
Imam Ebu Jusufi
Ky është Ja’kub bin (i biri) Ibrahim bin Habib el-Ensari (nga fisi Ensar) me prejardhje arabe i cili ka lindur në vitin 113 h. ndërsa ka vdekur në vitin 182 h. Është rritur në një familje të varfër dhe se në fillim ka marrë mësim te dijetari i njohur i Kufes Ibn Ebi Lejla, pastaj mësimet e tij i ka vazhduar te Prijësi më i madh (Imamu’l-Eadham) Ebu Hanifja. Gjithashtu ka marrë pjesë edhe në mësimet e hadithit nga dijetarët e hadithit (Muhadithinët). Në periudhën e tre kalifëve të dinastisë Abasite El-Mehdiut, El-Hadiut dhe Harun Er-Reshidit ka ushtruar detyrën gjykatës suprem. Imam Ebu Jusufi ka qenë i pari prej juristëve racional (Fukahau’r-Re’ji) të cilët kanë aplikuar në mishërim me racion në hadith, bile edhe njihet si nxënësi më i fort i Ebu Hanifes në mësimin e haditheve përmendësh. Nga përvoja e Imam Ebu Jusufit gjykatës, shkencës së fikhut i ka dhënë një dobi të madhe nga e cila në jetën e tij praktike e ka zhvilluar analogjinë (kijasin) dhe istihsanin (preferencën / parapëlqimin juridike).
Nga veprat e shumta të Ebu Jusufit nga të cilat disa nga ato që i ka regjistruar mendimet e tij dhe të mësuesit të tij Ebu Hanifes janë: “Kitabu’l-Athar”, “Kitabu’l-Haraxh” dhe “Ihtilafu ibn Ebi Lejla” etj.
Imam Muhamed bin El-Hasen Esh-Shejbani
Muhamed bin El-Hasen[1] Esh-Shejbani ka lindur në vitin 132 h., ndërsa ka vdekur në vitin 189 h. Ky nuk ka qëndruar gjatë kohë te Ebu Hanifja, ndërsa fikhun e ka mësuar te Ebu Jusufi, Eth-Theuriu dhe El-Euzai. Pas mësimit të fikhut nga dijetarët e Irakut, fikhun e racionalistëve, ka shkuar te Maliku dhe ka udhëheq gjykatën në kohën e kalifit Abbasit Harun Er-Reshidit, por nuk ka qenë gjykatës suprem ashtu si mësuesi i tij Ebu Jusufi. Gjithashtu ky ka pasur dituri të gjerë në fushën e gjuhës dhe letërsisë arabe. Ky ka poseduar cilësi të cilat nxënësit e Ebu Hanifes nuk i kanë poseduar si ky përveç mësuesit të tij Ebu Jusufit, ngase ky e mësoi gjithë fikhun e Irakut nga Ebu Jusufi, fikhun e Hixhazit nga Maliku dhe fikhun e Shamit e mësoi nga Euzai, kështu që ky i bashkoj fikhun e Irakut me fikhun e Hixhazit.
Librat e Imam Muhamedit konsiderohen burime parësore të fikhut Ebu Hanifes, pa marrë parasysh nga kjo se a kanë qenë transmetime nga Ebu Jusufi si libri Xhami’us-Sagir dhe nga ajo çka ka regjistruar nga të njohurit nga fikhu i Irakijanëve nga e cila e mësoi prej Ebu Jusufit dhe të tjerëve. Ibn Nexhimi në veprën El-Bahru’r-Raik thotë: Çdo vepër e Muhamd bin El-Hasenit e emëruar me emrin e Es-Sagir është sipas mendimeve kompakt të Shejhanëve (Imam Ebu Jusufit dhe Muhamedit), nga e kundërta e veprave të emëruar me El-Kebir në të cilën nuk paraqet mendime të Ebu Jusufit.
Dijetarët librat e Muhamed bin El-Hasen Es-Shejbanit, rahimehullah, për nga autenticiteti i ndajnë në dy pjesë:
1. Libra të njohur Dhahiru’r-Rivaje (Transmetimet Frekuentive), këto libra janë të vërtetuara nga Imam Muhamedi me transmetime të besueshme, ndërsa këto transmetime mund të jenë transmetime Mutevatir (frekuentive) dhe Meshhur (të favorizuara), nga këto janë El-Mebsut dhe Ez-Zijadat, El-Xhami’u’s-Sagir dhe Sijeru’s-Sagir, dhe Es-Sijeru’s-Sagir dhe El-Xhami’u’l-Kebir, dhe se këto vepra quhen El-Usul (baza, esenca, themeli). Gjithashtu këtyre i bashkangjiten edhe librat Kitab’u’l-Athar dhe El-Huxhxhe të cilat konsiderohen shtyllë për transmetimin e Fikhut Hanefij.
2. Librat me transmetime jo frekuentiv, këto quhen kështu ngase autenticiteti i tyre nuk është frekuentiv nga transmetimet e Imam Muhamedit. Në këtë kategori bëjnë pjesë si libri El-Emali i Imam Ebu Jusufit, libriat e Hasan bin Zijadit dhe të tjerëve. Gjitashtu këto vepra quhen En-Nevadir. Librat në medhhebin hanefi ndahen në libra El-Usul dhe En-Nadir, Fetava dhe El-Vakiat. Librat e emërtuar El-Usul janë baza (esenca, themeli, shtylla) e medhhebit hanefi sepse ato janë me zinxhir të transmetuesve të besueshëm dhe autentik. Në qoftë se na paraqiten çështje edhe në veprat e El-Usul dhe En-Nevadir atëherë do të gjykojmë sipas librave të njohura el-Usul. Ndërsa librat e njohura El-Fetva dhe El-Vakiat vijojnë pas librave të njohura En-Nevadir, sepse në librat El-Usul dhe En-Nevadir janë të përmbledhura mendimet e themeluesve të medhhebit hanefij, edhe pse mund me pasur mendime të ndryshme nga këto dy lloj të transmetimeve (El-Usul dhe En-Nevadir).
_____________________________________
[1] Në lidhje me pseudonimin Es-Shejbani dijetarët kanë mendime të ndryshme se këtë pseudonim a e ka nga prejardhja apo për shkak se familje e Imam Muhamedit ka qenë rob i fisit Shejbani. Në librin Et-Tahsil fi Usuli’l-Fikh të Prof. Ebu Mansur Abdu’l-Kahir bin Tahir Et-Temijmi El-Bagdadi thotë se e ka marr për shkak të prejardhjes, ndërsa Es-Sujutiu në veprën e tij Xhezilu’l-Mevahib fi Ihtilafi’l-Medhahib dhe shumica e dijetarëve thonë se këtë pseudonim e ka marrë për shkak se ka qenë rob i liruar nga fisi Shejban. (Bulugu’l-Emani fi Sijreti’l-Imam Muhamed bin El-Hasen Es-Shejbani, Muhamed Zahid el-Keutheri, fq: 151.) Gjithashtu edhe autori i kësaj vepre mban qëndrimin e shumicës të cilët pretendojnë se e ka marrë për shkak se ka qenë rob i fisit Shejban. (Sh. i M.S.)