FITIMI HALLALL DHE FITIMI HARAM?

(Hutbe kushtuar ngritjes së çmimeve të bukës)


إِنَّ الْحَمْدَ لِلَّهِ نَحْمَدُهُ وَنَسْتَعِينُهُ وَنَسْتَغْفِرُهُ وَنَعُوذُ بِاللَّهِ مِنْ شُرُورِ أَنْفُسِنَا وَمِنْ سَيِّئَاتِ أَعْمَالِنَا مَنْ يَهْدِهِ اللَّهُ فَلا مُضِلَّ لَهُ وَمَنْ يُضْلِلْ فَلا هَادِيَ لَهُ وَأَشْهَدُ أَنْ لا إِلَهَ إِلاَّ اللَّهُ وَحْدَهُ لا شَرِيكَ لَهُ وَأَشْهَدُ أَنَّ مُحَمَّدا ًعَبْدُهُ وَرَسُولُهُ

يـَـأَيُّهَا الَّذِينَ ءَامَنُوا اتَّقُوا اللَّهَ حَقَّ تُقَاتِهِ وَلاَ تَمُوتُنَّ إِلاَّ وَأَنْتُمْ مُسْلِمُونَ

يـَـأَيُّهَا النَّاسُ اتَّقُوا رَبَّكُمِ الَّذِي خَلَقَكُمْ مِّنْ نَفْسٍ وَاحِدَةٍ وَخَلَقَ مِنْهَا زَوْجَهَا وَبَثَّ مِنْهُمَا رِجَالاً كَثِيرا ًوَنِسَاء ًوَاتَّقُوا اللَّهَ الَّذِي تَسَآءَلُونَ بِهِ وَالأرْحَامَ إِنَّ اللَّهَ كَانَ عَلَيْكُمْ رَقِيبا

يَــأَيُّهَا الَّذِينَ ءَامَنُوا اتَّقُوا اللَّهَ وَقُولُوا قَوْلاً سَدِيدا ًيُصْلِحْ لَكُمْ أَعْمَالَكُمْ وَيَغْفِرْ لَكُمْ ذُنُوبَكُمْ وَمَنْ يُطِعِ اللَّهَ وَرَسُولَهُ فَقَدْ فَازَ فَوْزا ًعَظِيماً.



Falënderimi i takon All-llahut. Atë e falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga All-llahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon All-llahu s'ka kush e lajthit dhe kë e largon nga rruga e vërtetë, s'ka kush e udhëzon. Dëshmoj se s'ka hyjni tjetër përveç All-llahut , i Cili është Një dhe dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij.

"O ju që keni besuar, keni frikë All-llahun me një frikë të denjë dhe mos vdisni, pos duke qenë muslimanë!"

(Ali Imran: 102)

"O ju njerëz! Keni frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një veteje dhe nga ajo krijoi palën e saj, e prej atyre dyve u shtuan shumë burra e gra. Dhe keni frikë All-llahun që me emrin e Tij përbetoheni, ruajeni farefisin, se All-llahu është Mbikqyrës mbi ju."

(En-Nisa:1)

"O ju besimtarë, keni frikë All-llahun dhe thuani fjalë të drejta. Ai (All-llahu) ju mundëson të bëni vepra të mira, jua shlyen mëkatet e juaja,e kush respekton All-llahun dhe të Dërguarin e Tij, ka shpëtuar me një shpëtim të madh."

(El-Ahzab:70:71)

Vëllezër besimtarë!

Edhe pse Islami na ka bashkuar, edhe pse Allahu na ka urdhëruar të ndihemi si vëllezër, ta përkrahim njeri tjetrin, t’i gjendemi njeri tjetrit në ditë të vështira, megjithatë, këto parime janë shuar në mesin tonë. Sot muslimani është ai që shfrytëzon gjendjen e mjerueshme të vëllait të tij dhe në vend që t’i ndihmojë, ai e keqpërdorë pozitën e tij, duke e detyruar t’i japë para me kamatë, duke ia shtrenjtuar artikujt ushqimor, duke ia pamundësuar zhvillimin normal të jetës, etj. Thotë Allahu:

“إِنَّمَا الْمُؤْمِنُونَ إِخْوَةٌ فَأَصْلِحُوا بَيْنَ أَخَوَيْكُمْ وَاتَّقُوا اللَّهَ لَعَلَّكُمْ تُرْحَمُونَ

S'ka dyshim se besimtarët janë vëllezër, pra bëni pajtim ndërmjet vëllezërve tuaj dhe kini frikë All-llahun, që të jeni të mëshiruar (nga Zoti).”.

(el-Huxhurat, 10)

Jetimi, edhe pse nuk ka baba-kujdestar, megjithatë pasuria e tij nuk bën të keqpërdoret ngase e ke vëlla në fe. Thotë Allahu:

“وَيَسْأَلونَكَ عَنِ الْيَتَامَى قُلْ إِصْلاحٌ لَهُمْ خَيْرٌ وَإِنْ تُخَالِطُوهُمْ فَإِخْوَانُكُمْ وَاللَّهُ يَعْلَمُ الْمُفْسِدَ مِنَ الْمُصْلِحِ

... Dhe të pyesin ty për bonjakët. Thuaj: "Po t'i ndihmoni në punët e tyre është më mirë, e nëse i përzieni (pasurinë e tyre me tuajën), ata janë vëllezërit tuaj. All-llahu di të dallojë qëllimkeqin nga qëllimmirin...”.

(el-Bekare, 220)

“ادْعُوهُمْ لِآبَائِهِمْ هُوَ أَقْسَطُ عِنْدَ اللَّهِ فَإِنْ لَمْ تَعْلَمُوا آبَاءَهُمْ فَإِخْوَانُكُمْ فِي الدِّينِ وَمَوَالِيكُمْ

Ju thirrni (mbështetni) ata në etërit e vërtetë të tyre, kjo është më e drejtë tek All-llahu, e nëse nuk ua dini (nuk dini se kush janë) etërit e tyre, atëherë ata janë vëllezërit tuaj dhe të afërmit tuaj në fé...”.

(el-Ahzab, 5)

E shihni se si Allahu na i cilësoi si vëllezër jetimët, që nuk kanë baba e nënë, për të na e bërë me dije se pasuria e tyre nuk bën të keqpërdoret ashtu siç nuk e keqpërdorë njeriu pasurinë e vëllait të vet.

Edhe Muhammedi, alejhi’s selam i ka kushtuar rëndësi të madhe ndihmës së ndërsjelle ndërmjet vete derisa ka urryer mashtrimin, malverzimin dhe keqpërdorimin e pozitës. Muhammedi, alejhi’s selam ka thënë:

“المسلم أخو المسلم لا يظلمه و لا يُسلمه و من كان في حاجة أخيه كان الله في حاجته و من فرج عن مسلم كربة فرج الله عنه بها كربة من كرب يوم القيامة و من ستر مسلما ستره الله يوم القيامة

Muslimani është vëlla i muslimanit; nuk i bën padrejtësi dhe nuk e dorëzon. Kush ia kryen ndonjë vëllai ndonjë nevojë edhe atij Allahu do t’ia kryeje ndonjë nevojë. Kush ia largon ndonjë muslimani ndonjë brengë edhe Allahu do t’ia largojë atij ndonjë brengë të Ditës së Kiametit, dhe kush ia mbulon muslimanit (të metat) edhe Allahu do t’ia mbulojë atij në Ditën e Kiametit”.

(Buhariu dhe Muslimi)

Vëllezër muslimanë!

Ligjërata jonë e sotme prej këtij minberi të Muhammedit, alejhi’s selam nuk do të fokusohet në vëllazërinë në Islam, nuk do të bëjë fjalë për të drejtat e vëllait ndaj vëllait, jo, kësaj radhe –me lejen e Allahut- do të flasim vetëm për një segment të kësaj natyre: Ngritja e çmimeve të artikujve ushqimorë në kohë varfërie. A e lejon Islami këtë? Cili është vendimi i Islamit për bllokimin e artikujve ushqimore në kohe krize ekonomike për t’i shitur më pas ata me çmim më të shtrenjtë? Si është mënyra e fitimit hallall? Kush duhet të punojë?

Ligjërata vjen në këtë kohë kur disa njerëz të pasionuar pas dynjasë, të dhënë pas parave shkelin nderin dhe dinjitetin e popullit, pasurohen në mënyra të paligjshme në kurriz të popullit dhe luajnë me fatin e tij ashtu sikur ata ta kenë jetën e tyre në dorë. Këtyre të mjerëve, para se të kalojmë në lëndën e ligjëratës sonë, ua përkujtojmë se:

” ذلك متاع الحياة الدنيا والله عنده حسن المآب

... Këto janë kënaqësi të kësaj bote, po tek All-llahu është e ardhmja më e mirë”.

(Ali Imran, 14)

“ولا تأكلوا أموالكم بينكم بالباطل إلا أن تكون تجارة عن تراض منكم

... mos e hani mallin e njëri-tjetrit në mënyrë të palejuar, përpos tregtisë në të cilën keni pajtueshmëri mes vete...”.

(en-Nisa, 29)

***

Islami nuk është fe e përtacisë

Muslimanë të nderuar!

Islami është fe që nxit për punë, që nxit për fitim të bukës, jo në mënyra të paligjshme dhe skandaloze por në mënyra të ligjshme, edhe nëse fitimi është i paktë. Allahu i Madhëruar në Kur’anin Famëlartë, Muhammedi, alejhi’s selam në thëniet e tij dhe historia islame na kanë sjellur fakte të panumërta për këtë. Pejgamberët e Allahut ishin ata që fituan bukën nga puna e duarve të tyre, Muhammedi, alejhi’s selam njeriu më i zgjedhur, krijesa më e mirë, njeriut që Allahu ia la në dispozicion tërë të mirat e dynjasë, punonte dhe fitonte bukën. Shokët e tij, burrat më të mirë të ummetit, punonin dhe jetonin nga puna e tyre. Ebu Bekri, njeriu më i dashur tek Muhammedi, alejhi’s selam punonte ditën dhe natën. Po kështu edhe Omeri, Othmani e Aliu, Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë ata.

Fitimi nuk bie ndesh me fenë. Allahu nuk krijoi dynjanë kot së koti. Nuk krijoi arat e fushat për tu shkelur por për tu punuar. Thotë Allahu:

“وَمَا خَلَقْنَا السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضَ وَمَا بَيْنَهُمَا لَاعِبِينَ

Ne nuk i krijuam qiejt dhe tokën dhe çfarë gjindet në mesin e tyre pa qëllime”.

(ed-Duhan, 38)

“وَلَا تَنسَ نَصِيبَكَ مِنَ الدُّنْيَا

... e mos lë mangu atë që të takon nga kjo botë...”.

(el-Kasas, 77)

Ja se çka thotë Allahu për punën:

Allahu e krijoi tokën që ne ta punojmë atë:

“هو الذي جعل لكم الأرض ذلولاً فأمشوا في مناكبها وكلوا من رزقه وإليه النشور

Ai është që juve tokën ua bëri të përshtatshme, andaj ecni nëpër pjesë të saj dhe shfrytëzoni begatitë e Tij, meqë vetëm te Ai është e ardhmja”.

(el-Mulk, 15)

“هُوَ الَّذِي خَلَقَ لَكُم مَّا فِي الأَرْضِ جَمِيعاً

Zoti është Ai që për ju ka krijuar gjithçka që ndodhet në tokë”.

(el-Bekare, 29)

“يَا أَيُّهَا النَّاسُ كُلُواْ مِمَّا فِي الأَرْضِ حَلاَلاً طَيِّباً وَلاَ تَتَّبِعُواْ خُطُوَاتِ الشَّيْطَانِ إِنَّهُ لَكُمْ عَدُوٌّ مُّبِينٌ

O njerëz, hani nga ajo që ndodhet në tokë e cila është e lejuar (hallall) dhe kënaqëse ”.

(el-Bekare, 168)

Allahu na tregoi në Kur’an se puna, çfarëdo qoftë por e lejuar nuk bie ndesh me namazin, për arsye se:

“فَإِذَا قُضِيَتِ الصَّلَاةُ فَانتَشِرُوا فِي الْأَرْضِ وَابْتَغُوا مِن فَضْلِ اللَّهِ وَاذْكُرُوا اللَّهَ كَثِيراً لَّعَلَّكُمْ تُفْلِحُونَ

E kur të kryhet namazi, atëherë shpërndahuni në tokë dhe kërkoni begatitë e All-llahut, por edhe përmendeni shpeshherë All-llahun, ashtu që të gjeni shpëtim”.

(el-Xhumuah, 10)

“رِجَالٌ لَّا تُلْهِيهِمْ تِجَارَةٌ وَلَا بَيْعٌ عَن ذِكْرِ اللَّهِ وَإِقَامِ الصَّلَاةِ وَإِيتَاء الزَّكَاةِ يَخَافُونَ يَوْماً تَتَقَلَّبُ فِيهِ الْقُلُوبُ وَالْأَبْصَارُ * لِيَجْزِيَهُمُ اللَّهُ أَحْسَنَ مَا عَمِلُوا وَيَزِيدَهُم مِّن فَضْلِهِ وَاللَّهُ يَرْزُقُ مَن يَشَاءُ بِغَيْرِ حِسَابٍ

Ata janë njerëz që nuk i pengon as tregtia e largët e as shitblerja në vend për ta përmendur All-llahun, për ta falur namazin dhe për ta dhënë zeqatin, ata i frikësohen një dite kur do të tronditen zemrat dhe shikimet. 38. (ata i luten) që All-llahu t'i shpërblejë më së miri për atë që punuan dhe për t'ua shtuar të mirat nga Ai. All-llahu e dhuron pa masë atë që do”.

(en-Nur, 37-38)

Muhammedi, alejhi’s selam ka thënë:

“وجعلت لي الأرض مسجدا وطهورا

Toka më është bërë pastrim dhe xhami”.

(Buhariu)

Kudo që të jesh, me përjashtim të namazit të xhumasë, posa të hyjë koha e namazit ktheu kah kibla dhe fale atë.

Të mirat nga fitimi hallall nuk janë të ndaluara. Thotë Allahu:

“قُلْ مَنْ حَرَّمَ زِينَةَ اللّهِ الَّتِيَ أَخْرَجَ لِعِبَادِهِ وَالْطَّيِّبَاتِ مِنَ الرِّزْقِ

Thuaj kush i ndaloi bukuritë dhe ushqimet e mira që Allahu i krijoi ato për adhuruesit e Tij?”.

(el-A’rafë, 32)

Kjo për faktin se devotshmëria nuk është e kufizuar në varfëri. Pejgamberi, alejhi’s selam ka thënë:

“نعم المال الصالح للرجل الصالح

Sa e mirë është pasuria e mirë për njeriun e mirë”. ([1])

Ebu Hurejre transmeton se Pejgamberi, alejhi’s selam ka thënë:

“الدُّنْيَا سِجْنُ الْمُؤْمِنِ وَجَنَّةُ الْكَافِرِ

Dynjaja është burg për besimtarin dhe Xhennet për pabesimtarin”.

(Muslimi)

Për këtë hadith lidhet një tregim shumë i bukur me Imamin Ebu Hanife dhe një pabesimtar të leckosur. Kur ky pabesimtar e kishte parë Imamin në një gjendje të bukur, i veshur bukur, era e mirë i ndihej që larg, i kishte thënë: Si e komenton ti fjalën e Muhammedit, alejhi’s selam: Dynjaja është burg për besimtarin dhe Xhennet për pabesimtarin? Imami me urtësinë që kishte i qe përgjigjur: Ajo që Allahu ka përgatitur në Xhennet për besimtarët në krahasim me të mirat e kësaj bote është sikur kjo botë të jetë burg për ne, ndërsa ajo që Allahu ka përgatitur për ju në Xhehennem në krahasim me vuajtjet që ju keni këtu, prape për ju kjo është si Xhennet.

Një njeri i kishte thënë Sufjan b. Ujejnes:

“هل يكون الرجل زاهداً وعنده مئةُ دينار ؟ قال نعم قال وكيف ذلك ؟ قال : إن نقصت لم يغتم ولم يحزن وإن زادت لم يفرح ولا يكره الموت لفراقها

A ka mundësi të jetë njeriu asket e të ketë 100 dinar? Po, si jo- iu përgjigj. Por nëse i pakësohen nuk pikëllohet, nëse i shtohen nuk gëzohet, dhe shkaku i tyre nuk e urren vdekjen”.

Edhe Sufjan eth-Thevriu ishte pyetur:

“أيكون الرجل زاهداً ويكون له المال ؟ قال : نعم إن كان إذا أبتلى صبر وإذا أعطي شكر

A mund të jetë njeriu asket e të ketë pasuri? Po, nëse është në atë gjendje që kur të sprovohet bën durim dhe kur t’i jepet pasuri falënderon”. ([2])

***

Muhammedi, alejhi’s selam punëtor

Në fillim të rinisë së tij, Muhamedi ruante bagëtitë e mekasve dhe merrte shpërblim për këtë. Lidhur me këtë, Muhammedi, alejhi’s selam, ka thënë :“ E kann pyetur: “ Edhe ti, o i Dërguari i Allahut? „ Ai është përgjigjur: “Edhe unë !“ Kur mbushi moshën njëzet e pesë vjeç, ai punonte për të bijën e Huejlidit, Hadixhen, si tregtar për llogari të sajë, kundrejt shpërblimit.

Muhamedi në rininë e tij njihej nga njerëzit si besnik dhe i sinqertë dhe u bë i njohur ndër ta për sjelljet e mira që kishte, për mbajtjen e fjalës, për dëgjueshmërinë, qëndrueshmërinë e tij dhe shumë virtyte të tjera. Të gjitha këto e bënë Hadixhen tˆi besojë atijë tregtinë për llogari të sajë, me karavanin që shkonte çdo vit në qytetin e Busras. Për këtë, ajo e paguante atë dyfishin e shpërblimit që u jepte të tjerëve . Kur u kthyen në Mekë, shërbyesi i Hadixhes, Mejsari, i tregoi asaj për dhe sinqeritetin e Muhamedit. Atë vit ajo fitoi shumë para dhe ia shtoi atij përsëri shpërblimin për punën e bërë. Aji ishte shumë e kënaqur me Muhamedin dhe kërkoi që të martohej me të. Kështu ai pranoi të martohej me Hadixhe, ndërkohë që ishte pesëmbëdhjetë vjet më i vogël se ajo.

Kur Allahu e dërgoi Muhammedin, alejhi’s selam si pejgamber disa të marrë menduan se Pejgamberi nuk bën të punoje, ai nuk është “njeri”…Allahu na i përshkruan thëniet e tyre në Kur’an:

“وقالوا مال هذا الرسول يأكل الطعام ويمشي في الأسواق

E ata thanë: "Ç'është me këtë të dërguar, i cili ha ushqim dhe ec nëpër tregje?...”.

(el-Furkan, 7)

Demantimi i kësaj thënie është po ashtu në Kur’an:

“وَمَا أَرْسَلْنَا قَبْلَكَ مِنَ الْمُرْسَلِينَ إِلَّا إِنَّهُمْ لَيَأْكُلُونَ الطَّعَامَ وَيَمْشُونَ فِي الْأَسْوَاقِ

Ne para teje dërguam pejgamberë të tjerë, por edhe ata ishin të dërguar që kanë ngrënë ushqim, që kanë ecur e shëtitur nëpër tregje...”.

(el-Furkan, 20)

Allahu i tha Muhammedit, alejhi’s selam:

” قُلْ إِنَّمَا أَنَا بَشَرٌ مِثْلُكُمْ يُوحَى إِلَيَّ أَنَّمَا إِلَهُكُمْ إِلَهٌ وَاحِدٌ

Thuaj: "Unë jam vetëm njeri, sikurse edhe ju, mua më shpallet se vetëm një Zot është Zoti juaj...”.

(el-Kehf, 110)

Edhe Pejgamberët, alejhimu’s selam punonin. Muhammedi, alejhi’s selam na ka rrëfyer:

” ما أكل أحد طعاماً قط خيراً من أن يأكل من عمل يده وأن نبي الله داود ـ عليه السلامـ كان يأكل من عمل يده

Askush nuk ka ngrënë ushqim më të mirë se sa atë që e ka fituar nga puna e duarve të tij. Edhe Pejgamberi i Allahut, Davudi, alejhi’s selam, hante nga puna e dorës së tij”.

(Buhariu)

Muslimi transmeton se Pejgamberi, alejhi’s selam ka thënë:

“كان زكرياء ـ عليه السلام ـ نجاراً

Zekerijai, alejhi’s selam, ishte zdrukthëtar”.

Allahu në Kur’an na sjell shembullin e një gruaje të ndershme, e cila në momentet e lindjes, kur ka nevojë më së shumti për ndihmë, punoi dhe fitoi ushqimin. Kjo është Merjemja e ndershme. Allahu përkitazi me të ka thënë:

“وَهُزِّي إِلَيْكِ بِجِذْعِ النَّخْلَةِ تُسَاقِطْ عَلَيْكِ رُطَباً جَنِيّاً

E ti shkunde trupin e hurmës se do të bijnë ty hurma të freskëta”. (Merjem, 25)

Vëllezër besimtarë!

Sahabet, shokët e Muhammedit, alejhi’s selam, punonin shumë. Aisheja ka thënë:

“كانَ أَصْحَابُ رَسُولِ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ عُمَّالَ أَنْفُسِهِمْ

Shokët e Muhammedit, alejhi’s selam ishin punëtorë”.

(Buhariu)

Omeri flet për veten e tij e thotë:

" Unë dhe një fqi imi nga ensarët ishim (për pune) tek Beni Umejje b. Zejd, fis nga Medina. Shkonim tek Pejgamberi, alejhi’s selam me radhe; një dite ai e një dite unë. Kur shkoja unë ia sillja lajmet e asaj dite për shpalljen ose te tjera. Edhe ai vepronte kështu...”([3]).

Ebu Bekri, Uthmani, Abdurrahman b. Aufi, ishin të njohur në tregtinë dhe kontributin e tyre material për Islam.

Ebu Bekri profesion kryesorë kishte tregtinë. Ai gjithashtu shoqëronte Profetin a.s. në disa udhëtime tregtare. Për shkak të ndershmërisë së tij njerëzit e besonin atë dhe shpeshherë i'a linin paratë e tyre në besim të tij. Bujaria dhe sinqeriteti i tij shpejt e bënë një tregtar të pasur. Shpejt këto cilësi të mira të tij i shërbyen Islamit. Ebu Bekri i shërbeu Islamit në rrugë të ndryshme. Kurejshët persekutuan një numër të madh skllevërish të cilët kishin pranuar Islamin dhe jua bënin jetën edhe më të vështirë. Sllavët musliman vuanin shumë në duart e pronarëve jo musliman. Bilali (zezak) një nga më të mirët e njohur nga shoqëria e Profetit (a.s) ishte një nga këta skllevër. Pronari i tij Umajjah bin Halef e rrihte me kamxhik natën dhe e shtrinte në rërë të oërvëluar gjatë ditës, për shkak të pranimit të Islamit. Ebu Bekri e Bleu atë dhe kështu Bilali u bë musliman i lirë. Muslimanët e tjerë skllevër të cilët i bleu Ebu Bekri dhe i liroi janë: Amin bin Fahairah, Nazirah, Nahdiah, Sariah, Beni Mamil dhe Bint Nadiah. Edhe ne Medine kur ishte një nevojë urgjente për ndërtimin e një xhamije dhe një shtëpie për Profetin a.s. dhe familjën e tij Ebu Bekri kontribuoi shume. Ai pagoi çmimin e tokës. Kështu Hazreti Ebu Bekri u bë muslimani i parë i cili shpenzoi shumicën e parave të tij për hir të Allahut. Ai mori pjesë në ndërtimin e xhamisë sikurse një punëtorë i zakonshëm se bashku me muslimanët e tjerë

Kur Pejgamberi a.s. filloi t’i vëllazërojë muhaxhirët (mekasit) dhe ensarët (medinasit), atë e vëllazëroi me Sa’d ibnu Ebi Rebian r.a. Pas disa kohe, Sa’di i tha Abdurrahman ibnu Avfit: - O vëllai im Unë jam ndër më të pasurit e Medinës. I kam dy bahçe, urdhëro e shiko se cila po të pëlqen dhe merre!

- “Abdurrahmani i tha vëllait të vet: Allahu të dhëntë bereqet e të begatoftë në pasurinë tënde, por të lutem ma trego tregun më të afërt... Ai filloi të tregtojë, të shesë, të blejë, të fitojë dhe ta shtojë pasurinë. Pas një kohe të shkurtër e përgatiti “mehrin” – dhuratën e nusërisë, u martua dhe i kënaqur e i disponuar shkoi te Pejgamberi a.s.

- Ç’kemi të re? - e pyeti Pejgamberi a.s.

- U martova - tha Abdurrahmani.

- E çfarë i dhurove bashkëshortes si “mehër”? - pyeti prapë Resulullah.

- I dhurova peshën e 5 dërhemëve të arit - ia ktheu ai.

Atëherë Pejgamberi a.s. u lut për të duke thënë: - Allahu të begatoftë në pasurinë tënde...

Prej atij momenti - thotë Abdurrahman ibnu Avfi - m’u hapën dyert e të mirave të kësaj bote, saqë ma merrte mendja se në çdo gur, po ta lëvizja nga vendi i vet, do të gjeja ar ose argjend([4]).

Ndoshta në këtë qi përmendëm qëndron sekreti i urrejtjes së lypjes. Disa nga të parët mendonin se puna ti shlyen disa gjynahe. Pejgamberi, alejhi’s selam ka thënë:

“إِنَّكَ أَنْ تَدَعَ وَرَثَتَكَ أَغْنِيَاءَ خَيْرٌ مِنْ أَنْ تَدَعَهُمْ عَالَةً يَتَكَفَّفُونَ النَّاسَ فِي أَيْدِيهِمْ

Nëse trashëgimtarët tu i lenë të pasur është më mirë se sa t’i lësh të varfër t’ua shtrijnë njerëzve duart e të lypin”.

(Buhariu)

Selefi kishin thënë:

“Ka mëkate që nuk i shlyen asgjë përveç pasionit për kërkimin e idares”.

Llukman Hakimi i kishte thënë djalit:

“يا بني استغن بالكسب الحلال عن الفقر فإنه ما أفتقر أحد قط إلا أصابه ثلاثُ خصال : رقةُ في دينه ، وضعفٌ في عقله ، وذهاب مروءته

O biri im, pasurohu me hallall nga varfëria ngase sa herë që varfëria e godet dikë ai sprovohet me tri gjëra: dobësi në fe, dobësi në mendje dhe burrëria i humb”.

Ahmed b. Hanbeli punonte në treg dhe thoshte:

“ما أحسن الاستغناء عن الناس وقال له رجل : ترى أن أعمل ؟ قال ::نعم "وتصّدق بالفضل على قرابتك

Sa mirë është të jesh i pavarur nga njerëzit. Një njeri i tha: A mendon se duhet të punoj? Po dhe me pjesën e mbetur të fitimit bëju mirë (jep sadaka) të afërmve- iu përgjigj imami”.

Djali i tij, Salihu, rrëfen për babain e tij se dilte me sëpatë në dore dhe punonte diç.

Omeri thoshte:

“مكسبةُ في دناءة خيرٌ من سؤال الناس

Fitimi, qoftë edhe në ndonjë gjë të pavlerë është më mirë se sa t’iu lypësh njerëzve”.

“إني لأرى الرجل فيعجبني شكله فإذا قيل لا عملَ له سقط من عيني

Mua ndonjëherë më pëlqen pamja e ndonjë njeriu (si musliman i mirë) por kur të informohem se sai nuk punon nuk më pëlqen më”.

Kur Seid b. Musejjebi bënte tregti me vaj thoshte:

“والله ما للرغبة في الدنيا ولكن أصونُ نفسي وأصل رحمي

Pasha Allahun, nuk po punojmë pse dynjaja po na tërheq por dua ta ruaj veten dhe t’i mbaj lidhjet familjare”.

Buhariu, si përmbyllje të kësaj pike, transmeton se Muhammedi, alejhi’s selam ka thënë:

“لَأَنْ يَأْخُذَ أَحَدُكُمْ حَبْلَهُ فَيَأْتِيَ بِحُزْمَةِ الْحَطَبِ عَلَى ظَهْرِهِ فَيَبِيعَهَا فَيَكُفَّ اللَّهُ بِهَا وَجْهَهُ خَيْرٌ لَهُ مِنْ أَنْ يَسْأَلَ النَّاسَ أَعْطَوْهُ أَوْ مَنَعُوهُ

Që ndonjëri prej jush ta marrë një litar e të sjell një brumbull dru në shpinën e tij dhe t’i shesë e t’ia ruaj Allahu fytyrën e tij me të është më mirë se sa t’i lus njerëzit; i dhanë apo jo”.

Edukata në shitje

Nga ajo që përmendëm mësuam se puna në fe ehte obligative. Muslimani duhet të punoj që t’i shfrytëzoj të mirat e Allahut, ta falënderoje Allahun për begati dhe të mos ia shtrijë dorën askujt. Por a lejohet qe ai atë pune ta bëjë në mënyrë të pandershme? A lejohet që fitimin ta bëjë duke mashtruar e gënjyer? Jo, assesi jo. Muhammedi, alejhi’s selam, siç transmeton Imam Muslimi, thotë:

“وإن كذبا وكتما محقت بركة بيعهما

Nëse gënjejnë dhe fshehin (të metat e artikullit) bereqeti i shitjes do te zhduket”.

Jo vetëm kaq, Islami porosit njeriun që në çdo gjë, e edhe në punë, të ruhet nga gjërat e dyshimta, ngase kështu do ta ruajë fenë dhe nderin e tij. Thotë Pejgamberi, alejhi’s selam:

“فمن اتقى الشبهات فقد استبرأ لدينه وعرضه ومن وقع في الشبهات وقع في الحرام كالراعي يرعى حول الحمى يوشك أن يرتع فيه ألا وإن لكل ملك حمى ألا وإن حمى الله محارمه

Kush ruhet nga dyshimet ai ka pastruar fenë dhe nderin e tij e kush bie në dyshime ai ka rënë në ndalesa, sikur çobani që ruan bagëtinë rrëzë kufijve të arave që ka gjasa të hyjë në to. Vëni re! Çdo mbret ka kufijtë e vet, e kufijtë e Allahut janë ndalesat e Tij ”.

(Buhariu dhe Muslimi)

Vlera e mirësjelljes gjatë shitjes me njerëz dhe afatizimit të tyre në kthimin e borxhit

Nëse ndonjë njeri kërkon prej teje por nuk ka para atëherë ndihmoji. Nëse i ke shitur diç dhe ka ardhur koha e sjelljes së parave por nuk ka shtyja afatin edhe për disa kohë. Nëse i ke shitur diç dhe ai është penduar për atë që ka blerë e kërkon prej teje t’ia kthesh paratë, ti edhe pse ke të drejtë të mos e bësh një gjë të tillë, megjithatë bëje ngase:

“مَنْ أَقَالَ مُسْلِمًا أَقَالَهُ اللَّهُ عَثْرَتَهُ يَوْمَ الْقِيَامَةِ

Kush ia pranon kthimin e artikullit (pas shitjes-marrëveshjes) ndonjë muslimani, Allahu në Ditën e Kiametit do t’ia shlyejë mëkatet”.

(Sahihu suneni Ibni Maxheh)

Mos harro se nëse ti dikujt i bën mire për Allahun, Allahu atë të mirë nuk ta harron kurrë.

Buhariu përmend tregimin e një njeriu, i cili kishte huazuar prej një njeriu disa të holla. Kur kishte ardhur koha e dhënies së tyre kishte marrë mot shumë i ligë, dhe meqë deti i ndante këta dy njerëz, borxhliu nuk kishte gjetur mënyrë tjetër për t’ia kthyer paratë vetëm se ta merrte një dru t’i fuste paratë aty dhe ta gjuante ne det. Këtë e beri për arsye se paratë i mori në besë të Allahut dhe nga bindja që kishte në Allahun e gjuajti atë dru në det për t’i shkuar paratë zotëriut të parave.

Ky njeriu që kishte dhënë paratë borxh kishte mbetur pa asgjë. Koha e kthimit të parave ishte por mot i lig…Shpresa nuk kishte. Del tek deti për të mbledhur ca dru për tu ngrohur dhe ja, pa ditur fare, ai merr një dru dhe e dërgon në shtëpi. Kur e prêt drurin dhe bëhet gati për ta futur në stufë sheh një qese brenda. Shikon kur ja para. Të nesërmen moti përmirësohet dhe njeriu merr edhe një qese tjetër me para dhe vendos ta kthej borxhin ngase nuk ishte në dijeni nëse i kishte mbërritur apo jo qesja. Shkon por mahnitet kur sheh se paratë i kishin mbërritur...

E shihni vëllezër, ky njeri i dha paratë për Allahun dhe ato nuk i humbën madje as në kohën më të vështirë.

Rreziku i mashtrimit të njerëzve

Meqë pasuria është dhunti prej Allahut nuk duhet mashtruar me të dhe as nuk duhet fituar atë nëpërmjet mashtrimit. Allahu ka thënë:

“وَمَا بِكُمْ مِنْ نِعْمَةٍ فَمِنَ اللَّهِ

Dhe çdo të mirë që e keni, ajo është prej All-llahut...”.

(en-Nahl, 53)

Allahu ka nënçmuar ata qe bëjnë mashtrime ne tregti dhe iu ka kërcënuar me dënim. Thotë Allahu:

“وَيْلٌ لِّلْمُطَفِّفِينَ (1) الَّذِينَ إِذَا اكْتَالُواْ عَلَى النَّاسِ يَسْتَوْفُونَ (2) وَإِذَا كَالُوهُمْ أَو وَّزَنُوهُمْ يُخْسِرُونَ

1. Të mjerët ata që mangu masin e peshojnë. 2. Ata që kur matin prej njerëzve, për vete e plotësojnë, 3. E kur u matin të tjerëve ose u peshojnë, u lënë mangu”.

(el-Mutaffifine, 1-3)

Nuk bën pjesë në grupin e pasuesve të denjë të Muhammedit, alejhi’s selam ai që mashtron në tregti. Ebu Hurejre transmeton se:

” مر النبي صلى الله عليه ومسلم برجل يبيع طعاما فأعجبه فأدخل يده فيه فرأى بللا فقال ما هذا؟ قال أصابته السماء فقال: فهلا جعلته فوق الطعام حتى يراه الناس من غشنا فليس منا

Pejgamberi, alejhi’s selam kaloi pranë një njeriu që shiste ushqim dhe i pëlqeu. E futi dorën në të por pa lagështi. Çfarë është kjo? Prej qielli është- u përgjigj. Përse atëherë nuk po e vendos mbi ushqim që ta shohin njerëzit. Kush na mashtron neve nuk është prej nesh”.

(Muslimi)

Pejgamberi, alejhi’s selam gjithashtu thotë:

" إن الله طيب لا يقبل إلا طيبا ، وإن الله أمر المؤمنين بما أمر به المرسلين ، فقال تعالى : { يا أيها الرسل كلوا من الطيبات واعملوا صالحا } ( المؤمنون : 51 ) ، وقال تعالى : { يا أيها الذين آمنوا كلوا من طيبات ما رزقناكم } ( البقرة : 172 ) ، ثم ذكر الرجل يطيل السفر ، أشعث أغبر ، يمدّ يديه إلى السماء : يا رب يا رب ، ومطعمه حرام ، ومشربه حرام ، وملبسه حرام ، وغُذّي بالحرام ، فأنّى يُستجاب له ؟

Allahu është i mire dhe nuk pranon tjetër përveç te mirës, dhe se Allahu i ka urdhëruar besimtaret me atë, qe i ka urdhëruar edhe te dërguarit (pejgamberet). Thotë Allahu i Madhërishëm: " يا أيها الرسل كلوا من الطيبات واعملوا صالحا O ju të dërguar, hani atë që është e lejuar dhe e mirë dhe bëni vepra të mira ". (Mu'minun, 51). Poashtu thotë: " يا أيها الذين آمنوا كلوا من طيبات ما رزقناكم O ju që besuat, hani nga të mirat që ua kemi dhënë ". (Bekare, 172), pastaj përmendi njeriun, i cili udhëton gjate; flokëshprishur, i ngrit duart kah qielli (e lutet): O Zoti im! O Zoti im!, ndërsa ushqimin e ka haram, pijen e ka haram, është ushqyer nga harami, andaj si te përgjigjet (plotësohet duaja) te tillit?!".

(Muslimi)

Në Islam ndalohet çdo formë e paligjshme fitimi duke filluar nga:

Nexheshi, i cili bëhet duke ngritur çmimin e një artikulli që ti nuk e ke ndërmend ta blesh atë vetëm për të nxitur njerëzit ta blejnë atë. Pejgamberi, alejhi’s selam ka thënë:

“لا تناجشوا

Mos bëni Nexhesh”.

(Buhariu dhe Muslimi)

Betimi. Thotë Allahu:

“إِنَّ الَّذِينَ يَشْتَرُونَ بِعَهْدِ اللَّهِ وَأَيْمَانِهِمْ ثَمَناً قَلِيلاً أُولَئِكَ لا خَلاقَ لَهُمْ فِي الآخِرَةِ وَلا يُكَلِّمُهُمُ اللَّهُ وَلا يَنْظُرُ إِلَيْهِمْ يَوْمَ الْقِيَامَةِ وَلا يُزَكِّيهِمْ وَلَهُمْ عَذَابٌ أَلِيمٌ

Ata që për një vlerë të paktë e shesin besën e dhënë All-llahut, ndryshojnë edhe zotimet e tyre, të tillët nuk kanë pjesë (mëshirë) në botën tjetër, dhe në ditën e kijametit All-llahu nuk u flet atyre, nuk i shikon ata dhe nuk i pastron (prej barrës së gabimeve), ata kanë një dënim të dhembshëm”.

(Ali Imran, 77)

Betimi ndalohet ngase:

“الحلف منفقة للسلعة , ممحقة للبركة

Betimi e shet artikullin por e shkatërron bereqetin”.

(Buhariu dhe Muslimi)

“إياكم وكثرة الحلف في البيع , فإنه ينفّق ثم يمحق

Kujdes nga betimi i shumtë në shitje ngase ai shet por edhe shkatërron”.

(Muslimi)

Kërcënimi për betim shprehet edhe në një hadith tjetër madje në mënyrë edhe më të vrazhdë:

“ثَلَاثَةٌ لَا يُكَلِّمُهُمْ اللَّهُ يَوْمَ الْقِيَامَةِ وَلَا يَنْظُرُ إِلَيْهِمْ وَلَا يُزَكِّيهِمْ وَلَهُمْ عَذَابٌ أَلِيمٌ قَالَ فَقَرَأَهَا رَسُولُ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ ثَلَاثَ مِرَارًا قَالَ أَبُو ذَرٍّ خَابُوا وَخَسِرُوا مَنْ هُمْ يَا رَسُولَ اللَّهِ قَالَ الْمُسْبِلُ وَالْمَنَّانُ وَالْمُنَفِّقُ سِلْعَتَهُ بِالْحَلِفِ الْكَاذِبِ

Tre vetave Allahu në Ditën e Kiametit nuk do t’iu flas, nuk do të shikoj në ta dhe nuk do t’i pastroj, e për ta ka dënim të dhembshëm. E përsëriti tri herë këtë Pejgamberi, alejhi’s selam. Ebu Dherr-rri tha: Paskan humbur dhe qenkan shkatërruar, po kush janë këta o i dërguari i Allahut? Tha: Ai që lëshon rrobat nën zogun e këmbës, ai që kur t’i jep dik

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme