AGJERO

Agjëro vëlla musliman
Agjëro pa përtesë
Se muaji Ramazan
Eshtë më e madhja festë.

Zgjohu ne syfyr
Fillo me dua,
Se kështu të mbron
I madhi All-llah.

Gjatë ditës o vlla
Bëje ti duanë,
Se kështu Ramazanin
Edhe më shumë e hieshon.

Mbrëmje me Iftar
Edhe me Taravi
Vallahi jetes tane
I ke dhene mrekulli.

Keshtu e largon
Dushmanin nga shtepia
Dominon paqja
Dominon lumturia.

All-llahu ju pranoftë
Kete agjerim
Allahu ju pastroftë
E ju dhashtë shpetim.

AMIN

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme