Ju mirë e dini, që shumë herë e kam përmendur, se lutja është një ndër format e robërimit ndaj All-llahut xhel-leshanuhu, dhe se ajo vet prej veti është qëllim e jo mjet. Kur’ani këtë qartë e vërteton kur na thotë: “Zoti juaj ka thënë: "Më thirrni Mua, Unë ju përgjigjem, e ata që nga mendjemadhësia i shmangen adhurimit ndaj Meje, do të hyjnë të nënçmuar në Xhehennem". (El Gafir: 60), ku lutjen e paraqet si ibadet ndërsa ibadetin e paraqet si lutje.
Prej njeriut, robit të All-llahut, pretendohet të sillet në përputhje me atë robërim duke e treguar pafuqinë e tij, dobësinë dhe nevojën e tij të përhershme ndaj mëshirës së All-llahut. Më e mira mënyrë e paraqitjes së gjithë kësaj është lutja, çka do me thënë se lutja prej vetvetes është QËLLIM e jo mjet.
Për shkak të gjitha të lartëpërmendurave, asnjëri nuk guxon të thotë: “Unë ia drejtoj lutjet All-llahut, me kushtëzim që të mi plotësojë, dhe unë do të kërkoj dhe do të jem ngulmues në to, por nëse nuk m’i plotëson atëherë do të kthehem kundër Tij, do ta lëshoj lutjen dhe do të konsideroj se Ai nuk e ka realizuar atë që vet ja ka obligu vetes kur ka thënë: “Zoti juaj ka thënë: "Më thirrni Mua, Unë ju përgjigjem!” (El Gafir: 60)
Ti, o njeri kur trokasish në derën e mëshirës së Tij nuk mund ta kushtëzosh çka të dëshirosh për shkak se ti nuk je i barabart me Të, për shkak se ti je robi i Tij. Puna jote është ta tregosh nevojën tënde të cilën e kërkon, të ndalesh në derën e mëshirës së Tij plotësisht nënshtrueshëm, me petkun e kthyer për robërim Atij, pa marë parasysh a ta plotëson lutjen apo jo, a ta mbyll derën e mëshirës apo ta hap, ose t’i ka realizuar pritjet tua ose jo. Puna jote është që të mbesësh i ngjitur për derën e mëshirës së Tij. Më thuaj ti mua nëse do ta lëshosh derën e mëshirës së Tij, në cilën derë pastaj do të kishe trokatur? Tek cili do të kërkoje të ta pranojë lutjen tënde?
Ikjet e tua, në këtë rast do të jenë, në të vërtetë, rikthim prapa në derën e mëshirës së Tij. I Dërguari i Zotit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem netëve, në sexhde dhe në kohën para agimit thoshte këtë lutje: “All-llahu im, kërkoj mbrojtjen Tënde prej hidhërimit Tënd, faljen Tënde prej dënimit Tënd, dhe kërkoj mbrojtjen Tënde prej dënimit Tënd, dhe asnjëherë nuk do mundem me të lavdëruar ashtu siç e ke lavdërur Veten.”
Vëllezër, gjithë këtë e them për shkak se, mos të luaje shejtani apo nefsi me njeriun duke i thënë: “Ja, u lute së bashku me mijëra njerëz (për muslimanët e Irakut sh. i përkth.) të cilët njëlloj u lutën, por a u pranua ajo lutje? Ku është ai premtim të cilin All-llahu ua ka garantuar juve?”
Ruajuni që shejtani mos t’u fus huti të tilla në zemrat e juaja.
Sigurojeni veten prej intrigave të tij me ndihmën e fakteve në radhë:
Fakti i parë:
Lutja është QËLLIM e jo mjet. Lutja nuk është mjet për arritjen e dëshirave, dhe kur ta plotësojë dëshirën tënde ti ia këthen shpinën dhe largohesh prej Tij. Më e vogla gjë që duhet t’i thuash secilit që të bën diçka është: “Faleminderit”. Lutja me të cilën robi i drejtohet Zotit të tij është vetvetiu ibadet: “Dhe adhuroje Zotin tënd deri të vijë ty e vërteta (vdekja)!” ( El Hixhër: 99). Ky është fakti i parë.
Fakti i dytë:
Mos i shpejtoni gjërat. Kush mund të tregoj se All-llahu nuk e ka pranuar lutjen tonë? Cili ndjek pamaturinë e tij dhe i shpjegon gjërat sipas dëshirave të tij? Nuk duhet t’i shpejtojmë gjërat, dhe t’i shpejtojmë ngjarjet! Për arsye se unë jam një prej robëve të Zotit të cilët janë plotësisht të bindur në robërimin e tij ndaj All-llahut, i sigurt pohoj se All-llahu na e ka pranuar lutjen. Nuk do të thotë se për shkak të bindjes sime të fortë duhet të shoh vizionin e saj në realitet dhe nuk duhet që dëshmia e bindjes sime të jetë nxitim i plotësimit të saj ecurisht me dëshirën time. Kjo është vëllezër të nderuar, plotësisht veprim i gabuar. Kjo ndodhi e çuditshme (rrëzim i shpejt i Bagdadit sh. i përkth.) e befasoi ummetin arab dhe Islam, por mos t’i nxitojmë gjërat dhe t’i komentojmë ngjarjet në mënyrë pesimiste. Fakti është që gjërat ashtu nuk qëndrojnë.
Fakti i tretë:
Dje kam përmendur se kur fshehtas i ngrejmë duart tona duke e lutur All-llahun duhet t’i kujtojmë kushtet për plotësimin e lutjes, edhe të dimë se ekzistojnë kushte për të na e plotësuar All-llahu xhel-leshanuhu lutjen tonë. Duhet t’i kthehemi vetes dhe ta pyesim: “A i kemi plotësuar këto kushte”?
Vëllezër, problemi është se secili prej nesh nuk lutet vetëm për vete si individ, të kishte qenë ashtu do të ishte shumë lehtë ku për një qast do t’i qaheshim All-llahut, do t’i luteshim për falje dhe do t’i kishim dhënë betimin se nuk do t’u ktheheshim punëve të këqija, pastaj e lus dhe Ai ma plotëson lutjen. Por, kur lutemi për të gjithë ummetin, kur lutemi për grupe dhe njerëz të llojllojshëm, si mund unë të garantoj se të gjithë ata i janë qajtur All-llahut? Nëse të gjithë t’ju reshtoheshin drejtë urdhërit të Tij? Duhet të mendojmë sikur dikush prej qielli na drejtohet duke thënë: “Kur u lute për veten, t’u plotësua, por kur lutesh për të gjithë njerëzit, do të ishte më mirë që së pari t’i thërrasish t’i plotësojnë kushtet për pranimin e lutjes te vetvetja.” Duhet të shikojmë në punët tona, a janë plotësuar kushtet e lutjes në të gjitha shtetet, ndërsa Iraku është njëri prej atyre shteteve Islame. A janë plotësuar kushtet?
Javën e kaluar ju kam treguar për tradhtinë, dy tradhëti të mëdhaja prej të cilave njëra në jug (mendon në shi’itët sh. i përkth.) e tjetra në veri ( mendon në kurdët sh. i përkth.). Kurse All-llahu e di edhe sa tradhëti ka patur?!
Ajo tradhëti e cila ka ndodhur, a nuk e dini se ajo është pengesë për të arritur lutja në qiell? Dua t’ju kujtoj betejën në Uhud. Ajo betejë është fatlume për shkak se në të ka marë pjesë i Dërguari jonë i dashur sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. Muslimanët kanë korrë një fitore të madhe, por pas fitores kishte ndodhur një gabim. Them “gabim” e jo tradhëti, por se vlerësim i gabuar prej anës së dymbëdhjetë as’habëve të të Dërguarit. Kanë shikuar në urdhërin e të Dërguarit, derisa e ruajshin shpinën e muslimanëve në kodër, ashtu siç kanë menduar se si është më mirë, dhe zbritën prej kodre para lejes së të Dërguarit duke menduar se lufta mbaroi dhe gjithçka përfundoi. Zbritën duke shpresuar ta ndajnë plaçkën e luftës me vëllezërit e tyre. Çka ndodhi me këtë ushtri fitimtare në krye me Resulullahun sal-lall-llahu aljehi ve sel-lem, për një moment fitorja u shndërua në disfatë, kurse disfata e mushrikëve në fitore. Aq sa, ka pësuar edhe Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ku është sulmuar pas shpine, i është thyer nofulla… dhe të gjitha ato çka i dini që kanë ndodhur pastaj.
Vëllezër, krahasoni këtë numër të madh dhe të llojllojshëm të tradhtive muslimane në këtë kohë me këtë “vlerësim të gabuar” e cila ka ndodhur prej anës së njëzet vetëve, dhe shikoni se All-llahu çka bëri t’ju ndodhë as’habëve të të Dërguarit por edhe vetë të Dërguarit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem?!
Në bazë të gjithë kësaj, si u desht të jetë fundi jonë? Të donte All-llahu të na dënojë sipas realitetit tonë ne do të ishim të shkatërruar.
Ky është edhe një fakt.
Pas gjithë kësaj përsëris se All-llahu xhel-leshanuhu nuk do të na dënoj për atë që e meritojmë, për atë se Ai është Bujar dhe për këtë Ai me ne do të sillet si i ka hije Atij.
Në këtë ummet ende ka evlija, njerëz të mirë të cilët me veprat e tyre janë afër mëshirës së Tij. Ende në këtë ummet ka të tillë që i përshkruan i Dërguari sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem se janë: “Të copëtuar, të pyetur, prej të cilëve nëse njëri i ngren duartë, All-llahu do t’ia bënte kabull”!
Ne shpresojmë, e nuk betohemi se ajo do të ndodhë, All-llahu të na i plotësojë lutjet tona, me faljen e bukur të tij të kalojë mbi veprat tona të këqija, madje t’i ruajë njerëzit tonë të këqij për shkak të të mirëve, edhe pse tradhtia ishte e madhe. Ju sigurisht i keni dëgjuar të gjitha thjeshtësitë të cilat janë të mjaftueshme për mos me i përmend.
Fakti i katërt:
Muslimanët mund të mbyten dhe të shkojnë prej kësaj bote, por asnjëri prej tyre nuk do të vdesë jashta “orës së caktuar të vdekjes” së tij (exhelit), dhe asnjëri nuk do të shkojë pa mos i ardhur koha e caktuar. Ashtu që të gjithë do të shkojmë.
E vetmja gjë që do të mbesë si fitimtare është feja jonë, e dëshirojnë një gjë të tillë armiqët e tij apo jo: “Ne patjetër do të ndihmojmë të dërguarit tanë në jetën e kësaj bote, edhe ata që besuan, e edhe në ditën e prezentimit të dëshmive” (El Gafir: 51).
Ajo fitore është fitore e fesë e jo e njerëzve apo individëve, siç thotë Kur’ani: “All-llahu është mbizotërues i punës së vet, por shumica e njerëzve nuk e dinë (fshehtësinë e çështjeve)” (Jusuf : 21), “Ne me madhërinë Tonë e shpallëm Kur'anin dhe Ne gjithsesi jemi mbrojtës të tij” (El Hixhr: 9), dhe thotë: “Ata duan ta shuajnë dritën e All-llahut me gojët e tyre, po All-llahu e plotëson (e përhap) dritën e vet, edhe pse e urrejnë jobesimtarët” (Es Saff: 8), dhe thotë: “All-llahu ka përcaktuar (shkruar në Levhi Mahfudh): "Unë dhe të dërguarit e Mi, pa tjetër do të ngadhënjejmë!" All-llahu është i fortë, ngadhënjyes!” (El Muxhadele: 21).
Shumë ajete ka të cilat e qartësojnë se fitorja e fesë dallon prej fitores së një individi. (Mendon në Saddamin dhe sisitemin e tij sh. i përkth.).
Më i madhi apo më i pavlefshmi tiran në Amerikë ëndërron se do ta zhduke këtë fe, çka asnjëherë s’do të ndodhë.Islami do ta vërshojë shtetin e tij dhe dielli Islam do të shkëlqejë në perëndim në të cilin ai fshihet. Në këtë parashikim jemi të sigurt.
Ky është fakt të cilin All-llahu xhel-leshanuhu e ka garantuar, se Islami do të jetë mbi të gjitha fetë, por kjo nuk do të thotë se individa të caktuar të jenë mbi të tjerët. A tregon kjo gjë se udhëheqësit e botës arabe, të cilët i shikoni dhe për të cilët shumë gjëra dini, të tillët të jenë përfaqësues të Islamit dhe të ulen në karriken e udhëheqjes së botës? JO!
Të vërtetën e ka thënë All-llahu xhel-leshanuhu në Kur’an ku thotë: “Po nëse ju i ktheni shpinën, Ai do t'ju zëvendësojë me një popull tjetër, që nuk do të jetë si ju” (Muhammed: 38).
Vëllezër, këto fakte me kujdes shikojini se ato i zhdukin intrigat e shejtanit prej jush. Kujtone fjalën e All-llahut dhe historinë e cila e lavdëron Atë. Kujtoni këto fakte të cilat mjaftë herë përsëriten në Kur’an: “Ata duan ta shuajnë dritën e All-llahut me gojët e tyre, po All-llahu e plotëson (e përhap) dritën e vet, edhe pse e urrejnë jobesimtarët” (Es Saff: 8), “Ne me madhërinë Tonë e shpallëm Kur'anin dhe Ne gjithsesi jemi mbrojtës të tij” (El Hixhr: 9), “All-llahu ka përcaktuar (shkruar në Levhi Mahfudh): "Unë dhe të dërguarit e Mi, pa tjetër do të ngadhënjejmë!” (El Muxhadele: 21).
Kështu All-llahu e ka caktuar të ndodhë: “All-llahu është mbizotërues i punës së vet, por shumica e njerëzve nuk e dinë (fshehtësinë e çështjeve)” (Jusuf: 21).
Të vërtetën e ka thënë i Dërguari i Zotit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem kur në hadith sahih ka thënë: “All-llahu ma paraqiti tokën dhe ma tregoi lindjen dhe perëndimin e saj, kurse pushteti i ummetit tim do të mbërije gjithë atë çka ma tregoi” Do të thotë se e ka zvogëlu dhe i ka treguar se pushteti i fesë me të cilën jam i dërguar pas të gjithë të Dërguarve dhe Felajmëruesve do të mbrijë deri në vendet që mu paraqitën.
Njësoj ka thënë: “Islami do të mbrijë deri ku ka mbëri nata dhe dita”, dhe mos u brengosni.
Njerëzit janë një gjë, a Feja e All-llahut xhel-leshanuhu është diçka krejtësisht tjetër. Kur e tërë bota të ishte përplotë tradhëti dhe kur të gjithë njerëzit të cilët me të jashtmen e tyre definohen si muslimanë të shëndrohen në qenë gjuetie të cilët do t’i gjuajshin njerëzit dhe t’u nënshtroheshin armiqve të All-llahut dhe ashtu të vazhdonin, prap Feja e All-llahut do të ishte e ruajtur prej të gjithave, për atë shkak, vëllezër të nderuar, mos u brengosuni.
Feja e All-llahut i ngjanë më së shumti këtij dielli i cili shëndritë në mesin e qiellit, kur njerëzit, duke u shëndruar në fshirës tentojnë të ngrejnë pluhur, për me e fsheh me pluhur. Por, çka do të ndodh në fund? Ky pluhur në fund do të bie dhe do t’u këthehet këtyre fshirësve në kokë, ndërsa dielli Islam do të ngel kandil dhe i fortë në shkëlqimin e tij.
Kjo na është ngushëllim. Ne do të ikim dhe secili njeri do të ike prej kësaj bote në takimin me Zotin e tij në kohë të caktuar, qoftë ai në krevat apo në fushën e luftës.