Por kur keto analiza dalin nga opinioniste dhe njerez akademike atehere ceshtja eshte me te vertete jo e hijshme. Them jo e hijshme sepse keto deklarata me shume ngjajne me konotacione komunisto-imagjinare sesa te bazuara ne te verteta historiko-akademike. Pra me shume opinioni publik priste ese dhe hulumtime shkencore sesa halucinacione me “fantazma” te cilat ne te vertete sherbejne si “gjethe fiku” per te mbuluar pasojat destruktive te ishregjimit.
Gjithsesi, ajo qe mua si ekonomist me ben habi eshte fakti se perse ky bashkepunim nuk eshte pare ndonjehere ne kontekstin ekonomik, apo material te ceshtjes. Aq me teper qe Presidenti dhe Kryeministri Turk i shprehen Z. Berisha se Biznesi Turk do te rrise investimet ne Shqiperi, ne nje kohe kur keto te fundit jane rritur 6 here ne sektore te rendesishem te vendit. Persa i perket deklaratave te Kryeministrit Berisha, une do te shtoja se meqe kemi 20 e kusur vite qe e njohim, ato deklarata konvertuar pikerisht ne kontekstin ekonomik. Nuk e di sesi i rezulton opinionisteve, por mua Z. Berisha me kujtohet shume mire kur Qante tek Muri lotit, Kur mbante seriozitet tek meshat e Vatikanit, Kur fliste Kinezce apo dhe se fundmi kur qesh me “Arkadash” Erdoganin. Per mendimin tim ne ka njeri qe nuk e ve fare ujin ne zjarr per religjionet ai eshte pikerisht Zoti Berisha. Nje thenie Angleze thote se politikanet jane si tregtaret, i servirin elektoratit ate qe ai kerkon te “konsumoje”. Ne lidhje me temen une kesaj thenie i qendroj bindshem. Jo vetem per kryeministrin aktual, por dhe per ata qe kane qene dhe qe do te vijne.
Po ashtu dua ti percjell opinionit publik por edhe analisteve se nuk besoj se ne kete vend ka individ apo taksapagues Shqiptare te cilet duan te “ripushtohen” nga Turku. Ketu e leme menjeane faktin qe ne ne OKB rezultojme si shtet i pavarur dhe nga ana proceduriale e militare eshte totalisht e pamundur qe dikush te cenoj autonomine e cdo vendi anetar te kesaj organizate. Por edhe sikur te ishte e mundur nuk mendoj se besimtaret ortodokse deshirojne qe Shqiperia te administrohet nga Athina. Po ashtu katoliket nuk do ta kishin per zemere qe interesat e Shqiperise te menaxhoheshin nga Vatikani. Ne kete pjese nuk bejne perjashtim as myslimanet. Nuk duhet harruar se berthama e pavaresise i ka rrenjet pikerisht tek Fetvaja (Opinion keshillues) e H. Vehbi Dibres. Nuk dua te abuzoje e te them se pa te nuk do te kishte pavaresi, por synoj te ve ne dukje dakordesine e myslimaneve dhe kontributin e tyre konstruktiv per pavaresine e vendit. Ndoshta pare me rrethanat e sotme do te ishte krejt normale qe nje Myfti te dekretonte nje Fetva ku te shpallte vendin te pavarur. Po kur kjo Fetva vehet ne kushtet e atehershme qe nga ana Juridike, Fetvaja ishte pothuajse burimi me i larte hirearkik dhe me popullori ne vend, atehere besoj se pesha e saj specifike ndryshon. Dhe kjo ndodhi ne nje kohe kur “Perandoria” ishte akoma ne frymemarrjet e fundit, ndersa sot qe nuk e kemi nje te tille por edhe sikur te ishte, besoj se Shqiptaret mysliman apo jo e kane te qarte rrugen e tyre te integrimit. Sepse jane autokton ne rajon dhe sepse duhet te ndjehen te barabarte midis te barabarteve per tu ngritur ne pjedestalin e merituar.
Persa I perket aspektit ekonomik me duhet te shtoj se Turqia renditet një ndër partnerët kryesorë tregtarë me Shqipërinë. Sipas të dhënave zyrtare, në vitin 2010 vëllimi tregtar mes dy vendeve arriti 36,718 milionë lekë. Kryeministri Erdogani i premtoi kryeministrit Berisha se Turqia do te rrise investimet ne Shqiperi me rreth 6 milion dollare. Por kryesisht ajo vizite kulmon me lobimin qe projekti TAP te kaloj ne Shqiperi. Madje ne lidhje me kete Kryeministri i Turqisë shprehu mbështetjen e tij për realizimin e ketij projekti kur tha: “Azerbajxhani po bën përpjekjet e veta lidhur me projektin e TAP. Edhe ne do të mbështesim një projekt të tillë. Duam të kemi një lloj bashkëpunimi me Shqipërinë dhe Italinë, duke pasur parasysh zgjidhjen e problemit të transferimit të gazit nga vendi ynë në Shqipëri dhe Itali, edhe vendimi ynë do të merret në këtë kuadër”.
Nuk duhet te harrojme se ne vend ka nje sere investimesh kolosale Turke (FDI). Ketu mund te permendim ndertimin e rruges se kombit nga nje kompani Turko-Amerikane. Privatizimi Albtelecom-it dhe hapja e kompanise Celulare Eagle Mobile, duke ditur se numri I te punesuarve ne kete sektor shkon tek 7000 te punesuar. Po ashtu ka dhe nje sere spitalesh dhe shkollash private te investuara pikerisht prej tyre.
Ndoshta dikush mund te pyes, pse valle ne nuk drejtohemi nga BE-ja qe ajo te rris invesitmet ne vend. Mua me duhet te theksoj se aktualisht Bashkimi Europian po kalon dy kriza te thella. Njera ne aspektin administrativ dhe tjetra ne aspektin ekonomik. Persa I perket te pares duhet te dime se projekti BE-se akoma nuk eshte konkretizuar. Ajo ka probleme ne krijimin e nje administrate ekzekutive qe te qendroje mbi te gjitha vendet anetare, sic eshte ajo ne Amerike ku administrata qendron ne tre nivele me ne krye ate Federale. Dhe kjo ndodh pikerisht per faktin se vendet anetare nuk duan te heqin dore nga autonomia dhe vendimmarrja per tia deleguar ate nje Administrate Europiane. Ky eshte nje debat shume i gjere ne vendet perendimore, ndersa ne Shqiperi per arsye te ndryshme nuk eshte fokusuar shume tek ky problem. Persa I perket aspektit ekonomike sipas (Eurostat-it) shume vende anetare kane nje borxh publik mbi 100 % te GDP-se, nga 60% qe eshte norma e lejuar. Ketu kryesisht perfshihen, Greqia, Italia, Spanja, Portugalia, Irlanda, Belgjika madje dhe mbreteria e bashkuar e ka rreth 85%. Po ashtu probleme ka dhe me deficitin buxhetor ku nga 3% qe eshte norma kufij, shumica e tyre e ka te pakten dy here me te larte .
(http://epp.eurostat.ec.europa.eu/tgm/table.do?tab=table&init=1&plugin=0&language=en&pcode=tipsgo20&tableSelection=1)
Per mos tu zgjatur me shume me statistikat, ajo qe dua te ve ne dukje eshte fakti se BE-ja aktualisht nuk mund ta suportoje nje zgjerim te metejshem, sepse fillimisht duhet te konsolidohet administrativisht plus ana ekonomike qe po i krijon asaj gjithnje e me shume nje erozion te brendshem. Madje se fundmi ka dhe deklarata nga zyrtare te larte te saj per te perjashtuar Greqine nga Eurozone ne rast se nuk permbush kushtet e vena. Cka eshte nje sinjal i forte per vendet e ballkanit se aktualisht BE-ja nuk e ka luksin te beje rrolin e bamiresit apo zemergjerit. Duke u ndodhur perpara nje situate “stanjacioni” politiko-ekonomik mendoj se eshte nje levizje elokuente qe te gjehen rruge alternative per te absorvuar investime te huaja ne vend, te cilat rrisin investimet, rrisin kerkesen agregate per te mira dhe sherbime, ulin papunesine dhe mbi te gjitha sjellin te ardhura per buxhetin e shtetit.
Thene ndryshe kjo vellazeri Shqiptaro-Turke motivohet pikerisht nga faktori ekonomik sesa nga “joshjet” gjenetike!?. Ne te kundert i bie qe te prishim miqesine me Gjermanine e Italine meqe dikur kane cenuar autonomine e vendit duke e pushtuar ate. Une besoj se koha e lufterave eshte nje “rrecke e grisur” tashme, sot ne kohen e globalizmit social-ekonomik por edhe kulturor nuk ka me vend per “pushtime” apo “perdhosje” rracash. Cdo kush ka te drejten e vet te besimit, shprehjes dhe sipermarrjes. Ajo qe ka rendesi eshte se cfare individet, subjektet apo shtetet ofrojne per shoqerite globale. Persa i perket rastit tone druhem se ata qe dolen kundra kesaj vellazerie ne fund do te rezultojne si Donkishote qe luftuan me Mullinjte ekonomike...