Ditët e fundit, si rrjedhim i negociatave shqiptaro-serbe nën drejtimin e përfaqësuesve të OKB-së, e që synojnë arritjen e një marrëveshje për njohjen ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës, zanët që vijnë nga Serbia janë përherë e ma kërcënuese. Ne qendër të kësaj zhurme qëllim-keqe që synon prishjen e paqes dhe stabilitetit politik në Kosovë veçanërisht, dhe përgjithësisht në Ballkan, qëndrojnë mbeturinat e rregjimit nazi-komunist të ish kriminelit të luftës dhe ish-president i ish-Jugosllavisë dhe Serbisë, Millosheviç. Për fat të keq, në këtë korus të korbave serbe që dëshirojnë luftën dhe shkatërrimin, bajnë pjesë edhe disa anëtarë të Kishës Orthodokse Serbe. Në Kosovë dallohet Peshkopi Artemije, i Rashkës dhe Prizrenit, deklaratat e të cilit janë shpërnda në shtypin amerikan, sidomos në qendrat e emigracionit serb në SHBA (Ohio, Michigan, Illinois, Wisconsin, Pennsylvania dhe Washington, DC.). Boshti qendror i kësaj propagande të damshme është rezistenca kundër negociatave në Kosovë nga Partia Radikale Serbe, ati shpirtnor i së cilës është i akuzuemi për krime lufte në Hagë, Dr.Vojislav Sheshelj, i vetëdeklaruemi "Vojvoda Sheshelj i çetnikëve serbe". Dëshirojmë të paraqesim për lexuesin shqiptar një dokument që ka të bajë direkt me Partinë Radikale Serbe (SRS) dhe programin nazi-komunist të saj, platformë për Kosovën, një vazhdimësi e politikës së vjetër të "çetnikëve" serbë të ndjekun për ma shumë se një shekull, me një egërsi të pabesueshme kundrejt çdo jo-serbi dhe sidomos kundër shqiptarëve me banim në ish-Jugosllavinë e vdekun një herë e përgjithmonë. Simbas logjikës së "radikalëve serbë", çdo zgjidhje e problemit të Kosovës që njeh pavarësinë e kësaj krahine të martirizueme do të shkaktojë trazina të pakontrollueshme në Serbi dhe si rrjedhim në Ballkan. Prandaj, për radikalët serbë, pavarësia e Kosovës është një pamundësi politike dhe një rrezik për Ballkanin dhe paqen në Europë. Sot PRS (SRS), partia politike ma e madhe në Serbi- besohet se mund të marre deri në 34 % të votave të popullit serb, në qoftë se votimet bahen tani. Po të bahen votimet mbas pavarësisë së Kosovës, ky numër mund të rritet. Kryeministri Koshtunica, qëndron në fuqi në sajë të
përkrahjes parlamentare të marrun nga deputetët radikalë të kriminelit Sheshelj. Nuk përjashtohet mundësia që në rastin fatlum të zgjidhjes së drejtë të problemit kosovar, me fitimin e pavarësisë së meridukeme, radikalët serbë mund të përmbysin qeverinë e brishtë serbe dhe duke shfrytëzue nacionalizmin e tërbuem që ata ushqejnë në popull, mund të fitojnë përqindjen më të madhe të votave dhe të vijnë në fuqi përkohësisht. Europa dhe bota e qytetnueme, do t'i përbuzte menjëherë! Një zhvillim kaq i padëshirueshëm politik në Serbi, në fillim do të krijonte konfuzion në të gjithë zonën ballkanike, por ekspertët parashikojnë se do të ishte jetëshkurtër. Bashkësia ndërkombëtare do të forconte sanksionet kundër Serbisë dhe gjendja ekonomike e sociale e atij vendi do të arrinte një nivel të ulët dhe të padurueshëm. Këtu, mendojnë ekspertët, do të jetë mbarimi i përhershëm i forcave shoviniste serbe dhe fillimi i një Serbie të re, të lirë e demokratike, e cila do të hapte dyert e bashkëpunimit europian dhe integrimin e saj në Europën e Bashkueme. Dokumenti që vijon është mjaft domethanës. (Dokumente të ngjashëm kemi pa edhe në vitin 1937 me Memorandumin Çubriloviq, në vitin 194" me Elaboratin Ivo Andriq, në vitin 1944 përsëri me Memorandumin 2 Çubriloviq, Rankoviq dhe Gjilas, dhe në vitin 1986 me Memorandumin e Akademisë Serbe të Shkencave). Dokumenti tregon frymën e kësaj bande aventurierësh serbë të rrezikshëm për vendin e tyre, për Kosovën, Ballkanin dhe Europën. Fryma e urrejtjes së radikalëve serbë nuk ka kufij. Dhe kjo është një arsye themelore që, ashtu siç tha edhe përfaqësuesi i veçantë i OKB-së , diplomati Martti Ahtisaari, qëndrimi i serbëve kundrejt shqiptarëve gjatë kohës së Milosheviqit, duhet të jetë një faktor në bisedimet shqiptaro-serbe. Kjo është edhe arsyeja që unë vendosa të botoj, për lexuesin shqiptar, përkthimin shqip të dokumentit "Si do të zgjidhnin serbët problemin kosovar" që vijon ma poshtë. Shqiptarët dhe bota e qytetnueme, mund të falin fajet e serbëve me qëllim që të mos sakrifikojnë të tashmen për hir të së kaluemes, por nuk mund të harrojnë të kaluemen e hidhun nga frika e përsëritjes. Duhet të luftojmë harresën e së keqes! Dokumenti që vijon është një dëshmi e gjallë e një mentaliteti të smurë dhe të rrezikshëm serb. Dokumenti është shpërnda nga "Shtabi Kryesor Qendror Patriotik i Partisë Radikale Serbe"(SRS), dhe është boduke në gazetën "Velika Serbia" (Serbia e Madhe), Beograd, Serbi, më 14 tetor 1995, njëmbëdhjetë vjet ma parë. Fillimisht, dokumenti është përkthye anglisht nga Z. Hilmi Zogjani, i Qendrës Informative të Kosovës, Prishtinë, dhjetor 1995 dhe është redakduke nga qendra "Global Communicators", Washington, D. C., në vitin 1997. (Përkthimi shqip ashte i imi. Sami Repishti)
Si do të zgjidhnin serbët problemin e Kosovës
(Dokument i shpërndarë nga Shtabi Kryesor Qendror Patriotik i Partisë Radikale Serbe Njëmijë vjet ma parë, guri themeltar i shtetit serb, i kulturës dhe ndërgjegjes kombëtare të saj, u vue në Kosovë. Që nga ajo ditë, përveç Serbisë, asnjë shtet tjetër legal nuk ka ekzisduke në Kosovë. Nga të gjithë popujt që kanë jeduke dhe punue në ato vise gjatë një historie të gjatë mijëvjeçare, rranjët e popullit serb janë ma të thellat dhe shtrihen gjanësisht po aty. Një shtet serb pa Kosovën ashte i paimagjinueshëm. Prandej, mbajtja e Kosovës si një pjesë e pandame e Serbisë, është aq e rëndësishme sa edhe mbajtja gjallë e kombit serb. Emigrim i serbëve, dhe abandonimi i shtëpive tyre, u ba fati i popullit serb të Kosovës. Sundimi otoman dhe egërsitë e shqiptarëve të islamizuem që erdhën e zunë vend aty ma vonë, krijuen kushte që banë të pamundun jetesën e serbëve. Ata nuk gjetën zgjidhje tjetër veçse me ikë me vrap sa ma larg që të ishte e mundun me shpëduke fëmijtë e rrezikuem; me vrapue sa ma shpejt pa kthye kokën mbrapa, me lane mbas shtëpi e ka-tandi, varrezat e gjyshëve dhe stërgjyshëve; me kërkue ndihmë në Serbi dhe kudo tjetër.
Emigrimi i serbëve nga Kosova u ndal përkohësisht gjatë dy luftave botënore, ndërsa vendosja e vullnetarëve serbë në atë vend "kryesisht luftetare" e ngriti disi paraqitjen etnike në Kosovë. Fatkeqësisht, kjo gjendje vazhdoi vetëm deri me fillimin e Luftës së Dytë Botënore. Në fillim okupacioni fashist dhe ma vonë regjimi komunist, vazhduen me përndjekë serbët nga Kosova dhe me i zëvendsue me një numër të madh emigrantësh nga Shqipënia. Gjatë viteve 1944-45, rregjimi komunist nuk lejoi serbët e përndjekun të rikthehen e të marrin në dorëzim shtëpitë e tyre, duke njohë kështu si një fakt të kryem ristrukturimin etnik që u krijue nga emigrantët shqiptarë.që u vendosën aty. Paralel me këtë, shqiptarët u shpërblyen me një autonomi për Kosovën, një akt që ma vonë do të shërbente si fillimi i një politike drejt shkëputjes së plotë. Efekti i një politike anti-serbe të këtillë të aplikueme nga komunistët, u tregue fatal dhe prodhoi një emigrim tjetër serb nga Kosova. Shqiptarët grabitqarë morën me forcë qindra hektarë tokë, qoftë pasuni shtetnore, qoftë prona private, ndërsa monastiret, varrezat dhe objektet të tjera të shenjta u banë subjekte të një shkatërrimi sistematik. Nga fundi i viteve 1980, në një përpjekje me mbajtë akoma fuqinë, rregjimi komunist në Serbi, njoftoi se se do të ndiqte një politikë kombëtare dhe se të ndërmerrte inisiativën me zgjidhë seriozisht problemin e Kosovës.
Serbët u gënjyen me ndryshimin e Kushtetutës serbe dhe nga vendimi me kalue pushtetin e vendim-marrjes përsëri në Parlament. Në sipërfaqe, Serbia u ba përsëri një shtet i bashkuem, ndërsa premtimet e presidentit Milosheviç hapën rrugën për kthimin e serbëve në Kosovë. Ky ka qenë një oportunitet historic dhe një detyrim të cilin rregjimi i tanishëm serb nuk u tregue i aftë me mbajtë. Politika e ndjekun nga rregjimi i Beogradit kundrejt Kosovës sot është e motivueme kryesisht nga politika të thjeshta ditore, të cilat nuk janë të përshtatshme me mbrojtë interesat e popullit serb. Me aprovimin dhe presionin e bashkësisë ndërkombëtare, ky rregjim ka lejue qetësisht forcimin e lëvizjes shqiptare për shkëputje dhe ka krijue kështu de facto një para-shtet që quhet "Republika e Kosovës" si dhe dërkombëtarizimin e problemit të saj. Në momentin që kriza e ish Jugosllavisë do të zgjidhet, do të dalë në shesh qartazi se problemi serb duhet të zgjidhet me çdo mjet për unifikimin e të gjithë serbëve në një
shtet të vetëm. Duke qenë të vetëdijshëm për situatën shqetësuese në Kosovë, që po keqësohet me një shpejtësi marramendëse; duke rikujduke tradhëtinë e rregjimit serb kundrejt qytetarëve të vet në Republika Srpska dhe në Republikën Serbe të Krajinës, dhe se diçka e këtillë mund të ngjasë edhe në Kosovë; të dëshpruem nga deklaratat e diplomatëve të huej që janë të mendimit se problemi i Kosovës, i Sanxhakut dhe i Vojvodinës duhet të zgjidhet në kuadër të krizës së ish Jugosllavise; duke qenë të ndërgjegjshëm se ndërgjegja kombëtare dhe e ardhmja e popullit serb është e paimagjinueshme pa Kosovën si një pjesë e patjetërsueshme e shtetit serb; të bindun se Presidenti i Serbisë, Milosheviç, ka përgatitë një projekt-plan për tradhëtinë e tokës së shenjtë serbe dhe dorëzimin e saj secesionistëve shqiptarë, NE, sot këtu, theksojmë pikësynimet që vijojnë për një politikë serbe në Kosovë, si dhe marrjen e masave të nevojshme për arritjen e qëllimevet tona: Me dërmue plotësisht dhe me çdo mjet të mundshëm kryengritjen për shkëputje të shqiptarëve të Kosovës. Me qëllim që të dështojnë efektet e kësaj kryengritjeje, ne jemi të vendosun me zbaduke, në mënyre urgjente, masat që vijojnë: Riorganizimi i shtetit. Me riorganizue shtetin do të thotë prishjen e federatës së sotme dhe autonomitë territoriale që ajo përmban, sepse autonomitë kanë tregue të jenë fatale për popullin serb. Zgjidhja ma e mirë është përcaktimi i një shteti të vetëm që do të përfshinte Republikën
Serbe të Krajinës, Republika Srpska, Republikën e Serbisë, Republikën e Malit të Zi. Shteti serb duhet të përcaktohet si shteti kombëtar dhe demokratik i serbëve dhe qytetarëve dhe I grupeve të tjera etnike me të drejtat civile dhe qytetarë të garandukeme.
Heqjen e plotë të autonomisë së tanishme në Kosovë, autonomi që ka krijue një mosbarazi fatale në Serbi, dhe u ka dhanë mundësi shqiptarëve me krijue një bazë për shkëputje. Ky është elementi bërthamor në përmbushjen e qëllimit kombëtar serb. Populli serb, duke qenë tani në vijën e parë të frontit të luftës për bashkimin e të gjitha tokave serbe, duhet të konsiderojë si përparësinë e tij të parë mbajtjen e territoreve mbrenda kufijve të Serbisë. Përfshimja e plotë e Kosovës në një shtet unik serb është vetëm një problem i thjeshtë e i mbrendshëm dhe duhet të zgjidhet si i këtillë, pa ndërmjetësime të të ashtu-quejtunës bashkësi ndërkombëtare. Një rregullim i statusit të Kosovës, si një pjesë përbamëse e shtetit serb, si dhe rregullimi i të gjitha çështjeve të tjera që kanë të bajnë me realizimin e një shteti modern, demokratik dhe të ligjshëm, mund të arrihet
vetëm me shkrimin e një Kushtetute të re. Kushtetuta mund të shkruhet nga Parlamenti, i cili do të zgjidhet me votë të drejtë nga i gjithë populli i vendit tonë. Politika kombëtare kundrejt Kosovës nuk mund të arrihet pa një diskutim të thuktë nga ana e autoriteteve të Parlamentit dhe pa aprovimin e përfaqësuesve legjitimë të popullit serb në Kosovë. Duke pasë parasysh faktin se një numër i konsiderueshëm i pakicave kombëtare jetojnë në Serbi, ata në bazë të standardeve ndërkombëtare do të gëzojnë të gjitha të drejtat individuale dhe kolektive, si përdorimin e gjuhës në gjykata, të drejtën elementare për edukim në gjuhën e tyre, të drejtën me ushtrue fenë, veprimet kulturore dhe të tjera si këto. Por, një detyrë e domosdoshme për gëzimin e këtyre të drejtave duhet të jetë detyrimi i tyre me tregue besnikërinë e pakicave kundrejt shtetit, qytetarë të cilit ata janë.
Rikthim te regjistrimet e vitit 1991
Është shumë e nevojshme që Parlamenti Federal të adoptojë me urgjencë Ligjin mbi Nënshtetësinë. Ky ligj do të përcaktonte numrin e emigrantëve dhe para-ardhësve të tyre që kanë hy ilegalisht gjatë periudhës 1941-1987, e që kanë marrë prona dhe pasuni të tjera me mënyra të papranueshme në vende të tjera. Sot, janë afërsisht 400 mijë persona të huej të këtillë në Jugosllavi, ndërsa një ligj i këtill do të pengonte ata të jetojnë në këte vend ma gjatë. Standarde të njëllojta duhet të aplikohen edhe për të gjithë qytetarët e republikave që janë shkëputë (me përjashtim të personave me kombësi serbe) dhe për të gjitha pakicat që refuzojnë me pranue nënshtetsinë e Republikës Federale të Jugosllavisë. Afërsisht 400 mijë refugjatë nga ish republikat e Jugosllavisë do të vendosen në mënyrë legale dhe dekrete ligjore nga regjimi. Standarde dyfishe duhet të aplikohen për eliminimin e emigantëve: ata që janë tregue ekstremistë të hudhen përjashta menjëherë, ndërsa të tjerët duhet të kushtëzohen në bazë të dokumenteve personale që zotënojnë, qoftë edhe jo të plotë; por kondita kryesore duhet të jetë certificata e nënshtetsisë dhe "karta/certifikata e atdheut (otadzbinski list) diçka që asnjeni nga ata nuk ka. "Karta/certikata e atdheut" duhet të ketë në faqen e parë simbolin e Serbisë: shqipja e bardhë dykrenare e Nemanjëqve dhe shkrimin me katër S në cirilica. Mospasja e këtij dokumenti është bazë për hudhjen përjashta sepse nuk tregon statusin e qytetarit të Serbisë. Me pengue me çdo mjet e menjëherë rikthimin e shqiptarëve në emigracion, veçanërisht të atyre që u larguen gjatë viteve 1990-1993. (Besohet se numri i tyre është afërsisht 300 mijë persona). Të mohohet e drejta e punësimit për persona të disa profesioneve gja që do të detyronte ata me u largue jështë vendit. Nga kjo pikëpamje, shqiptarët janë shumë të gatshëm; nga njëna anë, ata kanë përkrahje nga mjaft vende, dhe nga ana tjetër, i përshtatet mentalitetit të tyre me jeduke në një vend të huej. Masa të këtilla do të influencojnë sidomos masat e edukueme të popullsisë së
tyre, ndërsa pjesa tjetër do të manipulohej me kërcënime dhe nuk do të ishte në gjendje të organizohet në mes vetes, sepse ju mungon "elementi organizues" (klasa e edukueme).
Rishikimi i statusit të pronësisë
Në lidhje me rishikimin e statusit të pronësisë, një ligj i veçantë duhet të aprovohet, në bazë të së cilit e gjithë toka dhe çdo pasuni tjetër duhet dhanë përsëri serbëve dhe Kishës Orthodokse Serbe në Kosovë. Kisha ka pasë përpara çifliqe të mëdha dhe ka ushtrue shërbime sociale në mes të popullsisë lokale. Duke zgjanue tokën dhe çifliqet, monastiret do të jenë në gjendje me krye ma se miri shërbimet fetare, kulturale dhe kombëtare. Ata do të jenë në gjendje me ndihmue popullin serb dhe me pengue kështu emigrimin e tyre. Me ngjarjet e gjysmës së dytë të shekullit njëzet, vetëm priftët serbë nuk e lëshuen vendin. Kështu, si shpërblim për patriotizmin e tyre dhe të së drejtës së tyre të trashëgimit, ata meritojnë çifliqe të mëdha. Çifliqet që u shitën tek shqiptarët, ose që në një mënyrë ose një tjetër kanë ra në duert e shqiptarëve, sidomos që nga periudha 1966-1987 (gjatë rregjimit komunist dhe sundimit të Ballit Kombëtar Shqiptar) si dhe çifliqet e marruna nga fashistët gjatë L2B, duhet t'u kthehen pronarëve të parë dhe/ose trashëgimtareve të tyre. Një operacion i këtillë zbatohet lehtësisht, sepse në shumicën e rasteve, shqiptarët nuk kanë ndërduke shtëpi të reja, por kanë shkatërrue ata ekzisdukese, kështu që serbët që vendosin me u kthye të mos gjejnë vend ku të shkojnë. Shqiptarët janë sjellë në këtë mënyrë për arsye sigurimi, duke pasë frikë se situata mund të ndryshojë dhe grabitja e çifliqeve nuk mund të zgjasë përgjithmonë. Gjatë rregjimit socialist (komunist) kooperativat bujqësore dhe kombinatet (ndërmarrje të mëdha të ekonomisë komuniste) janë vendosë ekskluzivisht në çifliqe dhe fshatra serbë; prandaj është një nevojë e domosdoshme për riprivatizimin dhe dhanjen e çifliqeve pronarëve të maparshëm, me konditë që ata që marrin këto çifliqe, dhe të vendosen me jeduke në to. Në qoftë se jo, toka duhet të shkojë te pronarë të tjerë. Ekziston një sasi e mirë toke shtetnore e cila ose mund të jepet për serbët ose të shitet tek serbët jështë Kosovës. Toka duhet të caktohet për pronarë privatë, sepse shteti nuk e ka përdorë si duhet. Për ma tepër, toka e kooperativave bujqësore është e mjafdukeshme për vendosjen e një numuri kolonistësh, të cilët, duke jeduke së bashku, do të ishin në gjendje me zhvillue veprimtari të përbashkët shoqënore, mbrojtje dhe të tjera veprimtari. Toka të këtilla ka mjaft në të gjithë Kosovën. Është shumë e lehtë me përqendrue bërthamë vitale të popullsisë serbe në këto vende, tëcilat do të ishin në gjendje me mbajtë bashkëpunim të ngushtë me qendrat që japin ndihmë për zhvillim. Vendosja e ndërlidhjeve me koloni të këtilla është e mundun në brezin kufitar ndërmjet Deçanit, Prizrenit dhe Suharekës, aty ku, duke hjedhë përjashta qendrat shqiptare, mund të sigurohet një barrikadë e forte mbrojtje kundër Shqipënisë.
(Vijon numrin e ardhshëm)
Ndryshimi i strukturës etnike të popullsisë
Kolonizimi i Kosovës duhet të bahet shpejt dhe përfundimisht. Propaganda politike duhet ë paraqesë kolonistët si serbë që vendosen në toka serbe, diçka e njëllojtë me atë që bëhet në çdo pjesë të vendit ku ata jetojnë, kur posedojnë tokë. Serbët e dëbuar, përveç tokës, duhet të furnizohen edhe mjete pune dhe hua afatgjata, kështu që të mundësohen me punue token që marrin, një procedurë që ndihmon të adaptohen aty ku vendosen. Shumica e kroatëve nga Janjeva dhe Letnica (dy qendra në Kosovë ku kroatët kanë banur, dhe disa akoma banojnë) të frymëzuar nga ideja e etnocentrizmit janë larguar dhe kanë shkuar në Kroaci, të shtyrë nga presione të ndryshme. Prona e tyre është shitur tek shqiptarët, ose është grabitur nga shqiptarët e rretheve përqark. Refugjatët serbë nga Kroacia duhet të vendosen në shtëpitë e tokat e këtyre kroatëve. Krahas me shpronësimin e tokava të shqiptarëve, që ata i kanë marrë paligjërisht, të gjithë ata që kanë grabitur pasuni dhe kanë zënë toka serbe duhet të pësojnë pasojat simbas Ligjit për Ndalimin e Riatdhesimit të Serbëve në Kosovë. Ligji mbi Ndalimin e Shitjes së Çifliqeve duhet të respektohet plotësisht dhe çdo përpjekje duhet bërë që të plotësohen të gjitha nenet e këtij ligji. Për këtë qëllim, përgjegjësia kryesore i takon Ministrisë se Financave (Thesarit) të Republikës së Serbisë, e cila në të vërtetë ma të shumtën e rasteve ka thyer ligjin. Rritja e popullsisë shqiptare në dëm të serbëve mbi tokat private duhet shkatërruar me çdo mjet të mundshëm. Të gjithë shqiptarët që nuk janë qytetarët tanë dhe të cilët mund të zbulohen në bazë të dokumenteve të rregjistrimit, duhet të pushohen menjëherë nga vendi i punës. Të gjithë shqiptarët që e dëshirojnë largimin mund të marrin pasaportën e emigrimit ose largimit. Shqiptarët me nënshtetësi jugosllave që jetojnë jashtë vendit dhe kanë zhvilluar veprimtari secesioniste, duhet të humbin nënshtetsinë. Duke marrë parasysh shpërndarjen etnike të tanishme ku kemi vetëm disa zona të vogla rurale serbe dhe ma shumë se 700 qendra banimi krejtësisht shqiptare, e ndërsa përqindja e vogël serbe është virtualisht e inondueme në mesin e shqiptarëve në qytete, ne konsiderojmë se kolonizimi duhet të bëhet në një mënyrë të organizueme, nëpërmjet vendosjes së qendrave të reja banimi (fshatra të reja, qytete të vogla ose lagje të reja në qytetet ekzisdukese). Vende të këtilla duhet të jenë të mbyllura për serbët vetëm me një formë organizmi të brendshëm, p.sh. mbrojtje mjeksore, dëfrim, veprimtari kulturale. Në këtë mënyrë, popullsia do të ndahet gjatë vijave etnike, ndërsa efekti direkt i këtij organizimi do të jetë që popullsia serbe në zona të përzieme të qytetit gradualisht do të lëvizë në enklavat e rikrijueme, një ide që kërkon mbështetje dhe motivacion. Për mbrojtjen e enklavave serbe, një popullsi shqiptare prej 5-10 përqind duhet të vendoset aty. (Duhet bërë zgjedhja e familjeve të dallueme dhe me autoritet). Me ndërtue rrugë kryesore (qëllimisht të ndarë në dy pjesë, 1 km larg njera tjetrës mund të spjegohet se është si rezultat i "konfiguracionit të terrenit") dhe me spastruar një brez gjatë rrugës nëpërmjet enklavave të banueme nga shqiptarët dhe pranë objekteve të tjera si baraka ushtarake, poligone të qitjes, depo etj. Pranë rrugëvë të këtilla toka dhe hapësira duhet t'u jepet kolonistëve, gjë që do të rezultojë në dobësimin e "zonave ma të thella", një nga elementët që jep sensing e sigurisë për shqiptarët. Qëllimi i të gjithë këtyre masave është krijimi i një fare "lëkurë të leopardit", ndërsa një zmadhim gradual i enklavave serbe do të rezultonte në pakësimin dhe më vonë, zhdukjen e enklavave shqiptare. Me zaptue tokat në këtë mënyrë është ma e suksesshme se me kolonizue në rrethe të përqendrueme, ose "me vendosë" individë në bashkësi kompakte shqiptare, për arsye se nuk ngre probleme të mëdha pronësie. Metoda e parë i jep ma siguri kolonistëve, sepse ata nuk do të kenë ndjenjën e izolimit, ndërsa e dyta është një proces ma afatgjatë. Enklavat serbe do të mbështeten kryesisht në ndihmën shtetërore dhe në një numër të vogël firmash private serbe, ndërsa shqiptarët do të lejohen të veprojnë nëpër rrugët e sektorit privat. Në metodat e reja të afarizmit me firma private, pengesa artificiale mund të krijohen, diçka që nuk prek shtetin, por ka si rezultat humbjen e shpresës dhe pasigurinë për ata që mbështeten vetëm në firmat private. Këputja e elektricitetit (këputje me qëllim e korrentit dhe sabotimi i rrjetit elektrik për enklavat shqiptare) si dhe këputja e furnizimit me ujë mund të përdoren si mjete me ba të padurueshme jetën e shqiptarëve në Kosovë. E gjithë kjo veprimtari ka qëllim jo vetëm me krijue një popullsi krejtësisht të ndame por
gjithashtu edhe të izolueme, ndërsa në qoftë se serbët shohin se enklavat shqiptare janë tërheqëse (me dyqanet private, qendra dëfrimi ekskluzive etj.) ata mund të eliminohen duke krijue incidente në ata enklava, si p.sh. të rrahuna, turbullina të kurdisura
etj. Kondita themelore për kontrollin efektiv të lëvizjes së mallnave dhe të kapitalit është pengimi i korrupsionit në Kosovë dhe në vetë Serbinë, sepse nuk duhet të harrojmë që shqiptarët janë të stërvitur me ba dredhina dhe me dhanë ryshfete. Me qëllim që të ndalohet krejtësisht hymja e kapitalit të madh me rrugë ilegale, lëvizja e mallrave duhet të bëhet vetëm nëpërmjet të sistemit bankar të organizuem mirë. Ndërhymje të njëmbasnjëshme të policisë financiare,kontroll i rreptë i transportit në rrugët e Kosovës, kujdes i madh në zbulimin e çdo ndryshimi në treg, përpilimi i procedurave doganore dhe tregtisë me shitësa nga bota e jashtme, investigim të burimeve për financimin e organizatave politike etj. duhen aplikue. Të gjitha masat e nevojshme duhet të merren me shkatërrue funksionimin e sektorit privat shqiptar me anë të një administrimi të komplikuem dhe një ristrukturim të veprimtarive të tyre, të cilat nga ana e tyre do të rezultojnë në mbajtjen e një kontrolli të fortë mbi fondet e partive politike. Të pengohet çdo kontakt me firmat private dhe shoqëritë në Serbi, kështu që kapitali i shqiptarëve të mos ketë asnjë lloj monopoli në Serbi, dhe të mos ketë asnjë peshë në mbarvajtjen e marrëdhanjeve me Serbinë. Me anë të një legjislacioni të përshtatshem dhe eficient të politikës taksative, veçanërisht në ndërtimin e paligjshëm, sasi të mëdha parash mund të mblidhen, dhe ma vonë të përdoren me financue programe të ndryshme të skemave tona kolonizuese. Kujdes i dores së pare duhet ti kushtohet trafikut të drogave. Në raste kur arrestohet vetëm një person që merret me këtë aktivitet, rasti duhet shfrytëzue me ndjekë dhe me ndëshkue grupe të mëdha shqiptarësh. Raste të këtilla duhet të shërbejnë me diskrediduke shqiptarët me influencë në opinionin e botës perëndimore, me që drogat janë një çështje shumë sensitive për perëndimin, ndërsa shqiptarët konsiderohen si bartës të mëdhaj të drogës nëpër botë. Masa rigoroze duhet të merren kundër kontrabandistëve, veçanërisht të cigareve dhe të kontrabandistëve tjerë; ky problem duhet të rregullohet në biseda me prodhuesit. E gjithë kjo do të sjellë tensione shoqënore po të kemi parasysh faktin se shumica e popullise shqiptare fitojnë bukën duke shitur mallraa në rrugë dhe me kontrabandë, dy praktika që në mënyrë të paevitueshme rrisin veprimtaritë kriminale. Megjithatë, ne mendojmë se me anë të një policie të fortë dhe shumë eficiente, është krejt e mundshme me qetësue tensionet dhe me detyrue popullsinë me kërkue azil jashtë vendit. Duhen marrë të gjitha masat që kapitali kryesor i shqiptarëve të vijë vetëm nga Maqedonia dhe Shqipëria. Dhënia e dokumentacionit specifik nga autoritetet shtetërore (përveç marrjes së pasaportës) duhet të jetë një veprim sa ma i komplikuar që të jetë e mundur, ndërsa ata që nuk kanë dokumente duhet të dërmohen me gjoba sa ma shtypëse. Shqiptarët kanë prirje me u mbështetë në procedurat e fiseve të tyre për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dhe urrejnë ndërhyrjen administrative në mënyrën e tyre të jetesës që ata konsiderojnë si intime. Një legjislacion i këtillë duhet të adoptohet dhe të detyrohen me marrë leje nga autoriteti qoftë edhe për mbajtjen e një kau parmende. Zbatimi i masave të këtilla do të lehtësojë emigrimin e tyre përjashta, ndërsa do të ndeshen me vështirësi të mëdha në kufi në qoftë se përpiqen të kthehen prapë. Për shqiptarët që jetojnë në enklava serbe, procedurat duhet të jenë më pak të komplikuara, ndërsa në qytete ku shërbimet janë të njëjta për të gjithë bashkësinë, si p.sh. Ministria e Mbrendshme, qytetarët e kombësive të ndryshme duhet të trajtohen në mënyra të ndryshme. Veprimtaria e përgjithshme brenda organizatave shqiptare do të përfundojë pa asnjë dyshim në pakënaqësi në mes të bashkësisë dhe do të shërbejë si parakonditë e gatishmërisë së tyre për pjesëmarrje në organizata të ndryshme, duke përfshirë edhe grupet terroriste. Prandaj, individët e "sigurimit të shtetit" duhet "të infiltrojnë" këto grupe dhe në rrethana të përshtatshme të punojnë për krijimin e grupeve të këtilla klandestine ose organizata armiqësore, ose edhe të bëhen udhëheqës të këtyre organizatave. Farsa të këtilla duhet të shfrytëzohen nga shteti si pretekst me ndërmarrë aksione pa asnjë mëshirë kundër organizatave të këtilla, që do të rezultojnë në ngritjen e tensioneve ndër-etnike dhe në shthurjen e matejshme në jetën e tyre. Për këtë qellim, na nevojiten sa ma shumë nga këto grupe dhe ndërsa policia do të shkatërrojë njeri pas tjetrit ata duhet të lejohen të riorganizohen e të përforcohen që të duken si organizata të vërteta bona fide dhe të punojnë për krijimin e partive politike shqiptare me një legjislacion të veçantë. Ndërkaq skandale duhet të përgatiten për diskretitimin e tyre. Një veprimtari e këtillë duhet të shfrytëzohet me një propagandë taktike kundër shqiptarëve, duke diskretituar udhëheqjen e tyre dhe duke influencuar opinionin e brendshëm dhe të jashtëm, për të cilët shqiptarët janë shumë të ndjeshëm. Shqiptarët e dalluar (aktivë ose me potencial) të cilët lozin ose kanë mundësi të lozin një rol kyç në jetën politike të shqiptarëve duhet të eliminohen me anë të ekzagjerimit të skandaleve politike, me vrasje për arsye xhelozie, ose të infektohen me virusin SIDA herë që udhëtojnë jashtë shtetit. Ky infektim do të zbulohet kur kalojnë kufirin dhe kështu kundër tyre do të aplikohet karantina (izolimi). Me ane të një propagande të përshtatshme në mediat e vendit, ngjarje të këtilla mund të krijojnë paraqitje artificiale të gjendjes si një përqindje e madhe dhe e padurueshme të sëmurësh dhe kjo do të na lejojë që të izolojme grupe të mëdha të popullsisë. Kjo do të shërbejë që të përhapim lajmin se shqiptarët janë një popull i infektuar me SIDA.
Informimi dhe propaganda
(Taktika për informim dhe propagandë). Transmetimet speciale të programeve radiofonike dhe televizive në gjuhën shqipe, të cilët synojnë në shkatërrimin e antalitetit patriarkal dhe fisnor të shqiptarëve me anë të transmetimit të vlerave ma dekadente të perëndimit, vlera që adoptohen lehtësisht nga popujt primitivë (si shqiptarët). Enklavat serbe nuk do të marrin këto transmetime, sepse nuk njohin gjuhën shqipe dhe sepse do të instalohen shërbime televizive me kablo në ndërtesat e reja për vendbanimet serbe. Është e domosdoshme që të vendoset makineria e fuqishme dhe eficiente e propagandës me ushqye opinionin publik ndërkombëtar, një qëndrim që përdoret edhe sot. Për ma tepër, një aktivitet publicistik sekret duhet të themelohet që të mundësojë një kritikë "të lehtë" kundër "regjimit serb", diçka që do të jetë fatal për shqiptarët, natyrisht. Shqiptarëve u duhet mohuar çdo lloj asistence sociale, që deri tani ka lehtësuar lindjet e shumta. Kjo përqindje e lartë lindjesh në mes të pakicave kombëtare të besimit mysliman ka përfunduar në një popullsi të dendur shqiptarësh në Kosovë. Zhvillime të këtilla kanë krijuar një zhvillim demografik; prandaj emigrimi i shqiptarëve është i domosdoshëm dhe që mund të nxitet në mënyrë normale dhe pa presion nga autoritetet serbe. Një element themeltar i programit kombëtar serb është lindja e tre ose katër fëmijvë. Serbia ka mjaft hapësirë dhe burime ekonomike me ushqye disa miliona banorë, prandaj një rritje në përqindjen e lindjeve është e arsyeshme në çdo aspekt. Me qëllim që të kemi një ngritje në përqindjen e lindjeve, që do të influenconte Kosovën drejtëpërsëdrejti, një numër i konsiderushëm aksionesh duhet të merret, qoftë të fshehta qoftë shtërnguese, sipas rastit. Nënat serbe që kanë linde tre, katër ose pesë fëmijë duhet të lejohen me dalë në pension ma herët. Ato duhet të marrin pagesa për fëmijtë, pavarësisht nga të ardhurat familjare. Planifikimi dhe rritja e familjeve të mëdha duhet të jetë përparësia e individëve, familjeve dhe shoqërisë mbarë. Familjet serbe më shumë fëmijë duhet të marrin hua të garantueme për shtëpi dhe tregëti private. Ata duhet të marrin apartamente, të gjejnë lehtësisht punë dhe lehtësi tjera që të rrisin fëmijtë e tyre. Është e nevojshme me hapë në Kosovë shkolla dhe akademi ushtarake dhe policore dhe të tjera institucione ushtarake si dhe institucione të tjera shtetërore që do të lehtësonin vendosjen në atë vend të oficerëve të ushtrisë, policë, nëpunës shtetërore, bashkë me familjet e tyre si dhe të ndërtohet infrastruktura e nevojshme për jetën e tyre normale. Çdo serb që vendos me jetue në ato vise të Kosovës, duhet të marrë pa pagesë tokë pjellore, tokë ndërtimi, dhe vend për tregëti private. Të gjithë ata që transferojnë tregëtinë e tyre në Kosovë dhe kanë të paktën dhjetë të punësuar duhet të pajisen me mundësi të plota, si p.sh. përjashtim nga taksat për dhjetë vjet. Oficerët e pensionuar policët dhe nëpunësit shtetërorë mund të sistemohen me dhënien e apartmenteve të rehatshëm dhe të mëdhej në krahinën e Kosovës. Brezi kufitar, me një gjerësi minimale prej 50 km, për së gjati me kufirin e Shqipënisë, duhet përdorur për vendosjen e serbëve. Kjo do të pengonte çdo rrezik që mund të vijë në këtë zonë, ndërsa marrëdhanjet fqinjësore do të vepronin në përputhjeme interesat e të dy palëve. Zona kufitare me Shqipërinë duhet të jepet pa përjashtim vetëm serbëve, ndërsa pjesa tjetër e tokës do të jetë pronë e ushtrisë jugosllave
Arsimi
Sistemi i arsimit në shkollat shtetërore duhet të vazhdojë mbi bazën e vlerave të kulturës dhe artit serb, europian dhe botëror. Arsimi duhet të jepet në serbisht. Perspektivat e hapura dhe zhvillimi i lire në Serbi janë shumë tërheqëse për pakicat, sepse çdo njeri që kërkon me gjetë punë duhet të ketë një vërtetim që provon se ka plotësuar kërkesat e kurrikulumit shtetëror. Një zgjedhje e kujdesshme dhe një përfshirje e të gjitha vlerave pozitive të strukturës serbe do të përmbahen në arsimimin e tyre. Me përmbysjen e para-shtetit në Kosovë, Universiteti (serb) i Prishtinës ka bërë ndryshime radikale dhe është tani në pozitë me arrijtë rezultate të pakufishme, të cilët do të përcaktojnë direkt fatin e Kosovës dhe gjendjen e saj. Kjo rrugë e re duhet të stabilizohet dhe të promovohet në harmoni me nevojat e reja që lindin dhe me kurriculum të ri. Çdo përpjekje duhet bërë me sigurue kondita studimi ma të mira në Universitetin Serb të Prishtines, sesa në pjesët tjeratë Serbisë. Përpjekje duhet bërë me mbajte dhe me avancue edhe ma tepër sistemin ilegal paralel që ekziston sot në Kosovë për arsimimin e shqiptarëve, sepse në këtë mënyrë ata do të gjejnë të gjitha dyert e mbyllura për punësim dhe integrim në shoqëri. Të gjitha këto përpjekje kanë një qëllim, me inkurajue shpërndarjen e kësaj popullsie (shqiptare) në botë, duke përfshi edhe Maqedoninë e Shqipërinë. Veprimtari të këtilla duhet të zhvillohen krahas me forma tjera shtypjeje, duke krijue kështu atmosferën e pasigurisë. Çdo mjet, që mund të përshtatet sipas rrethanave, duhet përdorë me pengue secesionistët shqiptarë të gjejnë një vend pune.
Ushtria
Për zgjidhjen e problemit të Kosovës, Ushtria Jugosllave duhet të bëhet Ushtri Serbe. Anëtarët e republikave që janë ndarë nga federata duhet të përjashtohen menjëherë nga ushtria, duke filluar nga personat që mbajnë poste komanduese, me përjashtim të atyre që kanë provuar se janë luftëtarë trima në shërbim të lirisë së popullit serb. Një ushtri e këtillë do të konsolidohej dhe do të arrijë të forcohet e të jetë në gjendje me zgjidhë probleme të komplikuara ushtarake dhe ato të luftës; për ma tepër, ajo do të kishte shpenzime ma të vogla. Ligji mbi Ushtrinë duhet të jetë aq i rreptë sa që të detyrojë çdo qytetar të Serbisë me dhanë kontributin e tij në mbrojtjen e vendit, ndërsa pjestarët e pakicave mund të kontribuojnë me para ose me punë të detyrueshme. Këto probleme duhen rregullue në mënyrë të hollësishme me një ligj special. Në afërsi të bazave të tanishme ushtarake, është e nevojshme të intensifikohet vendosja e serbëve, ndërsa jo-serbët nuk duhet lejuar me ndërtue banesa në ato zona. Situata e tanishme në këtë drejtim është katastrofike; prandaj kemi nevojë për masa urgjente që sjellin ndryshimin. Disa objekte ushtarake duhet të rivendosen në enklava serbe, por në të njëjtën kohë duhet të mbajnë kontrollin e plotë mbi të gjithë territorin e Kosovës, me vizita, manovra dhe veprimtari tjera të ushtrisë. Brenda rradhëve të Ushtrisë, është e domosdoshme të legalizohet veprimtaria e njësiteve profesionale çetnike, të cilat duhet të vendosen në lokalitete me rëndësi strategjike në Kosovë. Policia Policia është një element shumë i rëndësishëm i shtetit, përgjegjëse për mbajtjen e Kosovës si një pronë e përhereshme e shtetit serb. Por, policia duhet të jetë e stërvitur më mirë dhe të jetë më profesioniste se ç'është sot në shtetin serb. Policia duhet të mobilizojë elemente të rij dhe të arsimuar, ndërsa i gjithë kuadri i sotshëm duhet të marrë kurse specializimi. Akademia e policisë uhet të lozë një rol kryesor në këtë aspekt. Forcat policore në Kosovë duhet të jenë eksluzivisht në shërbim të mbrojtjes së banorëve serbe, për arsye të rrezikimit të tyre në atë krahinë.
Shërbimet publike
Rruga që ndoqi ushtria serbe në terheqjen e vitit 1915, ka përcaktuar në një mase të madhe drejtimin e autostradës së ardhme (Nish, Prishtinë, Podgoricë, Tivar) dhe do të lidhë në mënyrë solide Serbinë me Malin e Zi dhe Detin Adriatik, nëpër Kosovë. Përfundimi i një projekti të këtillë duhet të jetë përparësi për shërbimet publike. Edhe gjatë bllokadës (sanksionet ndërkombëtare) dhe krizës ekonomike, është e mundur me ec me shpejtësi në këtë drejtim dhe kjo do të kishte një rëndësi epokale për problemin e Kosovës.
Mbrojtja
Situata e tanishme në Kosovë mund të sjellë konseguenca të paparashikueshme, veçanërisht kur faktorë të jashtëm kanë qëllime të tjera. Prandaj, një vëmendje e veçantë duhet t'i jepet aksionit preventiv, para së gjithash, me grumullimin e çdo lloj arme, qoftë ajo e mbajtun me leje ose pa leje, kështu që të neutralizohen të gjitha formacionet para-ushtarake, parapolicore dhe forcat territoriale. Në qoftë se na duhet të luftojmë një luftë të re për mbrojtjen e Kosovës, atëhere duhet të luftojmë me të gjitha mjetet në dispozicion dhe të përfundohet ky problem sa ma shpejt që të jetë e mundur. Asnjë bisedim ose marrëveshje nuk duhet të bëhet me përfaqësuesit e shqiptarëve derisa Ligji mbi Nënshtetsinë të jetë adoptuar dhe derisa të jetëverifikuar numri i saktë i atyre që pranojnë dhe njohin shtetin tonë si shtetin e tyre. Për ata shqiptarë që reklamojnë nënshtetsinë e Serbisë dhe konkretisht të Jugosllavisë, shteti duhet të jetë më tolerant, derisa ata do të jenë të integruar Brenda shtetit dhe organeve të tij politike, në përpjestim me shkallën e integrimit të tyre dhe pranimit të shtetit serb dhe të ligjeve të tij.
Beograd, Serbi, 14 tetor 1995