
Nga kjo kuptojm që ideja e formimit të personit musliman arrihet nëpërmjet :
1-Duke patur akide - besim dhe ide – mendim islam.
2-Duke patur edukat islame të përgjithshme nga djepi gjer në varr.
3-Duke patur kulturë islame sistemore dhe zhvillimore që mbron bazat(origjinalitetin), gjithashtu duke e forcuar edhe më shumë me kultura të ndryshme të dobishme të cilat nuk bien ndesh me bazat e fortifikuara islame(thabite).
Qëllimi i personit musliman në këtë jetë duhet të jetë ndërtimi i edukatës-kulturës, apo ngritjen e civilizimit islam në korniza të përgjithshme të ibadetit- adhurimit në Allahun. Këtë e sqaron edhe fjala e Allahut xh.sh : “Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë.” (Dharijat, 56)
Dhe në ajetin tjetër: “Që ai nuk hedh ndonjë fjalë e të mos jetë pranë tij përcjellësi i gatshëm.” (Kaf, 18)
Si dhe në ajetin tjetër: “E kush punoi ndonjë të mirë, që pëshon sa grimca, atë do ta gjejë. Dhe kush punoi ndonjë të keqe, që peshon sa grimca, atë do ta gjejë.” (Zilzal, 7-8)
Qytetërimi islam përbëhet nga:
1 - Muslimani është i përbërë nga besimi islam, edukata dhe civilizimi islam.
2 - Toka islame- shteti islam ku praktikohet aty civilizimi islam.
3 - Koha e formimit të fushave të civilizimit islam, bindjes, ekonomin, jeten e zhvillimet.
Thotë Allahu xh.sh :
“Gjithçka që është mbi tokë, Ne e bëmë stoli të saj, për t'i provuar ata, se cili prej tyre do të jetë më vepërmirë.” (Kehf, 7)
“Ne ju vendosëm në tokë dhe ju mundësuam jetesën (mjetet për të jetuar), e pak prej jush po falënderoni.” (El earaf, 10)
“Pasuria dhe fëmijët janë stoli e kësaj bote, kurse veprat e mira (fryti i të cilave është i përjetshëm) janë shpërblimi më i mirë te Zoti yt dhe janë shpresa më e mirë.” (Kehf, 46)
Përleshjet në këtë botë ndërmjet njerëzve janë ngatërresa- përleshje e civilizimeve, besimit dhe bindjes. Çdo drejtim ideologjik e fetar dëshiron të legjislacioj – obligoj drejtimin e tij mbi botën, qoftë nëpermjet pranimit apo forcës.
Por nuk mbetet asnjë drejtim tjetër i dobishem vetëm drejtimi i sheriatit islam që e ka zbrit Zoti, sepse ai ka ardhur nga Zoti i botrave, e nuk ka ardhë nga njeriu i frymëzuar nga ndikime të brendshme e të jashtme, e të ndryshohet besimi dhe bindjet e tija në bazë të atyre ndikimeve. Ka thënë Allahu xh.sh :
“(U lejuan të luftojnë) Ata, të cilët vetëm pse thanë: “All-llahu është Zoti ynë!” u dëbuan prej shtëpive të tyre pa kurrfarë të drejte. E sikur All-llahu të mos i zbrapste disa me disa të tjerë, do të rrënoheshin manastirët, kisha, havrat e edhe xhamitë që në to përmendet shumë emri i All-llahut. E All-llahu patjetër do ta ndihmojë atë që ndihmon rrugën e Tij, se All-llahu është shumë i fuqishëm dhe gjithnjë
triumfues.” (Haxhxh, 40)
Ndërsa pamjen tjetër e sqaron skica e përbërjes- formimit të muslimanit dhe jomuslimanit, civilizimit islam dhe atij jo islam.
Pasqyra programore e formimit dhe qytetërimit të personit musliman
Njeriu (çka është?)
Besimi ,bindja
edukata
kultura
Personi musliman përbëhet nga:
-Besim dhe bindje islame
-Edukat islame të pergjithshme nga djepi deri në varr
- Kultur sistemore dhe rigjeneruese islame
Qëllimi i tij në jetë:
-Zhvillimi i botës në suaza të besimit në Allahun
-Qëllimi i tij i kësaj dhe botës tjetër në të njëjtën kohë
Zhvillimi i kësaj bote (civilizimi islam) përbehet nga:
-Personi musliman (besimi edukata dhe kultura)
-Toka islame(e zhvillon aty kulturën e tij)
-Koha (fillon nga lindja e tij regjistrohet në këtë botë dhe jep llogari në të dy botërat )
Sjelljet e personit musliman janë në korrniza me:
-Adhurim në Allahun
-Vepra të mira
-Falënderim në Allahun
Rezultatet e zhvillimit të kësaj bote (civilizimi):
-Bindje studime dhe zbulime islame
-Prodhim industrial në sherbim të njeriut jo në dëm të tij
Shembulli i programit islam
Njeriu i përzier musliman përbëhet nga:
-Besim islam dhe bindje ateiste
-Edukat ateiste
-Kultur ateiste
Qëllimi i tij ne jetë:
-Zhvillimi i botës në suaza ateiste
Qëllimi i tij në këtë botë ta jetoj atë si të mundet e botën tjetër vetëm në xhami
Zhvillimi kësaj bote (civilizim me motive të pa qarta) përbehet nga:
-Person musliman (besim islam edukat ateiste kultur ateiste)
-Toka islame
-Koha (nuk ka vlerë për të) nuk ndjehet i përgjegjshem as në këtë botë as në botën tjetër
Sjelljet e personit musliman janë në korrniza me:
-Adhurim në iluzione
-Vepra të këqija
-Falenderim në Zotin dhe mosbesim në të njëjtën kohë
Rezultatet e zhvillimit të kësaj bote (civilizimi):
-Bindje studime dhe zbulime jo islame ateiste (koloniste)
-Nuk ka prodhim industrial (mirëpo prishje atë që e ndërtojn tjerë) i shërben njeriut
Programi aktual i personit musliman dhe kulturës islame
Personi jo musliman përbëhet nga:
-Besim dhe bindje jo islame
-Edukat e përgjithshme jo islame prej djepit deri në varr
-Kultur sistemore dhe rigjeneruese jo islame
Qëllimi i tij në këtë jetë:
Zhvillimi i botës në suaza të besimit dhe bindjes së tij
Adhurimi është iluzioni
Qëllim e ka jetën dhe pasurinë e kësaj bote
Zhvillimi i kësaj bote (civilizim jo islam) përbehet nga:
-Person jo musliman
-Tok jo islame (e zhvillon aty kulturën e tij)
-Koha (ka vlerë) ndihet i përgjegjshem vetëm në këtë botë
Sjelljet e personit jo musliman janë në korrniza me:
-Adhurim në iluzione
-Vepra të këqija
-Mosbesimi i të mirave
Rezultatet e zhvillimit të kësaj bote (civilizimi):
-Bindje studime dhe zbulime jo islame
-Prodhim industrial i shërben njeriut dhe e shkatërron njeriun
Programi joislam
NJERIU
Njeriu = ( besim + ide + edukat + kulturë)
E para: Besimi dhe bindja e njeriut:(Drejtimet e njeriut në këtë jetë):
Njeriu e përkufizon rrugën e tij në jetë nëpërmjet besimit dhe bindjes të cilat vijnë nëpërmjet këtyre tri përgjegjjeve nga këto tri pyetje:
1) Prej çkafit është krijuar njeriu? Apo cila është origjina e njeriut?
2) Përse ka ardhur njeriu në këtë botë? Apo cili është qëllimi i ekzistimit të njeriut në këtë botë?
3) Deri ku shkon njeriu - deri ku e ka përfundimin? Apo çka ndodh mbas vdekjes?
Çdo drejtim çoft ai nga Zoti apo njeriu u janë përgjigjur këtyre tri pyetjeve dhe nëpërmjet këtyre përgjigjjeve njeriu ka harmonizuar programin e tij të sistemit jetësor.
Përgjigjja e pyetjes së parë: Nga çka është krijuar njeriu? Apo cila është origjina e njeriut?
1- Sheriati-ligji i Allahut apo rruga e Pejgambereve dhe e të dërguarve janë përgjegjur që origjina e njeriut është nga dheu-toka, thotë Allahu xh.sh :
“Kur Zoti yt u tha engjëjve: “Unë po krijoi një njeri nga balta, dhe kur ta kem përsosur atë dhe t'i kem dhënë nga ana Ime shpirt, ju menjëherë përuljunju atij (në sexhde)”. (Sad, 71-72)
Gjithashtu thotë Allahu xh.sh: “Për All-llahun, Ne krijuam njeriun prej një ajke (lëngu), e një balte. Pastaj atë (ajke - baltë) e bëmë (e shndërruam) pike uji (farë) në një vend të sigurt. Më pas, atë pikë uji e bëmë copë gjaku, e atë gjak të ngurtë e bëmë copë mishi, e atë copë mishi e shndërruam në eshtra, edhe eshtrave ua veshëm mishin, pastaj atë e bëmë krijesë tjetër (me shpirtë). I lartë të All-llahu, më i miri Krijues! Mandej, pas kësaj (krijese) ju do të vdisni. E në ditën e kijametit ringjalleni .Ne krijuam mbi ju shtatë palë (qiej) dhe nuk jemi të pakujdesshëm ndaj asaj që krijuam.” (El Muminun, 12-17)
Pra njeriu origjina e tij e parë është balta –dheu, dhe e dyta Ademi a.s dhe Hava, e treta nga sperma, pastaj jeton në këtë botë për një kohë të caktuar, pastaj vdes, pastaj ringjallet ditën e kijametit, ky
është plani- ecuria e njeriut qysh nga krijimi i tij deri te ringjallja e tij përsëri. Duke u bazuar në këtë muslimani beson që krijuesi është Allahu i cili e ka krijuar nga balta, pastaj nga sperma dhe thotë: “La
ilahe ila llah Muhamedurresullullah.”
2 - Pasqyrimet - drejtimet njërezore i janë përgjegjur kësaj pyetje e gjithashtu edhe drejtimet më të veçanta të kohës së sotme që janë: drejtimi marksist, drejtimi në emër të shkencës(teknologjisë).
E para thotë që njeriu, gjithësia dhe jeta kanë ardhur rastësisht.
Për këtë edhe ai beson që nuk ka fillim, dhe simboli i besimit të tij është( nuk ka Zot dhe vetëm materializmi-jeta materiale ekziston).
E dyta thotë që: origjina e njeriut është nga një qeliz e vogël e cila është zhvilluar dhe thotë:” cka është për Zotin është për Zotin, çka është për Cezarin lërja Cezarit.”
Këto janë mendimet-pasqyrimet rreth origjinës së njeriut nga këto drejtime e që ato janë vetëm pasqyrime-parashikime ku gabimet e tyre janë vërtetuar nga studimet shkencore aktuale.
Nëpërmjet përgjegjjes së pyetjes së parë fillon ndarja e këtyre drejtimeve sa i përket përkufizimit të drejtimit të njeriut në këtë jetë. Ato janë në kundërthënie me njëra tjetrën dhe muslimani nuk mund të besoj që origjina e njeriut është nga balta dhe në anën tjetër në të njëjtën kohë të besoj se ka ardhur rastësisht.
Përgjigjja e pyetjes së dytë : Cili është qëllimi i ekzistimit - ardhjes së njeriut në këtë jetë?
Të gjitha drejtimet qofshin nga Zoti apo njërezit pajtohen me atë që qëllimi kryesor i ekzistimit të njeriut në këtë botë është (ndërtimi i qenjes) apo ngritja e moralit - civilizimit, mirëpo mospajtimet janë si të ndërtohet kjo jetë në suaza të drejtimit në besimin dhe bindjen që kanë:
1 - Drejtimi islam: Islami qëllimi i tij është ndërtimi i botës mirëpo në korniza të adhurimit të Allahut, apo ”La ilahe ila llah Muhamedu rresululah” thotë Allahu xh. sh: “Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë.” (Dharijat, 56)
Kështu që të gjitha aspektet e segmentet jetësore të ndërtimit të jetës dhe gjithësis, apo programet e jetës ekonomike,politike,arsimore, edukative, kulturore kanë filluar nëpërmjet besimit dhe sheriatit islam dhe bindjes islame. Ndërsa qëllimi i kësaj bote në islam është i lidhur me qëllimin e botës së përhershme. Thotë Allahu xh.sh : “pasuria dhe fëmijët janë stoli e kësaj bote, kurse veprat e mira (fryti i të cilave është i përjetshëm)janë shpërblimi më i mirë te Zoti yt dhe janë shpresa më e mirë.” (Kehf, 46)
Pastaj thotë Allahu xh. sh prapë: “Gjithçka që është mbi tokë, Ne e bëmë stoli të saj, për t'i provuar ata, se cili prej tyre do të jetë më vepërmirë.” (Kehf, 7)
Personi musliman do të llogaritet edhe në këtë edhe në botën tjetër, për mos ndërtimin e saj dhe mospraktikimin vlerave të saj, qoftë kjo gjatë jetës së tij, apo kohën që e ka kaluar në këtë jetë dhe të gjitha veprat e tija mbikqyren nëpërmjet një komiteti mbikëqyres dhe përcjellës i përbërë nga dy melek përcjellësa Rekijbun Atijd. Thotë Allahu xh.sh:
“Që ai nuk hedh ndonjë fjalë e të mos jetë pranë tij përcjellësi i gatshëm.” (Kaf ,, 18)
“A mos mëndon njeriu se do të lihet duke mos zënë asgjë (pa kurrfarë përgjegjësie).” (Kijame,, 36)
Për këtë personi musliman duhet të arrijë qëllimin e tij në këtë jetë nëpërmjet:
1) Ibadetit- adhurimit ndaj Allahut.
2) Vepra të mira.
3) Falenderimin ndaj Allahut.
Për të arritur knaqësin e Allahun në këtë dhe botën tjetër thotë Allahu xh.sh: “Pasha kohën! Nuk ka dyshim se njeriu është në një humbje të sigurt. Me përjashtim të atyre që besuan, që bënë vepra të mira, që porositën njëri-tjetrin t'i përmbahen të vërtetës dhe që këshilluan njëri-tjetrin të jenë të durueshem.” (Asr, 1-3)
2 - Përsoni jo musliman e sheh qëllimin e ekzistimit të tij në këtë botë si privilegj në ndërtimin e kulturës, civilizimit mirëpo në suaza të besimit të tij. Kështu që marksisti komunist e ndërton civilizimin e tij në suaza marksiste, personi ateist e ndërton jetën e tij kulturore në suaza ateiste, dhe kështu të gjitha sistemet jetësore duhet të fillojn nga besimi dhe ideja e tyre, dhe jo muslimani e arrin qëllimin e tij në këtë jetë nëpërmjet:
1) Adhurimit –pasimit të epsheve. Vetëm knaqësive të kësaj jete.
2) Vepra të ndyta.
3) Mos falenderim ndaj të mirës-begative.
Për ta arritur hidhërimin e Allahut xh.sh në këtë dhe botën tjetër thotë Allahu xh.sh: “Ata edhe thanë: “Nuk ka tjetër, vetëm se kjo jetë
jona në këtë botë, po vdesim dhe po lindemi dhe asgjë nuk na shkatërron tjetër pos kohës. Ata për këtë nuk dinë asgjë, ata vetëm fantazojnë.”
(XHathije, 24)
“Andaj, ti largohu prej atij që ia ka kthyer shpinën Kur'anit dhe që nuk do tjetër vetëm jetën e dunjasë! Ajo është e tërë dituria që kanë arritur, e Zoti yt di është ai që di më së miri për atë që është larguar nga rruga e Tij dhe Ai di më së miri për atë që është në rrugën e drejtë” (Nexhm,,29-30)
“E, kush kërkon fe tjetër përveç fesë islame, atij kurrsesi nuk do ti pranohet dhe ai në botën tjetër është nga të dëshpruarit.” (Ali Imran,, 85)
“Pasha njeriun dhe Atë që e krijoi atë! Dhe ia mësoi se cilat janë të këqijat dhe të mirat e tij. Pra, ka shpëtuar ai që e pastroi vetveten.
E ka dështuar ai që e poshtëroi vetveten.” (Shems, 7-10)
“.Shembulli i jetës së kësaj bote është si i një shiu që e kemi zbritur nga qielli, e me anën e të cilit gërshetohen bimët e tokës (mbijnë dhe shpeshtohen të gjitha llojet) prej nga hanë njerëzit e kafshët deri kur toka të ketë marrë stolinë e vet dhe të jetë zbukuruar (me bimë, pemë e behar), e banorët e saj të mendojnë se janë të zotët e saj, e asaj I vjen urdhëri ynë, natën ose ditën, Ne e bëjmë atë (të mbjellat) të
korrur sikurse të mos ekzistonte dje. Kështu Ne u sqarojmë faktet njerëzve që mendojnë.” (Junus,, 24)
“A nuk udhëtuan ata nëpër tokë e të shohin se si qe përfundimi i atyre që ishin para tyre!? Ata ishin edhe më të fortë se këta, ata e lëruan tokën dhe e rindërtuan atë më shumë se sa këta, e rindërtuan, atyre u patën ardhur të dërguarit e vet me fakte të qarta. Pra, All-llahu nuk ishte që t'ju bëjë të padrejtë atyre, por ata vetvetes i bënë të padrejtë.” (Rrum,, 9)
Përgjigjja e pyetjes së tretë: Deri ku shkon njeriu? Çka ndodh mbas vdekjes?
Kemi përgjigjje të ndryshme të cilaj janë si vijojn:
1 - Islami thotë: Që ka jetë- vendbanim tjetër mbas vdekjes apo jetë tjetër nga kjo jetë e cila është e përhershme, në të ka xhenet, ka xhehenem, personi musliman pranon rezultatet e veprave të tija ne atë
botë, çoftë vepër e mirë e hynë në xhenet çoftë vepër e keqe e hyn në xhehenem. Thotë Allahu xh.sh: “E kush punoi ndonjë të mirë, që pëshon sa grimca, atë do ta gjejë. Dhe kush punoi ndonjë të keqe, që peshon sa grimca, atë do ta gjejë” (Zilzal, 7-8)
“Ditën kur nuk bën dobi as malli, as fëmijët.” (Shuara,, 88)
“Secili njeri ia kemi ngjeshur në qafë fluturakën (shënimin - për veprimin) e tij, në ditën e gjykimit, Ne do t'ia prezentojmë atij libër të hapur, Lexo librin tënd, mjafton të jesh sot llogaritës i vetvetes”. Kush e udhëzon veten në rrugën e drejtë, ai e ka udhëzuar vetëm vetveten e vet, e kush e ka bërë humbjen kundër vetvetes së vet, e askush nuk do ta bartë barrën e tjetrit. E Ne nuk dënuam askë para se t'ia dërgojmë të dërguarin.” (Isra, 13-15)
“Shpejtoni në atë që fitoni falje prej Zotit tuaj dhe Xhennetit që gjërsia e tij është si gjerësia e qiellit e tokës, i përgatitur për ata që i besuan All-llahut dhe të dërguarve të Tij. Ajo është dhunti e All-llahut që ia jep kujt të dojë, e All-llahu është dhurues I madh.”
(Hadijd, 21)
“S'ka dyshim se ata që besuan dhe bënë vepra të mira, vendpritje për ta janë Xhennetet e Firdevsit. Aty do të jenë përgjithmonë, e nuk kërkojnë të largohen nga ai (ose t'u ndryshohet).”
(Kehf, 107-108)
“Atë ditë njeriu do të njihet me atë që çoi para dhe me atë që la prapa.” (Kijame, 13)
2 – Drejtimet jo Islame: Disa nuk besojn vdekjen mbas jetës e nga këto është marksizmi. Disa besojn në botën tjetër, besojn që ka xhenet e xhehenem, dhe në xhenet hyjnë nga të mirët e tyre e në zjarr do të hyjn të këqinjt e tyre e të tjerë. Thotë Allahu xh.sh:
“Ata edhe thanë: “Nuk ka tjetër, vetëm se kjo jetë jona në këtë botë, po vdesim dhe po lindemi dhe asgjë nuk na shkatërron tjetër pos kohës. Ata për këtë nuk dinë asgjë, ata vetëm fantazojnë.” (Xhathije, 24)
“Ata që nuk presin takimin Tonë, që janë të kënaqur me jetën e dunjasë dhe kanë gjetur prehje në të, dhe ata që janë indieferentë ndaj argumenteve tona. Vendi për të tillët është zjarri, për shkak të asaj që punuan.” (Junus, 7-8)
“Pasha kohën! Nuk ka dyshim se njeriu është në një humbje të sigurt.
Me përjashtim të atyre që besuan, që bënë vepra të mira, që porositën njëri-tjetrin t'i përmbahen të vërtetës dhe që këshilluan njëri-tjetrin të jenë të durueshem.” (Asr, 1-3)
“A mos menduan ata që nuk besuan se përkundër Meje të marrin zota (mbrojtës) robtë e Mi? Ne kemi përgatitur për jobesimtarët Xhehennemin vendpritje. Thuaj: “A t'ju tregojmë për më të dëshpruarit në veprat e tyre?” Ata janë veprimi i të cilëve u asgjësua në jetën e kësaj bote, e megjithatë ata mendojnë se janë kah bëjnë mirë.
Të tillët janë ata që nuk besuan argumentet e Zoit të tyre as takimin (ringjalljen) e Tij, andaj veprat e tyre shkuan huq dhe në ditën e gjykimit atyre nuk do t'u jepet kurrfarë vlere. Këtë, ngase shpërblimi i tyre është Xhehennemi, për shka se nuk besuan dhe argumentet e Mia e të dërguarit e Mi i morën për tallje.” (Kehf, 102-106)
Nëpërmjet këtyre tri pyetjeve formohet edhe drejtimi i besimit dhe bindjes së njeriut dhe me këtë e përcakton filozofin e tij mbi ekzistencës e njeriut dhe jetës. Pastaj njeriu karakterizohet si musliman i krishterë, jevrej, marksist apo ateist:
Gjithashtu nëpërmjet përcaktimit të drejtimit të besimit e bindjeve përcaktohet edhe lloji i edukatës ,kulturës dhe civilizimit njërezor, dhe mbas kësaj fillojn edhe kundërthëniet mes këtyre drejtimeve. Çdo drejtim dëshiron ta përhap besimin dhe idet e tija në botë e të përfitoj simpatizues të saj dhe ai atë e sheh të saktë. Kjo përhapje e përfitim arrihet nëpërmjet knaqësis , shembullit të mirë apo nëpërmjet forcës, okupimit partiak. Thotë Allahu xh.sh: “Me ndihmën e All-llahut i thyen ata, e Davudi e mbyti Xhalutin dhe All-llahu i dha atij (Davudit) sundimin, pejgamberllëkun dhe e mësoi atë për çdo gjë që deshi. Dhe sikur All llahu të mos i mbronte njerëzit me disa prej disa të tjerëve, do të shkatërrohej toka, po All-llahu është bamirës i madh ndaj njerëzimit.” (Bekare, 251)
“(U lejuan të luftojnë) Ata, të cilët vetëm pse thanë: “All-llahu është Zoti ynë!” u dëbuan prej shtëpive të tyre pa kurrfarë të drejte. E sikur All-llahu të mos I zbrapste disa me disa të tjerë, do të rrënoheshin manastirët, kisha, havrat e edhe xhamitë që në to përmendet shumë emri i All-llahut. E All-llahu patjetër do ta ndihmojë atë që ndihmon rrugën e Tij, se All-llahu është shumë i fuqishëm dhe gjithnjë
triumfues.” (Haxhxh, 40)
“Thuaj: “Secili vepron sipas rrugës së vet, e Zoti juaj e di më së miri për atë që është në rrugë më të drejtë”. (Isra, 84)
Sipas mendimit tim e vërteta dhe merita e saktë mbi sqarimin e ekzistimit është e drejtimit i cili i përshtatet natyrshmëris së pastër të njeriut e ska dyshim që ai është udhëzimi i Zotit, Islami, sepse ai është nga Zoti i botrave. Ai është i përgjitshëm në çdo aspekt jetësor ,shpirtëror ,material e nuk është program i njeriut që ndikohet nga përbërjet e tija materiale njërezore, besimit, bindjes fisnore ,nacionale, vendore, globale e të tjera shkase të cilat ndryshohen sipas ambientit shpirtëror, vendor e kohor.
E dyta- Edukata:
Çka është edukata? Cila është origjina- rrënja e saj?
Cili është qëllimi i saj?cilat janë drejtimet përgjegjëse mbi të.
1) Edukata:
Definicioni i edukatës në gjuhë(terminologji) dmth ngritje-zhvillim, shtesë, tepric dhe arritje të aftësive në profesionin përkatës. Rrjedh nga fjala teedebe-juedibu, edukohet, edukoj,që dmth eshtë rritë ,kalit apo edebe muedeb është edukuar është ngritur është pjekur dhe mbizotron vetveten e tij.
Definicioni i edukatës rrjedh nga folja edebe juedibu teedebe, që dmth obligimi bjer në vepruesin dhe për atë që veprohet.
Edukata formohet mbi këto pikëpamje të këtyre sferave dhe në fund e përbëjn njeriun dhe zhvillojn përsonalitetin e tij që me këtë përsonalitet kuptojmë një “sistem të plotë të veqorive trupore,tradicionale,arsimore të cilat e përcaktojn vet qenien e personit dhe e dallojn atë nga të tjerët.” Definicioni tjetër i edukatës është edhe që: “ Ekzistimi i të gjitha ndikimeve apo subjekteve të shëndosha me të cilat jeton në mesin e tyre personi dhe ndikohet nga ato, dmth profilet, zhvillimet me të gjitha elementet e tyre të mira. Gjithashtu edhe ndikimi edukativ brenda dhe jashtë shkollës. Pastaj në këtë edukim marrin pjesë edhe ndikimet e subjekteve tjera edukative dhe vazhdon pa nda me shpresën e njeriut ne sfera të ndryshme të jetës që fillon nga djepi dhe përfundon deri në varr.” Kemi definicion tjetër të edukatës që është” Gjithçka që ndikon te personi përgjat rritjes, arsimimit nga njohuri të ndryshme dhe shembujve të lartë edukativ,zhvillim fizik e shpirtror, ngritjen e talentit, angazhimit veprues dhe të qenit shoqëror.”
Dhe mund të konkludojmë që me termet e përmendura rreth edukatës fjalën e vet në librin e tij “bazat e edukatës islame” e ka thënë edhe professor Abdurrahman e nahlavi” :
1 - Që edukata vepruese zhvillimore fillon te njeriu qysh nga fëmijëria e tij deri në pjekurin e tij dhe ai pastaj ndryshon sipas rrjedhave të ambientit dhe shoqëris.
2 - Që edukata vepruese synon përkujdesjen e mendjes dhe ekzistencës së njeriut,shpirtit, trupit, vlerave dhe pikëpamjeve të tij dhe të gjitha aftësive të tija teorike e praktike.
3 - Që edukata ka nevojë për program që udhëhiqen veprat edukative arsimore gradualisht në pajtim me program rendor efikas që kalojn së bashku me zhvillimin nga progresi në progress dhe nga etapa në etapë. Me këtë na bëhet e qartë edhe dallimi mes edukatës dhe arsimimit. Arsimimi është më i veqantë nga edukimi ngase arsimimi lidhet me mësim përkatës dhe vet qëndrimin e mësuesit dhe nxënësit. Me një fjalë tjetër: Që arsimimi bën inkurajimin e personave në arsim. U transportohet atyre arsimimi-dija-njohuria, apo marrin aftësi të caktuara në sfera përkatëse duke u bërë profesionalist në atë drejtim sipas aftësive të vet personit.
E treta - Kultura
1 - Kuptimi i definicionit(nocionit) të kulturës:
Nocioni - definicioni i kulturës në terminologji dmth: zgjuarsi, të qenit i shquar dhe mendjemprehtë. Një ndër këto definicione është edhe në fjalët e Allahut xh.sh: “Nëse ata ia dalin t'ju mundin, ata do të jenë armiq tuaj, do të zgjasin duart e veta dhe gjuhët e veta kundër jush, duke ju përbuzur, sepse ata dëshironin të mos besonit.”
(Mumtehine, 2)
“Ta forcojë të vërtetën e ta çrrënjosë të kotën, edhe pse këtë e urrejnë kriminelët.” (Enfal, 8)
Ndërsa në gjuhët evropiane fjala kulturë ka qenë dhe vazhdon të jetë një lidhje e fortë me kultivim-mbjellje që i bashkon një fjalë e vetme(culture) dhe nga kjo rrjedh lëvrimi i tokës mbas përpunimit e pregaditjes së saj( Agrikulture). Për fjalën kulturë ka kuptime dhe terminologji të shumta nga ato veçojmë kuptimin që është në programin e shumicës së musliamnëve: “ Të gjitha vlerat shpirtërore, materiale, ideologjike,karekteristike të cilat e veqojnë shoqërin tone islame posaqërisht.” Ajo me këtë përfshin artet, karakteristikat, shtigjet jetësore, trashëgimnin kulturore ashtu siq e përbëjn vlerat morale ,bindjet, zakonet dhe të drejtat themelore të njeriut.
Ndërsa fjalën kulturë e definon edhe Malik bin Nebij ku thotë:” Ajo është një grup e cilësive morale dhe vlerave shoqërore të cilat i (takon) përvetëson personi qysh nga lindja e tij.” Gjithashtu e definon edhe kështu: “Gërshetim i përgjithshëm i formuar nga idet,bindjet traditat,programet,vlerat,mjetet e informimit,punës,mbjellja e sjelljeve dhe gjithçka çka ndërtohet nga risit, apo zbulimet apo mjetet shërbyese në jetën e njeriut. Nën hijen e këtyre zhvilohet çdo pjesë e shoqëris. Gjithçka që na është imponue nga e kaluara e marrim ashtu siq është apo e përpunojm nën dritën e kushteve të jetës dhe praktikës sonë.
Tek kultura efikase dhe zhvillimi i saj ndikojn tri elemente:
1 - Elemente të përgjithshme masive: janë ato në të cilat marrin pjesë bijtë e shoqëris në përgjithsi, format e të cilave dallojn kulturën e tyre nga kultura e të tjerëve.
2 - Elemente specifike: ndryshojn nga personi në person nga profesioni ,lloji dhe ndikimet tjera, dhe këto elemente specifike adaptohen-përshtaten me elementet e përgjithshme dhe ndikohen nga ato.
Edukata me domëthenjet e saj luan një rol të madh në përcaktimin e elementeve të përgjitshme dhe specifike ku njeriu kalitet në suaza të caktuara dhe brenda suazave të përgjithshme të shoqëris.
3 - Elementet reformuese: janë elemente të brendshme të kulturës qofshin ato elemente të përgjithshme apo specifike. Kështu që kultura patjetër duhet të zhvillohet në përputhshmëri mes elementeve të saja mbrojtes nga çdo risi që hynë tek ajo. Nuk nënshtrohet nën ndikimin e këtyre elementeve massive apo specifike, e nëse u nënshtrohet atëherë bëhen pjesë të saj. Kultura në të gjitha shoqërit shfaqet nëpërmjet besimit, bindjes dhe edukatës së tij, dhe nëpërmjet saj njeriu formon idet dhe sjelljet e tija.
2 - Rëndësia e kulturës në formimin e njeriut:
Kultura konsiderohet nga aspektet më të rëndësishme të formimit të njeriut në besim,ide dhe sjellje. është forcë briliante e përsonalitetit të njeriut siq është edhe forcë përbërese e saj.. Rëndësia e kulturës për njeriun është mbrojtje dhe rigjenerim. Mbrojtjen e elementeve kulturore të shoqëris, qofshin specifike apo të përgjithshme dhe rigjenerimi me depërtimin e elementeve me reforma të dobishme për shoqërin, zhvillimore që përputhen me elemmentet e përgjithshme. Me këtë rigjeneimi i kulturës konsiderohet si plotësues i kësaj mbrojtje. Atëherë nga këtu shoqëria përballet me dyluftim të madh që vjen nga idet si: Që kur duhet të mbrohet ajo? e kur rigjenerohet? Dhe për çfarë arsye mbrohet? Dhe për çfarë arsye rigjenerohet? Dhe e gjithë kjo kthehet te forca e besimit, forca e edukimit apo dobësis së tyre..
Nga kjo bëhet e qartë rëndësia e ruajtjes dhe rigjenerimit të kulturës.. si dhe me këtë kuptojmë vlerën e madhe që kanë në ndërtimin e njeriut dhe civilizimit të tij..
3 - Qëllimi përfundimtar i besimit ides edukatës dhe kulturës:
Qëllimi final i edukatës dhe kulturës është formimi i personit që dallon nga personat e shoqërive tjera si në besim, ide e veti dhe nëpërmjet këtyre vlerave ngritet edhe qytetërimi ideal e ekonomik që e dallon personin nga personat e qytetërimeve tjera të mëparshme apo ato aktuale. Ky dallim i jep forcë shpirtërore e praktike. Mu për këtë armiqtë e popullit musliman janë përqendruar që nëpërmjet largimit dhe devijimit në besim, ide, educate e culture të formojn personin e devijuar nga këto aspekte të mos ketë mundësi të gjej culture për vete e të qëndroj pa asnjë lidhje e mbrojtje.
4 Të kuptuarit e kulturës islame:
është aftësimi(kalitja) e personit musliman, psiqikisht në baza të besimit dhe bindjes islame si dhe zhvillimin e tij mbi parimet edukative islame me domëthënjet e saja të përgjithshme deri sa të jetësohen bindja, ideja, traditat, zakonet e tija nga islami me pamjen e tij të përgjithshme. Mu për këtë kultura islame vjen nëpërmjet:
1 Besimit dhe sheriatit islam.
2 Edukatës islame.
3 është segmenti i tretë që personi musliman formohet nga:
akide-besim , sheriat dhe ide islame=edukatë islame= kultura islame.
Së katërti - qytetërimi: (njeriu + toka + koha):
1 Të kuptuarit e qytetërimit:
Fjala civilizim-qytetërim në gjuhën arabe rrjedh nga fjala hadare- prezent. Thuhet: Ka prezentue është prezent e kundërta e mungeses. Si dhe prezentoj, erdhi namazi. Origjina e fjalës hadar dmth ka ardhur koha e namazit. Hadare është e kundërta e malësis - shkretërires dhe në këtë aspekt merr emrin hadari- qytetar ai që jeton në qytet. Dhe siq thamë që hadir-hadare hadire është e kundërta e shkretërirës-malësor, e që është qyteti-fshati. është quajtur kështu sepse banorët e tillë jetojn-qëndrojn në vendbanime shtëpiake në të cilat ata kanë ligje dhe rregullat gjykuese. Fjala qytet –medine tek disa studiues është sinonim i fjalës hadare(qytetërim) dhe sinjalizon në gjuhë gjithashtu me lidhjen e vendit. Dhe thuhet medene- u vendos në një vend apo qëndroj në atë vend. Dhe fjala nehda-ngritje - zhvillim : thuhet neheda-u ngrit nga vendi-ngrihet. Fjala nehda nuk ka lidhje me vendë, por ajo argumenton për levizje dhe zhvillim. Nuk ka problem gjithashtu nese ajo merr domëthenje teorike. Ka lidhje me nuhud-zhvillim dhe përparim të detyrushëm për banorët e qytetërimit dhe civilizimeve më së shumti: Dijetarët e filozofët i dhanë emrin nehda-ngritje për urtësi,lartësi dhe krenari, si dhe lirim nga injoranca e kolonizimi, si dhe largimi nga mbeturinat e vjetra teorike e praktike.
Qytetërimi ka terma të shumtë :
Vill Durant thotë:” Qytetërimi është sistem shoqëror njeriu dallohet me ngritjen e kulturës së tij me këto katër elemente.” Të ardhurat ekonomike, sistemet politike, vlerat morale, studimi i shkencave dhe arteve.” Edhe doktor Muhamed Muhamed Husejn i jep këtë kuptim qytetërimit” Qytetërimi është gjithçka çka ka lidhje me aspekte të aktiviteteve të ndryshme dhe aspektit psikologjik, moral, material, shpirtëror, fetar e jetësor.” Edhe Abdullah Nasih Ulvani jep një kuptim dhe thotë“ Qytetërimi është prodhim i njeriut qytetar e shoqëror me veçorit e tij psiqike, shpirtërore, cilsore e sjelljeve duke arritur me këtë qëllimiet e popullit të tij si dhe vlerat, shembujt e parimet çka u pëlqejn vet njerëzve.” Dhe të konkludojm nga këto kuptime të theksuara:
1 Që qytetërimi është rrugë e jetës që populli e ka pëlqyer në të gjitha fushat shpirtërore, shoqërore, politike, ekonomike, industriale, materiale që burojn nga vlera të caktuara dhe shembuj konkret.
2 Qytetërimi është dykuptimësh:
Aspekti i parë:
Pikëpamje e përkujdesjes praktike që i përfshin të gjitha aspektet jetësore nga industria, tregëtia, agronomia e studimet shkencore e artsistike.
Aspekti i dytë:
Pikëpamje të përkujdesjes teorike që lidhet me vlera shpirtërore dhe rregulla morale dhe me frymëzim psikologjik e edukativ… Për këtë qytetërimi nuk është natyrshmëri e njeriut siq kuptuam qëllimin e dy kuptimëve të theksuara që të plotësoj të dy kuptimet njësoj kjo për shkak se civilizimi sipas kuptimit të lartpërmendur nuk matet me zhvillim shkencor, industrial, teknologjik e tek asnjëri kuptim i qytetërimit që ai të cilësohet si I përkushtuar teorikisht apo praktikisht së bashkuderi sa të cilësohet me pastërti- butësi devotshmëri teorike e materiale në një nivel të barabart, për këtë sepse qytetërimi sipas definicionit të lartpërmendur nuk matet me përparim arsimor apo ndërtimor apo vendbanime(ndërtesa) dhe kaq, por përveç me matje sa që lejohet të thuhet nga synimet e njriut të drejt dhe trupëzimin e parimeve morale fisnike.me këtë janë kompakt njërëzit e specializuar të edukatës në pajtim dhe kompaktim në çdo kohë dhe vend në atë që nuk kërkohet obligohet në ekzistim e devotshmëris –urtësis materiale në ambientet ku ka qytetërim njërëzor me kuptimin të cilin e kemi sqaruar ku mund të gjejmë popull të përparuar materialisht apo zhvillim arsimor apo teknologjik… mirëpo ajo është e pa qytetëruar njërëzisht(humanisht) e pa ngritur shpirtërisht ,moralisht.
2 Dallimi mes kulturës- të kuptuarit (njohjës) – dijes (arsimimit) dhe qytetërimit: kultura nuk është sinonom it ë njohurës –dijes apo arsimimit sic e kuptojn disa njërëz, por ajo është sinonim I përsonalitetit sa i përket personit dhe personalitet i popullit –atdhetarizmi sa i përket shoqëris, që dmth ajo është rrugë jetësore e
përgjithshme shoqërore, ndërsa të njohurir-kuptimi është humane e përgjithshme marrin pjesë të gjithë popujt bashkarisht dhe lidhet meide njërezore në bazat dhe rrënjët e tij ndërsa njohja – dija botërore është pronë e popujve dhe fiseve e cila në të qytetërimet e ndryshme nëpërmjet fazave historike(sistematike) të lidhura njëra me tjetrën,
për këtë edhe dija- arsimimi është bindje e fortë e logjikshme për aktualitetin dhe (mearife) njohja kuptimi është çdo bindje e fortë qoftë e logjikshme-përshtatur për aktualitetin apo jo: kultura është diçka tjetër nga mearife-te kuptuarit dhe tjetër nga dija arsimimi, por ajo është product I popujve posaqërisht për ta mbështetur në besimin,
historin dhe vlerat e saj, për këtë edhe kultura është e vacant për popullin dhe njohjen , kurse dija –arsimimi është e përgjithshme për popujt dhe fiset. Këtu kemi një pyetje e ajo është cili është dallimi
mes kulturës dhe civilizimit. Kultura siq e përmendem është sinonim për
përsonalitetin… mirëpo qytetërimi është ajo çka e lidhë me nivelin e rrethimit të shoqëris mbi natyrshmërin dhe nivelin arsimor me të cilin kan ardhur bijtë e saj dhe pozita( shkalla) e zhvillimit
material të cilin e kan arritur këta djem, dhe vjen kjo si produkt i pasqyrimeve të këtyre qytetërimeve mbi jetën ,njeriun , dhe gjithësin.. për këtë qytetërimet janë dy aspektesh, akaid-besim bindje, ide dhe materje ndërtimore.
3 Lidhja ndërmjet edukatës kulturës dhe civilizmit:
Personaliteti i njeriut në sjelljet e bindjet e tija pregaditet me arritjen e edukatës, kulturës e besimit që gjenden në atë shoqëri. E civilizimi praktik e teorik pregaditet me rezultatin e njeriut nëpërmjet po të këtij besimi, kulture e edukate e cila e dallon personalitetin e tij nga të tjerët. Mu për këtë lidhja mes edukatës ,kulturës e civilizimit është lidhje e fortë dhe e shëndosh, nuk ka ndarje mes tyre. Edukata është forca e formimit të njeriut e kultura forcë briliante. Te dy këto forca fillojn prej të njëjtit besim dhe nëpërmjet kësaj dallohet edhe personaliteti personal dhe ai shoqëror. Pastaj shfaqet edhe civilizimi teorik e praktik në atë shoqëri e në mesin e atij populli.
Kështu që lidhjen efikase mes këtyre mund ta paraqesim si vijon:
Besimi (që është filozofia e shoqëris) + edukatë praktike + kulturë praktike + personalitet njerëzor, pastaj personalitet të popullit dhe shoqëris.
Dhe personalitet që logjikon e ka shpirt. Logjik që mediton,analizon, gjykon në të gjitha aspektet dhe ngjarjet jetësore mbi bazen e pikpamjeve të përgjithshme njerëzore, globale, jetësore e shpirtërore që frymëzohen me veprime instikte dëshira në pajtim me pikëpamjet apo pasqyrimet e përgjithshme të cilat burojn prej këtyre veprimeve të gjitha ligjet e shoqëris dhe bazat e marrëdhënjeve të shoqëris. Thotë Allahu xh.sh: “Thuaj: “Secili vepron sipas rrugës së vet, e Zoti juaj e di më së miri për atë që është në rrugë më të drejtë”. (Isra, 84)
Qytetërimi = përsonaliteti i njeriut= toka (vendi) ku e zhvillon aty civilizimin + koha në të cilën e praktikon elementet e civilizimit nëpërmjet saj.
Shenjat e zbatimit praktik sipas pasqyrimit të edukatës, kulturës dhe qytetërimit islam:
Sot edukata ,kultura dhe qytetërimi islam qëndrojn përpara një shtrëngate të fortë të popullit në përgjithsi, për këtë patjetër duhet që populli ti kundërvihet me gjithë forcën e tij ndaj këtij sulmi armiqësor i cili po e zbulon fytyrën e tij për çdo ditë e më shumë … sulm që dëshiron ti hjek këtij populli besimin ,idenë dhe kulturën e tij.
Këtu do të parashtroj disa pasqyrime e propozime të cilat nga çështja e saj kanë për detyrë të ndikojn në vendosjen e strategjisë së praktikimit të edukatës dhe kulturës islame, dhe e cila do të jetë pjesë e rëndësishme mbi praksën e qytetërimit islam. Praktikimi i edukatës dhe kulturës synon në gjetjen e qytetërimit islam të cilin e gjen muslimani, e muslimani atë e gjen nëpërmjet përsonalitetit të qartë me simbole të cilat vijnë nëpërmjet besimit, edukates dhe kulturës.
1 – Shenjat e përgjithshme të praktikimit të edukatës e kulturës në tokat islame:
A - Edukata dhe kultura e muslimanit janë ato me të cilat ai e jep mundin dhe gjakun e tij në arritjen e rrugës të qëllimit të qartë,e ai është ibadeti( adhurimi) në Allahun, dhe fjala e Allahut të jetë më e lartë dhe fjala e atyre që nuk besuan më e ulëta.
B - Gjetjen e lidhjeve të forta e të shëndosha mes muslimanëve në të gjitha anët e botës ku thotë Allahu xh.sh: “Dhe Ai është që bashkoi zemrat e tyre. Edhe sikur ta shpenzoje gjithë ata që është në tokë, nuk do të mund t'i bashkoje zemrat e tyre, por All-llahu bëri bashkimin e tyre, pse Ai është i gjithëfuqishëm, i urtë.” (Enfal, 63)
Gjithashtu edhe mënjënimin e gjërave të fëlliqta dhe risit negative të brendshme e të jashtme.
C - Bashkimin e Umetit musliman. Praktikimin e edukatës dhe kulturës me baza dhe origjinalitet. Ruajtja nga anashkalimi i ketyre virtyteve ngase ato duhet të na shërbejn si burime dhe leksione revolucioni të popullit dhe kthimi në vet qenien e civilizimin e tij.
D - Dallimin mes burimit dhe asaj që është e konvertuar(sjellur) në të gjitha segmentet si edukative, kulturore e qytetëruese. Me këtë duke ditur se feja islame ka metoda e pasqyrim të vetin personal tjetër nga ato të huaja.
DH - Dallimin mes burimeve dhe parimeve islame dhe mes ngjarjeve të historisë islame në të kaluarën dhe të tashmën të cilat, merren argumente mbi muslimanët e jo për islamin.
F - Dallimin mes vlerave morale islame dhe mes zakonëve ku morali është pjesë përbërese e islamit, ndërsa zakonet ndryshojn sipas parimeve dhe moralit islam.
2 Shenjat specifike në fushën e edukimit dhe kulturës në tokat islame:
A - Nxjerrjen e një vendimi politik mbi të cilin ndërtohet filozofia islame për edukimin dhe kulturën në suaza të çdo vendi islam duke synuar në edukimin e gjeneratave me kritere të qarta islame.
B - Përkujdesi i aspektit edukativ e kulturor si një ndër fushat më të rëndësishme të cilat e ndërtojn muslimanin.
C - Edukimin e gjeneratave me vetbesim,angazhim sakrific në çlirimin e vetvetes,shoqëris në vendin ku jeton prej luftës psikologjike, edukative, kulturore e ushtarake e të formoj ardhmërin e qytetërimit islam.
D - Futjen e gjuhës arabe si gjuhë edukative në tokat islame në vend të gjuhës së kolonialisteve ku edhe në realitet ajo është gjuha e kur’anit e cila i lidh muslimanët njëri me tjetrin.
DH - Përhapjen e kulturës islame në shkolla, univerzitete dhe në të gjitha shoqatat-organizatat edukative e kulturore dhe në mesin e studenteve e nxënesve musliman që janë jashtë vendit islam.
F - Ngritjen e univerziteteve shkencore islame në të gjitha tokat islame dhe largimin e shumë ideve qëllimkëqija që janë futur në arsim e tradita. Duhet ngritur këto univerziteteve në të gjitha sferat si studimore,hulumtuese e specializuara të cilat i nevojiten zhvillimit të shoqëris islame.
G - Përkujdesi i ngritjeve të qendrave studimore dhe hulumtimeve shkencore praktike dhe teorike me qëllim të përhapjes së drejtë të fesë islame në mesin e popullit musliman.
H - Luftimin e ndikimeve dhe depërtimit të rrymave mashtruese nga të huajt, orientalistët e armiqtë e popullit musliman të cilët fusin helmim në sferat ideore ,edukative e kulturore me qëllim të çrregullimit të qytetërimit islam në aspektin e besimit, ides, kultures, historisë dhe pedagogjis.
I - Domosdoshmëria e reflektimit të pasqyres së ndritur të civilizimit islam dhe luftimin e lëvizjeve armiqësore në vendet islame gjetiu.
K – Mbrojtjen dhe përkujdesjen e rinis muslimane. Të kuptojn që është detyrë e tyre ta mbeshtesin popullin musliman duke e udhëhequr atë me islam dhe mendje e ide të shëndosha.
L - Domosdoshmërin e unitetit dhe bashkëpunimit ndërmjet shoqatave edukative e kulturore, pastaj nëpër shtëpia, shkolla, univerzitete, mjetet e informimit dhe të tjera deri sa të nxjerr gjeneratë të shëndoshë një dore në të gjitha sferat e jetës në suaza të pasqyrimit islam në përgjithsi të çështjeve e jetësore.
Përktheu në gjuhën shqipe Shpend hulaj