Kaloshi i Rrapit të Çarshisë së Shkupit

Kalosh Çelikun e kam mik. (Kur në pyetje është e vërteta dhe dini jem nuk heshti, qoftë edhe haxhi baba jem) Njihem një kohë të gjatë. Kohëve të fundit shpirti i tij ka shqetësim. Unë e kuptoj shqetësimin e Kalosh Çelikut, por nuk mund ta kuptoj arrogancën, shkurtëpamësine dhe racizmin e tij të betonuar me germa shqip në dy shkrimet e fundit si putat e Gruevskit nëpër Shkup.

Pse gjithë ata që nuk mendojnë si Kaloshi duhet të jenë bashibozukë, por edhe më keq qytetarët shqiptar që falen, shkojnë xhami, dalin nga xhamia, protestojnë kundër diskriminimit, padrejtësive, etj. Pse t’u përzihemi njerëzve se çka duhen të veshin? A vetëm pse ka njerëz që nuk e preferojnë stilin e veshjes allafranga me wotkë ruse si Kaloshi, duhet të ndëshkohen në emër të shqiptarizmës së rrejshme të dikujt. Ne xhami shkojnë edhe turq, torbesh, boshnjakë, romë, por kuptohet shumica janë shqiptar. Pse të mos kenë edhe ata flamujt e tyre në protestë? Pse të mos jenë me ne kur na lidh një fjalë Allahu Ekber dhe një dert qe s’po munden me duru më diskriminimin dhe putat panslaviste në Shkup?

Kush është Kaloshi të bëhet kujdestar i kombit me poema serbe të Desanka Maksimoviqit të na tregojë para botës se jemi një popull që nuk respektojmë liritë, të drejtat e njerëzve, jo shqiptarëve. Ngase shqiptarët tash një kohë të gjatë nuk kanë të drejta as si musliman as si shqiptarë në Maqedoni, abuzohen nga katundarët e tij, i cili (i pari i tyre) ka problem me burokracin e Zotit (Weakleeks!). Më shkurt, në momentin kur përzihesh në veshjen e dikujt, besimin e dikujt, lirinë e dikujt, revoltën e dikujt, protestën legjitime të dikujt, vetvetiu kuptohet se diçka nuk është në rregull me ty, në këtë rast me Kaloshin si shkrimtar.

“Pushtetin, përpiqen ta rrëmbejnë me të gjitha „armët politike“ legale e ilegale, me leje e pa leje të popullit...” Mbi 10 mijë bashkëqytetar nuk janë popull për Kaloshin. A e dini pse, Kaloshi me vetëdije (apo pa të) do sa me gjatë të na rroj “pranvera serbe e Gruevskit dhe katundarit të tij” me putat panslaviste në Shkup. Tekefundit, Kalosh moti ka thenë se nuk i takon asnjë populli, është i veçantë, racë superiore! Mos u mirr me neve, kqyr vjel naj kockë ta dhafshin katndarët e tu! Akoma gjallë je, o Hasan Prishtina “lash kolltukun e turpit, u ktheva në malet e Kosovës” Krahasonie kohën e tij me të Kaloshit. Apo krahasoni kohën më të re të Ibrahim Rugovës si i pari i shkrimtarëve të Kosovës me kohën dhe lirinë e tij tek Rrapit i Çarshisë së Shkupit! As te thembra e Rugovës nuk figuron!

Me protestat e Shkupit, me pranverën shqiptare në Shkup, me bashkangjitjen edhe të grupeve tjera të vogla etnike, përkundrazi, u tronditën pikërisht bashibozukët e pushtetit, qofshin thagtë e Gruevskit apo Ali Ahmetit, qoftë edhe ata që presin të zënë vendin e tyre nesër, që na kanë sjellur në këtë gjendje me mashtrime të njëpasnjëshme. Kurse rrapin e çarshisë së Kalosh Çelikut ata para hundëve të tij e kanë betonuar me ikona panslaviste. Kjo nuk i pengon shkrimtarit tonë me poema të Desanka Maksimoviqit pasi sheh ëndërra diten se ”një ditë shqiptarët do të zgjohen dhe Shkupi do të jetë i shqiptarëve!” Obobo, çfarë konspiracioni na ka zbuluar Kalosh Çeliku!? Pranverën serbe, Kragujevcin, edhe pak Kaloshin do e thërras CIA, MI5 si analitik dhe zbërthyes i mirë i konspiracioneve serbe në Maqedoni.

Tash jam thellë i bindur se shkrimi im kaurët “musliman” i ka tronditur ata që lëngojnë nga shkollat ruso-serbe dhe perpiqen të shpjegojnë globalizmin përmes prizmave serbe dhe të unitarizmit të Gruevskit. S’kanë edhe faj se aq dijn, ngase s’kanë informata tjera të dijn se tjerët ku kanë mbërri... Krejt çka mund të them është vetëm protestoni me dinjitet, njejtë si Gandi, si Kingi, bile në pankarta ta shkruani “gjuj Ali Ahmeti gjuj, merre kallashin e gjuj, ja ku jemi.” Apo: “Ku je Menduh Thaçi, ku je, ne jemi ende Shkup, ti ku je, cilën birë të minit, a po të dukemi pse falemi jemi sajesa serbe?” Vetëm dëgjonie Lobin shqiptar në Amerikë, Diogardin, diasporën tjetër në Evropë! Mos u ndalni hiq, protesta është e drejtë legjitime e gjithsecilit! Kur të thoni se në mesin tuaj ka edhe grupe tjera etnike, kjo akoma ma mirë... A nuk është Kosova shtet multietnik me 95 për qind shqiptar?! Ah, shqiptar, he shqiptarë, o i mjeri shkrimtar me ndikim ruso-serb në kokë!

Mos e pritni vjeshtën hiq, ndërsa për luftë duhet vetëm një palë. Këtë leksion e mësoi më së miri Alia Izetbegoviq në Bosnje. E pranoi gabimin dhe deklaratën e tij se “për luftë duhet dy palë” Më ka bërë përshtypje intervista e Bardhyl Mahmutit “Kur do të përfundojë lufta e pashpallur në Maqedoni?”
.....

Njëherë Kaloshi yn ishte praptuar me makinë dikund rrugës për Shqipëri dhe në një ndeje rreth rrapit pata qëlluar edhe un si musafir, (2002) më kujtohet si sot, kanë qenë shkrimtari Halil Zendeli dhe Resul Shabani. Tanë kohën Koloshi mundoheshte të na bind se aksidenti i tij “ka qenë punë e shërbimeve, kam qenë i vdekur, por se dij si jam ngjallë... xhindët me kanë shpëtuar..”. Edhe nuk munda ta duroj, edhe pse kam respekt, ja prita keq, “o Kalosh po kujt i ha ... prej shërbimeve me u marr me ty, po ke pi wotkë ruse shumë e je praptuar... kujt prej shërbimeve t’i mundesh apo ke fuqi me i marr hise në Maqedoni?” Filluam gjithë të qeshemi, vet edhe Kaloshi të qeshet, duke më thenë “shuj... (me zgërdhimje) ti je në Londër, se di si është këtu!

Një prej komentuesve të shkrimit “Protesta politike me petk fetar – Kalosh Çeliku” te INA kam qenë edhe un me këtë reagim: “Tung Kalosh, kuku per ty, o shoq... Eja ami mua tre grushta edhe gjashtë i duroj, vetëm Jankullovskes, asaj miope mos i thuj ministreshë... qetu Kalosh ke ba utka, pse nuk ta zënë udhën flamujt e partisë, por flamujt e BFI... po a jap un vllaun tem, qoft kaurë, qoft ortodoks, qoft katolik, qoftë edhe munafik për një buthqire si jankullovska... kalosh neve kisha serbe dhe greke na kanë mbytur si musliman, si shqiptar ortodoks veq na kane asimilue...” Nëse shihni se ka diçka te keqe apo ndonjë kërcnim, pranoj fajin botërisht!

Shqetësimi i Kaloshit në dy shkrimet e fundit të tij paraqet botën e tij të vetmisë, ankthin i neverisë se Sartrit brenda katër mureve, kështu si ankth mbetet shqetësim individual, jo kolektiv, pasi me këtë shkrim na del se është tinzar, dinak, ta fut thik ashtu i dehur me wotkë pas shpine dhe ashtu si Kalosh mundohet të luaj rolin e një politikani, jo rolin e një shkrimtari, në mbrojtje të lirive dhe të drejtave të njerëzve, luftës së tyre kundër diskriminimit dhe poshtërimit, por nga thirrja Allahu Ekber e protestuesve mundohet të ruaj shqetësimin e tij “sa botime librash do të marr sivjet nga nëna parti” pasi aty e ka konkurent munafikun e grushtave të Isa Beut, për të cilin Kaloshi supozon se ai ja ka qitur “melaqet” me grushtuar, pse ky nuk e ka degjuar me ju ba mashë në xhami si ish-deputeti që u grushtua gabimisht me ba turbullira kundër Bashkësisë Fetare Islame dhe me va nxjerr fytyrën e zezë atyre qe falen. Turp duhet me ju ardh, o Kalosh! A harruat se nana e krejt forave të botës është Shkupi? A harrove se Shkupi është çliruar nga carët magogë të nemanjiqëve 100 vjet para Konstandinopollit?

Kalosh Çeliku duhet të marr guxim intelektuali, qoftë edhe të një pseudonacionalisti, pseudoromantiku, pseudorilindasi, por mbi të gjitha, në emër të interesit dhe racizmit islamofob të tij, për hirë të vertetës, të thotë se problemin e vetëm që ka pasur në Shkup ka qenë me hoxhën pa dekret në xhaminë e Isa Beut, te cilit s’dua prap të ja permendi emrin, mos ta prsih abdestin tim Londër, pasi edhe Kaloshi edhe i dyshuari i tij, hoxha pa dekret, mbetën në anën e Halil Matoshit, Arben Xhaferit, Menduh Thaçit gjoja me na ndal “radikalizmin islamik” në Shkup. Ju që më lexoni bani pyetje vetvetes se kush janë ata qe i mirëmbajne putat pansllaviste të Gruevskit në Maqedoni? Nëse edhe kjo nuk ju mjafton, atëherë me sjellni argumente tjera? Lexoni versete prej 6 deri 20 në fillim të Kuranit, aty përshkruhet gjendja e tyre. Un do të veçoj versetin 14 “E kur i takojnë ata që besuan thonë: “Ne kemi besuar!” por kur veçohen me djajt (parinë e unitarizmit) e vet thonë “Ne jemi me ju, ne vetëm jemi tallur (me besimtarët).Jo rastësisht këto versete janë në fillim të Kuranit.

Çka ka bërë Kaloshi, si intelektual, si shkrimtar për ta ndryshuar gjendjen e bashkëqytetarëve të tij gjatë tërë kësaj kohe që rri rreth rrapit të Çarshisë? Edhe për enciklopodinë na paraqitet vetëm nihilist me petkat e Piti Gulit, asgjë më tepër. Një reagim të vetëm në emër të Lidhjes së Shkrimtarëve Shqiptar nuk e kemi degjuar prej themelimit te saj, qoftë edhe atëherë, para më shumë se një dekade, kur na patën burgosur Fadil Currin, kur ja morën edhe shtetësinë dhe e patën dëbuar në Kosovë. (shkaku “Masakra e Bllacës”) I pata thënë Kalosh bëne një reagim, un e nënshkruaj dhe gjithë të tjerët, Kaloshi yn u zgërdhi dhe tha “shoqata nuk mirret me politikë”, pasi si kryetar vet i mbante vulat, vet pashë, vet kadi, edhe pse tjerët kolegë të tij moti e kanë dezertuar për të bërë punë letrare me Kaloshin.

Nehas Sopaj, mos u qesh, nëse s’është kështu. Thujëm, “zoti ta marroftë ftyrën, o Tim Shkupi!” Të jeni të sigurtë, askush për më shumë se një dekadë nuk e ka kërcnuar Kaloshin me ia marrun vulat me forcë apo me dhunë. Pse, o Kalosh, i damkos shkupjanët për pederllakun e punëve tua private me hoxhën pa dekret dhe i perzien me lirinë e shkrimit! Bash kisha dashur do munafik të Gruevskit pse shkruaj me provue te un, ngase atëhere kam alibi për vetëmbrojtje dhe askush nuk do te me kesh! Por ata edhe kur i provokoj, ikin...! I kanë frikë ligjeve të shtetit unitar!

Mua, por edhe tjerëve, pse shkruan Kaloshi, pse pi wotkë ruse apo “skopsko”, kurr nuk na ka penguar, veç kemi thënë punë Kaloshi, e drejt e tij, mirëpo kur shkruan, normalisht, ndonjëherë e qëllon për ndonjë problem me ish kolegët e tij të kohës së Titos. Kurse un personalisht kurrë se kam thirrur Kaloshin në xhami si hoxha pa dekret më bërë turbullira, me ardh me u fal bashk me mua, sa me thanë që kam xhemat intelektual me bërë punë dreqit. Askush hiq prej njerëzve që nuk mendojn si ai, që ruajn minaret në Shkup, që nuk pin wotkë si ai, kurr asnjë problem s’i kanë sjellur Kaloshit prej se e njoh un. Më thellë nuk po futem se do të ishte vërtetë marrëzi, pasi e kam prap mik dhe ishalla largohet nga ndikimi i letërsisë ruso-serbe.

Do ta përmbyll këtë reagim me një pjesë nga libri im i parë “2001 Fundi i Botës” ku Kaloshin kam pasur recenzent, ku i kam dhënë inspirim me shkruar prozë dhe me qenë edhe analitikë, edhe pse jam shumë më i ri ne moshë se ai. Nuk po plakem interesant!

“Në realitet, bota e vetmisë, për sytë e një individi, është një fotografi e persekutimit shpirtëror ose, me fjalë të tjera, një sjellje lakuriqe e shpirtit në raftet e vitrines ku ballafaqohet me hijen e gjenive të botës, ashtu si edhe pozita e tij intelektuale që reflektohet në pasqyrën e realitetit dhe subjektivitetit. "Vetmia është fat i shpirtrave të jashtëzakonshem", thoshte Shopenhaueri. Botën e vetmise mund ta kuptojë vetëm imazhi i forces së intelektit të individit dhe intuita e tij fitohet me ndërgjegjen e formuar se askush nuk bën të vritet pas shpine!”


RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme