Mr. Osman Kozlić
Hutbeja e katërt e Ramazanit:
Të jetojmë me hallall
الحمد لله الذي أحَلَّ لِعِبادِهِ الطَّيِباتِ وحَرَّمَ عَلَيْهِمُ الخَبائِثَ ، فقال : يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا كُلُوا مِنْ طَيِّبَاتِ مَا رَزَقْنَاكُمْ . (172البقرة) وقالَ تَعاَلىَ : قُلْ إِنَّمَا حَرَّمَ رَبِّيَ الْفَوَاحِشَ مَا ظَهَرَ مِنْهَا وَمَا بَطَنَ . (33 الأعراف) وَمَدَحَ رَسُولَهُ الكَرِيمَ صَلّىَ اللهُ عليهِ وسلمَ فَقالَ فِيهِ : الَّذِينَ يَتَّبِعُونَ الرَّسُولَ النَّبِيَّ الْأُمِّيَّ الَّذِي يَجِدُونَهُ مَكْتُوبًا عِنْدَهُمْ فِي التَّوْرَاةِ وَالإِنْجِيلِ يَأْمُرُهُمْ بِالْمَعْرُوفِ وَيَنْهَاهُمْ عَنِ الْمُنْكَرِ وَيُحِلُّ لَهُمُ الطَّيِّبَاتِ وَيُحَرِّمُ عَلَيْهِمُ الْخَبَائِثَ . (157 الأعراف) وَأشْهَدُ أنْ لا إله إلا اللهُ وَحْدَهُ لاشَرِيكَ لَهُ . وَأشْهَدُ أنَّ مُحَمّدًا عَبْدُهُ وَرَسُولُهُ صلّى الله عليه وعلى آله وسلمَ الذي قالَ : إنَّ اللهَ طَيِّبٌ لا يَقْبَلُ إلاَّ طَيِّبًا. وقال : لاَ يَدْخُلُ الجَنَّةَ جَسَدٌ غُذِىَّ بِالحَرَامِ.
وقالَ صلى الله عليه وسلم : يَا سَعْدُ أَطِبْ مَطْعَمَكَ تَكُنْ مُسْتَجَابَ الدَّعْوَةِ والذي نَفْسُ مُحَمَّدٍ بِيَدِِهِ إنَّ الرَّجُلَ لَيَقْذِفُ اللُّقْمَةَ الحَرَامَ فِي جَوْفِهِ ما يُتَقَبَّلُ مِنْهُ أرْبَعِينَ يَوْمًا . اَللَّهُمَّ صَلِّ وَ سَلِّمْ وَ بَارِكْ عَلَيْهِ وَ عَلىَ آلِهِ وَ أَصْحَابِهِ وَ أَحْيِنَا اللَّهُمَّ عَلىَ سُنَّتِهِ وَ أَمِتْنَا عَلىَ مِلَّتِهِ وَ احْشُرْنَا فِي زُمْرَتِهِ مَعَ الَّذِينَ أَنْعَمْتَ عَلَيْهِمْ مِنَ النَّبِيِّينَ وَ الصِّدِّيقِينَ وَ الشُّهَدَاءِ وَ الصَّالِحِينَ وَ حَسُنَ أُولَئِكَ رَفِيقاً .
Vëllezër dhe motra te nderuara!
Duke folur për Pejgamberin e fundit të Allahut, Kur’ani thekson se shpalljet paraprake , ndër të tjera e kanë përshkruar si atë:
"...وَيُحِلُّ لَهُمُ الطَّيِّبَاتِ وَيُحَرِّمُ عَلَيْهِمُ الْخَبَائِثَ..." (سورة الأعراف: 157)
“I cili ushqime të mira do t’jua lejojë, kurse të këqijat do t’jua ndalojë...”. (El-A‘raf, 157)
Nga ky ajet juristët e sheriatit kanë nxjerr rregullin e përgjithshëm fikhor i cili është:
Gjerat e dobishme në bazë janë të lejuara, kurse të dëmshmet janë të ndaluara.
عَنْ النُّعْمَانِ بْنِ بَشِيرٍ رَضِيَ اللَّهُ عَنْهُ أَنَّ النَّبِيُّ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ قَالَ: الْحَلَالُ بَيِّنٌ وَالْحَرَامُ بَيِّنٌ وَبَيْنَهُمَا أُمُورٌ مُشْتَبِهَةٌ لاَ يَعْلَمُهَا كَثِيرُ مِنَ النَّاسِ... (بخاري)
Transmeton En-Nu‘man ibn Beshir, r.a., se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Hallalli është i qartë dhe harami është i qartë, kurse ndërmjet tyre janë gjerat e dyshimta, të cilat shumë njerëz nuk i njohin.” (Hadith).
Kështu ka folur Muhammedi a.s., duke iu shpjeguar muslimanëve hallallin dhe haramin. Ndaj, muslimanët janë të obliguar t’i shfrytëzojnë përjashtimisht prodhimet hallall, e kanë të ndaluar përdorimin e prodhimeve haram dhe e kanë për detyrim t’u shmangen prodhimeve të dyshimta.
Allahu ua ka ndaluar njerëzve që në Tokë të bëjnë rrëmujë dhe ta çrregullojnë harmoninë e pranishme të Allahut të madhërishëm. Na ka urdhëruar të bëjmë jetë të pastër dhe që veten dhe familjet tona t’i ushqejmë me ushqim të pastër. Ushqimin e pastër dhe të shëndoshë Allahu xh.sh., na ka bërë hallall. Atë ushqim që Allahu e ka ndaluar ai është i palejueshëm për t’u ushqyer dhe është i dëmshëm për shëndetin e njerëzve.
Sot, nga perspektiva jonë a mund të themi se e dimë çka në të vërtetë është hallall, çka është haram dhe çka e dyshimtë në ushqim dhe pije, në atë që e konsumojmë çdo ditë?
Prodhuesit e ushqimit dhe pijes, nga dëshira që të fitojnë sa më shumë, konsumatorëve iu ofrojnë prodhime të lira të përgatitura nga lënda e parë me cilësi dhe me prejardhje të dyshimtë. Me konsumimin e prodhimeve të këtilla njerëzit i ekspozohen rrezikut t’i bëjnë dëm shëndetit të tyre dhe ta rrezikojnë jetën e tyre. Tregu i sotëm botëror është i vërshyer me prodhimet e cilësisë së dyshimtë. E edhe te ne në Kosovë e rajon, dhe në këtë rrëmujë të përgjitshme muslimani e ka shumë të vështirë të zgjedh atë çka është për të e shëndoshë dhe e dobishme, atë që do të mund ta quanim prodhim cilësor hallall.
Muslimani e ka të njohur çka është haram në ushqim dhe pije. Mirëpo, për këtë edhe më tej duhet të flasim, e sidomos të tërheqim vërejtjen në prodhimet e cilësisë së dyshimtë (أُمُورٌ مُشْتَبِهَاتٌ) dhe në prodhimet për të cilat nuk dimë fare që në vete përmbajnë përbërje haram. Që një prodhim ushqimor të jetë hallall, të gjithë përbërësit e tij dhe çdo gjë që vjen në kontakt me të në procesin e prodhimit duhet të jetë hallall dhe e pastër.
Muslimanëve duhet t’ua tërheqim vërejtjen se në proidhimin e:
a) bomboneve, çokolatave dhe ëmbëlsirave të tjera përdoret: alkooli, yndyra e derrit, zhelatina e cila prodhohet prej eshtrave dhe prej mbeturinave të mishit në thertore, kurse është i pranishëm edhe përdorimi i aditiveve me prejardhje nga insektet;
b) bukës dhe kulaqave (simitave) përdoret: yndyra e derrit, aditivet kancerogjene, aditivet e prodhurara nga qimet e derrit dhe të njeriut;
c) sheqerit dhe kripës me rastin e rafinimit i shtohen përbërësit me prejardhje nga eshtrat e bluar shtazor, shpesh të derrit dhe mbeturina të tjera të thertoreve;
ç) qumështit dhe prodhimeve të qumështit i shtohen alkohol, zhelatinë, thartira yndyrore dhe enzime (pepsin) me prejardhje nga yndyrat e derrit ose të ndara nga lukthi i derrit;
d) disa pije joalkoholike po ashtu përmbajnë shkallë të caltuar të alkoholit, i cili edhe pse i pranishëm, kurrë nuk deklarohet, kurse për ngjyrat dhe shijet e ndryshme kanë meritë aditivet e shumta;
dh) mishi dhe përpunimet e mishit janë problem i veçantë.
Mishi hallall është mish nga ato shtazë të cilat janë të lejuara sipas dispozitave islame, me kusht që të jenë ushqyer në mënyrë të drejtë dhe të jenë prerë sipas rregullave sheriatike. Nëqëftëse në ushqiminm e shtazëve janë shtuar përbërës me prejardhje shtazore, nëse nuk janë prerë me bismil-lah ose në përdorimin e të cilit nuk janë aplikuar kërkesat sheriatike, mishi i tillë nuk është hallall pa marrë parasysh që me prejardhje janë shtazët e lejuara. Që prodhimi i mishit të jetë hallall nuk mjafton që në vetvete të përmbajë mish hallall, por është detyrim që e tërë lënda e parë që hynë në përbërjen e tij, sikur edhe veprimet në procesin e prodhimit të jenë në pajtim me dispozitat e lejuara të sheriatit. Kurse në prodhimet prej mishit mund të gjenden disa prej përbërësve vijues: mishi i shtazëve të ndaluara, aditivet e ndaluara, zorrët e derrit, gjaku dhe të tjera.
Sidomos duhet tërhqeur vërejtjen në përdorimin e koncentratit dhe të miellit të eshtrave për ushqimin e shtazëve, sepse në vete përmbajnë yndyrën e derrit, hormone të ndryshme, kurse nganjëherë edhe mbeturina mishi të thertoreve dhe mishit të shtazëve të ngordhura. Kjo shkakton paraqitjen e lopëve të çmendura dhe sëmundje të tjera të shtazëve të cilat përcillen te njerëzit.
Shembujt e përmendur janë vërejtje e qartë për muslimanët dhe për të tjerët të cilëve u ka mbetur deri te shëndeti i tyre që të kenë kujdes për atë se çfarë prodhime ushqimore përdorin. Prania e haramit në kozmetikë, ilaçe dhe në gjësende të tjera është temë në vete për të cilën duhet veçanërisht të mendohet dhe të ruhemi nga pasojat negative.
Një nga çështjet themelore për muslimanin e sotëm është se si të ruhet nga harami në jetë. A dimë në të vërtetë, çka hamë dhe çka pimë dhe a ka në këtë haram?
Bashkësia Islame në Bosnjë ka themeluar dhe ka filluar me Agjensinë për vertifikimin e cilësisë hallall, detyra themelore e të cilit është të verifkojë përmbajtjen e prodhimeve ushqimore dhe të tjera, mënyrën e prodhimit dhe të lejojë deklarimin e tyre si prodhim hallall. Deri tash (2007) certifkitatin për prodhime hallall në Bosnjë e kanë marrë 15 firma dhe aty do të qëndrojë certifikati: hallall.
Me këtë rast e tërheqim vërejtjen se krahas prodhuesve me certifikat hallall ekzisotjnë prodhues individual të papërgjegjshëm të cilët kokë më vete e shkruajnë fjalën hallall në prodhimet dhe gjësendet e tyre, por të cilët nuk janë në gjendje të dëshmojnë se prodhimet e tyre vërtetë janë hallall. Ata në këtë mënyrë dëshirojnë të përfitojnë të mira botërore duke i mashtruar konsumatorët kurse muslimanëve në vend të prodhimeve hallall iu shesin artikuj haram.
Vëllezër dhe motra të dashur!
Ju ftojmë që të keni kujdes çka konsumoni dhe çka iu jepni fëmijëve tuaj të hanë dhe të pinë. Allahu xh. sh. qartë e tërheq vërejtjen se besimtarët nuk guxojnë të konsumojnë haram dhe t’i shmangen çdo gjëje që është e dyshimtë.
Informacionin për këtë çështje përcilleni edhe te të tjerët. Nga tregtarët tuaj kërkoni që në shitore të sjellin prodhime të certifikuara hallall, kurse ata të cilët prodhojnë ushqim njoftoni se muslimanët në punën e tyre duhet t’u përmbahen dispozitave islame dhe që prodhimet e tyre duhet t’i plotësojnë kërkesat e standardeve hallall. Në këtë mënyrë do t’i ndihmoni vetes dhe të tjerëve. Kjo është njëherit edhe rruga më e mirë për mbrotjen e tregut dhe për lidhjen dhe ndihmesën e ndërsjellë në të mirë.
Gjithnjë le t’i kemi në mendje fjalët e Muhammedit a.s.:
عَنْ جَابِرِ بْنِ عَبْدِ اللَّهِ رَضِيَ اللَّهُ عَنْهُ أَنَّ ال نَّبِيَّ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَ سَلَّمَ قَالَ: ...لَا يَدْخُلُ الْجَنَّةَ لَحْمٌ نَبَتَ مِنْ سُحْتٍ، النَّارُ أَوْلَى بِهِ... (أحمد)
Transmeton Xhabir ibn ‘Abdullahu, r.a., se Muhammedi a.s. ka thënë: “Në xhenet nuk do të hyjë trupi i cili është ushqyer me të ndaluar; Zjarri është më afër për të...” (Ahmedi)
O Zot, na ruajë nga ajo ku jemi të pafuqishëm, na falë nga mëkatet e ditura e të paditura të cilat i kemi bërë dhe na forco të qëndrojmë në rrugën Tënde! Amin.
Përktheu: N.I.