“Jam gati të përgjigjem çdo pyetjeje për Imam Zahid Keutheriun”
Sunneti (Tradita Profetike) në të njëjtën kohë është emri tjetër i shkollës Islame e cila sjell njohuri më të plota dhe të sakta. Në këtë shkollë mësohet se si duhet kuptuar ajetet brenda suazave të qëllimit hyjnor. Shoqëria myslimane (ummeti) nga kjo shkollë ka përgatitur dijetarë të mëdhenj që sot i prezanton në shkencën botërore me krenari të cilët kanë qenë mësimdhënës: Ebu Hurejra, Enes b. Maliku, Aishe, Said b. Musejjebi, Ebu Hanife, Evzai, Malik b. Enesi, Buhariu, Muslimi, Ibn Haxheri, Neveviu, All-llahu i mëshiroftë.
Shkolla e Sunnetit gjatë historisë në fillim është marrë në shënjestër nga prirja e heterdoksëve për shkak të mbylljes së formimeve ideologjike jo Islame. Ndërsa në kohën tonë nga ndikimi i qasjeve të orientalistëve dhe prej disa myslimanëve gjatë historisë të cilët kanë bërë padrejtësi dhe kundërshtime të mëdha. Nga këto kundërshtime dhe të padrejta Imam Zahid Keutheriu dhe Keshmiri edhe disa dijetarë të tjerë të mëdhenj me konkluzionet e punimeve të tyre të suksesshme ata i kanë shkatërruar, i kanë bërë jo të suksesshëm zhvillimin e mendimeve të tyre në qendrat më të mëdha të kundërshtarëve, në Egjipt dhe Indi.
Dijetari i madh i shkollës së sunnetit Imam Keutheriu me veprat dhe nxënësit e tij botës shkencore i ka sjell shumë dobi dhe nga numri i madh të nxënës që ka përgatitur. Abdul-Fettah Ebu Gudde ka qenë njëri prej nxënësve më të famshëm dhe të dalluar të tij. Ndërsa përfaqësuesi bashkëkohor dhe i denjë i kësaj shkolle i cili dallohet me disa veçori nga përfaqësuesit e Ehlis-Sunne vel-Xhema’ (Ithtarëve Tradicional) i cili është një nga dijetarët të cilët rrallë mund të rastisen ekskluzivisht ekspert në shkencën e hadithit dhe të fikhut, Shejh Muahmed Avvame.
Unë sa herë që udhëtoja për në Medine kisha aspirate të flaktë për të vizituar Avvamen, por meqë duke menduar se do të pengoj në studimet e tij zakonisht kjo dëshirë e flaktë më është bërë peng. Kështu, sa herë udhëtoja prej kësaj bote drejt Raudas (Varrit të Pejgamberit) dhe prej Raudas drejt kësaj bote përveç të Dërguarit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, e vizitoja edhe Shejh Muhamed Avvamen të cilin pa mos e vizituar disa herë nuk jam kthyer në Turqi. Një guxim të tillë e merrja se isha nxënësi i tij, përkundur asaj edhe pse disa herë mendoj se e kamë penguar dhe shqetësuar. Ndërsa në herën e fundit që e vizitova ai ishte me djalin e tij e unë isha së bashku me Jusuf Dhuleliun nga Medinja. Në fillim pasi u përshëndetëm më pyeti për dijetarin Mehmet Emin Er, kurse ai me të kishte një kohë të shkurtër sa që ishte njoftuar dhe për të tha: “Ai është një prej dijetarëve të mëdhenj që ka mbetur në Turqi, All-llahu ia bekoftë jetën. Ai tash është në moshë 95 vetë, por, është në gjendje të mirë dhe shëndoshë që mund të bisedon për shumë çështje precize. Gjithashtu është njëri prej atyre që ka arritur në një nivel të lartë të modestisë.”
Gjatë zhvillimit të bisedës në lidhje me punimet e (shkencës së) hadithit në një moment më tha se ekskluzivisht duhet vë theks në thëniet e orientalistëve të cilat kundërshtojnë hadithin, prandaj duhet këto patjetër që të ekzaminohen. Gjithashtu pas kësaj tregoj dëshpërimin dhe mërzinë nga një haditholog i njohur nga Turqia i cili në shkallën e lartë të studimeve kishte përgatitur disertacion të cilën e kishte plagjiaturë nga vepra e tij. Pastaj pas bisedimit me të duke i treguar në lidhje për aktivitetet shkencore dhe qendrat kulturore të dijetarëve në vendin tonë (Turqi) e hapa rekorderin (regjistruesin) dhe ia shtrova pyetjen e parë.
Dijetarët Për Imam Keutheriun
SHENOXHAK: Zotëri Profesor! Në se na lejoni kemi dëshirë që të bisedojmë për të ndjerin Imam Keutheriun rahimehullah...
SHEJH AVVAME: Po, gjithsesi, urdhëroni!
SHENOXHAK: Në cilin nivel është pozita e Imam Keutheriut në shkencën e fikhut dhe hadithit në mesin e dijetarëve?
SHEJH AVVAME: Dëshiroj tu sjell një dokument në lidhje me këtë, pritni pak. (Profesori shkoj në dhomën e studimit dhe erdh me disa fleta të cilat ia kishte dhuarar vetë Imam Keutheriu nxënësit të tij Shejh Emin Saraçit.) Gjithashtu jam takuar me një prej dijetarëve të Ez’herit në Egjipt emri i të cilit është Shejh Abdul-Vehhab Abdul-Latif, këtë emër a e keni dëgjuar?
SHENOXHAK: Po, supozoj se është muhaddith.
SHEJH AVVAME: Shejhu ka verifikuar shumë libra prej të cilave e ka verifikuar edhe librin e Sujutiut “Tedribur-Ravi”. Gjthashtu Shejhu posedon libra të cilat ua ka mësuar studentëve në studime të larta në Ez’her në degën e Hadithit. Një nga këto vepra është: “El-Muhtasar fi Ilmi Rixhalil-Ether”. Shejhu në të njëjtën kohë ka qenë edhe bashkëkohës i Imam Keutheriut të cilit kur e boton librin “El-Muhtasar fi ilmi Rixhalil-Ether” një kopje të librit ia dhuron Imam Keutheriut. Në kopjen të cilën ia dhuron Imam Keutheriut në faqen e parë i ka shkruar këto fjalë: “Prijësi i Hafidhëve[1] Prijësi i myslimanëve në hadith (Emirul-Mu’minijne fil-Hadith)[2] Argumenti i Islamit (Huxhxhetul-Islam), Dijetari i Botës, Verifikuesi, i devotshmi, zahid (asketi), profesori i profesorëve, shejhu më i madh Shjeh Muhammed Zahid El-Keutheri... Lus All-llahun t’i jep jetë të gjatë dhe të jetë një shpatë e cila do të mbron fenë Islame.” Autori: Abdul-Vehhab.
SHENOXHAK: Nuk ka fjalë çka të thuhen pas fjalëve të tilla!
SHEJH AVVAME: Po, (Profesori gjithashtu i përsëritë edhe njëherë fjalët e Shejhut për Imam Keutheriun), po, po, ky është muhaddithi i Ez’herit, një dijetar Egjiptas, i cili i thotë këto fjalë për Imam Keutheriun. Një dijetar i cili merret me shkencën e hadithit e atribuon me atribute të tilla Imam Zahid Keutheriun. Ngase ne Egjiptasit i njohim shumë mirë, sepse Afrikanët Veriorë kështu fjalë të tilla të cilat përmbajnë lëvdata nuk i përdorin aq lehtë. Shikoni bile ky shkrim është në përmbajtjen e parathënies së librit. Imam Keutheriu këtë libër ia ka dhuruar nxënësit të tij Shejh Muhammed Emin Saraxhit. Ja urdhëroni shikoni këtu shkrimin e Muhammed Emin Saraxhit.
SHENOXHAK: Zotëri Profesor! Cilat janë veçoritë dalluese çka e dallojnë Imam Keutheriun në mesin e dijetarëve bashkëkohor dhe dijetarëve verifikues?
SHEJH AVVAME: Cilët i keni për qëllim me bashkëkohësit, ata të cilët janë nga Turqia apo për të gjithë bashkëkohësit e tij?
SHENOXHAK: Ju pyes në mënyrë globale si fjala vjen për ata të cilët në Stamboll (Islamboll) që kanë mësuar bashkë dhe që kanë qenë mësimdhënës prej shokëve të tij të shumtë, si p.sh.: Mustafa Sabri Ef. për Imam Keutheriun ka thënë: “Ai është Krenaria e Medreses Fatih.” Gjithashu ai u njoh me titujt Fakih dhe Muhaddith që i zgjidhte problemet e dijetarëve në gjithë botë. Cilët shkaqe ishin ato që e ngritën atë në gradën më të lartë?
SHEJH AVVAME: Nëse do të bisedojmë për shkaqet e arritjes së famës dhe përparimit të Imam Keutheriut ato janë të shumta, por, sipas meje më e rëndësishme është aftësia dhe kushtet e zhvillimit të tij. E kam dëgjuar Emin Saraçin i cili tha se: Imam Keutheriu që nga mosha 20 vjet ka arritur të favorizohej nga dorëshkrimet e tij. Gjithashtu që nga mosha e rinisë së tij ka qenë burim i dijetarëve, ka poseduar kapacitet te fortë logjike dhe talent i prerë. Ne këtu në Medine e kemi pasur një fqinj nga dijetarët turk Shejh Mustafa Nexhatuddini, All-llahu e mëshiroftë. Ky mua më ka treguar se në Turqi ka pasur një dijetar i cili ka qenë shoku i Keutheriut, Shejh Hamdi Kyçyk. Ky dijetar biseduesve të tij për të treguar memorien e fortë logjike të Imam Keutheriut jep shembull duke thënë: Ndokush që vendon diçka në sënduk dhe e mbyllë atë, atëherë a mund të humb ajo prej aty? biseduesit thonë: Jo, dhe kështu vazhdon Shejhu duke thënë: Njeriu i cili posedon kapacitet të fortë logjik kur lexon libër, vetëm se libri është i memorizuar në kokë, nuk harron asgjë nga ai.” Nga kjo plasohet se kjo nuk është aspak një stërmadhim për Imam Keutheriun, ngase ky ka qenë i tillë që ka poseduar një memorie të fortë logjike. Gjithashtu më ka treguar Shejh Abdul-Fettah Ebu Gudde për inteligjencën dhe aftësinë e Imam Zahid El-Keutheriut kur është takuar me ministrin e vjetër të drejtësisë së Sirisë Nuhad El-Kasimi se është habitur ai me të ashtu edhe siç ka thënë: “Në jetën time nuk kam parë dijetarë i cili posedon inteligjencë kaq të pastër dhe ndriçuese.” Po ashtu është zhvilluar një dialog në lidhje me Imam Keutheriun në mes Abdul-Fettah Ebu Gudde dhe mësuesit të tij (edhe i gjithë neve) Mustafa Ez-Zerka, rahimehullah. Abdul-Fettahu thotë: Pasi që u ktheve prej Egjiptit në Siri kah fundi i viti të parë mësuesi im Mustafa Ez-Zerka më pyeti se me cilët dijetar jam takuar atje? Unë i tregova për Keutheriun, i tregova atij për diturinë e thellë të cilën e posedonte Imam Keutheriu. Pas një koha të gjatë Mustafa Ez-Zerka vendosi të shkoj në Egjipt dhe nga unë kërkoj adresën e Imam Keutheriut dhe unë ia dhashë. Prof. Mustafa Ez-Zerka pas një kohe të gjatë të qëndrimit të tij në Egjipt dhe kur do të takohem me të herën e parë pas kthimit prej Egjipti më tha: Nuk më mërzit në jetë më shumë përveç se një gjë e cila është mos të mësuarit te Imam Keutheriu Fikhun gjashtë vjet. Këto fjalë janë të Mustafa Zerkas i cili ka qenë fakih (jurist), ashtu siç vet si ka qenë jurist gjithashtu edhe rrjedh prej një familje fakir (juristë) , ngase prindi dhe gjyshi i tij kanë qenë fakih dhe kanë poseduar nivel të lartë në fikh. A shikon se si nga tregojnë dijetarët Imam Keutheriun!...
Ndërsa shkaku tjetër i cili e bënë më të famshëm prej dijetarëve është se një pjesë të jetës së tij më të rëndësishme e ka jetuar në Kajro i cili konsiderohet një nga qytetet që posedon shumë dijetarë të mëdhenj. Kajro konsiderohet shtëpia Ez’herit. Ndërsa Ez’heri në shkencë është orientimi i botës Islame. Gjithashtu të gjithë dijetarët e vendeve të ndryshme udhëtonin në Kajro. Egjipti ka qenë vend në të cilën botoheshin librat, prandaj edhe kjo është një shkak shumë i rëndësishëm.
Imam Keutheriu përveç tjerash e ka mbrojtur Ehlu Sunnetitn dhe Esharitët, ekskluzivisht nga fukahat Ebu Hanifen. Në lidhje me këtë të gjitha librat e botuara duke verifikuara dhe kundër argumentuar është bërë i pa krahasueshëm në arritje të famës. Në kuvendet shkencore me gjuhën e mprehtë të tij gjithë botës ia ka plasuar forcën e Ehli Sunetit. Gjithashtu edhe sot e kësaj dite kundërshtarët e tij as në fushën e akadit (besimit Islam) dhe as të fikhut nuk mund që t’a mposhtin. Ata të cilët nuk mund t’i shkruajnë kundër argumente vetëm se mbështeten në veprën e Jemaniut për të thënë diçka. Por, të gjithë dijetarët e dinë se Abdurrahman b. Jahja El-Mual-limi El-Jemani këtë libër të titulluar “Et-Tenkili” nuk e ka shkruar nga veti, por është detyruar të shkruaj atë ashtu.
SHENOXHAK: Kush janë ata të cilët e kanë detyruar El-Jemaniun?
SHEJH AVVAME: Ata njihen kush janë... dhe ju veç se i dini kush janë ata.
SHENOXHAK: Atëherë kjo gjendje e tillë që në fillim hapë fushë dyshimi për autenticitetin e veprës “Et-Tenkil” të El-Jemaniut.
SHEJH AVVAME: Po gjithsesi... prej nga është El-Jemaniu? Nga Jemeni i cili është një nga dijetarët e medhhebit shafi. Kurse Keutehriu është një nga dijetarët e medhhebit hanefi. Prof. Keutheriu është rritur në një ambient shumë të lartë shkencor. Në Egjipt ballafaqohet me shumë kundërshtime dhe lapsin e tij e shndërron në shpat dhe e mbron Ehli Sunnetin dhe fillon të shkruan shumë vepra. Ndërsa El-Jemaniu është një nga dijetarët verifikues të medhhebit shafi. Kështu që të dy dijetarët synojnë për një qëllim. Por, disa kundërshtar të Kutheriut duke dashur të shfrytëzojnë El-Jemeniun i cili përfaqëson medhhebin shafi nuk qëndrojnë me duar thatë. Ashtu siç dihet se përfaqësuesit e medhhebit shafi në përgjithësi u shkruajnë kundër argumente dijetarëve të medhhebit henfij. Por, një gjë e tillë nuk mund të ushqehet nga vështirësitë shkencore. Këto ishin ata të cilët qëndronin pas planit të librit “Et-Tenkil”. Ndërsa për autenticitetin e veprës do të them vetëm këtë: Në vitin 1400 hixhri, pasi u vendosa në Medine pas dy apo tre muaj shkova në Mekke të kryej umren. Në Mekke duke shëtitur në bibliotekën e Haremit hyra në pjesën në të cilën gjendeshin veprat e shkruara me dorëshkrim dhe e pash të regjistruar librin të cilin e ka shkruar El-Jemaniu kundër Imam Keutheriut dhe e kërkova. Kjo vepër e El-Jemeniut e cila ishte dorëshkrim ishte sa një fletore e vogël e nxënësve. Në përmbajtjen e kësaj vepre ishte kundërshtimi i Keutheriut librin Te’nibul-Hatib e cila ngërthen çështje të fikhut.
SHENOXHAK: Libri ashtu sikur sot nuk përmban çështje të besimit, apo jo?
SHEJH AVVAME: Po, zaten edhe titulli i librit është: “Kundër argumente mbi çështje të fikhut në Te’nib”. Imam Keutheriu ka shkruar kundër Hatip El-Bagdadiut i cili është një nga dijetarët shafi. Ndërsa El-Jemeniu atë e mbronte nga kundërargumentet e Imam Keutheriut. Unë kur e pash këtë më kujtua rasti dy vite më pare kur erdh dijetari Indian Habiburrahman El-Azami në Haleb...
SHENOXHAK: Muhaddithi Habiburrahman El-Azami?
SHEJH AVVAME: Po, dijetari i madh i hadithit nga India. Ky në Halep qëndroi një muaj, kurse unë në këtë kohë u caktova si shërbyes dhe disa herë i shtroja lloj-lloj pyetje. Një nga pyetjet ishte a e njeh El-Mual-lim El-Jemaniun? Tha: Po. Pastaj e pyeta çfarë mendoni për te, çfarë njeriu është? Tha: Ai është Shafitë (Ithtarë i medhhebit shafi). Nga respekti që kisha ndaj tij nuk munda ta pyeti më shumë. Me fjalen: Ai është Shafitë, tregon se nën ndikimin e kujt e ka shkruar veprën “Et-Tenkili”. Në bibliotekën e Haremit kur e pash atë fletore më kujtua fjala e Shejhut: “Mual-limi është një dijetar shafi dhe se shafiitët mund të shkruajnë kundër hanefive”. Ndërsa dijetarët bashkëkohor duke vërejtur guximin e tij i cili posedon forcë intelektuale në gradë të lartë për të përgjigjur Keutheriut dhe duke shfrytëzuar këtë rast e caktuan për të kundërshtuar veprën “Te’nib”, prandaj edhe ky e shkroi veprën “Et-Tenkil”. Parathënia e këtij libri u shtyp në kohën kur ishte akoma gjallë Imam Keutheriu. Imam Keutheriu këtë e ka parë, e ka lexuar dhe Keutheriu pastaj shkruan kundër saj një vepër me titull: “Et-Terhib bi nakdit-Te’nib”. Kjo vepër është botuar duke qenë gjallë ai, ngase El-Mual-limi ka vdekur pesëmbëdhjetë vjet pas Imam Keutheriut. El-Mual-limi kur e sheh këtë vepër punonjësit të bibliotekës së Haremit dhe shërbyesit të tij Muhamed b. Osman El-Kenevij nga Afrika i thotë: Po, vërtetë ky është një dijetar i madh për së dyti herë nuk mund t’i shkruhet kundër. Këtë transmetim të Keneviut e përforcon edhe më kjo pasi që El-Mual-limi e verifikon vepër et-Terhib, e verifikon veprën e Ibn Hatim Er-Razit “El-Xherh ve Ta’dil”. Kjo vepër është e shtypur në Indi, kështu që në këtë vepër kah fundi i parathënies El-Mual-limi thotë: Dijetari i madh Prof. Muhamed Zahid El-Keutheri, All-llahu i dhuroftë jetë të gjatë, dhe tregon se një kopje e kësaj vepre gjendet në bibliotekën Molla Murat në Stamboll. All-llahu qoftë i kënaqur me të, All-llahu i ndihmoftë për shërbim dhe përhapje të diturisë.
Tash a nuk shkon ndërmend një pyetje: Kush e lexon veprën “Et-Tenkil” do të sheh Keutheriun më afër kufrit se sa besimit, siç shihet nga libri, por, si mund që Mual-limi i cili e sheh kështu Keutheriun e pastaj të thotë: “Dijetari i madh, All-llahu qoftë i kënaqur me të dhe ia zgjatë ymrin”. A i thotë Taha Huseinit: All-llahu ia zgjatë jetën?
SHENOXHAK: Gjithsesi që jo.
SHEJH AVVAME: Atëherë si mund që Mual-limi për Imam Keutheriun të thotë: “All-llahu i zgjatë ymrin.” A nuk ka kundërshtim? Njëherë do t’i thuash një njeriu ti je me besim jo të saktë, pastaj do t’i thuash: “All-llahu ia zgjatë ymrin.” Një gjë e tillë a nuk është irracionale? Por, një gjë e tillë nuk mbeti nga Mual-limi përveç që të pohojë me këto të vërtetën. Mual-limi këto fjalë i shkruan 26 ditë para se të vdes Imam Keutheriu me 23 Shevval 1371 h. Kjo është bërë duke qenë gjallë Imam Keutheriu. Mual-limi këto fjalë i shkruan që libri të botohet dhe të arrijë në Egjipt për të kërkuar falje që ka shkruar për të në veprën “Et-Tenkil”, por, libri akoma pa arrit në Egjipt Imam Keutheriu ndërron jetë.
SHENOXHAK: Im Efendi (Zotëri)! Albani në parathënien e veprës “Et-Tenkil” ka përdorur fjalë nënçmuese sa që edhe emrin e tij mundohet të mos e përmend... kur fletë për Imam Keutheriun, përdor shprehjen “filani”. Gjithashtu mes rreshtave vërehet se më së shumti e konsideron për jobesimtar se sa besimtar. Prandaj nga kjo na plasohet një tablo me nënçmime dhe përbuzje personalitetin e Imam Keutheriut... Çka do të na thoni në lidhje me këtë qasje të Albanit?
SHEJH AVVAME: Albani nga vepra e “Et-Tenkil” të Mual-lim El-Jemaniut i transmeton këto fjalë: “Kush e lexon këtë libër dhe në qoftë se shënon diçka atë le ta nënvizoj me laps të kuqë dhe nën atë shënime le të shkruaj emrin e tij.” Mual-limi pse kërkon një gjë të tillë? Sepse, vepra “Et-Tenkili” është botuar në Egjipt nga një Egjiptian i cili jetonte në Mekke dhe ka futë shumë fjalë të njolla në të. Ndërsa Imam Keutheriu në veprën e tij “Et-Terhib” të cilën e ka shkruar kundër veprës së Mual-limit “Tali’atut-Tenkil” i cili ka thënë në të: “Unë këto fjalë i pranoj lëvdatë”. Por, Egjiptiani të gjitha këto fjalë nga “Taliatu-Tenkil” i ka larguar, ndërsa unë Jemenasit i njoh mirë, ata në fjalët e tyre janë të sjellshëm. Ashtu si në veprën “Et-Tenkil” nuk ka përdor fjalë të ndyta, por, libri në emrin e të cilit të del ai është përgjegjës për të. Prandaj Mual-limi duke dashur që të mbroj veprën “Et-Tenkil” nga ndryshmet e reja ka thënë: “Kush në këtë libër sjell shënime atë le të shënojë me laps të kuqë dhe në fund le të shënojë emrin e tij. Por, Albani këtë edhe pse e ka shënuar në parathënie, por këtë nuk e ka praktikuar dhe këtë realitet e ka fshehur”. Nejse, sidoqoftë...
Pretendimet Për Fanatizëm!
SHENOXHAK: Kundërshtarët e Keutheriut pretendojnë se pozita e tij si shkencëtar i ka ngelur nën hijen e fanatizmit. Sipas tyre: “Imam Keutheriu në shkencën e hadithit, disiplinën e biografive të transmetuesve (Ilmur-Rixhal) është i thelluar në dije si Ibn Haxheri, por reputacionin e tij që e dëmton është të qenit të tij një hanefist fanatik.”
Personat të cilët nuk mund të orvaten si Keutheriu në shkencë, me fjalë të tilla mundohen t’i largojnë nxënësit e dijes nga ai. Por, për fatkeq një propagandë e tillë ka pasur influencë në një përqindje të caktuar. Ashtu jam takuar me nxënës të dijes në biblioteka, librari edhe pse nuk kanë lexuar asnjë vepër të Imam Keutheriut ata shprehen duke thënë: “Ai është një hanefitë fanatik”. Gjithashtu një gjë e tillë është edhe për mësuesit të cilët janë mësimdhënës në universitete që japin mësim për themelet islame në vende të ndryshme arabe. Mendimet e juaja mund t’i njohim në lidhje me të cilësuarit e tij si fanatik?
SHEJH AVVAME: Së pari fanatizëm çka do të thotë? Nocionin “Teassub” (Fanatizëm) të shkoqitim mirë: Sipas dijetarëve fanatizëm do të thotë: “Të përfaqësuarit një qëndrini të njërit edhe pse e vërteta është sipas qëndrimit të një dijetari tjetër”. Si p.sh. Ebu Hanifja dhe Imam Shafiu kanë mendime të ndryshme rreth një çështje – unë jam nxënësi i Keutheriut, jam rritur hanefitë dhe jam hanefitë - Imam Ebu Hanifja thotë kështu, ndërsa Imam Shafiu thotë të kundërtën. Në qoftë se argumentet janë të gjitha pro Imam Shafiut, e unë duke ditur këtë, por përsëri e pranoi qëndrimin Ebu Hanfies pa argumente, atëherë unë konsiderohem fanatik. Fanatizmi me këtë lloj është mëkat i madh. Në qoftë se ne dijetarët i atribuojmë me fanatizëm, si: Neveiun, Shirazin si fanatika të medhhebit Shafi, dhe Merginanin po ashtu si fanatik të medhhebit Hanefi, atëherë ata do t’i konsiderojmë mëkatar të mëdhenj. Gjithashtu ata do t’i shpifim. Një mysliman i denjë një gjë të tillë a mund ta pranon? Gjithsesi që jo. Ndërsa më mirë është të thuhet: “Filan dijetari është përfaqësues i këtij medhhebi”. Po, po, dijetarët tanë janë formuar duke ndjekur një medhheb të caktuar. Gjithashtu edhe ky quhet ndjekës, sepse sipas qëndrimeve të një medhhebi të caktuar është formuar. Të ilustrojë këtë me një shembull: Ti je Turk, ndërsa unë jam Sirian... Ti je i mësuar me traditat e Turqisë, ndërsa unë me traditat e një shteti tjetër. Ti sjellësh sipas traditës sate, ndërsa unë sipas traditës sime. Një njeri që logjikon kur të na sheh neve në këtë gjendje, nuk mund të na pranon. Gjithashtu nëse flasim për nga aspekti i dallimeve ndërmjet shteteve, ashtu që edhe shijet i kemi të ndryshme. Ti i pëlqen hajet dhe pijet e shtetit tënd, ndërsa unë im shtetit. Në qoftë se unë nuk e pëlqej ushqimin e shtetit tënd dhe ti të im shtetit, atëherë kjo nuk duhet të jetë çështje për të kundërshtuar. Një gjë të tillë e sjell logjika. Pse? Ngase ne të dy jemi rritur në një ambient me tradita të ndryshme. Gjithashtu edhe shkenca është kështu. Dijetarët janë formuar sipas një tradite dhe drejtimi të përcaktuar, duke filluar që nga mosha fëmijërore e deri në 20-30 ose 50-60 vjet sipas atij medhhebi (drejtimi). Sipas një përcaktimi të veçantë, marrëveshje, shpirt, logjik, formim, traditë... Si të ndryshohen gjitha këto?... Këto gjëra ia kanë mbjell në gjak e kocin dhe si të lirohet nga këto. Një gjë e tillë nuk është një metodë jo islame. Ndërsa, këtu është edhe një pikë e cila tregon diapazonet e gjera të dijetarëve: Një dijetar hanefi një dijetari shafi e sheh gabim; gjithashtu një dijetar shafi dijetarin hanefi e sheh gabim... Prandaj thënia: Medhebi im është i vërtetë dhe i saktë”, konsiderohet gabim. Gjithashtu nuk mund të jetë e saktë edhe thënia: “Medhhebet tjera janë gabim.” Vërtetimi ose gjetja e së vërtetës ose të saktës nga ata neve nuk na quhet gabim, gjithashtu gabimi i tyre neve nuk na bënë të vërtetë ose të saktë. Ashtu siç pak thash më parë kuptimi shkencorë i fanatizmit do to thotë: Të braktisurit një mendimi të një dijetari e vërtetuar me argumente duke ngelur vetë në mënyrë të prerë me pa vërtetim të argumentit, gjithashtu edhe përkundër ekzistimit të argumentit ia kthen shpinën dhe ndjek mendimin e disa dijetarëve të caktuar. Ndërsa të përzgjedhurit mendimin e ndonjërit nga sunneti i të Dërguarit të All-llahut (s.a.v.s.), është mëkat. Por, para vete kam një argument të prerë, gjithashtu edhe ti nëse ke para vete një argument të prerë, atëherë mbrojtja e qëndrimeve të tilla nuk konsiderohet fanatizëm. Nuk është haram që të mbështet një qëndrim i saktë dhe i prerë të një dijetari ose qëndrimi të një shkollë, gjithashtu ashtu siç nuk konsiderohet haram, nuk është mëkat edhe gabim. Në fikh shumica e çështjeve janë me mospajtime nga argumenti dhe disa herë nga mos argumentimi i prerë. Nuk konsiderohet fanatizëm të përzgjedhurit një argumenti që beson se është më i prerë ose argumentimi, por konsiderohet besnikëri e shkencës. Në qoftë se është dijetar, kështu duhet vepruar. Prandaj, personat të cilët i theksuam që e kanë atribuuar Keutheriun për fanatizëm, ata ose nuk e kanë ditur se çka do të thotë fanatizëm ose i kanë thënë duke shpifur atë.
Akuza për kritik ndaj Sahabeve (Shokëve të Profetit (s.a.v.s.)
SHENOXHAK: Profesor javën e kaluar në librarinë para Universitetit Ummul-Kura në Mekke së bashku me nxënësit e Nigerisë duke biseduar na u afrua një person me disa libra të hadithit në dorë të cilin e supozova se është profesor në universitet. Filloj të flas duke folur prej një teme në një temë tjetër. Por, edhe përkundër asaj që e insistova përsëri nuk mundi t’i vërtetoj me librat ato fjalë që i tha. Ky person i cili e kundërshtonte me një ekstremizëm brutal Imam Keutheriun në vend që të kundërshton nga vetë librat e Keutheriut, por ai këto kundërshtime ose transmetonte nga Jemaniu ose nga Sejjid Efgani. Gjithashtu ky person i cili nuk mundte të dëgjoj të tjerët edhe pse nuk mundi t’i argumentoj fjalët tha: Unë si ti pranoj qëndrimet e Keutheriut i cili ofendon sahabi dhe përveç Imam Ebu Hanifes të gjithë dijetarë muxhtehid i poshtëron. Profesor vërtetë ju a keni gjetur ose parë diçka në veprat e Keutheriut nga pretendimet e tilla?
SHEJH AVVAME: Kjo fjalë në esencë është e Mual-limit. Ngasi ai Keutheriun në këtë mënyrë e akuzonte: Ai (Imam Keutheriu) i ka konsideruar tre transmetues të besueshëm me xherh (të dobët për transmetim për shkak të mosplotësimit të kushteve për transmetim) të cilët i kanë konsideruar Enes b. Malikun dhe Ebu Hanifen të dobët. Por, çështja është e qartë ashtu edhe siç thash më parë, këto nuk janë tjetër veçse akuza dhe shpifje. Ngase Imam Keutheriu deri në vdekje nuk ka thënë asnjë fjalë jashtë qarkut të shkencës. Por, në qoftë se ka ndokush që dyshon, unë jam gati të vërtetoj dhe t’u përgjigjem pyetjeve të tyre.
Veprat e Imam Keutheriut
SHENOXHAK: Profesor! Në ditët e sodit studentët në cilin aspekt më së shumti kanë nevojë për veprat e Keutheriut?
SHEJH AVVAME: Së pari dua të them që ata student të cilët kanë filluar të merren me shkencë dhe ata të cilët janë në pozitë mesatare të shkencës nuk mund të kenë dobi nga librat e Keutheriut. Nga librat e tij mund të përfitoj vetëm studentët e nivelit të lartë të shkencës dhe shkencëtarët. Gjithashtu unë personalisht nuk ua preferoj të tjerëve, ngase u ngatërrohet koka.
SHENOXHAK: Përveç veprës së njohur Makalat të Imam Keutheriut thuhet se ka edhe libra tjera?
SHEJH AVVAME: Po, Imam Keutheriu i posedon 21 ose 22 Makale (vepra), këto Makale i ka përmbledhur njëri nga Jordani dhe së shpejti do t’i boton, inshallah.
SHENOXHAK: Profesor ju siç e dini Imam Keutheriu posedon një numër të madh të veprave nga të cilat klasifikohen vepra që i ka shkruar replikë, siç janë: “Nadharatu’n-Abire”, “Te’nibu’l-Hatib” ,“Ihkakul-Hak”[3]. etj; verifikime të punimeve në të gjitha fushat e shkencave themelore Islame, gjithashtu edhe të fushës biografike, siç janë: “Husnut-Tekadi”, “Bulugul-Emani”, “Lemehat”, “El-Imta”, etj. Por, në përgjithësi Imam Keutheriu në cilën degë më së shumti është zhytër: Fikh, Hadith, Usul, Munadhara (Dialektik), etj.?
SHEJH AVVAME: Imam Keutheriu është një person të cilin All-llahu e ka krijuar vetëm për shkencë. Ai është dijetari i dijetarëve tanë. Ish-Myftiu i Halepit Esad El-Ebedi (All-llahu e mëshiroftë), i cili ka qenë dijetari i dijetarëve ka thënë: “Dijetar në botë nuk ka qe dy qind vite si Keutheriu.” Gjithashtu im mësues Mustafa Z-Zerka i cili ka qenë dijetar i dijetarëve ka thënë: “All-llahu i Lartësuar kohë pas kohe këtij ummeti (shoqërisë myslimane) i dërgon njerëz të veçantë dhe të dalluar, ndërsa njëri prej tyre është Imam Keutheriu dhe ndonjëherë dituria fillon të zhduket nga sipërfaqja e tokës, por njerëzit e tillë si Keutheriu përsëri e ngjallin dhe e lartësojnë.” Imam Keutheriu është person i cili e ka lartësuar shkencën. Gjithashtu ai konsiderohet një verifikues i lartë në Hadtidh dhe Usul. Konsiderohet Imam (Prijës) në Medhheb, Komperacion të Fikhut, Akaid, Filozofinë klasike dhe bashkëkohore, ahlak dhe tasavvuf.
SHENOXHAK: Profesor gjithashtu ashtu siç e dini ju Imam Keutheriu në lidhje me tasavvufin (misticizmin) ka shkruar edhe vepra. Por, atë nga mistikët që e dallon është se ai përveç që e ka shkruar misticizmin sipas selefëve atë edhe e ka jetuar.
SHEJH AVVAME: Po, ai është Nakshibendi.
Mustafa Sabri Efendiu
SHENOXHAK: Profesor ashtu siç e dini edhe ju Imam Keutheriu me Shejhul-Islam Mustafa Sabri Ef. kanë pasur shoqëri të ngushtë mes vete... Mustafa Sabri Ef. përballë bashkëkohësve shejhulislam e ka lavdëruar shumë Imam Keutheriun. Gjithashtu Mustafa Sabri Ef. krenohet përballë Ez’herit me Medreset e Fatihut që kanë nxjerr një autor të librave “Te’nibul-Hatib” dhe “En-Nuketut-Terife” dhe myderriz në të. Mustafa Sabri Ef. Imam Keutheriun e konsideron si një nëndetëse të pashembullt në oqeanin e fikhut dhe të hadithit. Ndërsa gjithashtu edhe Imam Keutheriu e përmend duke lavdëruar Mustafa Sabriun në veprat e tij, siç është: “Nadhratun Abire”.
Mirëpo, pas kësaj lidhjeje të ngushtë të tyre si mund që të kenë mendime të ndryshme dhe të paraqiten si hasëm të njëri-tjetrit në lidhje me determinizmin (El-Xhebr) dhe çka do të na thoni diçka për këtë?
SHEJH AVVAME: Në lidhje me mospajtimin në këtë çështje, determinizmin, rrjedh ndërmjet Maturdizmit dhe Esh’arizmit. Ngase Mustafa Sabri Ef. në këtë çështje ka përzgjedhur qëndrimin e Esh’arive. Prandaj edhe në veprën “Mevakiful-Akl” afër 55 faqe kundërshton Keutheriun në lidhje me këtë çështje. Ndërsa Profesori i Profesorëve Imam Zahid El-Keutheriu në lidhje me këtë ka shkruar veprën: “El-Istibsar fi’t-Tehadduthi ani’l-Xhebr ve’l-Ihtijar”. Kjo, është një problematik e cila është trajtuar ndërmjet tyre, por, përsëri të kthyerit në këtë temë për ne do të jetë një kthim i mangët.
Nxënësit e tij
SHENOXHAK: Profesor! Imam Keutheriu ka pasur shumë nxënës, por nga gjithë këto Abdul-Fettah Ebu Gudde ka pasur një pozitë të veçantë. Pse Imam Keutheriu nga gjithë nxënësit e tij më së shumti është interesuar për Abdul-Fettah Ebu Gudden.
SHEJH AVVAME: Imam Keutheriu ka qenë i tillë që kur shikonte në nxënësit të cilët kishin nevojë për përfitim të diturisë dhe ata të cilën flijonin gjithçka për të, ai ata i përgatite mirë duke i mësuar. Prandaj kur shikoj Ebu Gudden, e vërejti se ky ka ambicie të zjarrta për lexim dhe studim, nga kjo është se ka treguar interes të mëdha për të.
Abdul-Fettah Ebu Gudde para se të studioj në Ez’her ka studiuar në Halep, por, gjashtë vitet e studimit të tij në Ez’her e ka zgjeruar diapazonin. Sepse në Egjipt ka qenë me Imam Keutheriun bashkë.
Imam Keutheriu kur shihte se është vonuar Ebu Gudde dërgonte njërin prej nxënësve që të thërrasin atë.
Ai (Keutheriu) ka qenë si një bibliotekë e madhe përplot me libra, ngase ndonjëherë një çështje të fikhut të cilën e trajtonte me një temë e cila në shikim të parë duket se nuk ka lidhje me çështjen e fikhut, por ai e shtjellonte dhe çështjen e ndërlidhte.
Për të prezantuar më së mirë dhe në mënyrë decide këtë aspekt të Keutheriut duhet të marrim ndriçim nga Ebu Gudde: Ebu Gudde Librit të Lekneviut “Er-Ref’u ve’t-Tekmil” duke i shkruar biografinë e tij në parathënien e librit thotë: “Ai në dorë ka poseduar një dritë (sihariq), atë dritë e ka mbajtur në drejtim të librave dhe cilën pjesë iu është dashur nga ato e ka marrë.” Ndërsa Ebu Gudde mua më ka thënë: “Kjo thënie e njëjta vlen edhe për Imam Keutheriun.” Unë pohoi, betohem në All-llahun ai sikur kishte në dorë një dritë, e dinte atë gjë se ku duhej të jetë dhe nga ato çka dëshironte prej diturive merrte.
Keutheriu, Ebu Gudde dhe Avvame
SHENOXHAK: Afërsia e Abdulfettah Ebu Guddes me mësuesin e tij Imam Keutheriun është e ditur dhe e njohur. Gjithashtu edhe ju gjatë vite ashtu edhe siç thotë Ebu Gudde: Së pari si nxënës pastaj si shokë kemi qenë bashkë, (Ebu Gudde me Avvamen). Sot rruga e Ehli Sunne vel-Xhema (Ithtarëve Tradicional) me përfaqësimin e Keutheriut qëndron drejtë dhe vazhdon me Ebu Gudden dhe Avvamen. Çfarë kuptimi ju jep juve që të vazhdoni rrugën e Imam Kutheriut ose në aspektin shkencorë lidhjen tuaj me Keutheriun?
SHEJH AVVAME: (Profesor Avvame pas shtrimit të pyetjes heshti një çast duke buzëqeshur, pastaj tha): Abdullah ibn Mubareku thotë: “Nëse shikojmë se kemi ecur së bashku duhet shkruar emrin në mesin e atyre të mëdhenjve.” Vazhdojmë me pyetjet...
SHENOXHAK: Profesor!! Ju në një fjalim keni thënë se me Ebu Gudden keni qëndruar 37 vjet bashkë në fillim si nxënës, pastaj si shokë.
SHEJH AVVAME: Po, kjo u bë 50 vite, e falënderojmë All-llahun me falënderime të plota.
SHENOXHAK: Çka do të na tregoni për dijen e Ebu Guddes?
SHEJH AVVAME: Po, ai është verifikues dhe një dijetar shumë i devotshëm. Ka qenë i përmbajtur gjuhës dhe lapsit. Unë nuk kam parë njeri aq sa sillej i drejt dhe si do që të ishin rrethanat nuk e pengonin që thotë të vërtetën. Më parë kam shkruar se Ebu Gudde asnjëherë nuk ka thënë: “Sikur mos të kisha thënë”; “Sikur mos të kisha bërë atë.” Gjithashtu, unë nuk kam rastis që të shoh në peshoren e të vërtetës së tij që të peshon fjala, vepra dhe sjellja e tij pa përfillje.
Ibn Tejmije
Shenoxhak: Ebu Gudde me mësuesin e tij Keutheriun sa që në të gjitha çështjet është në një mendim me të, por, në lidhje me Ibn Tejmijen kanë një qasje të ndryshme. Imam Keutheriu me fjalë shumë te rrepta e kundërshton Ibn Tejmijen, ndërsa Ebu Gudde ndonjëherë e mbron Ibn Tejmijen.
Shejh Avvame: Ebu Gudde një herë më ka thënë: “Keutheriu posedon argumente në lidhje me Ibn Tejmijen dhe Ibn Kajjimin, prandaj ai fletë, por unë nuk kam argumente.” Kjo përmbajtje e tillë e Ebu Guddes tregon drejtësinë dhe devotshmërinë e tij. Ndërsa në qoftë se do të kishte qenë i ndikuar nga emocionet do të kishte thënë të njëjtat fjalë si të mësuesit tij nda Ibn Tejmijes, por, përkushtimi i tij ndaj dijes dhe shkencës është bërë pengesë që të jetë ndjekës i verbër.
Imam Keutheriu me Ebu Gudden është shumë më i madh ashtu si një kodër e madhe dhe e lartë. Ebu Gudde atë shumë e respektonte, por drejtësia dhe devotshmëria te ai ka qenë më e lartë se Imam Keutheriu. Prandaj me Keutheriun është lidhur në aspektin e dijes vetëm në ato çështje që ka qenë i bindur. Shiko, kjo është veçoria dhe virtyti më i lartë i Ebu Guddes.
Shumë dijetarë kanë folur për Ibn Tejmijen, ndërsa ne e pranojmë atë që është e vërtetë, nuk anojmë nga asnjëra anë...
Shenoxhak: Disa rrethana dhe shoqëri të caktuara të cilat janë të njohura si kundërshtar të mëdhenj të Keutheriut, thuhet se kanë bërë presion Ebu Guddes të emërton me kufr (mosbesim), kjo a është e vërtetë?
Shejh Avvame: Po kjo është e vërtetë, por Ebu Gudde ka qenë dijetar i devotshëm që ka pasur frikë nga All-llahu, ka qenë durimtar dhe të gjitha këtyre presioneve u ka bërë ballë që ka jetuar i pastër dhe ka vdekur i pastër.
Përktheu: Muin Sulejmani
[1] El-Hafidh: Titull i lartë në shkencën e hadithit për personin që dinë një numër të madh të haditheve me sened dhe meten, biografin e transmetuesve dhe njohuri në lidhje me transmetuesit sipas disiplinës së kriticizmit (xherh dhe ta’dilit). (Sh. i për.)
[2] Titulli më i lartë në shkencën e hadithit që i atribuohet dijetarit të hadithit.
[3] Kjo vepër është e përkthyer edhe shqip “Ngritja e së vërtetës” nga Emin Odai, bot. QSKI.