Nëse nuk turprohesh bën ç’të duash!

Ndërkaq kur para disa ditëve u pyet për statusin e Islamit ndaj asaj që e deklaroi kryetari i Francës gjatë një fjalimit për të miratuar një vendim për ndalimin e hixhabit të cilin e obligoi All-llahu Fuqiplotë në dy sure ate të “Nurit”dhe të “Ahzabit”, përgjigjja e tij (Shejh Ez’herit) ishte se një gjë e tillë është çështje e brendshme e Francës dhe se Franca ka të drejtë që të ndërmer një gjë të tillë, vendimin që ajo dëshiron, ta detyroj që t’ua imponoj të gjithë grave që qëndrojnë në territorin e saj dhe askush nuk ka të drejtë të kundërshtojë apo të ndërhyjë për këtë gjë.
Pra, sipas kësaj vendimet që ndërmori Kryetari i Tunisit ku me ato miratime kundërshtoi shumë dispozita dhe parime qenka çështje e brendshme dhe nuk lejohet kundërshtimi dhe qëndrimi ballë tyre. Njëkohësisht, edhe ato që i ndërmer Izraeli (që zyrtarisht është i pranuar nga Egjipti) si marja e të drejtave të palestinezëve, rrënimi i shtëpive të tyre, uzurpimi i tokave të tyre dhe tallja e përçmimi me vlerat dhe simbolet islame qenka çështje e brendshme të cilat aplikohen brenda territorit të saj dhe kështu nuk ka të drejtë askush t’u bëjë ballë këtyre madje sipas kësaj del se çdo shtet islam apo jo islam ka të drejtë të ndalojë qytetarët e tyre muslimanë apo të krishterë ose çifutë të ushtrojnë fenë e tyre dhe t’i përmbahen asaj që i binden nga urdhërat e Zotit të tyre. Ndërkaq, sipas kësaj jo vetëm kaq por ke të drejtë edhe t’i zhveshish qytetarët nga të drejtat e tyre fetare deri në atë shkallë saqë të kundërshtosh edhe vetë ekzistimin e fesë brenda territorit të tij, pasiqë e gjithë kjo është çështje e brendshme dhe nuk ka të drejtë askush nga jashta të evitojë këtë ose së paku të kundërshtojë me fakte dhe me argumente. Pra, sipas kësaj edhe revolucioni komunist paska patur të drejtë kur dogji në Rusi Kur’ana dhe kur rrënoi xhamitë dhe luftoi ekzistimin fetarë sepse një gjë e tillë është çështje e brednshme kurse çështja e brendshme është pronë e udhëheqësve e ata kanë të drejtë që ta ushtrojnë atë si të duan dhe të marrin qëndrime dhe gjykime që ata duan!
Pyetjen që ia drejton e gjithë bota (dhe nuk them vetëm bota islame) këtij njeriu që shteti Egjiptas është i kënaqur me caktimin e tij si Shejh i Ez’herit është: Në bazë të cilit ligj apo legjislacion e solli ky Shejh këtë vendim i cili u lejon udhëheqësve në çdo shtet të ushtrojnë ndaj popujve të tyre atë që dëshirojnë dhe të ndërmarin qëndrimin që e dëshirojnë? Duke marrë parasysh se Shejhi mban postin e autoritetit më të madh Islam në botën islame e që është Ez’heri pra, ai e sjell këtë vendim duke supozuar se e nxjerr nga Sheriati dhe dispozitat e tija. Por, edhe ky shejh e di siç e dinë të gjithë dijetarët dhe muslimanët tjerë se Islami në mënyrë të pakontestueshme është i lirë larg këtij trillimi falsifikikues që gënjen në emër të tij (Islamit).
Sikur të ishte detyrimi i gruas muslimane për ta hequr shaminë me të cilën e obligoi All-llahu Fuqiplotë çështje e brendshme e cila nuk bën të kundërshtohet dhe të ndërhyhet atëherë obligimi i urdhërit në të mirë dhe ndalimi nga e keqja duhej që të mos vlejë madje atëherë do të duhej të bëhej e kundërta sepse pohimi dhe miratimi i urdhërit në të mirë dhe ndalimi nga e keqja ka të bëjë me urdhërin që të drejtën e saj e posedon Kryetari i shtetit e jo All-llahu. Pra, Kryetari është zotruesi i kësaj të drejte dhe dëshira e tij është ajo që vendos se si do të vendoset ndaj popullit dhe ate pa marrë parasysh sa kundërshtohet Sheriati i All-llahut në atë që Ai na obligoi. Pra, cili musliman mund të thotë e të pohojë e të ndërmerr një qëndrim të tillë?!
All-llahu e mëshiroftë atë kohë kur Ez’heri ishte mburojë e parimeve të Islamit, ligjeve të tij dhe strehim i robërve të All-llahut; muslimanëve në gjithë botën. Ndërsa, sa pa fat që janë ditët e kobshme tona të sodit që befasoi botën me një rrjedhim që nuk e ka imagjinuar iluzioni nga deformimi i kësaj kështjelle dhe strehe që u shndërrua para syve të gjithë botës në një shërbetorë të poshtruar ndaj kurtheve të udhëheqësve çifutë të cilët bëjnë përpekje të pa lodhshme për të çrrënjosur Islamin nga vatani i vet dhe për të shkulur bimët e tij nga rënjët. Por, a thua me të vërtetë Ez’heri ka ngelur pa dijetarë të shquar e syçelë që kujdesen për të ruajtur Islamin dhe sheriatin e tij, dijetarë me gjuhë të mprehur për të mbrojtur të vërtetat e Vahjin e tij dhe zemra që reh për madhërimin dhe dashurinë e All-llahut. Ndërkaq, për fat të keq brenda mureve të Ez’herit sillen disa bishta dhe ndjekës të këtij Shejhi falsifikues ndaj Ez’herit të cilët dorëtrokasin për marrëzinë e tij dhe ndjekin rrugën e tij?!
Ez’heri ka qenë si një Ummet (popull) me njerëzit dhe dijetarët e famshëm e besnik. Për të vërtetuar këtë ke mundësi të shikosh bëmat dhe xhihadin e tyre të trajtuar në faqet e revistës historike e gjigante të Ez’herit: “Nuru el Islam”.
Vallë a thua me të vërtetë ai Ummet u deformua dhe erdhi situata sa që Ez’heri të bëhet si një qytet magjik i heshtur ku të gjithë ata që gjenden aty, si mendimtarët njashtu edhe dijetarët t’u nënshtrohen zotrinjve të tyre në mënyrë të poshtruar dhe varrosin historinë e famshme të tyre në varrin e errësirës?!
Nga ana tjetër fatkeqësia nuk qëndron në atë që ka deklaruar Shiraku rreth hixhabit ngase ai atë që e ka deklaruar është kundërveprim ndaj presionit që i është ushtruar atij nga lobi cionist lob ky që është i dëshpruar për rezultatin që solli statistika që u mbajt në shoqëritë evropiane e që ishte se: Izraeli është shteti i parë terrorist në botë. Kështuqë përfundimi i studimeve që bënë administratat cioniste për këtë rezultat të befasishëm që ju erdhi si goditje rufeje e të cilën nuk e prisnin, ishte se kjo vjen nga rrymat islame të grumbulluara në Evropë e të cilat shtohen ditë pas dite në brendinë dhe bëhen të harmonishme me shoqërinë evropiane gjë që është faktorë i rezultatit statistikor të pa pritur. Pra, kështu këto administrata cioniste duhej që të bëjnë çmos që të dobësojnë rrymën islame në shoqëritë evropiane për të shmangur atë (rrymën islame) nga rruga e harmonizimit midis saj dhe administratave evropiane dhe instuticioneve shtetërore të tyre. Prandaj, cionistët shpejtuan për të gjetur ndonjë rrugë a metodë për të ndezur fitilin e fitnes siç është edhe gjithmonë kjo punë e tyre për të shpëtuar nga fatkeqësitë me të cilat ai (cionizmi) rrezikohet.
Kur administratat cioniste analizuan mundësitë dhe rrugët nuk gjetën diç më të volitshme se të luajnë me kartën e hixhabit dhe kështu e nxitën të djathtën ekstreme të Francës për të thirrur në sjelljen e një ligji të qartë në ndalimin e hixhabit islam nëpër shkolla, universitete dhe administrata shtetërore duke shpresuar që nga sjellja e këtij ligji të shpërthejë një revolucion gjakënxehur i udhëhequr nga rryma islame e cila do të ballafaqohet me sistemin e atyre që e udhëheqin politikanët e pushtetit në Francë madje edhe me gjithë Evropën dhe kështu nga kjo do të shkaktohet një fitne e egër dhe e dhunshme ku në fund rryma islame do të humb dhe do të pësojë mbyllje në vete dhe izolim. Ndërkaq, edhe rryma e kundërt (opozita) është e konsiderueshme si dhe krahas kësaj edhe kundërshtimi i klerikëve të krishterë për hakmarje, kundërshtimi i shumë politikanëve, shkencëtarëve dhe mendimtarëve ndaj këtij projekti si dhe protestat demonstrative dhe ato me shkrim nga muslimanet françeze dhe ato jo muslimane gjë që këto hasin në simpati të madhe nga shoqëria françeze dhe opinioni i përgjithshëm me muslimanët. Krahas kësaj edhe atë që gëzon ekzistimi Islam në shoqëritë evropiane në përgjithësi nga zgjimi i plotë për kurthet dhe hartimet dhe aspiratat e administratave cioniste rreth harmonisë së lobit cionist me administratat e pushtetit në ato shoqëri. Unë them: Pra, fatkeqësia nuk qëndron në atë që ka deklaruar Kryetari i Francës Shirak por, fatkeqësia përqëndrohet në muslimanët të cilët ushtrojnë si agjentë të hapur për administratat cioniste dhe përgënjeshtrojnë All-llahun dhe Islamin duke thënë se: Hixhabi (mbulesa e gruas) nuk është diç tjetër vetëm se traditë që e kanë nxjerrur traditat historike primitive. Pastaj, fatkeqësia përqëndrohet edhe në Ez’herin të cilit i është gjykuar për heshtje dhe pastaj i është imponuar atij (Ez’herit) që dikush të flet në emër të tij në mënyrë të përgënjeshtruar dhe të shpifur ndaj tij (Ez’herit) si dhe të flas në emër të Islamit poashtu në mënyrë të rreme dhe të shpifur për të bekuar synimet e administratave cioniste dhe për t’u lehtësuar cionistëve realizimin e qëllimeve të tyre. Unë e di se i vijnë shumë dënime publike për këtë gjë Ez’herit nga e cila Ez’heri është i pafajshëm siç i vinë pa ndërprerë këshilla që ai t’u shmanget gabimeve dhe t’i kthehet rrugës së drejtë para se të jetë vonë.
Vallë, a do t’a kuptojë këtë sot dhe të deklarojë pendimin, të kërkojë falje nga All-llahu për marrëzinë apo do të ngel ashtu si është në këtë gjendje dhe do të dominojë tek ai autoriteti i principit që thotë:
Nëse nuk turpërohesh bën çtë duash?


Shtojcë:

Dikush më tha: Si thoni, a thua administrata françeze nga kjo shkumë që e lëshoi Shejhi i Ez’herit e inkurajon këtë administratë që të vazhdojë punën e vetë për të realizuar atë që mendon për çështjen e ndalimit të hixhabit të cilin e obligoi All-llahu Fuqiplotë? Unë i thash se ajo që më shumë mendoj që është më e pritur që administrata françeze një gjë e tillë atë do ta bëjë që të mendojë mirë, të analizojë mirë faktorët në vijim:
Së pari: Për arsye se siç e din se Shejhi i Ez’herit atë marrëzi që e tha nuk e tha nisur nga eksperienca e njohja politike e prapavijave të cilat i deklaroi Kryetari frances Shirak dhe njëkohësisht ai nuk i tha ato nga korrektësia ndaj dispozitave të Sheriatit islam si dhe këshilltari i Kryetarit frances e di shumë mirë gjykimin e Sheriatit islam për këtë çështje (hixhabin).
Së dyti: Për atë që siç e ke edhe këtë të njohur se zëri i Ez’herit nuk përfaqëson (që prej një kohe) atë ngase atë gjë e cakton politika si Shejh të Ez’herit.
Por, zërin e tij (Ez’herit) e përfaqëson atë që miratojnë dhe që e deklarojnë shumica e dijetarëve të Ez’herit të cilët elhamduli-lah ende janë shumë të cilët qëndrojnë me hakun (të drejtën) të cilin e urdhëroi All-llahu Fuqiplotë dhe për një gjë të tillë nuk i frikohen askujt.
Së treti: Administrata franceze e ka të qartë (se fjala e Shejhit të Ez’herit është në kundërshtim me Sheriatin islam madje edhe e demanton atë që ka deklaruar Shejhi i Ez’herit) se fjala e tij përkrahëse ndaj qëndrimit të pushtetit françes për të ndaluar hixhabin nuk është diç më tepër se një shtytje nga Shejhi për Francën që të futet në një kurth madje në një gropë të thellë të problemeve shoqërore dhe politike për të cilat ajo nuk ka nevojë.
Së katërti: Fetvanë që e shpalli ekselenca i nderuari Myftiu i Egjiptit gjeti pëlqim, kënaqësi dhe përkrahje nga meset e botës arabe dhe e gjithë asaj Islame dhe më në krye të tyre nga nëna e vendeve arabe dhe Islame Egjipti gjë kjo që ja bën me dije administratës françeze për pishtarin me të cilin duhet të udhëzohet për këtë çështje e cila nuk është nxitur veç se nga presioni i jashtëzakonshëm e të vetëm e që është lobi cionist i cili sot udhëheq me të djathtën ekstreme françeze. Ne lusim All-llahun që të na udhëzojë e të na mundësojë të dalim nga kjo krizë (që me dinakëri e marifet të madh është imponuar) duke mos humbur ajo miqësinë e popullit arab e cila tek të gjithë ummeti jonë ka nder dhe respekt.

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme