LUFTA E PERËNDIMIT PËR IMAZHIN ISLAM

Përgjigjja është ashtu siç supozoni: Shumica u përgjigjen; e para “terrorizmi” ose “dhunë”; e dyta “Islami” ose “Lindja e Mesme”. Studimet që janë bërë pas 11 Shtatorit në opinionin publik, në Amerikë dhe Evropë na tregon se islami në mendjen e njerëzve nuk është më ndryshe nga dokumentarët. Sepse me 11 Shtator sulmi nuk ishte vetëm ndaj Qendrës Tregtare Botërore, po ishte edhe ndaj Qendrës Islame, për ti shkatërruar mendimet e milionave njerëzve ndaj imazhit islamit. Pas 11 Shtatorit interpretimet dhe komentet në debate mediatike, gazetareske apo optike, janë të panumërta ku e barazuan dhe krahasuan islamin drejtpërdrejt me dhunë. Në mendjen e shumë njerëzve fjala islam dhe dhunë është gdhendur në një vend. Jam njëri prej atyre që jetoj në SHBA para 11 Shtatorit dhe pas, pas tragjedisë e 11 Shtatorit mendoja se për të ndërtuar përsëri imazhin e humbur të islamit duhet të kalojnë së paku 50 vjet. Mirëpo kur e pash sondazhin dhe analizën e kompanisë Gallup, një hulumtim i hatashëm i cili u realizua në tre kontinente, në 40 shtetet dhe me 50.000 persona, dhe në fund të këtij sondazhi një analizë nga profesorit John Espositon studiuesi i Islamit në Universitetin Georgetown e kuptova se nuk e kisha të drejtë për 50 vjet pritje. Këtu së pari dua ta ceki anën e  intelektualëve perëndimor, armiq  të islamit ateistët dhe orientalistët, se si e përhapën frikën ndaj islamit. Më pas do ta ceki anën dhe përgjigjen e intelektualëve të drejt të atyre që e mbrojnë islamin. Më pas do të tregoj se sondazhi i Gallupit dhe libri i Espositoit “Lufta e Imazhit Islam në Perëndim” çfarë ndikime mundë të ketë.   

      Shkatërruesit e Imazhit Islam Ateistët dhe  Orientalistët


Amerika është zemra e sistemit kapitalist global, mirëpo pas 11 Shtatorit librat të cilat flasin për islamin filluan të kërkohen me të madhe. Në anën tjetër, kësaj kërkese nuk iu vonuan prijësit të rrymës “Ateist të Ri” në krye të Richard Dawkinsi, Sam Harris, Cristopher Hitchens dhe të orientalistëve si Bernard Lewis dhe Daniel Pipes. Fjala është për ateistët dhe orientalistët të cilët shpallën “xhihad” luftë për ta poshtëruar imazhin Islam në mendjen e njerëzve. Në librat të botuara, Islami u paraqit si fe e terrorizmit. Në veçanti i dhanë referencë ajetet të cilat flasin për xhihadin duke pretenduar se Islami mëson dhunën. Pretenduan se doli e vërteta atë që tha profeci Huntington për “përplasjen e qytetërimeve”. Thanë se erdhi koha për luftë të pa shmangshme me Islamin. Bën thirrje të përbashkëta për luftë kundër Islamit si në mënyrë individuale po ashtu edhe shtetërore, me përpjekje luftë kundër terrorizmit. Të gjithët i frikësuan me paranojë terrorizmi. Thanë se kur të armatoset pjesa masive terroriste me armët nukleare dhe biologjike botën do ta drejtojnë drejt shkatërrimit.

 Shembulli tipik si kundërshtim ndaj Islamit është libri i Sam Harrisit (The end of Faith) “Fundi i Besimit”. Ai pretendon se Islami nuk mund të jetë i but apo i matur, sepse ai i cili beson se Kur’ani është fjalë e Allahut nuk mund të jetë i durueshëm apo i qëndrueshëm përveçse ndaj pjesëtarëve të fesë së tyre. Sipas tij sot muslimanët janë të butë për shkak se nuk kanë forcë, nesër kur të forcohen të gjithë ata që nuk janë prej tyre do ju fluturojnë kokat. Harrisi për ta argumentuar mendimin e tij ai e cek këtë ajetet Kur’anor “Jobesmtarët janë armiq tuaj të hapët.” (Nisa, 101) Ai i komenton ajetet si një komentator i Kur’anit ku thotë: “Të gjithë muslimanët besojnë se Kur’ani është fjalë e Allahut dhe po thuajse njeriu nuk ka bërë ndërhyrjen në as një shkronjë të Kur’anit. Është shumë normale që një musliman të mbytë vetveten me bombë sepse Allahu ju thotë luftoni/mbyteni jo besimtarët unë do të ju fus në xhenet, ju martoj me huri.” Harrisi nuk i merr parasysh ajetet të tjerë si “All-llahu nuk ju ndalon të bëni mirë dhe të mbani drejtësi me ata që nuk ju luftuan për shkak të fesë, e as nuk ju dëbuan prej shtëpive tuaja; All-llahu i do ata që mbajnë drejtësinë.” (Mumtehine, 8)

       Intelektual të Drejtë Mbrojtësit e Islamit


Në fund të librit Harrisi tregon se çka duhet bërë kundër Islamit, ai kështu thotë: “Momentalisht jemi në luftë me Islamin. Kjo luftë do të vazhdon një kohë të gjatë. Nuk duhet ta lëmë civilizimin në duart të të cilët kanë dëshirë për luftë. Nuk duhet ta lëmë që të armatoset kjo mas me ndonjë armatim të rënd. Nuk duhet të kemi tolerancë ndaj tyre që ti realizojnë planet. Nuk është e mundshme as që ta shkatërrojmë ti mbytëm një miliard e më shumë njerëz. Atëherë zgjidhja e këtij problemit, duhet tua ndërrojmë fenë e tyre. Duhet tua këputim lidhjet me Kur’anin, sepse përderisa muslimanët besojnë se Kur’ani është fjala e Allahut, për neve rreziku do të vazhdoj të ekzistoj”.

Intelektual të drejtë dhe të ndershëm u shqetësuan për shtrembërimet që janë bërë nga ateistët dhe orientalistët pas 11 Shtatorit. Andaj botuan shumë vepra për ta mbrojtur islamin. Shpifjeve u janë kundërpërgjigjur me dokumentare të ndryshme. P.sh. televizioni PBS që është televizioni më i popullarizuar dhe aktiv në SHBA, me dokumentarët objektive e treguan islamin e drejt, si dokumentari “Perandoria e Besimit” dhe për Pejgamberin a.s. “Trashëgimia e një Pejgamberit”. Sulmet që ishin kundër Islamit për kundërpërgjigje në rend të parë doli pjesa e njerëzve të ditur që janë si Karen Armstrong, John Esposito, Bruce Lawrence këta ishin që i dolën përball këtij sulmi me një përpjekje të madhe. Deklaruan se është e pa mëshirshme që të gjykohet një fe për diçka që bëjnë disa terrorist, e sidomos për një fe që është me traditë 14 shekujsh, me gjendjen aktuale një miliard e më shumë pjesëtar të këtij besimit. U shprehën se është shkelje e të drejtave fetare, dhunë e madhe  për shkak të disa pjesëtarëve vrasës të një feje të mirën të gjithë pjesëtar të asaj feje në potencial e vrasësve apo terrorist.  

Karen Armstrong një murgeshë e vjetër, në librin e saj i cili  titullohet (Islam: A Short History) Islami: Një Histori e Shkurtër, duke e studiuar Historinë Islame, shkruan se islami nuk është fe terrorizmi po fe paqeje. Tregon se para Islamit qyteti i Mekkës ishte nën ndikimin e anarkisë dhe egërsisë së madhe, me ardhjen e Islamit mbizotëroi paqja dhe qetësia. Përkujton se ata i mbytshin për së gjalli vajzat e tyre dhe ky mentalitet ndryshoi për shkak të moralit Islam. Ajo përgjigjet ndaj pa drejtësisë që po i bëhet profetit Muhammedit a.s. në librin e titulluar “(Muhammed: A Prophet of Our Time) Muhammed: Një Pejgamberi i Kohës Tonë”. Kur e studioi jetën e tij me një fjalë thotë sikurse në të është dashuruar.

Karen Armstrong në një radio program tregon arsyet të dashurisë ndaj Muhammedit: Ajo thotë Muhammedin e dashurova për shkak se është sikur ne njeri. Çka dimë për jetën e tij për as një prijës tjetër të ndonjë feje nuk dimë. Për shkak se ka ardhur shumë më vonë se Isai informacionet për jetën e tij janë më të hollësishme. Historianët e parë kanë shkruar për të nga çdo pikëpamje të jetës. Ata nuk treguan vetëm çastet e lumtura të tij po edhe ato të hidhërimit...

E dashurova Muhammedin për shkak se u përballua me përpjekje më të vështirat. Ai erdhi tek një populli ku mbretëronte dhuna, forca dhe pa drejtësia e madhe. Një popull i cili ishte në këtë gjendje ai arriti që ta paqësoj dhe qetësoj shoqërinë pa e përdorur forcën dhe dhunën. Edhe pse pesë apo gjashtë vjet luftoi me pa besimtarët e Mekës. Mirëpo kjo ishte e pa tjetërsueshme; sepse Mekësit dëshironin ti ç’rrënjosin muslimanët me rrënjë nga vendi. Muhemmedi nuk kishte ndonjë alternativ tjetër përveç luftës. Muhammedi kori sukses për shkak se luftoi kundër dhunës e jo me dhunë.

Dr. Bruce Lawrence Kryetar i Studimeve Islame në Universitetin Duke, në vitin 2007 në serinë e librave futi edhe librin të titulluar (The Qur’an: A Biography) "Një Biografi e Kur’anit" ku shkruan se Kur’ani si libri i shpallur nuk mund të jetë burimi veprave terroriste në emër të Islamit: “Çka është qëllimi përfundimtar i Usame bin Ladenit? Më të vërtete qëllimi i tij nuk është ta krijoi një shtet islam as që të rikthej përsëri hilafetin. Sipas mendimit tim është shumë gabim që Bin Ladenit ti thuhet fundamentalist musliman. Ai nuk është duke shkuar sipas rrugës së Muhemmedit as të shokëve të tij, por ai është duke e përcjell idetë e liderëve terrorist të shekullit 20, rrugën e Rasputinit dhe të anarkistëve të tjerë Rus. Bin Ladeni në vendëse ta e merr Kur’anin si një udhëzuesi i njerëzve për jetesë, përkundrazi ai e përdor atë si udhëzim për ti shkatërruar njerëzit.”

Në mesin e atyre që nuk heshtën ndaj shpifjeve të Islamit është edhe profesori John Esposito studiuesi i Islamit në Universitetin Georgetown. Esposito doli përball akuzave Islame si detyrë morale, nevojë e misionit intelektual dhe për ndershmërinë e punimeve akademike. Ai pas 11 Shtatorit armiqve të Islamit ateistëve dhe orientalistëve iu përgjigj me katër libra të shkruara prej tij. Ai perëndimorët i njofton për bazat Islame që duhet ti kenë parasysh me librat si (What Everyone Needs to Know about Islam), (Islam: The Straight Path Updated with New Epilogue). Ai në librin tjetër (Unholy War: Terror in the Name of Islam) i thërret bashkëbiseduesit perëndimorët të cilët i kanë mendje të turbulluara duke iu treguar se xhihadin nuk duhet balancuar me terrorizëm dhe as terrorizmi nuk mund të bëhet në emër Islamit. Esposito nuk mbeti vetëm me kaç, ai në bashkëpunim me kompaninë Gallup bëri një sondazh gjigant në 40 shtete me 50.000 musliman. Ai iu përgjigj shpifjeve që u bënë për muslimanët nga atyre që e vendosën Islami në shënjestër për sulm me një sondazh 6 vjeçare dhe me një analizë përfundimtare, analizë që u botua në librin e tij, ky libër që në botimin e parë e theu rekordin në tregun e librave, përmban titullin “Kush Flet Në Emër Të Islamit? Vërtet Çka Mendo Një Miliard Musliman” (Who Speaks For Islam?: What a Billion Muslims Really Think).

Një Sondazh që Riparon Imazhin Islam 


Fjala është për sondazhin e bërë nga kompania Gallup ku morën pjesë 50.000 persona nga 40 shtete. Sipas metodës shkencore hulumtuese ky numër përfaqëson Një miliard muslimanët. Mundë të thuhet se pyetjet që u janë bërë 50.000 personave muslimanë, po të njëjtat pyetje ti pyetshim një miliard muslimanëve përfundimi përsëri dot ishte i njëjtë dhe përgjigje të njëjta. Me anë të këtij sondazhi është bërë e çart se çka mendojnë muslimanët ndaj terrorizmit, lirisë dhe demokracisë. Sipas hulumtimeve dhe analizës përfundimtare të cilën e bëri John Esposito në librin e tij e përfundon me analizë duke thënë se 93% e muslimanëve janë kundër operacioneve veprimeve të dhunshme. Kurse vetëm 7% sipas politikës dhe metodave radikale i shohin të ligjshme. Nga kjo e kuptojmë se ngjarjen e 11 Shtatorit nga 100 musliman vetëm 7 prej tyre e pranojnë. Po edhe ata që e pranuan këtë nuk deklaruan për shkaqet fetare por për shkaqet politike, duke deklaruar se janë të kënaqur përngjarjen e 11 Shtatorit për shkak të dhunës Amerikane që bën në vendet tjera, si kundërshtim ndaj dhunës Amerikane. Një gjë edhe më interesante se edhe muslimanët të cilët ishin të mendimit radikal janë fanatik të demokracisë, mirëpo ata deklaruan se në vendet muslimane nuk mund të dominoj një demokraci e vërtetë.

Ky sondazh i Gallupit i përgënjeshtroi fjalët e ish Presidentit të SHBA-ve George W. Bushit që i tha për muslimanët pas 11 Shtatorit, Bushi thotë; “Ata posedojnë urrejtje ndaj lirisë tonë. Urrejnë lirinë e mendimit dhe të shprehurit, urrejnë lirinë fetare tonë, urrejnë lirinë e zgjedhjes dhe të zgjedhurit”. Sipas përfundimit të sondazhit është vërejtur se edhe musliman radikal ishin të habitur ndaj demokracisë së perëndimit, lirisë dhe përparimin e teknologjisë. Megjithatë nuk miratojnë imponimin e vlera të huaja. Siç vetë popullit Amerikan po ashtu edhe Muslimanëve nuk u pëlqen morali dhe vlera tradicionale perëndimore.

Shkurtimisht, dua ta ceki se që nga 11 Shtatori nga intelektualët perëndimor është duke u zhvillu një luftë e madhe për imazhin Islam. Ateistët dhe orientalistët shpërndan frikën ndaj Islamit, disa nga intelektual të drejt u munduan ti dalin përball kësaj lufte me kundërpërgjigje, për derisa këto dy palët ishin në luftë, Gallupi me hulumtimin doli në mes të kësaj lufte ku e hapi një faqe të re për përmirësimin e imazhit Islam. Sondazhi i cili është bërë nga kompania Gallup hell poshtë idetë e ateistëve dhe orientalistëve. Sepse e vërteton me dokument se pjesa dërmuese e muslimanëve janë demokrat, e jo terrorist. Doli në pah se janë kundër terrorizmit dhe dhunës, janë për demokraci, liri dhe dëshirë për zhvillim të teknologjisë. Pa dyshim se ky sondazh për shumë njerëz është shkatërrim sepse është i fortë që mund ta riparon imazhin Islam. Mirëpo është e pa besueshme dhe e pa mundshme se vetëm me një sondazh të tillë ti hedh poshtë të gjithë paragjykimet që janë ndaj Islamit. Sepse si thotë Albert Einsteini “Të zhdukësh një paragjykim, është më vështirë se ta copëtosh atomin”.



 Përktheu:

Abdylkadër DURGUTI


RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme