Mu’xhizet, përkufizimi dhe domosdoshmëria e besimit në to

 Me fjalën “e jashtëzakonshme, mbinatyrore” kemi për qëllim të theksojmë se mu`xhizja ndryshon nga ajo që është e zakonshme dhe e përditshme por megjithëkëtë ajo nuk është në kundërshtim me mendjen dhe me të mundshmen. Kurse me fjalën: “në kohën kur kundërshtohet dhe sfidohet nga ana e mohuesve”, nga kjo kuptojmë se bën përjashtim ajo që ndodh papritmas, d.m.th., jo në mënyrën e sfidimit dhe jo duke treguar, a paraqitur ( e për të vë në dukje ) korrektësinë e pejgamberisë. Përndryshe kjo atëherë konsiderohet si lloj i nderimit ( keramet ) nga ana e All-llahut. Por duhet të theksojmë se nuk është kusht që sfidimi të deklarohet dhe të bëhet publikisht, por mjafton që për një gjë të tillë të tregojë konteksti dhe ndërlidhja e situatës. Kurse me fjalën “kjo ndodh në mënyrën që të vihet në dukje ( që të vërtetohet korrektësia e pohimit të tijë”, me këtë kemi për qëllim të bëjmë përjashtimin e ndodhive të jashtëzakonshme, të cilat bëhen me pretendimin për të përgënjeshtruar pejgamberinë, bie fjala nëse flet gjëja që është e ngurtë dhe flet për të përgënjeshtruar atë pohim të Pejgamberit.

 

Dispozita e sheriatit në besimin e mu`xhizes

 Çdo musliman detyrohet që të besojë se All-llahu xh.sh., të dërguarit ( resulët ) dhe pejgamberët ( enbijatë ), të cilat i ka dërguar te njerëzit, i ka pajisur me mu`xhize ( mrekulli ), të cilat dëshmojnë korrektësinë dhe vërtetësinë e thirrjes së tyre. Njëkohësisht këto mu`xhize ua bëjnë të qartë njerëzve lidhjen e pejgamberëve me All-llahu xh.sh. dhe se ata janë të përkrahur nga Ai. Ndërkaq, nuk ka ndonjë pejgamber që nuk është nderuar me mu`xhize për t`u tërhequr njerëzve vëmendjen se doemos duhet ta besojnë atë pejgamber dhe se duhet përqafuar patjetër udhëzimi i tij. Lidhur me këtë i dërguari i All-llahut thotë :

Çdo pejgamber është përkrahur me argumente të patundshme ( mu`xhize ) sipas të cilave njerëzit kanë besuar kurse mua më është dhën vahji që më është shpallur mua, andaj unë shpresoj që ditën e Gjykimit të kem ma shumë pasues se të gjithë ata.”[2]

 Po ashtu edhe ajete kur`anore që flasin për përkrahjen e All-llahut që u ka dhënë pejgamberëve, janë të shumta por ne dotë sellim disa nga ato ajete.

All-llahu xh.sh thotë:

Dhe thanë: “Përse të mos i zbret atij (Muhammedit) një mrekulli nga Zoti i tij?” Thuaj: “S’ka dyshim se All-llahu ka fuqi t’ia zbresë një mrekulli, por shumica e tyre nuk e dinë (se çka do t’i gjente më pas).”[3]

Po ashtu All-llahu thotë :

Ata u betuan me një betim të fortë në All-llahun, se nëse u vjen atyre ndonjë mrekulli, do ta besojnë. Thuaj: “Çështja e atyre mrekullive është te All-llahu”. E ku e dini ju, ndoshta kur të vijnë ato nuk u besojnë.”[4]
Mu`xhizet e treguara nga Pejgamberët jan tre lloje:

 

a) Mu`xhizet përceptimore

Janë mrekulli që u flasin shqisave të njerëzve. Mu`xhizet përceptimore të cilat realizohen sipas lejës, vullnetit dhe fuqisë së All-llahut, jan akte hyjnore që i ndryshojn ligjet e natyres.

Ne kemi dërguar pejgamberë para teje, për disa prej tyre të kemi njoftuar me rrëfimet e tyre, e për disa sish nuk të kemi njoftuar, e asnjë pejgamberi nuk i takoi të sjellë ndonjë argument, vetëm se me urdhrin e All-llahut. E kur të vijë koha e caktuar nga All-llahu, zbatohet gjykimi me drejtësi dhe aty atëherë dështojnë ata të kotit.”[5]

Këto mrekulli që fuqizojnë  besimin e atyre që dëshirojn të besojnë si dhe mohimin e atyre që s`duan të besojnë, janë realizuar shum herë. Një pjes e këtyre mrekullive janë orientuese, kurse një pjes tjetër, mrekulli shkatëruese.[6] Njëra prej mrekullive orientuese që njoftohet në Kur`an, është mrekullia e devesë së Salihut a.s. [7] edhe fakti që zjarri nuk e dogji Ibrahimin a.s. e hedhur aty nga Nemrudi, është një mrekulli e hapur e këti lloji.

Edhe shëndrimi i shkopit të Musait a.s në gjarpër si dhe reflektimi nga dora e tij një drite të bardhë, janë mrekulli orientuese.

Magjistarët që patën dashur të orientohen, para mrekullive përceptimore të treguar nga Musai a.s. i patën besuar pejgamberllëkut të tij, kurse Faraoni dhe përkrahsit e tiji patën konsideruar këto si mrekulli si magji, kurse Musain a.s. si magjistar. Kurse Isai a.s. i ardhun në bot pa baba, u pati zbritur havarive (  apostujve ) nga qielli, me kërkesën e tyre, një sofër plot ushqime me qëllim për t`ua shtuar besimin:, duke folur në kohën që ishte ende një fëmijë në djep, pati thënë se All-llahu i kishte dhënë libër dhe se e kishte bërë Pejgamberë, pati ngjallur zogun e bërë prej argjile: pati shëruar të verbërit e lindur dhe të sëmurë të tjerë dhe pati ringjallur të vdekurit.

Ata që nuk u kanë besuar profetëve, pavarësisht nga shumë mrekulli te sjella prej tyre, që i kanë mohuar me këmbëngulje dhe poshtëruar, që i kanë munduar dhe kanë tentuar ti vrasin, kanë kërkuar për vete mrekulli që do t`i shkatërronin. Edhe All-llahu i lartë i ka shkatërruar ata me anë të mrekullive shkatëruese si mrekullia e përmbytjesë për fisin e Nuhut, mrekullia e përmbytjes për fisin Themud të Pejgamberit Salih, për fisin Ad të pejgamberit Hud, të fisit Medjen të pejgamberit Shuajb, mrekullin e tërmetit dhe shiut të gurëve, për fisin e pejgamberit Lut dhe mrekullia e qarjes së detit për të prirë ushtrin e faraonit i cili këmbngulte në Mohimin e Musait.

Qoftë për orientim, qoftë për shkatërim, asnjëra prej mrekullive nuk është një dukuri që mund ta realizojë ndonjë njeri. Sepse realizimi i një mrekullie kërkon njohjen dhe mundësinë e ndryshimit të ligjeve të natyresë. Asnjë njeri nuk e zotron këtë njohuri dhe fuqi, është vetëm Allahu fuqi plot.

 

b) Mu`xhizet  informative

 Mrekullit informative përbëhen prej informacioneve të dhëna nga pejgamberët jo me ndonjë metodë të tillë si falli, orakulli etj., por duke u mbështetur në zbulesat e marra nga All-llahu drejpërsëdrejti ose me ndërmjetësimin e engjëllit. Informacioni i dhënë nga Isa a.s. për gjërat që hanin dhe fshihnin njerëzit në shtëpi, njohja nga Muhamedi a.s për ngjarjet e ndodhura mes pejgamberëve të shkuar dhe fiseve të tyre, njohja e hollsishme e bisedave të bëra mes tyre dhe përsëritja e tyre në prani të dijetarëve hebrenj dhe krishterë, paraljmrimi prej tij se bizantinët do t`i mundin persianët në luftë, se mbretërimi i kisras do të shembet, se islami do të përhapet në lindje dhe perendim si dhe vërtetimi i të gjitha këtyre një për një dhe po kështu në të ardhme, janë mrekulli informative.[8]

 

c) Mu`xhizet  njohëse

 Nuk ka dyshim se argumenti më i fuqishëm dhe ndikues që provon vërtetësinë e pejgamberisë, është mrekullia njohëse. Me të vërtetë, Pejgamberët, me njohuritë e sjella qoftë mbi gjithësinë, qoftë pothuaj të gjitha çështjeve që e interesojnë individin dhe shoqërinë, i kanë treguar njerëzimit rrugët për arritjen e lumturisë së kësaj bote e të përjetësisë. Të gjitha njohurit e mësuara njerëzimit nga pejgamberët pa pritur asnjëlloj shpërblimi prej tyre, mund të shprehen në dy koncepte: urtësi dhe udhëzim. Po të mos ishin pejgamberët, njerëzit nuk do ta gjenin dot urtësin dhe nuk do të viheshin dot në udhë të drejtë. Prandaj në Kur`an është urdhëruar që ftesa për në udhën e All-llahut të bëhet së pari me urtësi dhe është shpjeguar se urtësinë që u është zbritur me rrugën e zbulesës, pejgamerët ua kan mësuar njerëzve.

All-llahu në kur`an thotë :

Zoti ynë, dërgo ndër ta, nga gjiu i tyre të dërguar që t’u lexojë atyre ajetet Tua, t’u mësojë atyre librin dhe urtësinë, e t’i pastrojë (prej ndytësisë së idhujtarisë) ata. S’ka dyshim se Ti je ngadhënjyesi, i dijshmi.”[9]

 Gjithashtu All-llahu thotë:

(Sikurse plotësova mirësinë Time ndaj jush) Ashtu siç dërguam nga gjiu i juaj të dërguar t’u lexojë ajetet Tona, t’ju pastrojë, e t’ju mësojë librin dhe traditën, e edhe t’ju mësojë atë që nuk e dinit.”[10]

Dhe shumë ajete të ngjashme që konfirmojnë për urtësinë e pejgamberëve.

Pejgambërët i kanë drejtuar njerëzit për ta interpretuar ekzistencën e gjithësisë së bashku me gjithçka që përmbahet në të dhe u kanë dhënë atyre mbi këtë çështje njohuri racionale udhëzuese.[11]

_________________________
[1]. Prof. Dr. Muhamed Seid Ramadan el – Buti op, cit, fq, 209

[2]. Prof. Dr. Muhamed Seid Ramadan el – Buti op, cit, fq, 210

[3]. El En`am 37

[4]. El En`am 109

[5]. El Mu`minun 78

[6]. Prof. Dr. Bekir Topaloglu op, cit, fq, 134

[7]. Shih më gjërsisht ngjarjen në librin e Hafidh ibn kethirit  “Rrëfime për të dërguarit e All-llahut” poashtu edhe në Kur`an.

[8]. Prof. Dr. Bekir Topaloglu op, cit, fq, 137

[9]. El Bekare 129

[10]. El Bekare 251

[11]. Shih më  gjërsisht në librin Bazata e besimit islam nga atori: Prof. Dr. Bekir Topaloglu 137 – 138 – 139.

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme