Ebu Bekri radija’ll-llahu anhu

Enbu Bekri (ar. Abd ‘ull-llah Ebu Bekr) – halifi i parë, u lind, sipas të gjitha gjasave, pak pas vitit 570, sepse pohohet se ka pasur tre vjet më pak nga Muhammedi a. s.. Babai i tij Ebu Kuhafa (Uthmani) ibn Amir dhe nëna Umm‘ul-Hajr (Selma) bint Sahr i takonin familjes mekase Tejm nga fisi Kurejsh. Nofkat Abdullah dhe Atik (“rob i çliruar) i janë përshkruar në bazën e njëjtë sikur edhe Ebu Bekr, por lidhjet reciproke përkatëse të atyre emrave, sikur edhe domethënia e tyre zanafillore, nuk janë të njohura. Muhammedi a. s.  emrin Atik e nxorri në “të çliruar nga skëterra”. Më vonë e kanë quajtur es-Siddik, “ I sinqerti”, “I respektuari” apo edhe “Ai që mban deri te e vërteta”, kurse ka të bëjë me atë se menjëherë ka besuar në ngjitjen natën në qiell të Muhammedit alejhi’s-selam (Isra dhe Mi’raxh).

Gjatë jetës, Ebu Bekri ka pasur katër gra: 1) Kutejl bint Abdeluza, nga familja mekase Amir, kurse me te e kishte Abdullahun dhe Esmen;  2) Um Ruman bint Amir, nga fisi Kinana, kurse me te e kishte Abdurrahmanin dhe Aishen; 3) Esma bint Umejs, nga fisi Hatham, kurse me te e kishte Muhammedin; 4) Habibe bint Harixh nga familja medinase el-Harith ibn el-Hazrexh, nga e cila e  kishte, pas vdekjes së tij, Ummu Kulthumin.

Pak dihet për Ebu Bekrin para kalimit të tij në Islam. Ka qenë tregtar (tagjir) të cilit iu nda huaja prej 40.000 dirhemëve, që tregon se punët i ka pasur përpjesëtimisht jo të mëdha. Nuk njoftohet se ka udhëtuar në Siri ose tjetërkund, por ka qenë ekspert në breznitë (gjenealogjitë) e fiseve arabe.

Bënë pjesë ndër ithtarët më të hershëm të Muhammedit a. s., edhe pse nuk është vërtetuar se mu ai ka qenë ithtari i parë mashkull (sikur që shumë burime pohojnë). Së shpejti ka zënë vend të dalluar në bashkësinë islame posa të themeluar.

Ka qenë me karakter të butë. Qante gjatë lexim-këndimit të Kur’anit, kurse vajza e tij rrëfente se ka qajtur edhe kur ka mësuar se do të mund të përcillte Muhammedin në internim (hixhret). Ka qenë me karakter të çiltër, që e don të drejtën, kurse shumë herë e ka përmbajtur Muhammedin a. s. nga vendimi i nxituar, duke i dhënë këshillë të arsyeshme. Në ekspozimin e Islamit nga Pejgamberi veçon ka përjetuar anën morale, kurse këtë edhe në vepër e ka dëshmuar, duke i dhënë liri një numri të madh të robërve dhe veprave tjera të ngjashme. Nuk ka pasur sakrificë që në sytë e tij dukej tepër e madhe, kur në pyetje ka qenë feja e re. Në rreziqet më të mëdha ka mbetur pranë mikut dhe mësuesit të vet, kurse ka qenë ndër pak ata që as në periudhën më të vështirë nuk ikën në Abesini (Etiopi). Vetëm njëherë, në kohën kur Hashimitët ishin të përjashtuar nga bashkësia mekase, thonë se e ka lëshuar guximi. Së këndejmi e ka lëshuar Meken, por së shpejti është kthyer nën mbrojtjen e një fisniku mekas me ndikim dhe më tej mbeti në Meke, edhe pse ky mbrojtës më vonë e ka lënë në zgripc.

Rruga e tij jetësore e arriti kulminacionin kur Muhammedi e zgjodhi që ta përcjell në internim nga Mekeja, kurse miqësia e tij sakrifikuese është shpërblyer me atë që emri i është shkruar për amshim në Kur’an (IX, 40), në të cilën përmendet si “i dyti prej dyve”. Edhe familja iu shpërngul në Medine, pos të birit Abdurrahmanit, i cili atëherë ende ishte i pafe, dhe se te Beteja e Bedrit luftoi kundër besimtarëve, por më në fund, edhe ai është kthyer në islam dhe ka udhëtuar në Medine. Në midisin e ri Ebu Bekri organizoi amvisni modeste në paralagjen es-Sunh. Lidhja ndërmjet dy njerëzve edhe më është forcuar kur Muhammedi, shkurt pasi që u shmang në Medine, e martoi vajzën e tij Aishen. Ebu Bekri thuajse gjithherë ishte në shoqëri të Pejgamberit; dhe se e ka përkrahur në të gjitha fushatat e tij. Nga ana tjetër, shumë rrallë ka qenë udhëheqës i ndonjë ekspedite ushtarake; në Tebuk, për shembull, i qe besuar bartja e bajrakut. Por Pejgamberi në vitin 63l e dërgon në Meke në krye të haxhinjve, kurse është shumë e besueshme se mu ai, e jo Aliu (si dëfton Tradita), me atë rast ua  ka lexuar të pafeve vendimin mbi ndarjen. Kur Muhammedi u sëmurë, Ebu Bekri është dashur në vend të tij të udhëheq namazin (salat) në xhami. Ky nderim i ka mundësuar Omerit dhe miqëve të tij që pas vdekjes së Muhammedit, më 08. 06. 632, të propozojnë Ebu Bekrin për kryeparë të bashkësisë, dhe me këtë të pengojnë çarjen.

Ebu Bekri assesi nuk ka prezentuar ide as parime të reja. Në këtë mënyrë ka arritur që, përkundër jotolerancës, t’i mbaj tok njerëzit e talentuar që ishin tubuar rreth Muhammedit a. s.. Për arsye të asaj që nuk synoi drejt origjinalitetit, kurse duke iu falënderuar modestisë dhe këmbëngulësisë, është bërë përfaqësuesi më i mirë i Muhammedit, që i mundësoi ta udhëheq këtë bashkësi të re fetare nëpër periudhën më të rëndë e më të rrezikshme, dhe që pas vdekjes së vet ta lë ate mjaft të fuqishme që të mund ta bartë sundimin e Omerit të fuqishëm e të talentuar. Dëgjueshmërinë e tij kundrejt urdhërave të Muhammedit a. s. e ka treguar menjëherë pas vdekjes së tij.

Gjatë dy vjetëve, sa zgjati halifati i tij, veçanërisht iu kushtua ta zhduk dukurinë e renegatjes (ridda). Ka qenë kjo lëvizje, njëkohësisht fetare dhe politike, sepse Medineja qe bërë qendër e strukturës shoqërore dhe politike, në të cilën feja ishte bërthamë. Ekzistonin gjashtë qendra kryesore të rezistencës. Në katër prej tyre lideri kishte karakter fetar dhe shpesh është quajtur pejgamber i rrejshëm: el-Eswed el-Ansi në Jemen, Musejlima në fisin Hanife në Jemen, Tulajha në fisin Asad dhe Gatafan, dhe fallxhorja Sexhah në fisin Temim. Forma e renegatjes ka qenë e ndryshme në çdo qendër, sipas rrethaneve lokale, kurse nënkuptonte refuzimin e dërgimit të tatimit në Medine dhe nënshtrimin nëpunësve që i ka dërguar pushteti qendror. Ndonëse Ebu Bekri ka dërguar shumicën e ushtrisë islame nën komandën e Usame ibn Zejdit të ri, duke ndjekur udhëzimet e Muhammedit, në ekspeditë kundër vendeve në lindje të Jordanit, megjithatë hyri në luftë kundër fiseve të robëruara, dhe se humbi rasti i fiseve fqinje që befasisht ta pushtojnë Medinën. Kur ushtria e Usames u kthye nga Jordani, u nis kundër kryengritësve nën udhëheqjen e gjeneralit të talentuar fatshëm të zgjedhur Halid Ibn el Welidit. Ky i ngadnjeu fiset Asad dhe Fezara te el-Buzaha, e nënshtroi fisin Temim dhe, më në fund, në betejën e përgjakshme në Akabe në “Kopshtin e vdekjes” e solli fisin Benu Hanifa në gjirin e Islamit, që as vetë Muhammedit nuk i patë shkuar për dore. Fati i tij luftarak iu mundësoi gjeneralëve të tjerë ta shuajnë trazirën në Bahrejn dhe Oman, e më në fund Ikrimeja dhe el-Muhaxhiri e sollën Jemenin dhe Hadrameutin nën sundimin e Medines. Duke ndjekur shembullin e zotëriut të vet, Ebu Bekri ka qenë i mëshirshëm ndaj të ngadhnjyerve, dhe në këtë mënyrë arriti ta vendosë paqën në vend.

Pas nënshtrimit të Arabisë, që është përfunduar për më pak se një vit, Ebu Bekri e dërgoi Halidin dhe gjeneralët tjerë me përvojë që ta pushtojnë Persinë dhe Bizantin. Është shumë e mundshme që njerëzit energjikë që ishin pas tij erdhën në këtë mendim që me këtë fushatë (që premtonte pre të pasur) t’i zhdukin trazirat në vend dhe t’u japin Arabëve mësimin praktik mbi unitetin e Islamit. Ebu Bekri përjetoi kënaqësi që gjatë sundimit të tij kohëshkurtër t’i shohë fitoret e para të mëdha të ushtrisë arabe në dy fushëbeteja: pushtimi i el-Hires në maj ose në qershor të vitit 633 në Persi dhe beteja në Axhnedin në Palestinë në qershor të vitit 634. Vdiq pak kohe pas kësaj fitores së fundit, më 23 gusht 634 dhe është varrosur pranë Muhammedit a. s.. Sundimi i tij i shkurtër, i përmbushur me luftëra nuk solli ndryshime epokale në jetën e përditshme. Gjatë ndarjes së presë luftarake, i përmbahej principit që të gjithë besimtarët e mirëfilltë kanë të drejta të njëjta; këtë princip, më vonë, Omeri e lëshoi. Duke u bërë halif, jetoi, sikur edhe deri atëherë, mu sikur ka jetuar në shtëpinë e vet në es-Sunh, dhe më vonë, kur largësia u bë e papërshtatshme, në vetë qytet. Tradita tregon shumë shembuj të refuzimit të tij që të pasurohet në dëm të shtetit.

Thjeshtësia e madhe, modestia e plotë dhe mungesa e çdo mendjemadhësie te Ebu Bekri si njeri dhe halife kanë dhënë bazë për legjendë, që ishte e bazuar në të vërtetën.

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme