Në pritje të Ramazanit

الحمدُ للهِ ربِّ العالمينَ . فَضَّلَ شَهْرَ رَمَضانَ عَلىَ غَيْرِهِ مِنَ الشُّهُورِ . وَاخْتَصَّهُ بِإنْزَالِ القُرْآنِ فِيهِ. فَرَضَ صِيامَهُ وَجَعَلَهُ مِنْ أرْكَانِ الإسْلامِ . فَقَالَ تَعَالَى : يا أيها الذين آمنوا كُتِبَ عليكمُ الصِّيَامُ كَما كُتِبَ عَلَى الذينَ مِنْ قَبْلِكُمْ لَعَلَّكُمْ تَتَّقوُنَ . (البقرة : 183) وَقالَ : شَهْرُ رَمَضَانَ الَّذِي أُنْزِلَ فِيهِ الْقُرْآنُ هُدًى لِلنَّاسِ وَبَيِّنَاتٍ مِنَ الْهُدَى وَالْفُرْقَانِ فَمَنْ شَهِدَ مِنْكُمُ الشَّهْرَ فَلْيَصُمْهُ وَمَنْ كَانَ مَرِيضًا أَوْ عَلَى سَفَرٍ فَعِدَّةٌ مِنْ أَيَّامٍ أُخَرَ يُرِيدُ اللَّهُ بِكُمُ الْيُسْرَ وَلاَ يُرِيدُ بِكُمُ الْعُسْرَ وَلِتُكْمِلُوا الْعِدَّةَ وَلِتُكَبِّرُوا اللَّهَ عَلَى مَا هَدَاكُمْ وَلَعَلَّكُمْ تَشْكُرُونَ. [البقرة: 185].

وَأشْهَدُ أن لا إله إلا اللهُ وَحْدَهُ لاشَرِيكَ لَهُ ، وَأشْهَدُ أنَّ مُحَمّدًا عَبْدُهُ وَرَسُولُهُ . صَلَّى اللهُ عليه وسلمَّ الذي كانَ يقولُ: أَتَاكُمْ رمضانُ شهرُ بَرَكَةٍ ، يَغْشَاكُمُ اللهُ فيِهِ ، فَيُنَزِِّلُ الرَّحْمَةَ وَ يَحُطُّ الخَطَايَا، وَ يَسْتَجِيبُ فيهِ الدُّعَاءَ، يَنْظُرُ اللهُ تعالى إلى تَنَافُسِكُمْ فِيهِ، ويُبَاهِي بِكُم مَلائِكَتَهُ فَأرُوا اللهَ مِنْ أنْفُسِكُم خَيْرًا، فِإنَّ الشَّقِيَّ مَنْ حُرِمَ فِيهِ رَحْمَةُ اللهِ عَزَّ وَجَلَّ . {رواه الطبراني} وقال : مَنْ صَامَ رمضانَ إيْمانًا واحْتِسابًا غُفِرَ لَهُ ما تَقَدَّمَ مِنْ ذَنْبِهِ . وقالَ : مَنْ قامَ رمضانَ إيمانًا واحتسابًا غُفِرَ لَهُ ما تَقَدَّمَ مِنْ ذَنْبِهِ . { رواه البخاري ومسلم } وَقالَ : ثَلاثُ دَعْواتٍ مُسْتَجاباتٍ ، دَعْوَةُ الصَّائِمِ وَدَعْوَةُ المَظْلُومِ وَدَعْوَةُ المُسافِرِ . {رواه البيهقي}

وَرَضِيَ اللهُ عَنِ الصَّحابَةِ أَجْمَعِينَ الذَّينَ أحَبُّوا شَهرَ رمضانَ وَكَانُوا يَسْتَعِدُّونَ لَهُ قَبْلَ حُلُولِهِ بِعِدَّةِ أَشْهُرٍ .


Vëllezër të nderuar!

Na erdhi ramazani i bekuar. Ai është dhuratë e madhe e Allahut për ata të cilët e besojnë Allahun dhe të cilët me bindje dhe në mënyrë të drejtë do të agjërojnë nga ushqimet dhe pijet dhe nga çdo gjë tjetër, që ky ibadet të kryhet në mënyrë të përsosur.

Në muajin e shabanit kemi kryer përgatitjet për Ramazan si na ka mësuar Muhammedi a.s., i cili në agjërimin dhe ibadetet e shabanit e ka pritur ramazamin dhe ka bërë përgatitje.

عَنْ عَائِشَةَ - رضى الله عنها - قَالَتْ كَانَ رَسُولُ اللَّهِ - صلى الله عليه وسلم - يَصُومُ حَتَّى نَقُولَ لاَ يُفْطِرُ ، وَ يُفْطِرُ حَتَّى نَقُولَ لاَ يَصُومُ . فَمَا رَأَيْتُ رَسُولَ اللَّهِ - صلى الله عليه وسلم - اسْتَكْمَلَ صِيَامَ شَهْرٍ إِلاَّ رَمَضَانَ ، وَمَا رَأَيْتُهُ أَكْثَرَ صِيَامًا مِنْهُ فِى شَعْبَانَ . {رواه البخارى}

“Nëna e besimtarëve, Aisheja r. anha, ka thënë: “Pejgamberi i Allahut ka agjëruar aq shumë gjatë shabanit sa që kemi thënë se nuk do të ndalet. Pastaj ka pushuar së agjëruari sa që kemi menduar se nuk do të agjërojë më! Nuk kam parë se Pejgamberi i Allahut ka agjëruar tërë muajin përveçse për ramazan! Dhe nuk kam parë se ai ka agjëruar në cilindo muaj më tepër përveç ramazanit sikurse në muajin shaban.!” (Buhariu).

Agjërimi është ibadet me të cilin meritohet kënaqësia e Allahut. Ky është ibadet me të cilin pastrohet zemra e shpirti dhe forcohet vullneti. Muhammedi a.s. është shembulli për ne në rrugën e së mirës. Ai ka agjëruar në çdo muaj e në shaban më së shumti. Në hadith ceket se është pyetur Muhammedi a.s. për vlerat e shabanit kurse ai ka pohuar se kjo është për hir të madhërimit të ramazanit:

عَنْ أَنَسٍ قَالَ سُئِلَ النَّبِىُّ -صلى الله عليه وسلم- أَىُّ الصَّوْمِ أَفْضَلُ بَعْدَ رَمَضَانَ فَقَالَ : شَعْبَانُ لِتَعْظِيمِ رَمَضَانَ . قِيلَ: فَأَىُّ الصَّدَقَةِ أَفْضَلُ ؟ قَالَ : صَدَقَةٌ فِى رَمَضَانَ .

“Enesi e ka pyetur Muhamedin a.s.: Cili agjërim është më i mirë përveç atij të ramazanit? Muhammedi a.s. është përgjigjur: “Agjërimi i shabanit për shkak të madhërimit të ramazanit.” E ka pyetur: Cila sadakë është më e mira? Ka thënë: “Sadaka në ramazan.”

Për agjërim pason shpërblim i madh nga Allahu. Sevapet nga ky ibadet janë të mëdha.

عَنْ أَبِى أُمَامَةَ أَنَّهُ سَأَلَ رَسُولَ اللَّهِ -صلى الله عليه وسلم- أَىُّ الْعَمَلِ أَفْضَلُ قَالَ : عَلَيْكَ بِالصَّوْمِ فَإِنَّهُ لاَ عِدْلَ لَهُ .{سنن النسائى}

“Nga Ebu Hurejre r.a. transmetohet se ky e ka pyetur Pejgamberin e Zotit a.s.: Cila është vepra më e mirë? Ka thënë: “Agjëro, me agjërimin nuk ka të barabartë.” (Nesa’iu).
Prandaj, kush agjëron në emër të Zotit, sinqerisht dhe me përkushtim, me nijet të pastër në adhurim dhe me dëshirë që me këtë Allahu të bëhet i kënaqur, ai bën vepër e cila nuk ka të barabartë me të.
Agjërimi në emër të Allahut ruan nga xhehenemi, mbron nga sprovat dhe tundimet. Agjëruesin e forcon për sprovat e jetës dhe i siguron kumturi të amshueshme.

عَنْ أَبِى أُمَامَةَ الْبَاهِلِىِّ عَنِ النَّبِىِّ -صلى الله عليه وسلم- قَالَ : مَنْ صَامَ يَوْمًا فِى سَبِيلِ اللَّهِ جَعَلَ اللَّهُ بَيْنَهُ وَبَيْنَ النَّارِ خَنْدَقًا كَمَا بَيْنَ السَّمَاءِ وَالأَرْضِ .{ سنن الترمذى }


“As’habi Ebu Umame El-Bahili, r.a., transmeton prej Pejgamberit të Allahut a.s. se ka thënë: “Kush agjëron një ditë në rrugën e Allahut, Allahu do t’i dhurojë mbrojtje që do të jetë larg xhehenemit sikur që është larg qielli prej tokës.” (Tirmidhiu).

Muhammedi a.s. i ka përkrahur muslimanët që të gëzuar e të lumtur ta presin ramazanin, ua uronte ramazanin dhe të mirat që janë në të, ua theksonte rëndsinë e garimit në kryerjen e të gjitha adhurimeve në të në mënyrë që tërë muaji të kalojë në atmosferën e devotshmrisë më të thellë.
As’habi Selmani r.a. e përcjellë hutben e Muhammedit a.s., të cilën e ka mbajtur para ramazanit:
“O njerëz! Ju arriti muaji i madh i bekuar, në të cilin është një natë e cila është më e mirë se 1000 muaj të tjerë (në të cilët nuk është kjo natë). Të agjërohet ky muaj është detyrë obliguese (farz), kurse të falurit jashtë farzeve (teravisë) gjatë netëve të tij është ibadet vullnetar. Ai që i afrohet Allahut me punë të mira gjatë këtij muaji është sikurse ai që kryen 70 farze jashtë ramazanit. Ramazani është muaji i durimit, kurse shpërblimi për durim është xheneti. Ky është muaji kur vizitohen të varfërit, të sëmurit dhe të nevojshmit me qëllim që t’u lehtësohet vuajtja e tyre. Ky është muaji në të cilin ushqimi, furnizimi dhe fitimi i muslimanit të sinqert rritet. Muslimanin në këtë muaj e përcjell bekimi i Allahut. Ai i cili të tjerët i thërret për iftar do t’i falen mëkatet dhe do të shpëtojë nga xhehenemi....”.
Vlera e ramazanit e kapërcen vlerën e muajve të tjerë, madje edhe të viteve, kurse bereqeti i tij është i pamatshëm dhe i papërshkrueshëm. Ibadetet në të janë më të vlefshëm se në ditët e tjera, veprat e mira janë më të mëdha dhe shumëzohen, kurse sevapet janë të dekoruar me madhështi dhe i dhurohen atyre të cilët në besnikëri dhe me përkushtim e madhërojnë Allahun e lartësuar. Njerëzit e mirë në ramazan bëhen edhe më të mirë, kurse të devotshmit edhe më të devotshëm. Sepse, ky është muaj i garimit në kryerjen e veprave më të mëdha dhe për Zotin ibadetet më të dashura. Kështu e ka përshkruar Pejgamberi i Allahut a.s. ramazanin dhe madhështinë e tij sepse ky është muaj i madhështisë dhe i bekimit të Zotit:

أَتَاكُمْ رمضانُ شهرُ بَرَكَةٍ ، يَغْشَاكُمُ اللهُ فيِهِ ، فَيُنَزِِّلُ الرَّحْمَةَ وَ يَحُطُّ الخَطَايَا، وَ يَسْتَجِيبُ فيهِ الدُّعَاءَ، يَنْظُرُ اللهُ تعالى إلى تَنَافُسِكُمْ فِيهِ، ويُبَاهِي بِكُم مَلائِكَتَهُ فَأرُوا اللهَ مِنْ أنْفُسِكُم خَيْرًا، فِإنَّ الشَّقِيََّ مَنْ حُرِمَ فِيهِ رَحْمَةُ اللهِ عَزَّ وَجَلَّ . { رواه الطبراني}

“Ju ka ardhur ramazani, muaji i bereqetit. Allahu ju ruan në këtë muaj, jua zbretë mëshirën, jua fshin mëkatet dhe jua pranon lutjet. Allahu ju shikon si garoni në ramazan dhe mburret me ju para melaqeve. Jepni gjithçka që mundeni që Allahu te ju të sheh vetëm të mira. Pa dyshim është fatkeq ai që është i privuar nga mëshira e Allahut në këtë muaj!” (Taberaniu).

Vëllezër të dashur!

Na qoftë i bekuar ky muaj. E lusim Allahun e madhërishëm ta pranojë agjërimin tonë dhe të gjitha ibadetet të cilat do t’i bëjmë gjatë tij.. Amin!


Përktheu: N.I.

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme