6. Objektet fetare islame në Preshevë
Objekte të Këshillit Bashkësisë Islame mund të jenë: xhamitë, mesxhidet, mektebet, ndërtesat arsimore, kulturore, edukative, administrative, banesat, lokalet afariste, teqetë, tyrbet, hamamet, gasulhanet, varrezat e të tjera. Xhamitë dhe mesxhidet janë institucione themelore që shërbejnë për kryerjen e aktiviteteve fetare dhe ku kultivohet arsimimi fetar. Në xhami dhe në mesxhide: falen namazet, bëhet arsimimi fetar, mbahen vaze, ligjërata, seminare dhe akademi, mbahen mevlude, tevhide, kurorëzime sipas Sheriatit dhe manifestime fetare të rastit,bëhet distribuimi dhe prezantimi i shtypit fetar, i librave, i publikimeve dhe i mjeteve audiovizuele për arsimimin fetar, kryhen edhe punë të tjera, të cilat shërbejnë për përparimin e jetës fetare dhe të Këshillit të Bashkësisë Islame. Mektebet janë ente për arsimim fillestar dhe të përgjithshëm të myslimanëve.Tyrbe konsiderohen objektet tradicionale, në të cilat, si rregull, janë varrosur figura të shquara të kulturës slame.Gasulhanet janë objekte në të cilat, sipas normave të Sheriatit, bëhet përgatitja e të vdekurve për varrim. Varrezat janë vende ku varrosen të vdekurit myslimanë. Varrimi dhe shënimi i varrit nuk mund të bëhet në kundërshtim me normat Islame. Ceremonitë fetare dhe arsimimi i myslimanëve bëhet në xhami, në mesxhide, në mektebe, në vendet tradicionale enkas për tubime fetare, në shtëpitë e myslimanëve dhe në objekte e institucione të tjera.Ceremonitë fetare të varrimit kryhen në gasulhane, në varreza, në shtëpitë e myslimanëve dhe në vende të tjera të përshtatshme. Ceremonitë fetare dhe shërbimet lidhur me xhenazet, i kryejnë nëpunësit e emëruar ose persona të autorizuar në pajtim me normat e Bashkësisë Islame. Arsimimi fetar i myslimanëve bëhet edhe nëpër shkollat e përgjithshme fillore dhe të mesme, me aplikimin e lëndës së fesë në bazë të teksteve dhe të kuadrit të caktuar nga Bashkësia Islame.Teqetë janë objekte në të cilat mund të kryhen ceremoni fetare të tarikatit përkatës, në pajtim me normat Islame.Rendet e dervishëve, mësimi dhe praktika e të cilëve është në harmoni me normat e Sheriatit, në kuadër të Bashkësisë Islame organizohen sipas rregullave të tarikatit dhe nën mbikëqyrjen e Këshillit të Bashkësisë Islame. Shehlerët e rendeve të dervishëve mund t'i kryejnë ceremonitë dhe aktivitetet fetare, nëse zgjedhjen e tyre e ka vërtetuar Kryesia e Bashkësisë Islame. “Presheva është një kasaba e vogël, qendër kazaje, në Sanxhakun e Prishtinës të Vilajetit të Kosovës/1878/. Kazaja përfshin 134 fshatra me 39.545 banorë, nga të cilët shumica janë muslimanë, kurse të tjerët sllavë./Kazaja përfshinte edhe nahinë e Bujanocit dhe Tërgovishtes-autori/Në tërë kazanë ka 13 xhami, 2 mesxhide, 500 dyqane, 33 bujtina, 13 karaulla(posta kufitare) dhe 1 spital ushtarak”, shkruan Sami Frashëri, në librin : Vepra 7, KAMUS AL-A’LAM, Prishtinë, 1984, f.128,129/
“Në Preshevë kishte 600 shtëpi, 2 xhamia, 1 godinë shteti, 1 qendër telegrafike e postare, 1 stacion të policisë, 1 depo për dhjetëshina /osur/, 1 banjo komunale publike /hamam/ e tjerë. Në brendi të kazasë së Preshevës kishte rreth 500 dyqane, disa stacione, 1 shkollë tetëvjeçare /rusdiye/, 13 xhamia, 3 xhamia të vogla /mesxhida/ ; në vend ka 2 shkolla muslimane “sibjan” me144 nxënës ; në kaza ka 14 shkolla muslimane “sibjan” me 364 nxënës dhe 4 shkolla të tjera “sibjan” me 138 nxënës”, shkruan studiuesi shqiptar Dr. Skender Rizaj, Kaza Preseova 1896/7. godine, Vranjski glasnik, knj.IV, Vranje, 1968, f.437-441.
Xhamia e Re në Preshevë
Xhamia “Ebu bekr Essiddik” në Preshevë
3.Xhamia “Ebu bekr Essiddik” në Preshevë gjendet në lagjen Llapincë, afër Stadionit të Qytetit. Minarja ka tre sherefe. Ndërtimi i saj ka filluar më 2004 dhe është kryer në disa faza.
Xhamia e Vjetër në Rahovicë
4. Xhamia e Vjetër në Rahovicë gjendet në mes të fshatit, te Ura, buzë lumit, e cila ka një minaret me dy sherefe. Xhamia është ndërtuar më1860, ndërsa është e rindërtuar më 1971, në vendin e Xhamisë së Vjetër/Behluli, Demir, Arabeska origjinale në xhami të Kosovës Lindore(1984-1994)(Monografi), Gjilan, “Dituria Islame”, 1995, f.73,74/ / dhe sipas një burimi tjetër e ndërtuar më 1810, kurse e rindërtuar më 1977/Lista e Xhamive të komunës së Preshevës dhe vitet e ndërtimeve të tyre përkatëse të BKI të Preshevës, të datës 24 nëntor 1998/. Xhamia e ka emrin “Xhamiul-Kadim”.Xhamia ka minaret me dy sherefe.
Xhamia e Re në Rahovicë
5.Xhamia e re e Durçajve në Rahovicë gjendet në anën e majtë të rrugës Preshevë-Corroticë-Bujanoc, në mes të Mëhallës së Durçajve, Çitakëve dhe Muhaxhirëve, te Varrezat e Durçajve.Ajo u ndërtua në vitin 1968, ka një minaret me një sherefe.
Xhamia e Re në “Selishte” të Rahovicës
6.Xhamia në vendbanim “Selishte” të Rahovicës gjendet ne dalje të Rahovicës, në rrugën Preshevë-Corroticë-Bujanoc. Xhamia është ndërtuar në vitin 2006.Xhamia ka një minaret dhe një sherefe.
Xhamia e Vjetër në Shoshajë
7.Xhamia e Shoshajës së Poshtme është e ndërtuar në vitin 1966. Ajo gjendet në qendër të fshatit, xhamia ka një minaret me një sherefe.Xhamia është rindërtuar më 2011 dhe ka marrë emrin “ El-Muhaxhir”.
Xhamia në Corroticë
8.Xhamia e Corroticës u ndërtua në vitin 1750, kurse u rindërtua më 1967.Ajo gjendet në qendër të fshatit, në anën e majtë të rrugës Preshevë-Corroticë-Bujanoc.Xhamia ka minaret me një sherefe.
Xhamia në Raincë
9.Xhamia e Raincës është ndërtuar në vitin 1720, kurse është në vitin 1992. Në bisedë me Mulla Xhemailin e Raincës thotë se Xhamia e Raincës është e Vjetër sikur ajo e Bilaçit dhe Bugarinës.Ajo tashti quhet “Xhamia e Mulla Sylejmanit”.
Xhamia eVjetër në Bushtran
10.Xhamia e Vjetër në Bushtran u ndërtua më 1820. Xhamia ka minaret me nje sherefe.
Xhamia e Re e Bushtranit
11.Xhamia e Re e Bushtranit u ndërtua në vitin 1958 dhe ka emrin “Xhamia e Bardhë”. Xhamia ka minaret me dy sherefe.
Xhamia e Leranit
12.Xhamia e Leranit është ndërtuar në vitin 1866, gjendet në mes të fshatit. Ajo ka minaret me tre sherefe.
Xhamia e Golemidollit
13.Xhamia e Golemidollit është ndërtuar në vitin 1968, gjendet në mes të fshatit dhe ka minaret me nje sherefe.
Xhamia e Vjetër e Gerajve
14.Xhamia e Vjetër gjendet në mes të fshatit, tek Mëhalla e Epërme, në Geraj, e ndërtuar më në vitin 1812 dhe e rindërtuar më 1983/Lista e Xhamive të Preshevës, 24 nëntor 1998 dhe Lista e Xhamive, më 28 mars 2012/ kurse sipas disa të dhënave të tjera e ndërtuar më 1935 dhe e rindërtuar më 1983/Behluli, Demir, Arabeska origjinale në xhami të Kosovës Lindore(1984-1994)(Monografi), Gjilan, “Dituria Islame”, 1995, f.68,69/.Edhepse e rindërtuar, Xhamia e ruajti minaren e vjetër me një sherefe. Ajo mban emrin “Bilal Habeshij”.
Xhamia e re në Geraj
15.Xhamia e Re e Gerajve gjendet në mes të Mëhallës së Poshtme, në një hapësirë të gjërë, ka oborr të madh e të rrethuar me rrethoje hekuri, ka minaret me një sherefe. Është xhami e re, e ndërtuar në vitin 1983 dhe quhet “Jeshil-xhamia”.
Xhamia në Strezoc
16.Xhamia e Strezocës gjendet në mes të fshatit dhe e ndërtuar është më 1890, kurse e rindërtuar në vitin 1965. Xhamia ka minare me nje sherefe dhe mban emrin “Hashanët”.
17.Xhamia e Bugarinës është ndërtuat në vitin 1720/Lista e xhamive e datës 24 nëntor 1998 dhe Lista e xhamive më 28 mars 2012. Xhamia nuk ka kulm dhe minare. Në Xhami nuk falet askush, sepse në fshat tashmë nuk jeton asnjë shqiptar mysliman. Ata janë shpëndërë nëpër botë.
Xhamia në Çukarkë
18.Xhamia e Çukarkës është e ndërtuar në vitin 1800, kurse është rindërtuar në vitin 1971. Xhamia ka minare me një sherefe.
Xhamia e Zhunicës
19.Xhamia e Zhunicës është ndërtuar në vitin 1906, kurse e rindërtuar në vitin 1965. Ajo është në qendër të fshatit, ka minare me nje sherefe.
Xhamia në Bukuroc
20.Xhamia e Bukurocës gjendet në mes të fshatit dhe është ndërtuar në vitin 1908, kurse është rindërtuar në vitin 1982. Xhamia minaren e ka me nje sherefe jot ë lartë, por që shihet nga larg. Sipas shënimeve të Këshillit të Bashkësisë islame në Preshevë, Xhamia e Bukurocës ishtë ndërtuar më 1881, kurse rindërtuar në vitin 1981/Lista e xhamive më 24 nëntor 1998/.
Xhamia në Norçë
21.Xhamia e Norçës është ndërtuar më 1720, kurse e rindërtuar në vitin 1998. Sipas
Imamit të kësaj Xhamie është ndërtuar më 1700, kurse sipas Qerim Kadriut nga Norça, xhamia u ndërtua në vitin 1650, kurse rindërtimi i parë ndodhi në vitin 1720 dhe rindërtimi i dytë në vitin 1998. Xhamia e Norçës gjendet në qendër të fshatit dhe aty kryqëzohen 4 rrugët e fshatit. Ajo ka minaren e vjetër me një sherefe.
Xhamia në Tërrnavë
22.Xhamia e Tërrnavës gjendet në qendër të fshatit dhe është e ndërtuar më 1816, kurse u rindërtua më 1997. Siaps Abdurrahman Zylfiut nga Tërrnava, minareja e kësaj xhamie u ndërtua më 1910. Rindërtimi i xhamisë së re u bë në themelet e xhamisë së vjetër, minareja është e xhamisë së vjetër dhe ka një sherefe./Deklaratë e Abdurrahman Zylfiut, porfesor i historisë nga Tërrnava, dhënë më 7 dhjetor 1998/.
Xhamia e Vjetër në Miratoc
23.Xhamia e Vjetër e Miratocës është ndërtuar më 1750, kurse e rindërtuar në vitin 1994/Lista e xhamive më 24 nëntor 1998/.
Xhamia e Vjetër e Miratocës është ndërtuar në vitin 1735, apo sipas Hixhrit më 1.159, atëherë kur është ndërtuar edhe Çezma e Xhamisë”. Xhaminë e ndërtoi Neziri i Fezllarëve, kurse në mbishkrimin e Çezmesë shkruan se ndërtues i xhamisë ishte Nezir Pasha. Më 1925, Xhamia u kall dhe pastaj u bë rindërtimi i saj po këtë vit.Për këtë dëshmon edhe minareja e saj, e cila mbeti ajo e vjetra, edhepse xhamia u rindërtua disa herë. Herën e fundit u rindërtua më 5 janar 1994. Xhamia gjendet në qendër të fshatit, në mes të lagjeve Fezllah dhe Hasaj(Lenka. Minareja e saj ka dy sherefe/Deklaratë e Vahid mehmetit, arsimtar I historisë nga Miratoci, dhënë më 7 dhjetor 1998/. Minarja I ka dy sherefe.
Xhamia e re në Miratoc
24.Xhamia e Re e Miratocës është në jug të fshatit, në lagjen Xhelepi. Xhamia është ndërtuar në vitin 1964. Xhamia ka minare me nje sherefe. Minarja u ndërtua më 1968.
Xhamia në Caravajkë
25.Xhamia e Caravajkës gjendet në mes të fshatit caravajkë, Sefer dhe lagjes Lezbali. Xhamia është ndërtuar në vitin 1820/Listat e Xhamive më 24 nëntor 1998 dhe 28 mars 2012/, kurse e rindërtuar në vitin 1997. Xhamia ka minare me nje sherefe. Tashti përmbi derën e Xhamisë së Caravajkës rrin mbishkrimi, në të cilin thuhet:
Xhamia në Ilincë
26.Xhamia e Ilincës është ndërtuar më 1928, kurse rindërtuar më 1997. Xhamia gjendet ne mes të fshatit dhe ka minare që së shpëejti u ndërtua me një sherefe. Ajo mban emrin : “Mulla Rifat Koka”.
Xhamia në Gare
27.Xhamia e Garës është ndërtuar në vitin 1910, kurse rindërtuar në vitin 1955. Xhamia nuk ka minare dhe është në shkatrrim e sipër.
Xhamia në Stacionin Hekurudhor
28 Xhamia në Stacionin Hekurudhor të Preshevës është ndërtuar në vitin 2005. Ajo gjendet në qendër të këtij vendbanimi. Xhamia mban emrin “Zejd bin THabit” dhe ka minare me nje sherefe.
6.2.Teqetë
Kompleksi i Teqes së Preshevës, ku ishte edhe Hani dhe Semahanja, i ndërtuar më1698,
Teqja e Preshevës afër Xhamisë së Vjetër u ndërtua në mes viteve 1698-1700. E ndërtuan Shehët e Preshevës. Atëherë ishte e rrethuar me muri të lartë, ka pasur Hanin për udhëtarë, kuzhinën dhe ahurin e kafshëve të karavaneve. Këtu u ndërtua Tyrbja, e cila edhe sot ekziston në kompleksin e kësaj Teqeje. Teqja i perkët sektës “Halveti” Aty afër Teqesë, para Tyrbes gjendet edhe Çezma e Vjetër e teqesë, pronë e Sheh Salimit, e ndërtuar më 1878, kurse sipas hixhrës më 1275/ Rexhep selimi, Presheva gjatë fazës së parë të Rilindjes Kombëtare Shqiptare(1839-1881), “Zgjimi”, nr.16, Preshevë, 1998, f.21, Xhevabi Hoxha, Generalni plan Preseva, mreza naselja i izgradjenost prostora, Pristina, 1998/ Në Preshevë, pas viteve 1908-1910 ka ekzistuar Semahanja(sallë-lokal për ceremoni fetare) afër Teqes së Preshevës, ku janë tubuar rinia e asaj kohe, aty pas lutjeve dhe ceremonive të tjera fetare këndohej edhe këngë patriotike, lirike, recitoheshin poezitë e Rilindasve, ato të Bejtenxhinjve. Aty bëhej një aktivitet i bollshëm kulturor. Ky aktivitet në Semahane ndërpritet gjatë viteve 1920-1929, me ardhjen dhe vendosjen e familjes së Popoviqëve në Preshevë, afër Teqes dhe Semahanes, thotë Qerim Qerimi nga Presheva, në bisedë më 17.08.1994 E njëjta thuhet edhe nga i vëllau, Qani Qerimi, në bisedë, më 08.062010, i cili shton se Semahane do të thotë dhomë ku është kënduar. Pra Semahanja ishte lokal për ceremoni fetare afër Teqes së Dervishëve.
Pamje nga Tyrbja e Tërrnavës apo Teqja/ashtu e quan populli/
6.3. Tyrbetë
Tyrbja e Preshevës
Varrezat brenda Tyrbesë janë të Sheh Salimi, të Sheh Salihut, të Sheh Ymerit dhe të Sheh Aqifit. Para Tyrbesë, në oborrin e teqesë janë tq varrosur Sheh Maksuti, kryetar i Degës së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në Preshevë dhe delegate në Kuvendin e kësaj Lidhjeje, dhe djali i vetëm i tij, i cili vdiq 17 vjeçar dhe kush nuk ia dinte emrin. Sipas Hasan Yelmen, profesor Universiteti dhe biznismen turk në Stamboll, i cili shkroi një libër për familjen e tij – Shehlerët, paraardhësit dhe pasardhësit e familjes së tij dhe le të nënkuptohet se pasardhësit e Haxhi Sheh Maksudit janë Shehlerët, nga pasardhësit e Vejsel Agës janë Agallarët dhe nga pasardhësit e Abdylqerimit janë Efendilerët dhe Hoxhallarët. Shumica e Shehlerëve janë shpërngullur në Turqi.Ai thotë se Sheh Salihu dhe Sheh Omeri janë varrosur brenda tyrbesë, kurse Haxhi Sheh Maksudi jashta tyrbesë. Vajza e fundit e Shehlerëve, e Sheh Akif Efendiut, zonja Ilfete ka qenë mbikëqyrëse dhe drejtuese e teqës së Preshevës. Ajo paska ndërruar jetë në Stamboll. Poashtu ai vërteton se shtatë Sheh, të cilët varrezat i kanë në Teqenë e Preshevës. Autori Hasan Yelmen paska zbuluar se Qendra e Efendive të Shehëve është bërë anëtare e Tarikatit(sektit) të Halvetit./shkruan Hasan Yelmen, Bir omru Deriyorum, Stamboll, pa vit botimi/
6.4. Medresja e Preshevës
Ndërtesa e Mejtepit-Medresesë, e ndërtuar më 1934
Medreseja filloi të ndërtohet më 1934, ndërsa fillimi i mësimit bëhet ne vitin 1935. Medreseja në Preshevë ishte afër Xhamisë së Poshtme, pronësi e Bashkësisë Islame të Preshevës, vakëf Medreseja e Preshevës u ndërtua në vitin 1934 , ndërsa ajo u hap me vijim e rregulltë të mësimeve në vitin 1935. Muderris Hafëz Ali Ahmeti me djalin muderris Hafëz Nexhatiun hapën Medresenë e Preshevës, më 1935.Muderris hafëz Ali ef. Ahmeti ishte ligjërues në Medresenë e Preshevës. Lëndën e Kur’ani kerimit , logjikës, astronomisë , osmanishtes i jepte muderris hafëz Ali ef. Ahmeti. Lëndët e gjuhës arabe (morfologji , sintaksë), fikhut, usuli fikut, akaidit,tefsirit, hadithit,logjikës etj i jepte djali i tij më ri hafëz Nexhati ef. Ahmedi. Në këtë Medrese morën ixhazetin tri gjenerata të nxënësve (talebeve). Mësimet e një gjenerate zgjatnin 10 deri 12 vite. Ndër më të njohurit të cilët mbaruan mësimet (diplomuan) në Medresenë e Preshevës ishin : mulla Fejzullah ef. Salihu (Geraj-Preshevë) , mulla Ruzhdi ef. Emrullahu (Rahovicë-Preshevë), mulla Nazmi ef. Mehmeti (Rahovicë-Preshevë) , mulla Hysen ef. Hyseni (Tërnovc-Bujanovc) , mulla Musli ef. Musliu (Lotovicë-Buajnovc) mulla Ejup ef. Shabani (Kumanovë) , mulla Esat ef. Morina (Topanicë-Kamenicë ) mulla Limon ef. Sopoti ,(Kumanovë),mulla Rafet ef. Dindari (Dobërçan-Gjilan) , mulla Ejup ef.Ejupi (Lluçan- Buajnovc). Hfz. Zihni ef. Ahmedi (Preshevë), hfz. Avni ef. Ahmedi , (Preshevë), mulla Qemal ef. Hebibi(Preshevë , hfz.Nazmi ef.Abdiu(Tërnoc-Bujanovc) etj.
Medreseja kishte edhe konviktin e saj në të cilin banonin nxënësit e saj. Banimi në medrese ishte falas , ndërsa ushqimin e siguronin vetë nxënësit. Ata blinin gjësendet ushqimore në qytet dhe ushqeheshin në kuzhinën e medresesë.
6.5. Biblioteka
Biblioteka islame në Preshevë funksionon në kuadër të Këshillit të Bashkësisë Islame.Biblioteka quhet “Biblioteka Islame muderris hfz. Nexhatiu”. Ky institucion shkencor u quajt me këtë emër në shenjë respekti ndaj myderrizit të mirënjohur nga Presheva, hafëz Nexhati Ahmetit.Biblioteka e sipërpërmendur është mjaft e pasur me libra fushash të ndryshme. Në të ka më se 500 tituj, duke filluar nga fik-hu, hadithi , akaidi , tefsiri gjuha arabe(morfologji, sintaksë) e deri tek shumë libra të tjerë fushash të ndryshme. Vend i posaçëm e meritor gjithsesi i është kushtuar Kuranit famëlartë, i cili është në origjinal, gjegjësisht në gjuhën arabe si dhe i përkthyer me ajkën e kuptimeve të tij në gjuhë të tjera. Aty punon Mulla Abdulla Abdiu – bibliotekar.
7.Objektet dhe vlerat fetare islame që gëzojnë mbrojtjen ligjore nga Enti në Nish
Enti për Mbrojtjen e Monumenteve Kulturore në Nish ka hartuar një Listë të monumenteve kulturore në Preshevë, të cilat i ka marrë nën mbrojtjen e tij dhe sipas Ligjit mbi vlerat kulturore, në grupën e vlerave kulturore bëjnë pjesë : monumentet kulturore, tërësitë kulturore-historike hapësinore, lokalitetet arkeologjike, etj.
7.1. Lokalitetet arkeologjike në mbrojtje ligjore
Enti për Mbrojtjen e Monumenteve Kulturore në Nish ka hartuar Listën e lokaliteteve arkeologjike të mbrojtura sipas ligjit nga Enti, në mesin e tyre si lokalitet arkeologjikë janë radhitur : Vorrezat e Vjetra në Bukoc-sipas tyre nekropol e vjetër mesjetare, ndërsa është e njohur se Vorrezat e Vjetra në Bukoc janë të banorëve shqiptarë të Bukocit. Për këtë më ka folur edhe Xheladin Arifi, I ndjerë nga Bukoci. Pastaj në Bërçec: ARA E DERVISHIT-vendbanim antik. Në Kurbali: Vorrezat e Vjetra-Ara e Sadikut.
7.2. Xhamitë në mbrojtje ligjore
Në Preshevë : Xhamia e Vjetër-Atik Xhamija apo Xhamija e Ibrahim Pashës,
Në Preshevë : Xhamia e Poshtme apo Xhami ul Xhedit, kompleksi me çezmën
Në Ashanë : Xhamia e Vjetër,
Në Çukarkë : Xhamia e Vjetër, kompleksi,
Në Shoshajë të Poshtmë: Xhamia e Vjetër,
Në Miratoc: Xhamia e Vjetër dhe
Në Bushtran : Xhamia e Vjetër Turke
7.3.Vorrezat në mbrojtje ligjore
Në Çukarkë : Vorrezat muslimane,
Në Magjere: Vorrezat muslimane,
Në Miratoc: Vorrezat muslimane,
Në Norçë: Vorrezat muslimane te Xhamija e re dhe Vorrezat e Vjetra muslimane dhe
Në Tërrnavë: Vorrezat e Vjetra muslimane./Akti nr.908, të datës 27.08.2009 I Entit për Mbrojtjen e Monumenteve Kulturore në Nish/
Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore e Luginës së Preshevës me seli në Preshevë planifikon që nq të ardhmenë të bëjë identifikimin, evidentimin, regjistrimin dhe hartimin e Listës së Monumenteve kulturore, në këtë rast të monumenteve kulturore islame në Preshevë. Andaj është e mirëseardhur ndihma e punonjësve fetarë islamë që në këtë drejtim ta ndihmojnë Shoqatën në këtë planifikim. Detyrë është të identifikohen, të evidentohen dhe të propozohen objektet dhe vlerat fetare që duhet të hyjnë në Listën për mbrojtje, ndërsa Shoqata do t’ propozojë Listën në shqyrtim Entit. Pra, nevojitet identifikimi, evidentimi, të dhëna, fakte, fotografi, për ta arsyëtuar propozimin e caktuar. Shoqata ka bërë një formular, nëpërmjet të cilit kryhen këto veprime.
REFERENCAT
1. Prof Dr. Kristo Frashëri në “Përhapja e Islamizmit te Shqiptarët” në gazetën Fakti, më 11 shtator 2006, Shkup.
2. Franjo Raçki, Bogomil i Patareni, posebna izdanja srpske kraljevske akademije, knjiga LXXXVI, Beograd, 1931
3. Nexhat Ibrahimi, Natyra, manifestimet, problemet dhe perspektiva e zgjimit islam në Ballkan, Zëriislam.com, 2009.
4. Nexhat Ibrahimi, Islami në Ballkan para shekullit XV, bot. II, prizren, 2000
5.Nexhat Ibrahimi, Islami dhe myslimanët në tokat shqiptare dhe në Ballkanin mesjetar, Shkup, 2003
6. Thomas Ë Arnold, Historia e përhapjes së Islamit, Prishtinë, 2004
7.Bashkësia Islame e Kosovës. 2002, www. Islamgjakova.net, 23 shkurt 2010
8.Qerim Lita, në librin : Shaban Efendia, atdhetar i devotshëm, Kumanovë, 2010.
9.Xhemaledin Salihu, Presheva në Lëvizjen Kombëtare për Çlirim dhe Bashkim(LKpÇB) dhe kërkesat për Bashkim me Shqipërinë Etnike, www. Presheva.com, 9 maj 201
10. Kushtetuta e Bashkësisë Islame, Prishtinë, 2002, www.Islamgjakova.net, 23 shkurt 2010
11. Lista e nëpunësve fetar në territorin e Serbisë në Prishtinë, më vitin 1951, nga Presheva, rrethi i Bujanocit : /Fondi 332 I Arkivit në Beograd/
12..S.Bajgora, R. Shkodra, KBI në Preshevë, revista “Dituria Islame”, nr. 216-217
13.Grup autorësh, Arsimi fillor shqip në komunën e Preshevës : 1945-1995, Preshevë, 2001
14.Fehmi Ramadani, Mulla Nuredin Maxhera, Figurë e ndritshme e kombit dhe e fesë, www. Pashtriku, më 22.05.2009
15.Dr. Hatixhe Ahmedi, Kushtuar Muderrizit Hafiz Nexhati ef. Ahmedi, www.Presheva.com, 2 tetor 2011
16.. Sami Frashëri, në librin : Vepra 7, KAMUS AL-A’LAM, Prishtinë, 1984
17.. Dr. Skender Rizaj, Kaza Preseova 1896/7. godine, Vranjski glasnik, knj.IV, Vranje, 1968
18.Xhemaledin Salihu, Kultura shqiptare në Preshevë 1945-1995, Preshevë, 1999
19. Lista e Xhamive të komunës së Preshevësdhe vitet e ndërtimeve të tyre përkatëse e Bashkësisë komunale Islame e Preshevës, të datës 24 nëntor 1998.
20. Lista e Xhamive e Këshillit të Bashkësisë Islame, të datës 28 mars 2012.
21.Rexhep Selimi, Presheva gjatë fazës së parë të Rilindjes Kombëtare Shqiptare(1839-1881), “Zgjimi”, nr.16, Preshevë, 1998.
22.Xhevabi Hoxha, Generalni plan Preseva, mreza naselja i izgradjenost prostora, Pristina, 1998
23. Dr. Jahi Staneci, Xhamia e Vjetër e Preshevës (Monografi), Prishtinë, 2011.
24. Bisedë me Shaban Rashitin nga Presheva, dhënë më 10.10.1992 Hasan Emërllahut
25. Behluli, Demir, Arabeska origjinale në xhami të Kosovës Lindore(1984-1994)(Monografi), Gjilan, “Dituria Islame”, 1995
26. Deklaratë e Vahid Mehmetit, arsimtar i historisë nga Miratoci, dhënë më 7 dhjetor 1998
27. Hasan Yelmen, Bir omru Deriyorum, Stamboll, pa vit botimi
28. Akti nr.908, të datës 27.08.2009 i Entit për Mbrojtjen e Monumenteve Kulturore në Nish
29.Dr. Hatixhe Ahmedi, Vdiq Mulla Fejzullah Salihi Muderrizi i Luginës së Preshevës dhe trojeve shqiptare në përgjithësi,www.Islamgjakova, e premte, 20 gusht 2010
30.Dr. Hatixhe Ahmedi, Vdiq veterani dhe eruditi i Islamit Imam Hafëz Zihni ef. Ahmedi, doc.xa. yimg.com
31.Bisedë me Mustafë Mehmetin më 29 mars 2012, lidhur me jetën dhe veprimtarinë e Mulla Nazmi Mehmetit nga Rahovica
32. Bisedë me Jahja Ahmedin, sekretar i KBI në Preshevë, më 23,26,27,30 mars 2012./Jahja nuk kurseu mund dhe kohë për bisedë, për shënime, materiale, fotografi nga Këshilli i BI-së dhe personale. Allahu e shpërbleftë/.