1.
Njoftimi i datës 26.12.2011 nga Banka e Shqipërisë “Mbi shpalljen e konkursit për realizimin e vizatimeve që do të paraqiten në monedhat numizmatike 2012 kushtuar Nënë Terezës dhe 100-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë” është një nga provokimet e radhës që pushtetarët laik-katolikë i bëjnë tolerancës fetare në Shqipëri. Kërcënimi në këtë radhë vjen nga Banka e Shqipërisë dhe guvernatori i saj, Ardian Fullani, i cili me shtypjen e një monedhe me foton e Nënë Terezës kërkon që të fusi me pahir në të gjithë xhepat e shqiptarëve një murgeshë të Kishës Katolike. Apo më saktë një kryq katolik.
Ardian Fullani është palikari i qeverisë italiane në Shqipëri. Në qershor 2007 ai u dekorua nga presidenti italian, Giorgio Napolitano me titullin "Commendatore dell'Ordine della Stella della Solidarietà Italiana.” Titulli që presidenti Napolitano i ka dhënë Fullanit është një nga ata qindra tituj, rryshfete e çmime që Italia jep prej vitesh ndaj personave që kanë influencë në politikën shqiptare. Qëllimi i çmimeve të këtilla është i njëjtë me çmimet e titujt që Italia jepte edhe gjatë gjysmës së parë të shekullit të XX në Shqipëri, të cilat përdoreshin për të rekrutuar dhe përdorur si zara të Italisë njerëzit me pushtet të vendit. Disa nga titullmarrësit e Italisë në të kaluarën fashiste ishin kuislingët Gjergj Fishta e Mustafa Kruja.
Influenca e Italisë mbi Shqipërinë është më e vjetër sesa është edhe vetë Shqipëria. Kufijtë jugorë të Shqipërisë sot janë aty ku janë pse kështu donte Italia. Që nga Konferenca e Londrës, vrasja e Esat Pashës e deri në ditët e sotme, Italia sëbashku me Kishën Katolike, luajnë me mish e me shpirt me shqiptarët në mënyrë që t’i influencojnë dhe kontrollojnë në maksimum. Politika imperialiste italiane në Shqipëri është definuar ndoshta në mënyrë më të saktë nga ministri jashtëm italian Sidney Sonino i cili në vitin 1919 i kërkonte parlamentit italian që Italia të kthente Shqipërinë në një protektorat, duke subvencionuar në veçanti klerin katolik, pasi nëpërmjet tyre do të kontrollonte kulturën shqiptare dhe domininonte fetarisht dhe kulturalisht vendin. Deklarata e Soninos në parlamentin italian kishte edhe mbështetjen e britanikëve, të cilët “i’a besuan” Shqipërinë Italisë. Konsulli britanik në Durrës, Harry Lamb i tregonte ministrit të jashtëm britanik Eduard Grejit, që politika që Fuqitë e Evropës luanin me Shqipërinë ishte që në pushtet të sjellin minoritetet katolike dhe ortodokse kundër muslimanëve pasi vetëm në këtë mënyrë do të sigurohej krijimi i një Shqipërie të bindur ndaj Greqisë dhe Italisë.
Reformat që u bënë dhe mënyra sesi u sajua identiteti shtetëror në Shqipëri gjatë shekullit të XX kanë synuar këtë gjë. Dominimin e historiografisë, letërsisë dhe identitetit shtetëror shqiptar nga katoliçizmi – pas të cilit qëndron Italia – në kurriz të muslimanëve e shpesh edhe të ortodoksëve. Italianët nuk kanë qënë të parët që luajtën me identitetin kombëtar të shqiptarëve. Përpara tyre ishin austro-hungarezët ata që sajuan edhe historinë e parë të Shqipërisë dhe prodhuan edhe “shkencëtarë” – që nga Aleks Buda e deri te Eqerem Çabeu të cilët shenjtëruan Skënderbeun e një seri katolikësh si heroj të kombit. Si austriakët ashtu edhe italianët, kanë patur si synim që shqiptarët t’i rrëfejnë si katolikë, ndërsa Islamin dhe Turqinë si armiq të tyre.
Për këto arsye Skënderbeu, Pjetër Bogdani, Gjon Buzuku, Gjergj Fishta, Nënë Tereza etj janë projektuar e projektohen si herojtë e kombit në Shqipëri – ndërsa herojtë e muslimanëve që nga Sulltan Murati, Ballaban Pasha, Esat Pasha apo edhe fshatarë si Haxhi Qamili vazhdojnë të ngelen pjesë e kronikës së errët të vendit. Katolikët apo më saktë shkolla e mendimit laik – katolik që dominon identitetin kombëtar të shqiptarëve u mëson atyre nëpër shkolla, institucione shtetërore, televizione, gazeta e revista se feja e shqiptarit është shqiptaria. Ama kjo shqiptari për kryeshenjtorë ka dica cuba katolik.
2.
Kur Fuqitë e Mëdha të Evropës urdhëruan Zogun dhe klikën e nacionalistëve anti-osmanë që të organizojnë Kongresin e Lushnjes në vitin 1920, një nga kushtet që ata i vunë atyre që ri-krijuan shtetin e dytë shqiptar ishte se vendi duhej të shpallej laik. Kush ka lexuar Bisedimet e Parlamentit të parë shqiptar 1920-21 do të lexoj protestat e shumë prej pjesëmarrësve muslimanë të këtij parlamenti, të cilët protestuan kundër Kushtetutës së Shqipërisë - Statuti i Zgjeruar i Lushnjes. Ata nuk e kuptonin pse duhej të hiqej Islami nga Kushtetuta e Shqipërisë dhe pse Shqipëria të mos kishte një fe zyrtare. Shkruesit e Statutit të Zgjeruar të Lushnjes ishin kaurë e masonë si Fan Noli, Ndre Mjeda, Koço Tasi, Stavro Vinjahu, Ali Këlcyra, Mehdi Frashëri, Shevqet Daji, Kadri Hoxha, Milto Tutulani, Mustafa Kruja dhe Luigj Gurakuqi. Në statutin që këta i dhanë parlamentit në nenin 27 Shqipërinë e shpallën vend pa fe zyrtare. Koço Tasi, Stavro Vinjahu dhe LuigjGurakuqi ishin më këmbëngulësit që të mos lejonin asnjë fije Islami në jetën shtetërore shqiptare. Ndërsa italofili Ali Këlcyra i trembte deputetët muslimanë që kërkonin futjen e Islamit në Kushtetutë, duke u thënë se nëse bëjmë kështu nuk do të na njohë Lidhja e Kombeve si shtet.
Shpallja e Shqipërisë si shtet laik në vitet 20-të u bë nën slloganin se për t’u bërë evropjanë shteti kishte nevojë të ndahej nga feja. Në jetën publike njerëzit do të ishin vetëm shqiptarë dhe asgjë më shumë. Statuti Themeltar i Lushnjes, Kodi Civil i vitit 1928 dhe Kushtetutat e ndryshme që ka patur Shqipëria që nga Kongresi i Lushnjes e deri më sot kanë përsëritur në mënyrë fanatike faktin që Shqipëria është shtet laik dhe feja nuk ka lidhje me shtetin. Këtë gjë shkruan edhe sot Kushetuta e Shqipërisë sot, ku neni 10 saktëson se:
1. Ne Republiken e Shqiperise nuk ka fe zyrtare. / 2. Shteti eshte asnjanes ne ceshtjet e besimit e te ndergjegjes dhe garanton lirine e shprehjes se tyre ne jeten publike. / 3. Shteti njeh barazine e bashkesive fetare…
Por ndërsa Kushtetutat e Shqipërisë të kohës së Zogut me ndarjen e shtetit nga feja – nënkuptonin heqjen e Islamit por edhe të Ortodoksisë nga jeta e përditshme – në jetën shtetërore shqiptare të këtyre 90 viteve të fundit një fe tjetër ka pushtuar jetën e shqiptarëve; Katoliçizmi-Laik. Eksperimenti i parë katolaik që kërkoi t’u heq shqiptarëve Islamin nga identiteti i tyre nisi me regjimin e Vidit. Arsyeja pse shteti i parë shqiptar apo principata e Vidit u shkatërrua nga xhihadi i muslimanëve të Tiranës, Kavajës, Durrësit, Elbasanit, Shijakut, Krujës etj nën udhëheqjen e Haxhi Qamilit dhe Musa Qazimit në 1915, dhe nga lufta e vorioepirotëve në jug ishte ky. Muslimanët që ishin shumicë dhe krenarë për lidhjen e tyre me Perandorinë Osmane nuk pranuan që të sundohen nga një princ kaur që u solli Evropa, i cili u hoqi sheriatin, u mbylli medresetë, u zëvendësoi në flamur simbolin e Islamit me simbolin e Ortodoksisë, u hoqi gërmat arabe e i zëvendësoi me gërmat latine dhe i sundonte me banda katolikësh dhe disa toskësh të pafe. Por edhe ortodoksët me në krye peshkopët e tyre në jug denoncuan protestantin i cili, siç shkruhej në gazetat e kohës, kishte ardhur për të prishur Ortodoksinë.
3.
Periudha më e mirë për Islamin në Shqipëri gjatë shekullit të XX – pas periudhës së Haxhi Qamilit - kanë qënë fillim-vitet 90. Rënia e regjimit laik-ateist të komunizmit dhe ardhja e arabëve në Shqipëri u lejoi shqiptarëve që pas 70 vitesh që nga koha e osmanëve, më në fund të jenë të lirë e të mësojnë Islamin në masë. Nga viti 1991 deri në 1997 në Shqipëri u hapën me qindra xhami, medrese e kurse fetare. Qindra misionarë arabë që erdhën në vend nisën t’u mësojnë shqiptarëve pse i kishin emrat e mbiemrat Mehmet e Mustafa dhe cili ishte Pejgamberi i tyre. Por kjo periudhë e ringjalljes së Islamit morri fund me grushtin e shtetit që Partia Socialiste bëri në vitin 1997. Grushti i shtetit të vitit 1997 kishte edhe përmasa fetare. Greko-ortodoksi Paskal Milo çirrej në Bruksel e akuzonte Berishën së po Islamizonte vendin dhe për këtë kërkonte ndihmë nga Evropa. Kur socialistët morrën pushtetin, Fatos Nano deklaroi se do të fshinte 555 vite histori nga Shqipëria. Që nga viti 1997 e deri në 2005 socialistët mbyllën me dhjetra medrese e xhami, dëbuan, arrestuan e keqtrajtuan me qindra misionarë muslimanë në vend dhe arritën që të mbysin pothuajse totalisht shoqërinë civile muslimane të vendit.
Por ndërsa Islami u dëbua me dhunë nga jeta e shqiptarëve, Krishtërimi fitoi pozita sunduese në vend. Ortodoksët e mbushën jugun me Kisha duke konvertuar e helenizuar me mijëra muslimanë, ndërsa Katolikët jo vetëm që kanë shkuar deri në Bilisht me kishat e tyre por kanë penetruar edhe shtetin. Nëpër librat shkollorë, institucionet arsimore e media fëmijët e Shqipërisë mësojnë se të parët e tyre kanë qënë katolikë. Skënderbeu – heroi i shpikur i kombit – tregohet si katolik. Ndërsa kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama e quan Atlet i Krishtit. Fëmijët shqiptarë mësojnë se kultura të parëve të tyre është e lidhur me katolikë që nga Budi, Marin Barleti e deri te Fishta etj. Hegjemonia e katoliçizmit në jetën e shqiptarëve shihet edhe në zyrat e institucioneve shtetërore të Shqipërisë. Zyra e presidentit Bamir Topi, i cili edhe pse nga origjina është katunar i Haxhi Qamilit, është kthyer si një Kishëz nga statujat e Nënë Terezës dhe Skënderbeut. Bamiri vizitohet në mënyrë periodike nga emisarët e Papës dhe agjentët e Opus Deit – të cilët – presidentit që duhet të jetë i distancuar nga feja – i japin mësime fetare që i vinë drejtë për drejt nga Papa i Vatikanit. Dy krerët muslimanë të shtetit shqiptar, Bamir Topi dhe Sali Berisha edhe pse në jetën e tyre kurrë nuk kanë bërë haxh në Mekë, pothuajse për çdo vit shkojnë te Papa për të marrë “bekime”, bërë pelegrinazh dhe shprehur besnikërinë e tyre ndaj katoliçizmit. Në një fjalim që Topi mbajti përpara Këshillit të Konferencave Ipeshkvnore të Evropës në datë 30 shtator 2011, ai deklaroi me ngazëllim se Shqipëria me Gjergj Kastriotin ka qënë aleate e Vatikanit kundër osmanëve. Dmth katunari i Haxhi Qamilit i deklaroi Papës që shteti shqiptar është me Papën dhe jo me Babën.
Fenomeni i kapjes së shtetit dhe identitetit të shqiptarëve nga katoliçizmi-laik nuk është fenomen vetëm i Shqipërisë. Në Kosovë, përmasat janë edhe më të frikshme edhe pse populli është dërrmueshëm musliman. Nënshtrimi i lidershipit kosovar ndaj katoliçizmit nisi me Ibrahim Rugovën i cili siç tregohet në shumë botime, ka qënë agjent i Kishës Katolike dhe Opus Deit. Edhe pse Kushtetuta e Kosovës që Ahtisari u shkroi kosovarëve në Nenin 8 shkruan se “Republika e Kosovës është shtet laik dhe neutral në çështje të besimeve fetare” faktet janë shumë ndryshe. Në njërën anë kleri katolik në mënyrë të vazhdueshme dhe shpesh nëpërmjet mediave shtetërore ofendon kosovarët muslimanë dhe u bën thirrje për konvertim në katoliçizëm. Në anën tjetër sheshet kryesore të qyteteve, ministritë dhe shumë shkolla janë mbushur me statuja të Nënë Terezës, Skënderbeut e klerikë të tjerë katolikë. Nëpër librat shkollorë kosovarët mësojnë se kanë qënë katolik dhe se në Islam i ka kthyer dhuna turke. Herojtë e kohës osmane tregohen të jenë shumica katolikë – ndërsa patriotët e ulematë islam injorohen apo tregohen si armiq ose në rastin më të mirë si armiq të Turqisë. Radio Televizioni i Kosovës dhe media të tjera sulmojnë në mënyrë të vazhdueshme Islamin dhe hoxhallarët vendas, ndërsa figura katolike si Nënë Tereza propagandohen si heroina të cilën muslimanët duhet t’a adhurojnë. Sulmet ndaj Islamit në Kosovë shpesh vinë nga autoritetet laike. Ndërsa Kosova është mbushur me misionarë të huaj protestantë dhe katolikë, autoritetet katolaike kosovare dëbojnë misionarët Islam – siç ishte rasti i hoxhës Xhemal Duka – i cili u dëbua në mënyrë ilegale nga vendi për shkak të suksesit të tij. Femrat me shami dëbohen nga shkollat dhe institucionet shtetërore në emër të laicitetit, këshilltari i Hashim Thaçit – Blerim Latifi u kërkon kosovarëve që të jenë muslimanë minimalistë, ndërsa presidentja kukull e ambadorit amerikan - Atifete Jahjaga sulmon sheriatin e lavdëron kanunin e Kishës Katolike. Ajo refuzon t’u urojë Bajramin muslimanëve, ndërsa vetë falet publikisht në Katedralen Katolike Nënë Tereza për Krishtlindje. E sëbashku me bashkiakun e Prishtinës Isa Mustafën i cili u refuzon muslimanëve leje ndërtimi për të ndërtuar xhami, ndezën në mes të Prishtinës bredhin e Krishtlindjeve këtë dhjetor 2011 duke deklaruar se “Jemi mbledhur këtu që të shënojmë një simbolikë të rëndësishme të ruajtjes dhe thellimit të kulturës sonë shpirtërore dhe materiale. Dhe ndriçimi i këtij bredhi është edhe një ridëshmim se populli ynë dhe vendi ynë di që ti ruaj traditat tona kulturore, nacionale dhe shpirtërore.” Sipas Atifete Jahjagës feja dhe tradita kosovare janë katolike dhe Atifetja në vend që të përfaqësojë një zyrtare laike që është e distancuar nga feja, del që është thellësisht fanatike katolike!
4.
Rasti i Kosovës dhe i Shqipërisë dhe katoliçizmi-laik që implementohet në këto dy vende janë një rast unik në historinë e laicizmit / shekullarizmit evropjan. Në Perëndim laicizmi francez i cili i hapi rrugë ndarjes së shtetit nga feja në Evropë, nisi me luftën e masonerisë franceze kundër Kishës Katolike. Konflikti ndërmjet revolucionarëve dhe shtetarëve francezë i cili sipas Oliver Roy-t zgjati nga viti 1790 deri në 1924 synonte thyerjen e Kishës Katolike dhe zbythjen e saj nga institucionet shtetërore. Laicizmi alla-frënga nënkupton ndërhyrjen e shtetit në punët e fesë, duke i vënë gardhin Kishës jashtë hapësirave publike – si shkollave, shtetit, institucioneve qeveritave etj dhe bërë francezët besimtarë në Francë dhe nacionalizëm dhe jo në Papë. Në anën tjetër laicizmi që ndërtoi Ataturku në Turqi (i njohur si laiklik apo ataturkizëm) edhe pse u hoqi Kalifatin muslimanëve, nuk u përdor për të de-muslimanizuar turqit e për t’i bërë katolikë. Çfarë Ataturku bëri, është se pasi shkatërroi Kalifatin, shteti laik turk morri në dorë Dijanetin apo Komunitetin Musliman. Hoxhallarëve u paguante rrogat dhe i bëri nëpunës civilë që nuk merreshin me politikë. I bëri që të kishin shtetin për “kalif” dhe jo më sulltanin. Në Turqi ashtu si edhe në Francë feja u nda nga hapësirat publike me luftë dhe me dhunë. Por në vendet anglo-amerikane ku shteti në shumë prej tyre ka rrënjë kishtare – si psh Danimarka apo Britania e Madhe – proçesi i dhunshëm i laicitetit alla-francez apo turk – nuk është përjetuar ndonjëherë. Çfarë ka ndodhur në këto vende është që ato janë vetëshekullarizuar si pasojë e presionit shoqëror kundër Kristianizmit. Feja është tërhequr nga jeta publike si pasojë e de-kristjanizimit të popullatave edhe pse mbretëresha e Anglisë apo Danimarkës janë akoma kryetarë të Kishës. Por edhe në Amerikë ku popullatat janë shumë më fetare sesa në Evropë, ndarja e shtetit nga kisha ka ndodhur për të ruajtur fenë nga shteti dhe siguruar që shteti nuk dominohet nga një kishë e vetme.
Si trenda anglo-amerikane e shekullarizmit ashtu edhe ajo franceze apo turke e laicizimit nënkupton ndarjen e shtetit nga feja. Në rastin anglo-amerikan koncepti që ata kanë mbi shoqërinë, është toleranca ndaj multikulturalizmit dhe feve të ndryshme që jetojnë brenda shtetit. Ndërsa në rastin francez apo edhe turk (deri para qeverisë së AK-së) shteti kërkon të asimiloj individin në maksimum, ta ndajë atë nëpërmjet arsimit nga feja, për ta bërë kombëtarist në vend të besimtarit katolik apo islamik.
Në rastin e Shqipërisë, laicizmi që u kërkua të zhvillohet sipas modelit francez apo xhon-turk në kohën e Zogut dështoi. Si pasojë e agresionit italian, financimit masiv që Italia bëri ndaj klerit katolik – duke prodhuar priftërij gjuhëtarë e albanologë që nga Fishta, Gjeçovi, Harapi etj të cilët prodhonin mite katolike – e më në fund edhe si pasojë e dobësisë së shtetit zogist, ëndrra e Sami Frashërit apo përpjekjet e Mit’hat Frashërit për të krijuar një shqiptari laike dështuan. Shteti shqiptar ishte shumë i dobët përpara italo-katoliçizmit agresiv i cili rrëzonte nga pushteti ministrat si Nikollë Ivanaj kur këta kërkonin që të laicizonin katolikët (këtë gjë bëri Kisha Katolikë edhe në Kosovë përpara pak muajsh me Memli Krasniqin kur ky kërkoi të heq Nënë Terezën nga zyra e tij). Suksesi i vetëm i kohës së Zogut kundrejt laicizimit të vendit ishte prishja e Islamit më dhunë dhe ndarja e muslimanëve nga Kalifati nëpërmjet krijimit të Komunitetit Musliman me njerëz të bindur të shtetit; e prishja e Ortodoksisë, duke krijuar po me dhunë, Kishën Autoqefale Ortodokse me aventurierë si Fan Noli e Visarion Xhuvani të cilët ndanë ortodoksët ngë Patriarkana.
Vetëm komunistët arritën sukses në laicizimin total të Shqipërisë. Laicizimi i tyre arriti kulmin e suksesit të cilin nuk e arritën dot as jakobinët francezë. Regjimi socialist i Enver Hoxhës, Shqipërinë e deklaroi vend ateist, kishat e xhamitë i mbylli, klerin reaksionar katolik e pushkatoi dhe feja e vetme që u lejua në vend ishte nacional-komunizmi i përmbledhur në slloganin “feja e shqiptarit është shqiptaria”.
Megjithatë, pas rënien së komunizmit Shqipëria ka kaluar në disa faza të reja të marrëdhënieve të saj me fenë të cilat kanë cënuar rëndë e në mënyrë të njëanshme ndarjen e shtetit nga kisha në vend. Siç përmenda më lartë fillimvitet 90 ishin kohë e artë për Islamin në Shqipëri. Por pas ardhjes së socialistëve në pushtet, Islami u rrënua si pasojë e agresionit të drejtëpërdrejtë që Fatos Nano, Ilir Kulla dhe SHISH-i organizuan kundër strukturave të tij në Shqipëri. Lufta që bëri SHISH-i në këto kohë kundër Islamit tregohet më mirë nga spiuni Xhavit Shala në shkrimin “Harmonia fetare një model i vyer” botuar në revistën Urtësia (tetor 2008). Xhavit Shala i cili në librin “Shqiptarët në udhëkryq” (2004) shqiptarët i tregon si besnikë të katolicizmit dhe Perëndimit kundër Islamit e Turqisë – në lidhje me Islamin tregon që filozofia e shtetit shqiptar kundër Islamit është ajo e “një laicitetit veprues” që nënkupton mbylljen me dhunë të institucioneve të besimit Islam dhe nënshtrimin e Islamit ndaj ideologjisë katolaike. Si pasojë e agresionit të dhjetëvjeçarit të fundit, sot muslimanët e Shqipërisë sërisht nuk dinë se çfarë janë më e shumë po kristjanizohen. Hoxhallarët që u edukuan në botën arabe në vitet 90 sot janë kthyer në fukarej që shesin pica hallall apo rroba nëpër tregje pasi Komuniteti Musliman është urdhëruar nga SHISH-i që ti mbajë jashtë. Një shtresë e madhe intelektualësh të cilët në vitet 90 mburreshin se ishin muslimanë, sot kanë frikë të thonë edhe “selam aleikum” pasi mund ti etiketojnë si fondamentalistë dhe heqin nga puna – siç ndodhi në vitin 2005 kur Edi Rama sulmoi zëdhënësin e Sali Berishës – Dritan Mishtën – të cilin e akuzoi si gjeneral të Gadafit meqë ky kishte studiuar për Islam në Libi.
Ndërsa Islami është në tërheqje dhe sulmohet nga laicizmi shtetëror, Kisha Katolike ka arritur që të rrëmbejë në mënyrë të organizuar në këto 20 vite demokraci jo vetëm shpirtra njerëzish, por edhe ikona dhe simbole të shtetit shqiptar. Nëpërmjet intelektualëve që nga Aurel Plasari e deri te Ismail Kadare, Kisha ka arritur të blejë ish-elitën komuniste e cila “fenë e shqiptarit” tashmë e përkthen si “katoliçizëm”. Fondamentalizmi katolik është bërë aq në modë në Shqipëri saqë deputetë socialistë e demokratë si Ledi Shamku-Shkreli, Mesila Doda e deri te Mark Marku shprehin pa teklif fanatizmin e tyre katolik dhe dëshirën për të qënë muxhahidinë kundër Islamit në Kostandinopojën e vitin 1453. Ndërsa mediat e PD-së si Gazeta 55 janë kthyer zëdhënëse të Vatikanit, libra klerikësh katolikë si ai i Zef Pllumit që u botua nga Fahri Balliu, i shpërndahen dhe i jepen me detyrim për lexim nxënësve të shkollave të mesme. Në anën tjetër Nënë Tereza është kthyer në shenjtore publike të shtetit shqiptar. Për ndër të lumturimit të lugatit të saj nga Papa shkollat e institucionet publike bëjnë pushim çdo 19 tetor. Portretet e saj valëviten nëpër shkolla, libra shkollorë, ministri, institucione e spitalet e vendit. Ndërsa vitin 2010 qeveria Berisha i’a dedikoi kujtimit të Nënë Terezës – në nder të së cilës u bënë me dhjetra aktivitete, koncerte, shfaqje, ekspoze, fjalime e çmime në rang republike. Si në Shqipëri edhe në Kosovë katoliçizimi i institucioneve publike është i frikshëm. Nënë Tereza dhe klerikët katolikë që nga Bogdani e deri te Fishta kanë pushtuar kudo institucionet e vendit dhe si pasojë ndarja e shtetit nga Kisha në Shqipëri ka marrë fund.
5.
Rastet që përmend më sipër tregojnë një anomali që ekziston në marrëdhëniet e shtetit me fenë në rastin e Kosovës dhe Shqipërisë. Të dy shtetet shqiptare ndërsa pretendojnë që ligjërisht të jenë laike, dhe në emër të këtij laicizmi diskriminojnë vajzat me shami, në anën tjetër tregojnë që nuk janë laike, por janë katolaike. Lugati me ferexhe i Nënë Terezës që qëndron ulur në hapësirat publike shqiptare, bredhi kristjan i vitit të ri që ndizet në mes të Tiranës dhe Prishtinës për çdo Krishtlindje nga pushtetarët laikë, rrëfenja shtetërore katolike, monedhat e Ardian Fullanit me Nënë Terezën etj tregojnë që në shtetet shqiptare nuk kemi një ndarje të fesë nga shteti, por kemi një diskriminim publik të Islamit nga katolaicizmi shtetëror. Ndërsa Islami cënohet, Katoliçizmi privilegjohet nga ligji, shërbimet sekrete dhe kultura shtetërore e të dy vendeve. Sjelljet diskriminuese nga shteti i Shqipërisë dhe i Kosovës kundër Islamit dhe favorizimi i hapur i Katoliçizmit janë të papreçedent në historinë e ndasisë së shtetit nga Kisha. Kjo njëanshmëri që laicizmi kosovar dhe shqiptar tregon kundrejt një feje të caktuar, në aspektin afatshkurtër prodhon revoltë në mesin e shqiptarëve muslimanë të cilët e shohin qartë se ata trajtohen si qytetarë të dorës së dytë në vendet e tyre ku ata janë shumicë e paguajnë taksa. Nëse Shqipëria dhe Kosova nuk ndryshojnë politikat e tyre kundrejt muslimanëve që janë shumicë, herët apo vonë, në këto vende toleranca fetare do të marri fund. Muslimanët do të revoltohen politikisht një ditë. E si pasojë Shqipëria dhe Kosova do të përfundojnë si Libani, Qiproja apo Jugosllavia, ku komunitet fetare do të armiqësohen dhe muslimanët e lënduar do të refuzojnë pushtetin katolaik dhe prodhojnë arealin e tyre alternativ. Do të krijojnë Bankat e tyre Islame e do të shtypin monedhat e tyre, ku në paranë e tyre nuk do të shfaqet më Nënë Tereza apo Pjetër Bogdani i Ardian Fullanit, por mbrojtësi i tyre nga dhuna katolaike e shekullit të XX, vetë i anatemuari i kaurëve – Haxhi Qamili.