Modernizmi islamik

 

 

Ky është një sekt i Muslimanëve të laicizuar, të cilët janë të dashuruar pas arritjeve shkencore dhe teknologjike të qytetërimit prëndimor modern laik dhe pas fuqisë së tij politike dhe ushtarake, si dhe përparimit të tij ekonomik. Ata këtë fuqi dhe arritje e konsiderojnë dhe e interpretojnë si një vërtetim i pretendimit të qytetërimit perëndimor ndaj të vërtetës. Në të vërtetë, disa prej tyre pretendojnë se qytetërimi perëndimor modern laik u shfaq nga Islami dhe e përfaqëson lulëzimin e të gjithë asaj që është më e mira në Islam. Ky sekt e bëri debutimin e vet  në Turqinë post-Kalifatike.

‘Modernistët Islamikë’ dëshirojnë që botën Islame ta shohin aq të modernizuar, saqë muslimanët të mund rëhatshëm ta përqafojnë mënyrën perëndimore të të jetuarit së bashku me Shirkun e saj politik, Ribanë e saj ekonomike dhe monetare, revolucionin feminist e të ngjashme. Modernistët Islamikë zakonisht arrijnë marrëveshje me Shtetin e Izraelit dhe hyjnë në miqësi dhe aleancë me të. Turqia moderniste e bëri këtë gjë, e edhe regjimi modernist i Musharrafit në Pakistan u përpoq ta bënte një gjë të tillë. Modernistët e tjerë Islamikë e konsiderojnë të përshtatshëm vazhdimin e një heshtjeje të favorshme si reagim ndaj shtypjes në Tokën e Shenjtë. Ata e pranojnë të drejtën legale dhe morale të Izraelit për ekzistim. Ata  e bëjnë këtë gjë pavarësisht dëshmive mbi shtypjen e vazhdueshme izraelite që nga momenti i krijimit torturues, imoral dhe të padrejtë i Izraelit dhe përgjatë gjithë ekzistencës së tij të gjakosur. Disa modernistë Islamikë e kritikojnë madje edhe Islamin burimor për konfliktin e tij me Levizjen Ahmedije. Të tjerët e identifikojnë vetën me Perëndimin në atë masë, saqë nëse ata jetojnë në SHBA, Britani, Australi, Kanada, etj., pjesëtarëve të forcave të armatosura amerikane dhe britanike të angazhuara në okupimin brutal të Irakut dhe Afganistanit iu drejtohen me fjalët ‘trupat tonë’. Ata funksionojnë si sfungjerë që pa vështirësi e me dëshirë e thithin të tërë atë që e pranojnë në altarin e Perëndimit. Ata mund të identifikohen lehtësisht përmes denoncimit të tyre ndaj Xhihadit dhe atyre që ata i demonizojnë si Xhihadistë. Ata adoptojnë terminologji si “Islamistë” dhe “Islamizëm” dhe lëshohen me fyerje kundër “Mullave”, “Obskurantizmit dhe Fundamentalizmit Islamik”. E arsimuara në Oxford dhe e ndjera Benazir Bhutto ishte një produkt tipik i Modernizmit Islamik.

Ata janë të shpejtë për t’u mbajtur leksione muslimanëve kundër kryerjes së akteve terroristike, mirëpo duke e bërë këtë gjë këta modernistë Islamikë faktikisht ofrojnë njohje të pashprehur mbi përgjegjësinë e muslimanëve për akte të tilla terroriste si sulmi i 11 shtatorit 2001. Duke e bërë këtë gjë ata në mënyrë subliminale e avancojnë një agjendë të ligë në dobi të aleancës Çifuto-Krishtere, e cila sot e kontrollon pushtetin në botë. Ata kurrë nuk i pranojnë dhe nuk i denoncojnë Shtetet më të mëdha terroriste që ndonjëherë i ka njohur bota, meqë nëse ata ndonjëherë do ta kritikonin Izraelin, SHBA-në, Britaninë dhe Europën për terrorizëm të sponzoruar nga shteti dhe për gjenocid në Gazën e okupuar në Tokën e Shenjtë për shembull, dhe nëse do t’iu ofronin mbështetje të qartë Muslimanëve dhe Krishterëve të tiranizuar palestinezë, platforma dhe aleanca e tyre moderniste me Perëndimin nuk do të mbijetonte. Ata i mbyllin veshët dhe sytë e tyre dhe  refuzojnë që t’i bashkohen shumicës së popullit amerikan në të hedhurit poshtë si gënjeshtër sqarimin zyrtar të Qeverisë së SHBA-së mbi sulmin terrorist të 11 shtatorit mbi Amerikën.

Të tillëve ‘Modernistë të devijuar Islamikë’ iu mungon kapaciteti për të kuptuar se, ndërsa te dyja qytetërimet kanë përfituar nga njëra-tjetra, themeli i qytetërimit modern perëndimor është antiteza e Islamit. Feja Islame është e themeluar mbi të vërtetën, mbi vlera morale absolute dhe mbi një interpretim spiritual të universit, i cili interpretim e kapërcen botën e dukshme materialiste. Në anën tjetër, ky rival i pafe dhe dekadent i Islamit e refuzon të besuarit në ndonjë realitet tjetër përveç realitetit material, dhe vazhdimisht krijon vlera të veta laike, brenda të cilave përshembull, homoseksualiteti dhe lezbeizmi nuk janë më veprime të këqija nga ana morale. Nuk mund të ketë asnjë sintezë në mes të vërtetës në njerën anë dhe pafesisë, dekadencës, relativizmit etik dhe materializmit metafizik në anën tjetër, megjithatë arsyeja e ekzistimit të modernizmit Islamik ndodhet në pëpjekjen për ta realizuar pikërisht një sintezë të tillë.

Ky shkrimtar e ka njohur Dexhxhallin si organizator dhe përgjegjës për krijimin e qytetërimit perëndimor modern laik, dhe pikërisht siç Dexhxhalli e ka të shkruar fjalën Kafir (pabesimtar) në mes syve të tij, pra në ballë, po ashtu Kufri (pabesimi) është pashlyeshëm i vulosur në fytyrën e këtij qytetërimi.

Modernizmi Islamik në mënyrë emfatike është duke u rrënjosur brenda Perëndimit modern në vende si SHBA-ja dhe Britania. Por, ai e ka ngitur kokën e tij të shëmtuar edhe në Botën Muslimane siç u evidentua gjatë ndodhive të fundit në Malajzi  për shembull. Kryeministri Ahmad Abdullah Badawi e ka përkrahur çështjen  e Modernizmit Islamik me levizjen e tij Islam Hadari.

E përbashkëta e të gjitha këtyre sekteve të devijuara është të ngurruarit e tyre për të dhënë mësim ose për të shkruar mbi subjektin e ‘Shenjave të Ditës së Fundit në Epokën Moderne’. Ata po ashtu e ndajnë së bashku me shumë të tjerë në pjesën tjetër të botës Islame një mungesë të çuditshme, tepër për të ardhur keq dhe totale të interesimit në të kërkuarit e vendndodhjes së barrierës prej hekuri, të cilën e kishte ndërtuar Dhul-Karnejni dhe e cila domosdo duhet të jetë ende duke qëndruar diku, nëse Gogu dhe Magogu gjer tani ende nuk janë çliruar në tokë.

Gjithashtu për këto sekte i përbashkët është demonizimi i tyre ndaj atyre Muslimanëve, të cilët e ndjekin rrugën autentike të Ihsanit ose Tesavvufit (i.e., spiritualitetit Islam) pavarësisht faktit që kjo është një rrugë dhe një luftë, e cila mundet përfundimisht të të pajis me Nurull-llah (i.e., dritë nga ana e All-llahut të Lartmadhërishëm) dhe me anë të saj me një kapacitet për të parë me dy sy (të brendshmin dhe të jashtmin), ndërsa Dexhxhalli, Mesihu i rremë dhe pasuesit e tij të shumtë shohin vetëm me një sy (i.e., syrin e jashtëm.)

Bota vazhdon të presë për një vepër të mirëfilltë shkencore nga Modernistat Islamikë mbi subjektin e ‘Shenjave të Ditës së Fundit në Epokën Moderne’.

Përktheu:
Daim Abazi

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme