Shkencëtarët kanë zbuluar se balluket njerëzore - pjesa e lartë frontale e trurit (regjioni paraballor), aktivizohet fuqishëm gjatë meditimit, kontemplasionit intenziv dhe mendimit kreativ. Ky regjion i trurit është qendër për lidership dhe ky njëkohësisht është qendër e vendimeve jetësore të rëndësishme për njeriun. Kjo pjesë e trurit ka ndikim të madh në sjelljen tonë, emocionet dhe periudhën e jetës. Pejgamberi s.a.v.s. është fokusuar në këtë pjesë të trurit në lutjen e tij, kur ka thënë: “Balluket e mia janë në duart e Tua.”, që d.m.th.: Zoti im, t’i dorëzoj Ty balluket e mia, e cila është qendër për lider, vendosjes dhe sjelljes dhe Ti
Energjia e përkushtimit
Ndoshta do të jeni të befasuar kur kuptoni që përkushtimi është ilaç më i mirë për shumë sëmundje. Kur besimtari me përkushtim e kryen ibadetin, ai akumulon energji të madhe në të gjitha regjionet:
“A nuk është koha që zemrat e atyre që besuan të zbuten me këshillat e All-llahut dhe me atë të vërtetën që zbriti (me Kur'an), e të mos bëhen si ata, të cilëve u është dhënë libri më parë e zgjati koha dhe zemrat e tyre u shtangën e shumë prej tyre janë jashtë rrugës.” (El - Hadid, 16)
Ky është verset madhështor i drejtuar kah secili besimtar që ta përkujtojë në rëndësinë e përkushtimit ndaj Allahut të madhërishëm.
Nëse mendojmë më thellë për versetet kuranore do të gjejmë që Kurani fisnik e potencon këtë çështje. Përse? Të hudhim shikim në faktet nga Kurani dhe shkenca.
A ka përkushtimi ndonjë veprim energjetik?
Ndonjëherë besimtari mendon që Allahu i madhërishëm na ka urdhëruar në praktikimin e përkushtimit vetëm për t’iu afruar Atij. Por, hulumtimet shkencore kanë zbuluar diç të re që quhet “meditim”. Ky lloj “meditimi” kërkon që dikush të ulet i qetë dhe shikon në kodra, qiri ose drurë pa lëvizje ose mendim. Kanë konstatuar se ky “meditim” është tejet i dobishëm për shërimin e disa sëmundjeve, për përmirësimin e memories, zhvillimit të kreativitetit, fuqizimit të durimit, etj. Mirëpo, Kurani fisnik nuk kufizohet në meditim bosh. Meditimi kombinohet me mendim, kontemplasion, mësim nga gabimet dhe fokusimin në cak, e kjo quhet përkushtim. Përkushtimi është një prej veprimeve më të rëndësishme dhe më të vështira të adhurimit, për arsye se kërkon koncentrim të fuqishëm. Kështu, fjala përkushtim tregon në nivelin më të lartë të meditimit në kombinim me kontemplasionin e thellë. Ky përkushtim nuk është vetëm akt i adhurimit, por edhe ilaç që posedon shumë përparësi gjatë shërimit të çrregullimeve dhe arritjen e potencialeve të fuqishëm ripërtëritëse.
Përkushtimi dhe zemra
Studimi i ri, i botuar në revistën American Heart Association, ka treguar se meditimi i rregullt gjatë një periudhe të gjatë mbron nga infarkti i zemrës dhe sëmundjet tjera të zemrës. Meditimi ndihmon edhe në shërimin e tensionit të gjakut, pra zvogëlon ngarkesën e zemrës.
Për këtë, Allahu i Plotfuqishëm rekomandon besimtarët:
“A nuk është koha që zemrat e atyre që besuan të zbuten me këshillat e All-llahut dhe me atë të vërtetën që zbriti (me Kur'an) ... “ (El - Hadid, 16)
Ky studim gjithashtu ka treguar që zemra luan rol të rëndësishëm dhe nuk është kryesisht pompë. Hulumtimet tregojnë rëndësinë e meditimit dhe përkushtimit për punën stabile të zemrës. Sot, mjekët thonë se sëmundjet e zemrës janë shkas kryesor për vdekje në tërë botën.
Këtu vie në shprehje rëndësia e përkushtimit për stabilitet dhe rregullim të punës së zemrës.
Hulumtimet e tanishme kanë treguar që meditimi jo vetëm që shëron pikëllimin, anksiozitetin dhe depresionin - sëmundje që sot janë më të shpeshta, por gjithashtu kur praktikohet rregullisht, ofron më shumë vetëbesim dhe personin e bën të vazhdueshëm dhe të fuqishëm gjatë ballafaqimit me peripecitë jetësore.
Allahu i Plotfuqishëm thotë:
“Ata që besuan dhe me të përmendur All-llahun zemrat e tyre qetësohen; pra ta dini se me të përmendur All-llahun zemrat stabilizohen.” (Er - Rra’d, 28)
Pra, nëse dëshironi t’i shmangeni çrregullimeve në punën e zemrës, duhet të praktikoni përkushtim çdo ditë qoftë për disa momente.
Lidhja në mes të përkushtimit dhe valëve të trurit
Shkencëtarët kanë zbuluar që truri i njeriut prodhon frekuenca elektromagnetike gjatë tërë kohës. Vlerat e këtyre frekuencave varojnë varësisht nga aktiviteti njerëzor.
Në gjendjen e zgjuar, gjatë aktivitetit, punës dhe koncentrimit, truri prodhon valë “Beta”, d.m.th. vibrime me frekuenca në distancë 15-40 vibrime në sekond (Hz). Në gjendje të relaksimit dhe meditimit të rëndomtë, truri prodhon valë “Alfa”, që lëvizin prej 9-14 Hz. Gjatë kohës së gjumit, ëndërrimit dhe meditimit të thellë, truri prodhon “Theta” valë që lëvzin nga 5-8 Hz. Në fund, gjatë gjumit të thellë (pa ëndrra), truri prodhon valë “Delta”, vlera e të cilave është më pakës se 4 Hz. Pra, kur dikush është në gjendjen e përkushtimit, vibrimet e valëve zvogëlohen e që shkakton relaksimin e trurit, që si rezultat ka përmirësimin nga ndonjë sëmundje ose stresi. Më tej, shkencëtarët besojnë që tendosja emocionale ngarkon trurin, pra shkurton jetën e tij, ndërsa meditimi e relakson dhe ia zgjat periudhën e jetës.
Valët më të rëndësishme që truri prodhon janë ato me frekuenca të ulëta.
Ato sigurojnë mjete për përmirësimin e trupit, për shkak të veprimit të tyre në qelizat e trupit dhe sistemin imunologjik.
Pra, meditimi ose përkushtimi është mënyrë efikase për prodhimin e këtyre valëve që veprojnë pozitivisht në qelizat e trurit, sepse ndihmojnë që të reprogramohet dhe përmirësohet çdo gabim që mund të paraqitet në punën e trurit. Praktikimi i përkushtimit është mënyrë e përgatitjes, organizimit dhe fuqizimit të punës së trurit.
Përkushtimi rrit madhësinë e trurit
Para pak kohe hulumtimet e reja në Harvard Medical College hulumtuan efektin e mundshëm të meditimit në trurin e njeriut dhe vërtetuan që vëllimi i trurit i cili praktikon meditimin ose përkushtimin është shumë më i madh se truri i rëndomtë. Pra, besohet se meditimi rrit vëllimin e trurit. Gjithashtu është e saktë se rritet aftësia e njeriut me qenë kreativ, të ketë jetë të shëndetshme dhe të jetë i lumtur. Përveç kësaj, zbuluan që për shkak të meditimit, korja e trurit bëhet më e trashë në disa regjione. Ky fenomen bëhet interesant kur dimë që korja e trurit zvogëlohet kur plakemi. Për këtë, mund të themi që meditimi udhëheq kah jetëgjatësia apo plakja më e ngadalshme!
Ky studim (William J. Cromie, Universiteti i Harvardit) ka treguar gjithashtu që sa më shumë që zgjat meditimi, më i mirë është efekti në tru, në veçanti në madhësinë dhe ekzistencën e tij. Pra, ekziston lidhja në mes meditimit në një anë dhe vëllimit dhe kondicionit të trurit në anën tjetër. Ky efekt në tru ndodh si rezultat i vet meditimit, mirëpo përkushtimi jep rezultate më të mira. Mjerisht, myslimanët nuk kryejnë eksperimente në këtë lëmi.
Përkushtimi zvogëlon dhimbjen
Kur ilaçi kimik hudhet si terapi për disa sëmundje të pashërueshme, disa shkencëtarë shfrytëzojnë meditimin si ilaç, pasi që kanë vërejtur që meditimi i rregullt ndihmon në zvogëlimin e ndjenjës së dhembjes dhe forcimin e imunitetit.
Studimi i ri ka treguar që meditimi shëron sëmundjet kronike. Disa shkencëtarë kanë hulumtuar trurin e një grupi njerëzish, nga të cilët është kërkuar të fusin duart në ujë të tejet të nxehtë. Është shënuar aktiviteti i trurit në lidhje me dhembjen që kanë ndier. I njëjti eksperiment është përsëritur në grupin e dytë i cili rregullisht ka praktikuar meditimin. Si rezultat është vërejtur se truri i tyre nuk reagon në dhembje. Është zbuluar se meditimi shkakton efekt nervor dhe pengon që dhembja të zgjojë trurin. Mund të konkludohet se përkushtimi në masë të madhe ndihmon në masë gjatë përballimit të dhembjes dhe zvogëlimit të saj. Kjo është mënyra më e mirë që të mësoheni me durim dhe vazhdimësisë si dhe ilaç efikas për shqetësim. Nëse keni çfarëdo probleme mentale (emocionale) mund të praktikoni meditimin duke menduar për mrekullitë e Kuranit për çdo ditë, ose duke dëgjuar versetet kuranore, duke kontempluar dhe medituar. Kur dëgjoni versetin për mundimet, mendoni për Xhehennemin dhe zjarrin e tij, ndërsa kur dëgjoni versetet e mëshirës mendoni për Xhennetin dhe mirëqenien në të. Në këtë mënyrë, Pejgamberi s.a.v.s. ka lexuar Kuranin fisnik.
Truri i njeriut përmban më shumë se 10.000 milion diakilaza sinaptike që lidhin më shumë se 100 trilion qeliza njëra me tjetrën dhe funksionojnë si sistemi më i përsosur në Tokë.
Shkencëtarët thonë se qelizat e trurit kanë nevojë për meditim dhe kontemplasion gjatë gjithë kohës për t’u reaktivizuar dhe bërë më efikase.
Njerëzit që kanë praktikim të kontemplasionit intenziv dhe meditim për kozmosin p.sh., janë më reaktiv, sepse Allahu i madhërishëm thotë:
“Në krijimin e qiejve e të tokës, në ndryshimin e natës dhe të ditës, ka argumente të qarta për ata që kanë arsye dhe intelekt.
Për ata që All-llahun e përmendin me përkujtim kur janë në këmbë, kur janë ulur, kur janë të shtrirë dhe thellohen në mendime rreth krijimit të qiejve e të tokës (duke thënë): Zoti ynë, këtë nuk e krijove kot, i lartësuar qofsh, ruana prej dënimit të zjarrit!” (Ali Imran, 190-191)
Përkushtimi dhe emocionet
udhëheq si të duash. Është e njohur që një prej mënyrave efektive të shërimit me Kuran është që të vendoset dora në ballë dhe të lexohen versetet e Kuranit me përkushtim të plotë.
Përkushtimi dhe mendimet mëkatare (vesveset)
Pas shumë eksperimenteve me pasuesit budist që meditojnë gjatë ditës një orë, dr. Newberg ka vërtetuar që pjesa e lartë frontale e trurit të tyre aktivizohet gjatë kohës së meditimit, e në pjesën e pasme të trurit nuk ka hasur në aktivitet.
Është e njohur se regjioni përgjegjës për mendime mëkatare gjindet në anën e pasme të trurit.
Pra, meditimi dhe përkushtimi mund të jenë ilaç i mirë për mendime mëkatare. Ata që praktikojnë meditimin, e kanë të zvogëluar ndjenjën për mjedisin dhe kjo na sjell në konkluzion që praktikimi i përkushtimit zvogëlon ndjenjën për mjedisin, dhe për këtë secili problem mental ose emocional, i cili mund të jetë pasojë e mjedisit (miqtë, familja, shoqëria, etj.) mund të eliminohen me praktikimin e rregullt të meditimit.
Disa studime të tanishme tregojnë se meditimi përmirëson të mbajturit mend dhe koncentrimin te njerëzit, e kjo mund të jetë e dobishme për ata që kanë probleme me të mbajturit mend.
Përkushtimi dhe skizofrenia
Kur disa shkencëtarë kanë studiuar trurin e personave që vuajnë nga skizofrenia, kanë zbuluar se regjioni frontal i trurit të tyre është më i vogël se te njerëzit normal, kuptuan se ekziston aktiviteti i cili zhvillohet në këtë regjion të ndieshëm (balluket) te personat me këtë sëmundje. Mund të themi se përkushtimi dhe kontemplasioni aktivizojnë fuqishëm këtë pjesë të trurit dhe përmirësojnë çfarëdo qoftë dëmtimi në këtë pjesë. Skizofrenia mund të shkaktojë humbjen e qelizave të trurit i cili mund të arrijë 10% të numrit të tyre, por i cili mund të kompensohet me praktikimin afatshkurtër ditor të përkushtimit.
Përkushtimi dhe namazi
Kurani thekson rolin e madh të përkushtimit në respektimin e obligimit të namazit. Shumë myslimanë falen, por nuk janë të koncentruar në namaz për shkak të mungesës së përkushtimit:
“Kërkoni ndihmë (në të gjitha çështjet) me durim dhe me namaz, vërtet, ajo është e madhe (vështirë), por jo edhe për ata që kanë frikë (Zotin).” (El - Bekare, 45)
Përkushtimi në namaz është tejet i rëndësishëm e që tregon qartë në Kuran. Në versetin e përmendur më lartë, Kurani në mënyrë mahnitëse lidh durimin dhe përkushtimin.
Shkencëtarët sot kanë konstatuar që meditimi e mëson personin në përmbajtje, durim dhe si të sillet me situatat e rënda. Disa shkencëtarë në Amerikë kanë bërë eksperimente te njerëzit që falin namazin (këtu kemi të bëjmë me namazin në islam) dhe vërtetuan se namazi dukshëm ndikon në shërimin e infarktit të zemrës dhe stabilizimin e perfomancave të trurit.
Kurani sjell në lidhje dy mjete shëruese: namazin dhe përulësinë:
Përkushtimi dhe mendimet mëkatare (vesveset)
Pas shumë eksperimenteve me pasuesit budist që meditojnë gjatë ditës një orë, dr. Newberg ka vërtetuar që pjesa e lartë frontale e trurit të tyre aktivizohet gjatë kohës së meditimit, e në pjesën e pasme të trurit nuk ka hasur në aktivitet.
Është e njohur se regjioni përgjegjës për mendime mëkatare gjindet në anën e pasme të trurit.
Pra, meditimi dhe përkushtimi mund të jenë ilaç i mirë për mendime mëkatare. Ata që praktikojnë meditimin, e kanë të zvogëluar ndjenjën për mjedisin dhe kjo na sjell në konkluzion që praktikimi i përkushtimit zvogëlon ndjenjën për mjedisin, dhe për këtë secili problem mental ose emocional, i cili mund të jetë pasojë e mjedisit (miqtë, familja, shoqëria, etj.) mund të eliminohen me praktikimin e rregullt të meditimit.
Disa studime të tanishme tregojnë se meditimi përmirëson të mbajturit mend dhe koncentrimin te njerëzit, e kjo mund të jetë e dobishme për ata që kanë probleme me të mbajturit mend.
Përkushtimi dhe skizofrenia
Kur disa shkencëtarë kanë studiuar trurin e personave që vuajnë nga skizofrenia, kanë zbuluar se regjioni frontal i trurit të tyre është më i vogël se te njerëzit normal, kuptuan se ekziston aktiviteti i cili zhvillohet në këtë regjion të ndieshëm (balluket) te personat me këtë sëmundje. Mund të themi se përkushtimi dhe kontemplasioni aktivizojnë fuqishëm këtë pjesë të trurit dhe përmirësojnë çfarëdo qoftë dëmtimi në këtë pjesë. Skizofrenia mund të shkaktojë humbjen e qelizave të trurit i cili mund të arrijë 10% të numrit të tyre, por i cili mund të kompensohet me praktikimin afatshkurtër ditor të përkushtimit.
Përkushtimi dhe namazi
Kurani thekson rolin e madh të përkushtimit në respektimin e obligimit të namazit. Shumë myslimanë falen, por nuk janë të koncentruar në namaz për shkak të mungesës së përkushtimit:
“Kërkoni ndihmë (në të gjitha çështjet) me durim dhe me namaz, vërtet, ajo është e madhe (vështirë), por jo edhe për ata që kanë frikë (Zotin).” (El - Bekare, 45)
Përkushtimi në namaz është tejet i rëndësishëm e që tregon qartë në Kuran. Në versetin e përmendur më lartë, Kurani në mënyrë mahnitëse lidh durimin dhe përkushtimin.
Shkencëtarët sot kanë konstatuar që meditimi e mëson personin në përmbajtje, durim dhe si të sillet me situatat e rënda. Disa shkencëtarë në Amerikë kanë bërë eksperimente te njerëzit që falin namazin (këtu kemi të bëjmë me namazin në islam) dhe vërtetuan se namazi dukshëm ndikon në shërimin e infarktit të zemrës dhe stabilizimin e perfomancave të trurit.
Kurani sjell në lidhje dy mjete shëruese: namazin dhe përulësinë:
“Është e sigurt se kanë shpëtuar besimtarët.
Ata të cilët janë të përulur dhe të kujdesshëm gjatë faljes së namazit.” (El - Mu’minun, 1-2)
Si mund ta praktikojmë përkushtimin në jetën tonë të përditshme?
Me ndihmën e Kuranit! Kjo është mënyra që të praktikojmë përkushtimin ndaj Allahut të Plotfuqishëm. Dëshirojmë ta përmirësojmë konceptin e rëndomtë, që përkushtimin duhet praktikuar vetëm në namaz ose derisa lexojmë Kuran. Përkushtimi është stil i jetës, të cilin besimtari e praktikon në çdo moment të jetës së tij, siç kanë bërë pejgamberët e Zotit.
Nëse me vëmendje mendojmë për jetën e pejgamberëve a.s., do të gjejmë që kanë qenë tërësisht të përkushtuar ndaj Allahut të Plotfuqishëm, e që si kthim i ka përgatitur me shumë tolerancë dhe durim për të dalë në skaj me gjithë ato padrejtësi dhe përqeshje.
Ky përkushtim ka qenë shkas që lutjet e tyre të jenë të pranuara:
“Ne ia pranuam lutjen e tij, ia dhuruam atij Jahjain dhe ia përmirësuam bashkëshorten atij. Ata përpiqeshin për punë të mira, Na luteshin duke shpresuar dhe duke u frikësuar, ishin respektues ndaj Nesh.” (El - Enbija, 90)
Keni kujdes në fjalinë “dhe kanë qenë ndaj Nesh të përkushtuar”, kjo tregon që pejgamberët e bekuar s.a., kanë qenë të përkushtuar tërë kohën, ndërsa ne duhet të marrim si shembull jetët tona. Por, si ta realizojmë këtë? Besimtari i vërtet gjithmonë praktikon përkushtimin në namazet e tij, mendon për lëmoshën që jep, kur viziton të sëmurin mendon për rëndësinë e kësaj vizite dhe i lutet Allahut të madhërishëm që ta mbrojë nga sëmundja, e kur bën tregti me tjerët (shitblerje) gjtihmonë e ka ndjenjën që Allahu i madhërishëm e sheh dhe largohet nga gënjeshtra ose mashtrimi, dhe bëhet gjithnjë e më i ndershëm për t’u ngjallë së bashku me pasuesit e Pejgamberit s.a.v.s. (siddikun - të sinqertët). Kur besimtari bie në sprovë ose të shikojë në atë që Allahu i madhërishëm e ka ndaluar, menjëherë përkujton që Allahu i madhërishëm e shikon, kështu që qëndron larg nga këto mëkate për hir të Allahut të madhërishëm, e pastaj ndien bukurinë dhe gëzimin e fesë. Kur besimtarit diç nuk i pëlqen te bashkëshortja e tij (dhe anasjelltas) dhe i kujtohet që Allahu i madhërishëm ka urdhëruar që me bashkëshorten të jetojë bukur dhe me dinjitet duke mos i bërë kurrfarë dëmi dhe që Pejgamberi s.a.v.s. ka urdhëruar që të kujdesemi për bashkëshorten tonë, atëherë ai ndalet me qenë shkas i bërjes së çfarëdo dëmi bashkëshortes së tij dhe bëhet gjithnjë e më i durueshëm në lidhje me të. Ky është përkushtim. Kur besimtari takohet me sëmundje ose situatë të vështirë, gjëja e parë që bën është lutja dhe kërkim-strehimi te Allahu i madhërishëm. Ai e di që Allahu i madhërishëm është Ai që jep dhe merr, posedon çdo të mirë, ilaç për çdo sëmundje dhe siguron mjetet për jetë. Ky është përkushtim i vërtet. Përkushtimi është rezultat i veprave të mira, lutje dhe përpjekje që të bëhen sa më shumë vepra të mira. Nëse dëshironi me qenë të përkushtuar para Allahut të madhërishëm dhe lutjet tua me qenë të pranuara ashtu siç Allahu i madhërishëm është përgjegjur në lutjet e pejgamberëve të tij në kohët më të vështira, duhet të anoni kah veprat e mira dhe nxituar kah ato (d.m.th. mos pritni që të tjerët t’u japin të holla që të mund t’i ndani, nxitoni dhe shpenzoni të hollat tua).
Përkujtoni këtë verset dhe mbani mend që ta përsëritni çdo ditë në çdo situatë që do të hasni:
“Ne ia pranuam lutjen e tij, ia dhuruam atij Jahjain dhe ia përmirësuam bashkëshorten atij. Ata përpiqeshin për punë të mira, Na luteshin duke shpresuar dhe duke u frikësuar, ishin respektues ndaj Nesh.” (El - Enbija, 90)
Në fund ...
Ndoshta tani jemi në gjendje të kuptojmë pas prezentimit të të gjitha fakteve të lartëpërmendura, që shkaku që qëndron pas inspirimit të Allahut ndaj Pejgamberit s.a.v.s. që të shkojë në shpellën Hira në kërkim të vetmisë - ka qenë meditimi dhe mendimi për krijimin e këtij universi dhe kontemplasioni për madhështinë e Gjithëfuqishmit. Kjo fazë ka qenë tejet e rëndësishme që Pejgamberi s.a.v.s. të përgatitet me durim, vazhdimësi dhe stabilitet të nevojshëm për bartjen e barrës së mesazhit më të madh në këtë Tokë.
Gjithashtu, tani mund të kuptojmë qëllimin kryesor të haxhit - pastrimin e njeriut, kështu që të kthehet nga haxhi sikur me qenë i lindur, sepse haxhi varet nga meditimi, përkushtimi dhe kontemplasioni për krijimin e Allahut, në veçanti duke qëndruar në Arefat, ritualin kryesor të haxhit. Për besimtarin haxhi është periudhë e ripërtëritjes dhe shërimit shpirtëror, nëse di si të investojë çdo moment të jetës së tij në bindje ndaj Allahut të madhërishëm. Në fund, mund të kuptojmë përse pejgamberët s.a. kanë qenë më të durueshmit se të gjithë. Kjo për arsye se kanë praktikuar bindjen totale (përkushtimin) në çdo aspekt të jetës. Ky shpërblim në formë të durimit u është dhënë në jetën e kësaj bote, e shumë më tepër i pret në ahiret:
“Nuk ka dyshim se për muslimanët e muslimanet, besimtarët e besimtaret, adhuruesit e adhurueset, të sinqertit e të sinqertat, durimtarët e durimtaret, të përvuajturit e të përvuajturat, sadakadhënësit e sadakadhënëset, agjëruesit e agjërueset, ruajtësit e nderit e ruajtëset e nderit, shumëpërmendësit e All-llahut e shumëpërmendëset e All-llahut, All-llahu ka përgatitur falje (mëkatesh) dhe shpërblim të madh.” (El - Ahzab, 35)
Përktheu dhe përshtati:
Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi