
Fillimi i shekullit XXI karakterizohet me një rrëmujë politike, ekonomike, kulturore e informative. Lajmet i sajojnë dhe i plasojnë të fortit, ndërsa me to ushqehen të dobëtit. Natyrisht, këta të fundit zakonisht edhe pësojnë gjegjësisht të dobëtit bëhen lëndë e parë e të fortëve. Agjencitë e ndryshme informative civile apo të tjera kryejnë punën e tyre duke hedhur në treg informacione të ndryshme, nga ato personale deri te ato të sigurisë më të lartë (politike dhe ushtarake). Të tilla janë edhe skandalet e ndryshme që po e skandalizojnë tash e sa kohë jetën e përditshme të qytetarëve të zakonshëm. WikiLeaks është vetëm një nga shumë shërbime që po e turbullojnë qetësinë e botës.
Kush është WikiLeaks?
WikiLeaks është organizatë mediatike jofitimprurëse ndërkombëtare e cila nëpërmjet rrugëve të ndryshme, zakonisht anonime, siguron informacione dhe i plason ato në opinion nëpërmjet televizioneve, internetit, shtypit etj. Kjo organizatë u themelua më 2006 dhe qysh në fillim pohonte se posedon mbi një milionë informacione. Anëtarët themelues janë nga disa vende, në krye me australianin Julian Assange. (shih gjerësisht: ttp://en.wikipedia.org/wiki/WikiLeaks)
Origjinaliteti i informacioneve
Nuk është e lehtë të pohohet se të dhënat e publikuara janë burimore, por WikiLeaks pohon se ato janë nga dora e parë. Kjo për më tepër që as ShBA as shumë shtete të tjera nuk e mohojnë origjinalitetin e tyre por shtojnë se mënyra e publikimit jolegal paraqet shkelje të ligjit. Palët e goditura sillen në mënyra të ndryshme: disa pohojnë, disa mohojnë e disa thonë se kjo mënyrë publikimi është me prapavijë politike, ekonomike, një lloj shantazhi ndaj shteteve, organizatave, liderëve etj. E vërteta do të mësohet vetëm në të ardhmen, kur do të kalojë një distancë kohore dhe kur dokumentet do të bëhen të përdorshme ose rrethanat politike do ta qartësojnë dokumentin e caktuar.
Hipokrizia e politikës perëndimore
Publikimi i dokumenteve dhe informacioneve të besueshme i dha rëndësi internetit por njëkohësisht edhe mundësinë e manipulimit me shtete, organizata dhe individë me rëndësi. Filluan edhe problemet e para: ndjekjet penale, hulumtimet, frikësimet, përkrahja dhe refuzimi.
Në këtë problem lind edhe një problem tjetër, ai i shprehjes së lirë për çdo individ. Kur WikiLeaks nuk e pranoi ndërprerjen e publikimit të dokumenteve, demokracia perëndimore ia montoi Julian Assange dhunimin gjoja të bërë në Suedi. Ishte e qartë se kjo përndjekje ishte e motivuar jo nga respektimi i ligjit por për disiplinimin e tij dhe të gjithë të tjerëve që do të tentojnë diç të tillë. Pra, arrestim politik në vendet me demokraci model. Jo vetëm kaq, por hakmarrja filloi edhe ndaj atyre që e kanë përkrah këtë web site.
Disa ekspertë pohojnë se ShBA qëllimisht ka lejuar “rrjedhjen” e lajmeve të këtilla në opinion. Me këtë, këta ekspertë thonë, ShBA synojnë shantazhimin e shteteve, organizatave dhe personaliteteve të ndryshme, sikur është fjala për prejardhje hebraike të kryetarit francez Sarkozit, vasaliteti i kryetarit Medvedev kundrejt kryeministrit Putin etj etj.
Komploti çifut
Edhe pse u përfolën thuajse të gjitha shtetet, madje edhe Kosova e Shqipëria, është interesant se WikiLeaks nuk e ndërlidhi me asgjë negative Izraelin dhe shërbimin sekret të tij MOSAD-in. Edhe pse dihet qartazi se MOSAD-i është i ndërlidhur direkt apo indirekt me shumë atentate botërore, me shumë afera spiunazhesh, me këtë rast nuk theksohet asgjë e keqe për ta. Madje, asgjë nuk ka as për problemin çifut me Palestinën, pos asaj që i shkon në favor Izraelit. Izraeli shpëtoi nga WikiLeaksi siç shpëtoi edhe më 11 shtator 2001, kur u rrënuan Kullat Binjake në Nju Jork, kur Izraeli nuk humbi asnjë aksion, kur nuk u vra asnjë çifut etj etj.
Në anën tjetër, a solli diç të panjohur publikimi i informacioneve, diç që nuk është ditur? A nuk kanë qenë të njohura krimet perëndimore në Irak, Afganistan, Palestinë, apo dhuna në Çeçeni, e vendet e tjera. A mos ishte kjo një maskë dhe largim vëmendje për problemet e vërteta.
Muslimanët paguajnë shtrenjtë
Nëse do të bëhej një analizë e informacioneve të publikuara nga WikiLeaks do të shihet se muslimanët do të pësojnë më shumë se çdo kush tjetër. Informacionet që jepen për botën muslimane janë më të dëmshme se ato që jepen për Perëndimin. Publikimi i lajmeve te muslimanët dëmton raportet ndërshtetërore me fqinjët e tyre dhe pakicat e ndryshme brenda vetvetes. Shembull për këtë është publikimi i kërkesës së Arabisë Saudite drejtuar amerikanëve që ta sulmojnë Iranin, kërkesa e tyre që të veprohet kundër Hizbullahut në Liban, informacioni se Irani nëpërmjet shteteve arabe i ka dërguar armë Hamasit në Palestinë, se shteti i Katarit nëpërmjet Xhezires bënë presion mbi disa vende arabe, pastaj se disa vende arabe kanë raporte të ngushta me Izraelin dhe me këtë veprim i japin legjitimitet okupimit izraelit, se kryeministri turk i urren çifutët etj. etj.
Ç’mund të përfundojmë
Allahu i madhërishëm e ka pajisur njeriun me aftësinë e dallimit të mirës nga e keqja, të vërtetës nga e devijuara ("O besimtarë! Nëse i druani Perëndisë, Ai do t’ju japë aftësinë e të gjykuarit (të bëni dallimin në mes të vërtetës dhe të pavërtetës ...”. El-Enfal, 29). Kjo aftësi është dhurata e Allahut për njeriun, mendja, të cilën nuk e posedojnë krijesat e tjera. ("Këto, me të vërtetë, janë argumente për ata që vëzhgojnë me kujdes.” El-Hixhr, 75). Kjo ftesë duhet të bëhet moto e muslimanëve. Nëse jo, do të jemi në “mëshirën” e dokumenteve që do të “rrjedhin” nga shërbimet e ndryshme sekrete në kohë të ndryshme nga vende të ndryshme.