtare dhe rrymat e anti-islamistëve u munduan t’i trembin njerëzit nga Vëllazëria Myslimane, duke i quajtur ata si armiq të lirisë, dhe se gjoja ata e përdorin demokracinë si një mjet për të thyer në struktura të shtetit, njerëz që pushtojnë në emër të fesë.

Natyrisht ishte e drejtë e njerëzve që Vëllazëria Myslimane dhe islamikët në përgjithësi t’ua sqaronin njerëzve qëndrimet e tyre rreth këtyre çështjeve, por fatkeqësisht ajo që po ndodhte ishte se ata nuk shpreheshin fare ndërkohë që akuzat hidheshin mbi ta pandërprerë.

Ndërsa ishte duke u bërë një përpjekje që qëllimisht të bëhej një ndërlidhje në mes të ideologjisë laike të liberalizmit dhe socializmit me liritë kombëtare dhe të drejtat e njeriut nga njëra anë, si dhe nga ana tjetër konceptet islame të shtetit dhe të shoqërisë si anti-demokratike dhe si cenues të lirive dhe të drejtave të grave.

Vëllazëria Myslimane (islamikët në përgjithësi) e refuzonin këtë konkluzion, pasi ata shohin në drejtën e zgjidhjes islame si një vullnet të vërtetë të kombit që kanë zgjedhur me shumicë këtë vizion islam, dhe se ajo është në përputhje me trashëgiminë e këtij kombi dhe kulturën e tij, me strukturën psikologjike, kulturore, dhe se sipas mendimit të tyre, janë më së shumti në gjendje të mobilizojnë masat dhe energjitë në procesin e ndërtimit dhe përparimit në betejën për të çliruar vendin dhe qenien njerëzore në përgjithësi.

Është e vërtetë se vizioni i islamistëve për të qeverisur nuk është plotësisht në përputhje me formën demokratike mbizotëruese në botë, sepse ata kanë baza të sistemit qeveritar të ndryshme si nga aspektet ideologjike, intelektuale dhe kulturore, dhe ishin kritikë ndaj gabimeve të sistemeve perëndimore. Kjo lëvizje e ndërton mendimin e saj duke u nisur nga fakti se sistemet e komunizmit janë sisteme brutale, dhe se lakmia e sistemeve të kapitalizmit, dhe degradimi i moralit në trajtimin e grave, të familjes dhe shoqërisë, si dhe devijimin e saj nga rruga e drejtë është shkelje mbi parimet e zbritura nga Perëndia për adhurim në tokë.

Ata gjithashtu mendojnë se demokracitë laike në veten e tyre ndryshojnë në mënyrat e aplikimit të demokracisë duke e pronësuar atë, në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në departamentet relative, individuale, kolektive dhe në referencat kulturore dhe ideologjike.

Në të njëjtën kohë shumë nga rrymat e demokracisë perëndimore bëjnë presion që të marrin ndikimin e bizneseve, lobeve të korporatave, rrjeteve mediale që t’ua japin pronarëve sionistë dhe të krishterëve konservatorë, në mënyrë që një pakicë e vogël ta ketë nën kontroll çdo vendimmarrje.

Por islamistët në tërësi favorizojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe transferimin paqësor të pushtetit, dhe po ashtu problemeve u qasen ne mënyre graduale duke e ditur se nuk ka dhunë në fe. Por nëse njerëzit zgjedhin programin e tyre dhe vizionin e tyre, atëherë do të ishte e drejtë e tyre për ta aplikuar këtë program, si dhe do të duhej të ishte e drejt dhe reale nga gjithë të tjerët që të respektojnë vullnetin e kombit.

Nga ana tjetër, nxitet një frikësim nga Vëllazëria Myslimane nëpërmjet lidhjes jo reale midis tyre dhe lëvizjeve ekstremiste e tekfire në botën tonë myslimane.

Ata po ashtu akuzojnë Vëllazërinë për gjoja themelimin e këtyre lëvizjeve, apo se këto lëvizje kanë buruar nga nën sqetullat e tyre. Edhe pse ekzistojnë libra që shprehin në mënyrë të qartë se mësimet e Vëllazërisë nuk pajtohen me idetë ekstreme dhe me mendimin tekfir, e po ashtu ata janë kundër lejueshmërisë së derdhjes së gjakut, siç shihet kjo në shkrimet e Hasan el-Benas, Abdul Kadir Odeh, Mustafa Sibait, Abdul Kerim Zeidanit, Jusuf El-Karadavit, Rashid El-Ganushit, Fat’hi Jeken ... e shumë të tjerë, përkundër kësaj ekziston një vendosmëri e çuditshme tek kundërshtarët e Vëllezërve për ti ngarkuar ata me përgjegjësinë e ideve ekstremiste dhe ideve të dala jashtë suazave të Islamit.

Kjo, edhe përkundër faktit se Vëllazëria i qëndroi përballë mendimit të grupit "Et-Tekfir we El-Hixhreh" në Egjipt që nga vitet e gjashtëdhjeta të shekullit të njëzet, si dhe ishin kundër mendimeve të "Al-Kaidës" e ndërsa në Irak ishin cak i vrasjeve dhe operacioneve vetëvrasëse duke u bërë kështu grupi me humbjen më të madhe në njerëz, kundërshtarët e tyre prapë vazhduan t’i akuzojnë ata për terrorizëm, ekstremizëm e akuza të tjera të po kësaj natyre.

Logjikisht, Islami i vërtet nuk mund të jetë përgjegjës për të gjitha grupet që kanë dalë duke u thirrur në emër të tij siç janë: Havarixhet, Xhehemijet, Mutezilet, Keramitet...ashtu siç nuk mund të jetë Krishterimi i vërtetë përgjegjës për gjenocidin e kryqëzatave, për dhunën dhe detyrimin fetar e as për inkuizicionin.

Gjithashtu edhe ideja e Revolucionit Francez nuk është përgjegjëse domosdoshmërisht për liderët të cilët kishin therur njëri-tjetrin në emër të vëllazërisë, lirisë dhe barazisë, e po ashtu edhe mendimtarët e demokracive perëndimore në Francë, Amerikë e Britani nuk janë përgjegjës për kryerjen e veprave të padurueshme koloniale nga ana e liderëve të tyre politikë dhe ushtarakë, e as Karl Marksi nuk është përgjegjës domosdoshmërisht në lidhje me praktikat e Leninit, Stalinit dhe Mao Cei Dungut...

Kështu edhe Lëvizja e Vëllazërisë duhet të jetë përgjegjëse vetëm për veten e saj, e nuk duhet të bartë përgjegjësi për njerëzit që kanë dalë nga radhët e saj, që i kundërshtuan dhe i luftuan ata në mendime dhe praktikë, apo që ndoshta edhe u shndërruan në armiq që i luftuan ata.

Problemi i ekstremizmit me të cilin qeveritë vazhdimisht kanë akuzuar Vëllazërinë, ato vetvetiu mbajnë një pjesë të madhe të përgjegjësisë, kur dihet se ato janë të ngritur në mënyrë të padrejtë dhe si aleate të qeverive perëndimore dhe si bashkëpunëtorë të pushtuesit izraelit për të luftuar popullin e tyre, duke ia mbyllur dyert në fytyrë çdo reforme të vërtetë apo rotacioni paqësor të pushtetit, ata po i nxisin njerëzit që në shkallë të ndryshme frustrimi e emocioni të mund të çojnë disa prej tyre deri tek ndonjë reagim i dhunshëm dhe i pa balancuar.

Pastaj, sikur këto sisteme qeveritare të kishin krijuar një atmosferë më të përshtatshme dhe një mjedis më të lirë ndoshta do të mund të ishin më të përshtatshëm në arsyetimin e luftës së ekstremizmit dhe formave të tij të ndryshme, ndërsa grupi që ishte në qendër të vëmendjes i përfaqësuar nga Vëllezërit Myslimanë në mesin e vetë myslimanëve ishte grupi që vazhdoi të mbetej grupi më mesatar dhe më i drejtë edhe atëherë kur ata po persekutoheshin, po torturoheshin dhe po burgoseshin pa asnjë faj.

Ndoshta libri "Predikues e jo Gjykues", shkruar nga Hasan El-Hudeibi si një udhëheqës i Vëllazërisë Myslimane dhe trashëgues i kësaj udhëheqje nga Hassan el-Bena, i shkruar në kushtet më të vështira në burg, i referohet realisht vizionit të moderuar dhe të qenët mesatarë të Vëllazërisë Myslimane, i miratuar nga udhëheqja dhe i ngritur mbi parimet e tyre, edhe përkundër faktit se ishte shkruar në rrethana të jashtëzakonshme të shtypjes.

Një tjetër aspekt që është marrë si pretekst për ti trembur njerëzit nga Vëllazëria Myslimane është akuza për mungesë të një programi të vërtetë për ta udhëhequr shtetin, dhe mos ofrimi i zgjidhjeve për problemet e shoqërisë.

Natyrisht kjo është e drejtë e plotë e njerëzve që të sigurohen në aftësitë e Vëllazërisë Myslimane në ofrimin e njohurive, koncepteve, programeve serioze dhe reale për zgjidhjen e problemeve të shoqërisë.

Shihet qartë se akuza e "modës së vjetër", e cila e kritikon punën e Vëllazërisë mund të ketë më shumë se tridhjetë vjet. Nëse i hedhim një vështrim serioz programeve elektorale të Vëllazërisë në shumë vende mund të vërejmë se ato kanë të bëjnë në masë të madhe me përmirësimin e gjendjes dhe zgjidhjen e problemeve të shtetit apo të shoqërisë, pavarësisht se a pajtohen me ta apo jo.

Vëllazëria përgjatë viteve ka përfituar një prani të fortë në universitetet dhe shoqatat profesionale, si dhe inkuadrimin e mijëra kuadrove të tyre në fusha të ndryshme, përveç mijëra të tjerë që iu bashkuan atyre, kuadro këta të diplomuar në universitetet e huaja.

Ndoshta, sektorë të tillë si teknokratë, i përbërë nga Vëllazëria Myslimane dhe mbështetësit e tyre, është një nga më të mëdhenjtë në krahasim me sektorë të tjerë të rrymave dhe partive të ndryshme, por nuk iu dha asnjë shans dhe e drejtë për të punuar në institucionet shtetërore për shkak të "luftës" që zhvilluan këto institucione në shumë vende arabe.

Nga ana tjetër, për më shumë se pesëdhjetë vjet, Vëllazëria ishte më së shpeshti viktimë e regjimeve arabe aleate të Amerikës, e ndërsa disa vijnë për t’i frikësuar nga Vëllazëria duke u thirrur në atë se ata janë aleatë të rinj të Amerikës. Revolucionet dhe vetë njerëzit e saj kanë imponuar procesin e ndryshimit dhe ata janë që i rrëzuan regjimet arabe aleate me Amerikën, për të ardhur vetë në pushtet përkundër përpjekjeve të Amerikës dhe aleatëve te saj për pengimin e tyre.

Është e vërtetë se Vëllazëria Myslimane paraqet një formë të moderuar të Islamit dhe që e besojnë dhe e praktikojnë domosdoshmërinë e ecjes me hapa gradualë, si dhe mos nxitimin në largimin e të tjerëve, e që po ashtu përqendrohen në reformat e brendshme qysh në fazat e hershme, por ata paguan për një gjysmë shekulli e më shumë çmimin e armiqësisë ndaj tyre nga ana e Amerikës dhe politikave të saj.

Politika e SHBA-ve po nxiton për të akomoduar realitetin e ri dhe për ta ri-organizuar në dobi të tyre, e po ashtu po përpiqet të "adoptojë" Vëllazërinë, por ata herët a vonë do të ballafaqohen me realitetin e ri të rilindjes dhe kulturës së dhënë nga Vëllazëria Myslimane.

Kjo sigurisht se do të varet edhe nga aftësia e Vëllazërisë Myslimane që të vazhdojë t'i përmbahet projektit të tyre, si dhe nga ajo se sa ata do të jenë vigjilentë për të mos rënë në kurthet e pushtetit dhe lakmitë e tij, e po ashtu do të varet edhe nga shkalla e këmbënguljes së Amerikës në përpjekje për të imponuar vullnetin e saj në politikë dhe në rajon.

"Vëllazëria Myslimane po vjen!". Vërtetë ndoshta mund të duket si skenar i filmave indianë! Por kjo nuk është më e vlefshme për treg në kohën e revolucioneve arabe, dhe vërtetë se nuk i ka mbetur më frikës nga Vëllazëria asnjë vlerë, pra le të respektojmë plotësisht vullnetin e popujve dhe përzgjedhjes së tyre, dhe le të vendosen Vëllazëria Myslimane nën llupë dhe nën testin e përvojës, e nëse tregojnë sukses atëherë veçse e kanë shërbyer fenë e tyre, vendin e tyre dhe popullin e tyre, e nëse dështojnë atëherë do t’u hiqet nami dhe kështu do të përfundojnë ankesat ndaj tyre.

Së fundi pavarësisht se çka do të ndodhë, lëvizjes “Vëllazëria Myslimane” i takon (pasi që edhe është masë e nevojshme) t’i qartësojë pozicionet e saj dhe të sqarojë tërë atë çfarë i është veshur nga dyshimet dhe akuzat e llojllojshme dhe të bëjë autokritikë për praktikat dhe përvojat e tyre, si dhe të marrë përgjegjësinë për gabimet e bëra, kështu që t’iu bëhet e qartë që të gjithëve se ata nuk janë engjëj dhe se ata nuk monopolizojnë realitetin dhe të vërtetën dhe se ata i respektojnë divergjencat dhe diversitetet dhe se ata në rend të parë i kanë interesat e vendit pastaj interesat partiake dhe personale, dhe se ata ofrojnë një vizion të plotë dhe gjithë përfshirës për rilindjen, ringjalljen dhe ri ngritjen e Islamit duke e shndërruar këtë nga sloganet e tyre në një program të detajuar dhe shumë serioz.

 

Shqipëroi: Artan Musliu

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme