
- Njëra nga mëshirat e Zotit është se Ai njerëzimit i dërgoi njëqind e njëzet e katër mijë të dërguar lajmëtarë, të cilët duhen ta mësojnë njeriun me recetën e eliksirit (ilaçit) dhe t’i tregojnë se si vendoset shpirti në qendër të përpjekjeve për t’i menjanuar veset nga të cilat rrjedh prishja dhe turbullimi zemrës dhe si të vishet ajo me virtyte.
- Njohuria (dituria) egziston potencialisht në brendësinë (shpirtin) e njeriut sikurse fara në brendësinë e tokës. Me anë të mësimit, ky potencial bëhet i mundshëm. - [Imam Gazaliu]
- ...njeriu duhet t'i thotë shpirtit të tij ç'do mëngjes, "Zoti të ka dhënë njëzet e katër thesare. Kujdesu që të mos humbasësh asnjërën prej këtyre, sepse s'do të mund të durosh keqardhjen që do të vij (si shkak) i kësaj humbjeje. [Imam Gazaliu, Eleksiri i Lumturisë]
- Vlerën vërtetë të këtyre katër gjërave, e dinë vetëm këta katër persona:Vlerën e të jetuarit e dinë vetëm të vdekurit, vlerën e shëndetit e dinë vetëm të sëmurët, vlerën e Fuqisë rinore e dinë vetëm pleqtë e pafuqishëm, dhe vlerën e pasurisë vetëm të varfërit. [Imam Gazaliu]
- "Falënderimi i takon Zotit, dhembshuria e të Cilit është gjithëpërfshirëse dhe Mëshira e të Cilit është universale. I Cili shpërblen robërit e Tij për përkujtimin (dhikrin) e tyre ndaj Tij me përkujtimin e Tij [ndaj tyre] - Vërtet Zoti I Lartësuar thotë: "Më përkujtoni Mua, dhe Unë ju Përkujtoj juve'- (Nga parathënja e Kitab el Edhker we Da'wet të Ihya ulum ad-Din")
- Trupi mund të shëmbëllehet me një qytet ndërsa intelekti i qenies së pjekur me mbretin që e sundon atë qytet. Të gjitha shqisat që ai i ka nën kontrollin e tij janë si ndihmës dhe ushtarë të tij. Egoja (nefsi) që e drejton për në të ndaluar, e që janë epshi dhe inati, janë si një armik që e sfidojnë atë në mbretërinë e tij dhe mundohet t'i masakroj njerëzit e tij. Kështu që trupi shndërrohet në një qytet garnizon ose avanpost deti, dhe shpirti është si roja (që gjendet) i vendosur në të. Nëse ai lufton kundër armiqve të tij dhe i mund ata e i detyron ata të bëjnë ashtu siç dëshiron ai, ai do të jetë i lavdëruar kur të del para Zotit, siç thotë Zoti: "Besimtarët të cilët nuk luftojnë nuk janë të barabartë me ata që luftojnë në rrugë të All-llahut me pasurinë dhe jetën e vet. Ata që luftojnë, me mish e me shpirt te All-llahu janë një shkallë më lart." (4:95) [“Ihja ul-ulumuddin” (Përtëritja e shkencave fetare); kapitulli "Ushtarët e Zemrës"]
- Ky shteg i yni, edhe nga gjatësia edhe nga shkurtësia, nuk është si gjatësia fizike e kaluar nga qeniet e ulëta. Ata përshkojnë atë në këmbë kështuqë përshkimi i tyre mvaret nga fuqia fizike (trupore) dhe dobësia e qenies së ulët. Ky është një shteg shpirtëror, i përshkuar nga zemrat, kështuqë ti e përshkon këtë me mendime në përputhje me besimet dhe perceptimet. Origjina e tij është dritë qiellore dhe një shkëlqim Hyjnor, që depërton në zemrën e robit, kështuqë përmes saj ai e sheh gjendjen e të dy vendbanimeve në realitet.[Huxhetul-Islam Imam Gazaliu (rahmetullahi te'ala alejh); Minhexhul Abidin Ila Xhenneti Rabel-Alemin;]
- "Njohuria (dituria) pa vepër është marrëzi dhe vepra pa dituri është e pavlefshme. Dije se, dituria e cila nuk të largon nga mëkati sot dhe nuk të kthen në të nënshtruar (ndaj Zotit), nuk do të largojë nesër nga zjarri. Nëse sot nuk vepron përkitazi me diturinë (që posedon) dhe nuk pendohesh për ditët që kanë kaluar, të nesërmën, në ditën e Ringjalljes do të jesh prej atyre që do të thonë "Na ktheni përsëri (në tokë) dhe ne do të punojmë vetëm vepra të mira!" Dhe do t'u thuhet, "Budallenjë! Ju sapo erdhët prej andej!" - [Imam Gazaliu]
- Asnjëherë nuk jam përballur me ndonjë gjë më të vështirë se me shpirtin tim, i cili ndonjëherë më ndihmon, e ndonjëherë më kundërshton. [Imam Gazaliu]
- Ti besosh Zotit plotësisht është të jesh si një fëmijë i cili thellë brenda tij e di që edhe nëse ai nuk thërret të ëmën, e ëma është në dijeni të plotë për gjendjen e tij dhe është duke e kërkuar atë. [Imam Gazaliu]
- - Imam Gazaliu, në Ihja'u Ulum ad-Din, për istiwanë thotë:"... vendet nuk e mbajnë Allahun, as drejtimet, as toka e as qiejt. Ai është i atribuar me një "istiwa'" mbi Arsh siç Ai e ka përmendur në Kur'an me kuptimin që ai ka dashur, dhe jo me atë që njerëzit mund të mendojnë (gabueshëm).Është një istiwa' që është e pakufizuar në prekje, pushim (ndejë ose qëndrim), mbajtje, lëvizje ose përfshirje (brenda diçkaje). Arshi nuk e mban Atë, por Arshi dhe ato që e mbajnë Arshin (të gjitha së bashku) janë të mbajtura nga Allahu me Fuqinë e tij dhe i janë të nënshtruara ndaj Tij. Ai është mbi arshin dhe mbi qiejt dhe mbi gjithçka përkah statusi (e jo për nga pozita fizike), një Lartësim që nuk i jep afërsi Atij me Arshin ose qiejt, siç edhe nuk i përcakton Atij largësi me tokën. Ai është më i Lartësuar në Status (gradë) se çdogjë: më i lartë në status se Arshi dhe qiejt, si dhe më i lartë në status se toka dhe pjesa tjetër e krijimtarisë (së Tij)."
- “Nëse mendimi i parë i brendshëm nuk mposhtet, (ai) do të prodhoj një qejf, qejfi do të prodhoj një dëshirë, dëshira do të prodhoj një qëllim, qëllimi do të prodhoj një veprim, dhe veprimi do të rezultoj në shkatërrim dhe zemërim të Perëndisë. Prandaj, e keqja duhet të pritet në rrënjet e saj, dmth atëherë kur është vetëm një mendim që përshkon mendjen, prej të cilit pasojnë të gjitha gjërat tjera.” (Ihja Ulumud-din, 6/17).
- Kushdo që supozon se besimi fitohet me anë të teologjisë spekulative, provave abstrakte, ose mospajtimeve teorike është novator (bidatçi). Përkundrazi, besimi është një dritë që Zoti, i Madhërishëm dhe i Lartësuar, e vë në zemrën e robërve të Tij me bujari dhe hijeshi prej prezencës së Tij. Nganjëherë besimi është i dëshmuar së brendshmi dhe është i pamundur të shprehet. Nganjëherë përmes ndonjë përfytyrimi duke qenë në gjumë. Nganjëherë duke përjetuar gjendjen e një njeriu të devotshëm dhe duke pranuar (marrë) prej emetimit të dritës së tij si rezultat i shoqërimit me të dhe prezencës së tij. Dhe përveç kësaj ka raste kur besimi vjen nga konvergjimi i rrethanave. Me të vërtetë, një beduin erdhi tek Pejgamberi (s.a.w) duke mohuar dhe refuzuar atë. Por kur sytë e tij ranë mbi pamjen e tij rrezatuese (Zoti ia ngrit't denjësinë dhe fisnikërinë e tij) ai pa në të dritën e pejgamberisë dhe thirri "Për Zotin! kjo nuk është fytyra e një gënjeshtari" Ai pastaj i'u përgjërua Pejgamberit (s.a.w) që t'i shpjegoj atij Islamin dhe menjëherë e përqafoj (pranoi) atë. (Ihja ulumud-din, Huxhetul Islam Imam Gazaliu)