DINARI I ARIT DHE DËRHEMI I ARGJENDIT: ISLAMI DHE E ARDHMJA E PARASË

Jam i gëzuar që ky libër i vogël është shkruar në Kuala-Lumpur, Malajzi, një qytet i cili ka qenë aq i këndshëm dhe mikpritës për mua gjatë disa viteve dhe ky libër është përfunduar në muajin e bekuar të Ramazanit 1428 H, derisa unë isha i përfshirë në një turne njëvjeçar të leksioneve islamike, larg nga rehatia e shtëpisë sime në ishullin Trinidad të Karaibeve.

 

Një shkrimtar i cili e shkruan një libër derisa është në udhëtim, siç kanë bërë edhe shumë dijetarë të dalluar të Islamit në të kaluarën tonë të ndritur, ka disa jo-avantazhe, siç është mospasja qasje në librarinë e tij, dhe shpeshherë i duhet të shprehet nga kujtesa e vet. Për këtë arsye, gabime të vogla mund të bëhen nga harresa. Kërkoj falje për këtë!

:

"Ndër ithtarë të Librit (i.e., Tevrati) ka të atillë që po ia besove një sasi të madhe (ari), ai ta kthen ty atë, por ka të atillë që po ia besove një

 

Sures Ale ‘Imran

 

dinarë

, ai nuk ta kthen ty atë, përveç nëse gjithnjë i rri gati (ia kërkon pajada). Këtë (e bëjnë) për arsye se ata thonin: "Ne nuk kemi kurrfarë përgjegjësie ndaj (pasurisë që u marrim) të të paditurëve (arabëve analfabetë). Pra duke e ditur të vërtetën, ata bëjnë gënjeshtër ndaj All-llahut".

(Kurani, Ale ‘Imran 3:75)

Ai poashtu i referohet dërhemit në këtë ajet të

Sures Jusuf

:

"Dhe e shitën atë (Jusufin) për një çmim të vogël, për disa

dërhemë

(masë argjendi) të numëruar, sepse në mesin e tyre pati asish që nuk lakmuan (për çmim më të lartë)."

(Kurani Jusuf, 12:20)

Në të dyja këto ajete të Kuranit Allahu Më i Lartësuari i është referuar ‘parasë’ si monedha të ‘arit’ ose ‘argjendit’. Një dinar ka qenë një monedhë e arit me vlerë të brendshme dhe dërhemi ose monedha e argjendit, po ashtu e kishte vlerën e brendshme. Që të dyja gjenden të rrënjosura në krijimin e Allahut dhe që të dyja kanë vlerë të cilën ia ka caktuar Vetë Allahu, i Cili është krijuesi i pasurisë.

Ka edhe ajete të tjera të Kuranit që poashtu i referohen arit dhe argjendit si pasuri dhe kjo pasuri mund të përdoret si para në formë të dinarit të arit dhe dërhemit të argjendit:

"Njerëzve u është zbukuruar dashuria ndaj të këndshmeve, ndaj grave, djemve e ndaj pasurisë së grumbulluar nga ari e argjendi, ndaj kuajve të stolisur, bagëtisë e bujqësisë. Këto janë kënaqësi të kësaj bote, po te All-llahu është e ardhmja më e mirë".

(Kuran Ale-Imran 3:14)

"Ata që nuk besuan dhe vdiqën si mosbesimtarë, asnjërit prej tyre nuk do t'u pranohet për kompensim, qoftë edhe plot faqen e dheut

ari

. Ata i pret dënim i dhembshëm dhe për ta nuk ka ndihmëtarë"

(Kuran Ale-Imran 3:91)

"O, ju që besuat, vërtet një shumicë e parisë fetare e jahudive dhe e të krishterëve, në mënyrë të paligjshme e hanë pasurinë e njerëzve dhe pengojnë të tjerët nga rruga e All-llahut. Ata të cilët e ruajnë

arin e argjendin e nuk e japin

për rrugën e All-llahut, lajmëroji për një dënim të dhëmbshëm"

(Kuran al-Tauba, 9:34) E sikur të mos ishte që njerëzit (do të lakmonin) të jenë të një feje (jobesimtarë), ne atyre që nuk e besojnë Zotin do t'ua bënim pullazet e shtëpive të tyre nga argjendi si dhe shkallët nga argjendi, mbi të cilat ata do të ngriheshin. E edhe dyertë e shtëpive të tyre nga

argjendi edhe kolltukët, mbi të cilët do të mbështeteshin. Edhe stoli të ndryshme (ari etj.). E, të gjitha këto nuk janë gjë tjetër pos kënaqësi e jetës së kësaj bote, kurse bota e ardhshme te Zoti është për besimtarët e ruajtur.

Ky libër nuk është bërë i vëllimshëm, me qëllim të inkurajimit të njerëzve për ta lexuar. Edhe gjuha e përdorur është e thjeshtë dhe pa zhargone juridike dhe ekonomike, në mënyrë që lexuesi i zakonshëm të mos ketë vështërsi sa i përket gjuhës së shkruar.

Ka shumë mundësi që ngjarje të tmerrshme të shpalosen në botën e parasë, brenda një kohe të shkurtër, nga publikimi i këtij libri, që do t’i miratojnë analizat e bëra, kështu që lexuesit nuk do të vonohen në vlerësimin e argumenteve të ngritura dhe nëse merret si bindëse, atëherë të kërkohet një adoptim dhe një përgjigje adekuate ndaj kësaj sfide.

Nuk duhet të vonohemi në përkthimin e këtij libri në sa më shumë gjuhë që të jetë e mundur dhe të shpërndahet në sa më shumë komunitete myslimane që të jetë e mundur. Për këtë arsye nuk është caktuar e drejta e kopjes së këtij publikimi. Në anën tjetër, ata të cilët e përjashtojnë argumentin bazë të këtij libri, do ta gjejnë veten në mëdyshje, kur ngjarje të liga do të shpalosen në botën e parasë.

Më duhet të përmend krenarinë dhe lumturinë time për përpjekjet e bëra nga një ish - bankiere e thjeshtë dhe modeste e Malajzisë, Nik Mahani Mohamed, e cila ishte përfshirë në përpjekjet fillestare për ta themeluar Bankën Islamike në Malajzi. Sytë e saj u hapën nga natyra mashtruese e shumicës së ashtuquajturës Banka Islamike, kur ajo mori pjesë në leksionin tim lidhur me këtë temë, para disa vitesh, në Royal Malaysian Mint. Ajo u kthye, e ndërroi drejtimin dhe vazhdoi me guxim, integritet dhe me një zotim me pasion për ta promovuar kauzën e dinarit të arit dhe të ekonomisë së vërtetë pa kamatë. Që të dy, edhe ajo, edhe studenti im i dashur, Shirazuddin Adam Shah, ishin përfshirë në organizimin e Konferencës Ndërkombëtare për Ekonomin e Dinarit të Arit, e cila është mbajtur në Kuala- Lumpur të Malajzisë, në korrik 2007, në të cilën teksti fillestar i këtij libri u paraqit si fletushkë.

Allahu Më i Mëshirshmi e bekoftë motrën Nik Mahani Mohamed për përpjekjet e saj fisnike për ta rikthyer Dinarin e Artë dhe ekonominë pa kamatë (fajde). Amin! Dhe dashtë që të tjerët të frymëzohen për ta ndjekur shembullin e saj. Amin!

Imran Hosein

Kuala Lumpur, Malaysia.

Ramazan 1428/Tetor 2007.

DINARI I ARIT DHE DËRHEMI I ARGJENDIT: ISLAMI DHE E ARDHMJA E PARASË

KAPITULLI I PARË

HYRJE

Abu Bakr ibn Abi Maryam tregon se e kishte dëgjuar të Dërguarin e Allah-ut të thoshte: "Sigurisht do të vijë një kohë mbi njerëzimin, në të cilën nuk do të mbetet asgjë që do të përdoret (ose të përfitohet prej saj), përveç

 

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme