Kotësitë bajate të paranojakut islamofob Enver Robelli

Është bërë tani rutinë, që në kuliset e debatit të publicistikës kosovare, të mos kalojë pothuajse asnjë ngjarje apo zhvillim që lidhet me islamin e muslimanët (shqiptarë apo edhe më gjerë), e të mos përcillet me lukuninë e gazetarucëve e pseudoanalistëve të fantaksur nga komleksi i inferioritetit perendimist, e të cilët me histeri, e me gjuhë tejet të pamatur e nençmuese, lëshohen karshi gjithçkaje që ndërlidhet me islamin e muslimanët. Në arradhën e këtyre gazetarucëve, më paranojaku e histeriku del të jetë ai i Kohës Ditore, Enver Robelli. Me gjuhë denigruese, e fjalor orientalist, paranojaku Robelli tashmë është dëshmuar, se i prinë si bajraktarë arradhës aktive të gazetarucëve islamofobë, por që shihet nga airoplani se yrnekun dhe derset, i ka të interiorizuara nga po e njejta qasje tashmë veterane, e dy baballarëve të tij ideologjikë: Veton Surroit dhe Arbën Xhaferrit, që tashmë dy dekada harbojnë publicistikën me gjuhën e tyre orientaliste, islamofobe e katolaike. Kjo që në start e bënë paranojakun Robelli, jo-origjinal, dhe mjet të baballarëve të tij ideologjikë, për të mos thënë produkt kloni i të dyve. E dihet se naiviteti falet, por shitja e shpirtit, siç thotë edhe Ingersol, është mbytje e lirisë së vetëvetes.



Por cili është formësimi intelektual (nëse kushtimisht e zëmë se ka) dhe pozicioni i të kuptuarit të dhe anticipimit të (gjeo)kulturës, i paranojakut Robelli ? Pa hyrë në psikoanalizë, në librin e tij, “Pesë fytyrat e modernizmit”, autori rumun George Calinescu kur bënë fjalë për avangardizmin si fenomen shoqëror, përmend tendencën e prirjeve snobiste, të njerëzve të shtirur si elitistë, për t’i shitur mend pjesës tjetër të popullit, bashkëkombasëve, bashkëqytetarëve - apo në rolin e paranojakut Robelli - në rradhë të parë: lexuesve. Në këtë finesë Joel Spring thotë se prirja e tillë kalon edhe në autoritarizëm, që ngjan me raportet prind-fëmijë, edukatorë-fatosë, profesor-nxënës etj. Me fjalë të Saidit, ajo që paranojaku Robelli bënë është futja në hendekun e atyre “që nuk marrin fort vesh”, dhe qendërzimi snobist e kuazi-intelektualist i vetëvetes, karshi tyre. Kjo edhe e epitomizon një individ të tillë në “falsitetin origjinal”: i klonuar nga baballarë ideologjikë, i fantaksuar nga kompleksi i inferioritetit dhe nga prirja për të qenë në trend me gjuhën e kuleareve politiike e ideologjike, si dhe krejtësisht në fund, i prirur për të penetruar në hendekun, e atyre që perceptohen më ultë akademikisht e intelektualisht.



Ajo që më ka ngacmuar kur e lexoja këtë gazetaruc paranojak, pos prirjes për tu shitur snob, është prirja për të mos e zgjeruar diapazonin e leximeve dhe burimeve të shërbimit edhe me argumente ndryshe, por gjithnjë – edhe në rastet kur shërbehet me autorë risisijellës e të deideologjizuar – t’i kthejë prurjet e tyre në konveniencë të vet, permes palo-recensioneve, apo t’i konturojë mendimet e rekomandimet e tyre, brenda kornizave që nuk devijojnë nga binarët e “ filozofisë” së vetëtrasuar të tij, respektivisht të nxjerrë nga “recensionet” e tilla, edhe shkrime të përshtatura sipas konvenienncës së tij, ideologjike. P.sh., nga prezenca dhe dëgjimi që i ka bërë Oliver Schmitit, në vizitën e tij të fundit në Prishtinë, respektivisht prezantimit të librit të rij të ri: “Shqiptarët – Një histori mes Orientit dhe Oksidentit”, paranojaku Robelli automatikisht botoi një verzion të përpunuar “recensioni” me titull: “Me Brukselin apo me Ankaranë”, ku mëton që nga libri historik i Schmitit të esencializojë dhe lidhë të sotshmen: “rrezikun e lidhjes me Ankaranë - kolapsimin e orentimit perendimist”, në kohën kur është i qartë pranimi konsekuent që SHBA-të dhe BE-ja po i bëjnë zgjerimit të ndkimit turk në Ballkan; E para nisur nga lodhja nga zgjerimi e kriza ekonomike, kurse e dyta, nisur nga konvencionet e pozicionit gjepolitik e gjeostrategjik të Turqisë si urëlidhëse e Europës me Azinë, botës muslimane e Izraelit me Ballkanin e Europën, të kufizuarit me katër detëra, si dhe pozicionit kyç (Brzezinski), në Euroazi.



Paranojaku shkruan për gjenocidin armen, pa vizituar KURRË asnjë arkivë osmane (turke), armene, e pa lexuar burime alternative, por vetëm duke u bazuar, në shkrimet e njëfarë Wilhem Litten, duke i dhënë vulë, se Perandoria Osmane, respektivisht lëvizja e asokohshme e xhonturqëve në krye me Enver Pashën (për ironi edhe Enver Hoxha, e me gjasë edhe paranojaku Robelli mbajnë emrin e tij, sepse emri Enver tek shqiptarët është shumë i vonshëm, dhe lidhet me popullarititetin që Enver Pasha [sipas Mark Mazower kishte nënë shqiptare!], gëzonte në Ballkan, respektivisht në vilajetet e banuara me shqiptarë në dhjetëvjetëshin e parë të viteve ‘900, e që bëntë që shumë njerëz t’i emërtojnë meshkujt e posalindur me emrin Enver) paskësh kryer gjenocid mbi armenët, anipse termi/nocioni “gjenocid” është i futur në literaturën e së Drejtës Ndërkombëtare vetëm pas Luftës së Dytë Botërore; anipse ajo periudhë lufte shënon edhe periudhën kur armenët e Stambollit lëre që nuk u prekën, por edhe u mbrojtën sikurse të gjithë qytetarët e tjerë të Stambollit nga invazioni i huaj; anipse, është dokumentuar me miliona dokumente akrivore kohabitimi i guerilëve armenë të Aanadollit me ushtrinë ruse, si dhe janë dokumentuar poashtu idetë secesioniste të tyre; anipse është dëshmuar poashtu me panumërisisht dokumente se në numrin e të vrarëve dhe viktimave ka edhe turqë e kurdë të vrarë në luftime të ndërsjella; dhe anipse poashtu është dëshmuar se sëmundjet e uria, kanë qenë poashtu shkaktarë të një pjesë të konsiderueshme të viktimave - gjithnjë në mesin e tyre, edhe suriani, turqë e kurdë. Por, për këto, nuk do t’ia ndiejë paranojakut. Ai e di, se ka pasur gjenocid, dhe për të është në gjendje të të flasë më me precizitet se sa të zëmë për Masakrën e Mejes. Çudi, me Palestinën, me sa e kam përcjellur, nuk është marrur kurrë dhe nuk predisponon kurrë që në dioptrinë e tij të “analizave” tejkosovare, tejshqiptare, e tejballkanike, ta futë edhe tematikën e Palestinës, respektivisht ta trajtojë infanticidin mëse 60 vjeçar çifut atje.



Paranojaku, kur pati shkruar mbi sulmin fizik ndaj Xhabir Hamitit, i’a pati bërë avokaturën Hamitit, pa dalur lënda në gjykatë, vetëm pse rrjeti i gjerë SOROS-ist dhe Rockfellerist i babait të tij ideologjik – Surrojit, pati arritur ka kooptojë për një kohë Hamitin në “Klubin për Politikë të Jashtme”. Robelli, duke ngritur në qiell në njërën anë Hamitin, në anën tjetër pati etiketuar me terma fyes sulmuesit e paidentifikkuar të tij me formulime si “mjekrat e tyre si tufa të misrit, me pantallona të shkurtër dhe kapela haxhinjsh”, duke mos e bërë këtë asnjeherë për ndonjë dukje të ndonjë krimineli në shoqëri, (para)militarët e kohës së luftës, apo për ndonjë individ/grup margjinal, apo dëmprurës. Konfliktet brendapërbrenda komunitetit musliman, që natyrisht meritojnë në rradhë të parë kritikën inherente, nuk janë çështje e gazetarucëve, si puna e paranojakut Robelli. Ka pasur edhe raste tjera të mosmarrëveshjeve në rradhët e komunitetit musliman, por paranojaku Robelli, pos Hamitit, nuk i’a ka bërë avokaturën “anonimusëve” të tjerë, sado të kenë qenë “anti-vehabistë”, sepse pos Hamitit, nga rradhët e muslimanëve praktikuesë askush nuk kishte anëtarësi në “Klubin për Politikë të Jashtme”! Në këtë shkrim poashtu, siç e ka zakon, është shërbyer me histori, duke sjellur shembullin e njëfarë Mulla Feratit, nga një katund i Kamenicës, të cilin e quan “të lidhur me milicinë dhe dreqin” që i paskësh detyruar shqiptarët të regjistrohen turqë, për tu shpërngulur në Turqi, pa e ditur, apo duke e mshefur faktin, se ishin mosnjohja e të drejtës së vetëvendosjes, së shqiptarëve dhe konsiderimi i muslimanëve të Ballkanit (boshnjakëve, shqiptarëve, goranë/torbeshëve, jevgëve etj., ) NJË sipas Versajës dhe Jaltës, faktorët që çuan në marrëveshjet e Xhelal Bajarit dhe Fyad Koprylysë me autoritetit jugosllave, dhe jo “projektet anti-shqiptare turko-serbe” apo borçkulla të ngjashme. Sepse së pari, edhe nëse imagjinarisht e pranojmë faktin e “anti-shqiptarizmit” të marrëveshjeve, përkatësisht nëse e pranojmë faktin se Turqia ishte shtet armik i shqiptarëve, shtrohet pyetja: si ka mundësi të ikë refugjati/i shpërnguluri, pas armikut ? Nëse Turqia ishte armike, dhe nëse shqiptarët dëgjuan për komplotin “turko-serb”, përse nuk ikën dikah tjetër, por në Turqi ? Kur u dëbuam nga serbët më 1999, a iknim në drejtim të Beogradit, a në drejtim të Shqipërisë e Maqedonisë ? Besoj se nuk ka nevojë, të tregojë se n’ç’drejtim ikë i zhvendosuri. Nuk ka as edhe një dëshmi e vetme, që dëshmon se shqiptarët e refuzonin Turqinë si opcion akomodues. Natyrisht, e mira e s’mirës do të kishte qenë të mos luajnë nga vendi i tyre, po të kishte kushte, por përballë represionet shfarosës, Turqia u është dukur parajsë. Së paku, Turqia u dha tokë, shtëpi, e i mbajti me bukë. Nuk u’a bëri femrat kurva nëpër në PUFF-a e bordele. E dyta, si ka mundësi të shahet pranuesi i refugjatëve dhe akomudesi i tyre (Turqia), më shumë se sa vrasësi/përndjekësi i refugjatëve (Jugosllavia/serbët). Kjo është sikur t’i konsiderojmë të inkriminuar në krime me Millosheviqin, shqiptarët e Shqipërisë dhe shqiptarët e Maqedonisë, që i pranuan 700.000 shqiptarë të dëbuar nga Millosheviqi, si “kontribues në pakësimin e Kosovës dhe shpërnguljen e shqiptarëve” ! Turkofobëve, së pari në kokë u vien Xhelal Bajari e Kyprylyja, e tek pas tyre Çubriloviqi, Andriqi, Jevitiqi, e Titoja. Së pari pasoja, e më pas shkaku ! E treta, shtrojmë pyetjen, çka dallon zhvendosja e ateherëshme në Turqi prej zhvendosjeve të shqiptarëve gjatë viteve të ’90-ta nëpër Gjermani, Zvicër, e anembanë botës ? Përse pranimi që Turqia u bëri shqiptarëve, jo vetëm ateherë por edhe në luftën e fundit, anatemohen/nuk përmenden, kurse hamall’llëku i shqiptarëve me letra e pa letra në Gjermani e Zvicër, konsiderohen “hapje dyersh”, “mirkëpritje vëllazërore” etj. ? Këtu personalisht do të thoja se ndikon orientimi gjeokulturor i shqiptarëve në post-monizëm, me inforioritet verbëror karshi perendimit, si dhe pasiviteti i rolit dhe ndikimit turk deri në vitet e fundit. Dhe krejt në fund: a mund të bëhen një sekond të sinqertë turkofobët: cili do të kishte qenë fati i atyre shqiptarëve, po mos t’ishin akomoduar në Turqi ? Cila ka qenë zgjedhja ? Zhvendosja në Europë ? Cili shtet europian shtet i ka pranuar shqiptarët gjatë periudhës 1912-1960 ?



Paranojaku ka reaguar me histeri për vizitën e kryeministrit Erdogan, së bashku me kryeministrin Thaçi në një xhami të Prishtinës, më me tonalitet demonizues sa për vizitën e Millosheviqit në Gazimestan; më me potencë se sa çarkullimin e grupeve të armatosura në veri të vendit; më me alarmim, se sa vizitat e politikanëve serbë në Kishat dhe Manastiret e Kosovës shoqëruar me deklaratat e të tyre të përbashkëta politike; si dhe çindra herë më shumë demonizim se sa për prezencën konstante të ndikimit klerikal katolik, në paraqitjet dhe politikbërjen e ish-presidentit Pjetër Rugova, përkatësisht i ka heshtur dhe i heshtë krejtësisht shoqërimet e bëra të klerikëve të lartëpermendur Isa Mustafës, si dhe presidentes Jahjaga nëpër paraqitjet e tyre publike.



Paranojaku, ka alarmuar për “organiztat arabe”, dhe “vehabistët e paguar” pa sjellur argumente. Pa përmendur dhjetra e dhjetra organizata me prapavijë krishtere, që kanë funksionuar në Kosovë tashmë dy dekada si: “Opus Dei”, “Pax Christi”, “World Vision”, “The Christian Science Monitor”, etj. etj., për të cilat nuk bëzanë. Nuk e di sa e ka shkruar ndonjë rresht pas thirrjes skandaloze të Anton Kçirës për vrasje të shqiptarëve muslimanë e boshnjakëve, por jam i sigurtë se nuk ka reaguar për vizitën dhe pritjen e tij në AAK. Paranojaku Robelli poashtu është thirrur në laicizëm kundër idesës së lëndës së Mësim-Besimit në kurikulumin shkollar të Kosovës dhe lejimit të bartjes së shamive, si obligim fetar, por nuk e konsideron shkelje laiciteti këndimin nga kori i filharmonisë së Kosovës, të këngëve kishtare se “Halejula”, “Ave Marie” etj, e as bartjen në gjoks të kryqit nga nxënësit/studentët e rinjë katolikë kudo në shkolla e universitete, as “lookun” gothik të “rockerëve” (gothizmi është sektë FETARE dhe filozofi e Europës MESJETARE me rrënjë gjermanike), e as piercingun si filozofi ne vete (hippike) etj.



Paranojaku poashtu nuk ka qenë konsistent në orientimin e tij të pretenduar jo-nacionalist, e anti-racist, sepse asnjeherë nuk ka reagur mbi shfryerjet ksenofobike dhe thirrjet për vrasjet masive, që web-faqet me orientim shovinist-shqiptarist si www.zemrashqiptare.net, www.vargmal.org, apo organiztat si “Illiricum Sacrum” e të ngjashme, bëjnë për vrasjen e jo-shqiptarëve (në radhë të parë të turqëve) , por shpesh edhe të shqiptarëve që nuk janë të një mendje me ta. Dhe as për organiztat shoviniste serbe, në veri të Kosovës, si

“Obraz”-i që poashtu “ua përkujtojnë” edhe atyre pak shqiptarëve të mbetur në veri, se një ditë dosido i pretë vdekja. Paranojaku poashtu nuk ka shkruar për debalancën dhe etnizimin e theksuar që përmban Pakoja e Ahtisaarit, përmes tejprivilegjimit të serbëve, karshi anashkalimit nga bota të një komuniteti me identitetit të veçantë, por të pa përfshirë në Pako e Kushtetutë: goranëve. Ai ka heshtur edhe mbi varrosjen e detyruar të goranëve të mbytur në tragjedinë e Restelicës me flamura shqiptarë, anipse ishte mëse e çartë se këtë e bënë vetëm për tu mos u etiketuar nga shqiptarsitët ksenofobë si “shkije”. Ai heshtë edhe ndaj gjuhës raciste që tipa si Ilir Deda, Shpend Ahmeti e snobë të tjerë palikarë të Dellit, i përdorin në relacion me Afganistanin: “kanë vjedhë vota si n’Afganistan”, “shkoni n’Afganistan” etj., anipse Afganistani megjithëse i përfshirë luftë dhe në gjendje të pakrye, e ka njohur Kosovën !



Paranojaku, nuk ka denjuar të merret me të djathtën ekstreme europiane, karikaturat e profetit Muhamed në Danimarkë, Holandë e gjetiu, përkatësisht m rritjen gjithnjë e më të përgjithshme të racizimit në Europë. Madje përflitet se kur Andres Breivik kreu krimin e tij në Norvegji, paranojaku pa i’a vërë veshin mirë lajmit, kishte postuar një status në facebook, ku për aktin makabër akuzonte “terroristët islamikë”, e që më vonë e kishte fshirë. Natyrisht është ndier i shqetësuar shumë me shumë, për aktet e disa kosovarëve shtetas të huaj, të kryera në Amerikë, duke paragjykuar se tani faji është i tërë kosovarëve, se sa që i’a ka ndier për viktimën shqiptare/kosovare – Lejla Selaci, e vrarë nga dora e Breivikut. Nuk e kam parë, të ketë reaguar as kur pjestari i EULEX-it, Stefan Loren alias Leo, etiketoi përgjithësisht shqiptarët (besoj se këtu hynë edhe paranojaku), si “të marrë dhe të padenjë për shtet”.



Së fundi, paranojaku akuzoi shqiptarët se përse kanë shfaqur flamura islamikë në protestën e mbajtur në Shkup. Me fjalë tjerë më shumë u mor’ me ta, se me aksionin brutal të policisë të arrestimit të qytetarëve në pikë të natës. Tani i kthyer në nacionalist, tha se “flamuri kombëtar ishte prezent aty-këtu sy e faqe” (sic), kurse nuk ka reaguar kurrë, përse asnjë shenjë e këtij flamuri tash të pëlqyer, nuk u përfshi në flamurin e Kosovës, apo për përdorimin e tij si vegël nga “Vetëvendosja”, ku një ditë në emër të mbrojtjes së etatizmit shtetëror njerëzit thirren që t’i mbyllin kufijtë me trupat e tyre pa flamur të Kosovës, kurse ditën tjetër u kërkohet të bërtasin “Kosova Republikë” (produkt ahtisaarian!). I etiketoi protestuesit si “islamistë”, pa e njohur asnjë bazë të asaj se çka konsiderohet në politikologji si “islamiste”. Përdorimin e këtij nocioni, në formën e tillë siç paranojaku me të ngjashmit si vetë e përdorin, filozofi i njohur boshnjak, Ferid Muhiq e konsideron si tendencë e paraqitjes së muslimanëve si allienë e si tëhuajësuar, përmes “vakcinës” islamiste. Pra si të rënë në grackë - në “ideologjisë terroriste” e “shkaterrëse”, me apo pa vetëdije. Kurse e vërteta është se përdorimi kallëp, monolit e homogjen i “islamizmit”, nuk ka bazë narrative të të shpjeguarit të drejtë shkencor, pos që si i tillë, mund të përdoret në kontekste konvencionale manipuluese. Madje, si idiot që është, akoma nuk e ka mësuar se nocioni “radical”, nuk është ekuivalent me nocionin “ekstremist”! Protesta e Shkupit, shikuar realisht ishte më së paku islamiste, përderisa shqiptarët atje nuk janë të organizuar rreth kurrfarë “izmi” me ngjyrim ideopolitik, prapavi, a qëllim Islam, pos jetës mondane si muslimanë. Fakti se pse u quajtën nga Jankullovska, “terroristë islamikë”, nuk do të thotë se tani ata duhet ta FSHEHIN apo “kompenzojnë” (me fjalë të Frojdit) islamin e tyre, me shqiptari katolike, skenderbegiste e bogdaniste. Ata, janë dhe mbesin muslimanë krenarë. Terroristë, asnjeherë! E paranojaku, që tani u thirrka në shqiptari, e akuzuaka dikë si të “tëhuajsuar” dhe me “kostume e flamuj të huaj” duhet ta dijë se jo vetëm në momentin që i ka shkruar ata rreshta, por prej që e ka sjellur nana n’këtë dynja ballafaqohet me curcimstancë të atillë ku në rradhë të parë (mund të) shërbehet me ideologji politike e formësim kulturor jo nativ, por TË HUAJ DHE EKZOGJEN, gjithnjë me dyer hapur për secilën ideologji që është “in” dhe në “trendy”, por pos kësaj (mund edhe të) ketë veturë gjermane, apo qfarëdo tjetër, të pijë vodkë ruse, të ha picë italiane, të shijojë kuzhinë turke, të pijë kafe turke/braziliane, të shikojë filma hoolividuanë (me gjasë i pëlqen shumë edhe Kusturica), të pi “qaj rusi”, të shërbehet me numra e me naftë nga “shkretëtirat arabe”, të shkruaj me shkronja latine, të bartë kravatë kroate….dhe dhe…prapëseprapë të na shesë mend se muslimanët e Shkupit, paksan dalur me “kostume të huaja”, apo përfaqësuakan “ideologji të huaj”. Akuzoi, edhe për paralajmërimin jo të vërtetuar të Erdoganit! Çka ka lidhje Erdogani në këtë punë, kur palo-media jote që pretendon të jetë avangarde, e poston lajmin të pa-vërtetuar, qoftë edhe me potencialitet të të qenurit lojë e qeverisë, vetëm sa për “tu ngulur” mediat në mosprofesionalizëm, dhe si rezultat i kësaj, të mosshqyrtohen Nenet 37 dhe 38 të Kodit Penal ?!



Perfund, gjithçka që do të shtoja më shumë për paranojakun, më duket e tepërt. Tipi është i kompleksuar, i sëmurë nga islamofobia, dhe është pjesë e rrjetit, që për mision i’a ka vërë vetes luftimin e identitetit fetar të shumicës së shqiptarëve. Ata nuk e kanë botuar, e as nuk e botojnë kurrë asnjë reagim, që dërgohet në adresë të tyre, dhe që është në natyrën e defandimit të vetes dhe të komunitetit nga shpifjet dhe marrëzitë e tyre. Ata cenzurojnë, sepse ndryshe nuk mund të ballafaqohen me të vërtetat. Janë medie, “ku nuk lejohet të flitet e të shkruhet gjithçka” siç i përshkruan Ismet Özel mediat e tilla. Pra nisur nga këto suaza, paranojakun “duhet ta kuptojmë”!

Fatlum SADIKU, MA, Ankara.

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme