
Në lagjen e shkrimtarëve shqiptarë që janë frymëzuar nga Kur`ani dhe filozofia islame bën pjesë edhe Ali Korça[125]. Ky autor i talentuar, poet i rrallë dhe mjeshtër i vargut, por edhe veprimtar e ideolog i dalluar i Rilindjes Kombëtare Shqiptare[126], ka qenë i përndjekur, i internuar, i burgosur, i arrestuar duke filluar nga pushteti osman, i Zogut dhe i diktaturës komuniste[127].I ndikuar nga poetët e mëdhenj persianë, Firdusi dhe Abdurrahman El-Xhami sikundër edhe nga Kur`ani, të cilin e ka njohur burimisht e jo të përkthyer, H. A. Korça do të shkruajë, veç tjerash, edhe njërën nga poemat më të bukura në letërsinë shqiptare, poemën: Jusufi me Zelihanë[128], që për bosht fundamental ka temën e Kur`anit, përndryshe kaptinën e 12-të të Kur`anit mbi Jusufin (Suretu Jusuf:1-111), që është “më i bukuri rrëfim”[129].Duke u marrë me analizën dhe interpretimin e kësaj poeme, studiuesi Ismail Ahmedi[130] ka vënë re se temën e përbashkët në veprat Kur`ani dhe Jusufi me Zelihanë të Hafiz Ali Korçës në rradhë të parë e hetojmë në porosinë krejtësisht identike që del nga struktura përmbajtësore e kë-tyre dy veprave. Porosia konceptuale e përbashkët e këtyre veprave është morali i lartë, dinjiteti njerëzorë, durimi islam, ftesa për të pranuar fenë isalme dhe fitorja si rezultat i tërë peripecive të jetës (nënvizoi: I.A.). Në këto vepra, pra në Kur`-an dhe në Jsufi me Zelihanë, zotëron besimi i përcaktuar në lënien e fatit në dorë të Zotit, krijues dhe përcaktues i fatit të njeriut. Këtu fati, sipas studiuesit Ismail Ahmedit[131] para-qitet si dëshirë e Perëndisë dhe fuqi mbinatyrore në rela-cion me njeriun i cili ështe i pafuqishëm të vendosë për fatin e vet.Vepra Jusufi me Zelihnaë, me 3104 vargje, në strofa katërshe, në kontekst me Kur`anin sipas I. Ahmedi[132] është shtruar me të drejtë në dy rrafshe tematike: në tema të përbashkëta dhe në tema të modifikuara. Secili prej këtyre dy rrafsheve tematike mund të shtrohet në mënyrë vertikale për të dhënë një pasqyrë më të saktë mbi motivet e përb-ashkëta në Kur`an dhe në Jusufi me Zelihanë, por edhe me motivet e modifikuara në veprën e Korçës.Sipas rrafshit të parë, studiuesi në fajlë, I. Ahmedi[133] ka hetuar një mori elementesh të përbashkëta mes Kur`anit dhe Jusufit me Zelihanë të H.A. Korçës. Duke i hetuar elementet e përbashkëta, studiuesi në fjalë është ndalë vetëm në shtatë pikat kryesore siç janë: a) ëndërra si fenomen psikologjik në të dy variantet, b) komploti i vëllezërve të Jusufit si fillim i realizmit të ëndrrës, c) Jusufi del i gjallë nga pusi sipas dy varianteve, ç) komentimi i ëndërrave në të dy variantet, d) triumfi moral i Jusufit, që mbështettet në dinjitetin dhe moralin e lartë islam, dh) vizita e vëllezërve të Jusufit në Egjipt në të dy variantet dhe e) takimi i Jusufit me të atin dhe vëllezërit në të dy variantet.Poashtu në temën e dashurisë ndërmjet Zelihasë dhe Jusufit, sipas Kur`anit dhe poemës në fjalë, mund të vërehen pika të përbashkëta. Ç`është e vërteta, edhe rrëfimi kryesor përfundon sipas të dy varianteve pikërisht kur Jusufit ënd-ërrat i bëhen realitet.Ndërkaq në lidhje me temat e modifikuara në poemën Jusufi me Zelihanë, studiuesit I. Ahmedi[134] me të drejtë ka konstatuar se autori, H.A. Korça, ngjarjen e ka ven-dosur në kontekstin kohor dhe hapësinor të Kur`anit. Mirëpo veprës i ka dhënë një frymarrje më të madhe, më të gjërë, duke përmendur toponime të reja të atij ambienti, duke integruar personazhe të reja jashtë kuranore, duke i dhënë veprës veçanërisht karakterin e lirikës subjektive e të shfri-mit të ndjenjave të dhembjes dhe pikëllimit. Kështu hetojmë te Korça se ai e zgjeron hapësirën e lëvizjes së personazheve duke i emëruar viset ku janë zhvilluar ngjarjet e poemës, duke përmendur Shami-Sirinë, Palestinën, Kana-nin, të cilat nuk i hasim si emërtime gjeografike në Kur`an.[135]Një nga personazhet më subtile në poemën e Hafëz A. Korçës, sipas I. Ahmedit[136] është padyshim Bazija. Ajo është ndër çupat më të bukura dhe zhvillon një dialog të drejtëpërdrejtë me Jusufin. Ajo na paraqitet si një vajzë e re, e cila dashurohet në Jusufin derisa ai gjendej në pallatin mbretëror. Poeti H.A. Korça përshkruan në mënyrë artistike vlimet e saja; ajo në Jusufin shihte një yll qielli që shndërit tërë dynjanë. Dhembjet shpirtërore të Bazijes, të huazuar mbase nga poeti persian El-Xhami dhe që nuk e hasim në Kur`an, krijohen nga qëndrimi i Jusufit, i cili duke u mbështetur në fuqinë e Perëndisë, nuk ia pranon dashurinë asaj, mbetet indifernet ndaj saj, gjë që, sipas studiuesit I. Ahmedi[137] argumentohet edhe në vargjet:
I thotë Zoti i vërtetë
Më krijoi si deshi vetë
Ajy ngrehë gjithësinë
Qjell e dheun e njerëzinë.
Në temat e shfrimeve lirike të poemës Jusufi me Zelihanë, I. Ahmedi[138] ka veçuar poezinë: Martesa e Zelih-asë me Jusufin, e realizuar me lejen e Perëndisë:
Tha ngaj mbret i lavdëruar
ke selam mbret i uruar
për ty Zelihanë e zgjodhën
niqah në Arsh ja hodhen.
Poezia tjetër: Vdekja e Jusufit, poashtu sipas I. Ahmedit[139], është një elegji e bukur ku vihen në pah virtytet njerëzore dhe shembëlltyra e Jusufit, por edhe ndaj emoc-ioneve shqetësuese prej njeriut të saj më të dashur. Ajo këtë ndarje e përjeton si tragjedi të vërtetë.Poashtu emocionale, sipas I.Ahmedit[140] është edhe poezia: Vdekja e Zehihasë, në të cilën poeti e motivon këtë vdekje si shprehje të traumës së rëndë psikike që pëson ajo nga vdekja e Jusufit. Ajo vazhdimisht e viziton varrin e Jusufit, shpreh dhembjen e madhe që i ka shkaktuar kjo vdekje, përmallimin për dhimbjen e njeriut më të dashur. SI rezultat i këtij pikëllimi vjen edhe vdekja e saj.Kështu poema: Jusufi me Zelihanë, e frymëzuar drejtpërdrejtë nga Kur`ani i shenjtë, është ndër më të bukurat poema në letërsinë shqiptare. Si e tillë duhet të lexohet dhe vlerësohet. Si e tillë duhet ta ketë edhe vendin e merituar në Historinë e Letërsisë Shqiptare, që pritet të shkruhet, por duke u bazuar në optikën moderne të studimit të letërsisë.
V. Jusufi i Zejnullah Rrahmanit
1. Jusufi personazh edhe i variantit kuranor
Edhe në letërsinë bashkëkohore shqiptare mund të identifikojmë figura dhe reflekse kuranore, krahas atyre biblike. Shembullin më emblematik e kemi te libri: Jusufi[141] të Zejnullah Rrahmanit, ku janë përfshirë, jo rastësisht, tri tegime (rrëfime): 1.) Jusufi, 2.) Zbulesa dhe 3.) Jetimi, që kanë një natyrë dhe literaritet të veçantë. Sidomos tregimi për Jusufin , që reflekton jo vetëm filozofinë biblike e kura-nore, por edhe filozofinë e individit dhe të kolektivitetit. Reflekton rrëfimin e të Vërtetës biblike, që ndërlidhet jo vetëm me tekstin biblik të Zanafillës 23/IV, por edhe me tekstin (rrëfimin) më të bukur të Vërtetës kuranore, përkatësisht me tekstin e “më të bukurës rrëfenjë” të Kur`anit (Suretu Jusuf:1-111). Ndonëse kjo lidhje e dytë është implicite në strukturën e tekstit të Z. Rrahmanit. Mirëpo vetë titulli sugjeron një raport me “rrëfenjën më të bukur” të Kur`anit.Jusufi, siç e ka vënë re studiuesi Kujtim M. Shala[142] është ndërtuar duke iu referuar tre emrave: Jusufi, Josifi, Jozefi dhe tri ngjarjeve (shtresimeve) analoge, që gjithnjë përfshinë një. Teksti prozaik Jusufi, për të cilin po flasim, nuk funksionon vetëm në raport intertekstual me tekstin biblik, siç ka thënë, për shembull, Adil Olluri[143], por, në mënyrë implicite, edhe në tekstin kuranor, me kaptinën e 12 të Kur`anit (Suretu Jusuf:1-111).Ndonëse referenca e tekstit me legjendën biblike, dhe atë kuranore e ka bërë atë më hermetik dhe tematika e tij është disi më e pazbërthyeshme për lexuesin e thjeshtë[144]. Pavarësisht nga kjo, argumenti i vdekjes së Jusufit, që këtu është një argument letrar, por që referencialiteti vihet në rrethanën reale-mimetike-është argument që lidhet me qënd-rimin e autorit përballë ngjarjes themelore dhe përballë ngjarjes simbolike biblike[145]. Edhe përballë ngjarjes kura-nore, rrëfenjës “më të bukur” që është pothuaj identike me atë të Biblës, do thoshim. Themi kështu edhe për faktin se, edhe sipas vështrimit të K. M. Shalës[146] edhe argumenti i vdekjes, vija e Jusufit, bashkëthuret me vijën biblike[147], por edhe me vijën kuranore. Duke shkruar në lidhje me këtë çështje, studiuesi K. M. Shala konstaton: Madje nëse Josifi e Jozefi janë personazhe që origjinalisht i takojnë kulturës biblike, Jusufi, ndërkaq, do të ishte personazh i variantit kuranor. Si i tillë, prandaj, edhe personazhi letrar (Jusufi) është personazh simbol, që nuk ndërthuret vetëm me kult-urën biblike, por edhe me kulturën kuranore[148].Tregimi për Jusufin është tekst letrar shumështresor. Shumë kuptimor. Shumë domethënës. Është ky një tekst me plot shenja. Si një jetëshkrim, si një kronikë, si një tregim që “... i gërshëtuar me gojëdhëna të ndryshme dhe ka për qëllim me tregue se duhet me jetue për vete dhe me vdek për atdhe” (– kështu e shpjegon autori tregimin e vet), nënkupton edhe shenjat e fiksimit, shenjat letrare, tragjicitetin e humbjes së Jusufit, vdekjen e tij, tradhëtinë e shokëve dhe të vëllezërve të tij, vrasjen e tij me dekret të faraonit, etj.. Të gjitha këto, sikundër edhe refleksioni sa biblik aq edhe kuranor, janë strukturuar, si komponente me vlerë, në tekst dhe funksi-onojnë përmes një personazhi, që gjithëmonë para-qitet me tre emra, por që gjithmonë konotojnë një person[149]. Pra personi biblik, sikundër edhe ai kuranor, konoton me personin mimetik dhe sistemi i këtyre personave ka edhe personin letrar. Mabse të papërsëritshëm në letërsinë bashkëkohore shqipatre. Jusufi si personazh origjinalisht i takon kulturës kuranore.
2. Zbulesa
Edhe shkrimi tjetër prozaik: Zbulesa, poashtu i autorit në fjalë, Z. Rrahmanit, që në titull na sugjeron një raport jo vetëm me Zbulesën e Gjonit, por edhe me Zbulesën (Shpalljen) e Kur`anit[150] përkatësisht me filozofinë e të Vërtetës, me filozofinë e Zbulesës hyjnore. Përmes vetë titullit, që ka një karakter sinjifikativ, si një shenjë autoriale, Z. Rrahmani na fut në ide dhe mesazhe universale jo vetëm të shkrimt të tij por edhe më gjërë. Sepse vetë titulli i shkrimit: Zbulesa, që në dukje të parë si një metaforë e fuqishme, implikon dhe njeh intertekstin në raport me Biblën dhe Kur`anin. Ky raport i ngushtë, pothuaj se analog si model dhe filozofi krijuese, e përcjell pjesën më të mirë krijuese të Z. Rrahmanit[151].
VI. Beqir Musliu: “Vegullia” dhe “Mbledhësit e purpurit”
Edhe dy nga veprat e shkrimtarit, Beqir Musliu (1945-1996) korrespodojnë me librat e shenjtë, siç është, për shembull, Kur`ani. Në këtë kontekst fillimisht po përmendim romanin: Vegullia[152], që nisë e mbaron me kaptinat aluzionesh të modifikuara që titullohen: “Kibla ose libri i mëkateve” dhe “Libri i mëkateve ose Kibla”, brenda të cilave, siç ka vlerësuar edhe Rifat Ismajli[153], përmes një degëzimi asociativ të ideve plotësohet domethënia mitike e veprës jo vetëm nga jeta, tradita, kronikat, nga thëniet e mendimtarëve të ndryshëm, por edhe nga Kur`ani i shenjtë. Ndërsa jeta e protagonistit Mevlan Jusufit, emër me etimologji orientale, lidhet me ndjenjën se fajit, me mëkatin, që ai nuk e ka bërë, por pasojat e të cilit i bart në shpirt. Prandaj, për ta lehtësuar shpirtin, ai duhet të rrëfehet, të rrëfejë, të flasë, ta thurë kallëzimin e jetës dhe të fatit të vet. Dhe në këtë mënyrë sikundër arrin të identifikohet edhe me jetën e figurave të teksteve të shenjta. Për më tepër, edhe vetë emri, ta zëmë, i kronikanit, Davudit korrespodon me emrin kuranor: Davudi, njëri nga 25 pejgamberët, që përmend në Kurànin e madhëruar, të cilin, siç dihet, vetë Zoti (All-llahu) e ka cilësuar si: Hukum-Vendim, Hikmet-Urtësi, Huda-Drejtues, Shifa-Mjekues, Hajr-Mirësi, Bejan-Qartësi, Nimet-Dhunti, Burhan-Argument, Nur-Dritë, Rah-metun-Mëshirë, Mev-idhatu –Këshillë, Beshirë-Përgë-zues, Nedhirë- Qortues[154].Edhe romani tjetër, me titull: Mbledhësit e purpurit[155], përkatësisht tregimet që janë përmbledhur në të, tekstet dhe rrëfimet të mbështetura mbi një shkrim të lashtë, korrespodojnë, poashtu, siç e ka vënë re edhe studiuesi Ramadan Musliu[156], me atë të librave të shenjtë, pra edhe Kur`anin. Ndonëse aty nuk vërehet një synim i mirëfillt për përshkrimin e jetës së ndonjë shenjti, personazhi kryesor, narratori Evlan Jusufi, poashtu emër me etimologji orientale, nëse merret në kuadër të sistemit të koncepteve të librit dhe gjakimit të pandërprerë të autorit që shkrimi i tij të jetë në përkim ose analog me librat e shenjtë, atëherë edhe krijimi i situatave jetësore nga ana e Evlan Jusufit disi arrin të identi-fikohet me jetën e figurave që i hasim në tekstet hagji-ografike. Për më tepër, prania e mitit dhe vetëdijës mitike, e religjionit dhe vetëdijës religjioze (sc. islame-I.A), e kohës historike dhe vetëdijës historike në këtë vepër, ka për qëllim që të japë rrugën e konstituimit të vetëdijës së qenies individuale dhe kombëtare. Prandaj, jo rastësisht, Rmadan Musliu[157] shkrimin e tij për romanin Mbledhësit e purpurit, e ka titulluar: Metafizika e ekzistencës së qenies.Së këndejmi ky autor, pra Beqir Musliu, sikundër edhe autorët e tjerë që kanë zënë vend në këtë studim mono-grafik, kanë dhënë dëshmi të forta, jo vetëm për aftësitë dhe shkathtësitë e tyre krijuese, por edhe për karak-terin oriental të një pjese jo aq të vogel të letërisë sonë. Kjo letërsi, ç`është e vërteta, si dukuri e dallueshme letrare, është në njëfarë mënyre ndër fenomenet më të qëndrueshme dhe më jetëgjata në historinë e kulturës sonë, një dukuri letrare aspak jo sporadike, po përkundrazi vazhdimisht persistente.
VII. Konluzione
Në vend të konkluzioneve, me të cilat rëndomt përmbyllet një studim i këtij lloji, dëshiroj të theksoj se historia e qytetërimit shqiptar, sido që të hierarkohet, si diakroni ose sinkroni, si vertikalitet ose horizontalitet, nuk mund të kuptohet, kurrsesi, pa përfshirjen, qasjen dhe traj-timin parimor, edhe të letërsisë shqiptare të proveniencës islame. Rezymeja e përfundimeve të dhëna këtu, por edhe në kohë e rethana të ndryhsme nga studiues të ndryshëm, madje të fushave të spikatura të kulturës dhe historiografisë letrare shqipe, evokon, edhe disa konkluzione themelore për letër-sinë shqiptare të proveniensës islame, për trajtimin e saj parimor. Me poetikën dhe sitemin zhanrror të saj, me kodet që paraqiten në forma të ndryshme, qoftë si elemente struk-turore apo të diskursit, është krijuar, sipas vlerësimeve të përgjithsme, në raporte dhe relacione të ngushta me letërisnë orientale dhe si e tillë ajo paraqitet e veçantë (e veçantë me konfiguracion, e veçantë me rrjet diskursiv, e veçantë, jo rrallë, me emra dhe terminologji tipike orientale e kuranore (kur e kur edhe në letërsinë bashkëkohore si të I. Kadareja, Z. Rrahmani, S. Hamiti, A. Gashi, B. Musliu, etj., etj.), e veçantë me tema, motive e forma kuptimore orientale, kuranore, islame, e veçantë për nga shtrirja kohore dhe hapësinore, e veçantë si tekst dhe intertekst (shumështresor) i orientuar drejt teksteve të tjera (letrare/ religjioze/ islame/ doktrinare/ filozofike...), e veçantë për nga realizimi nëpërmjet modalitetesh të ndryshme kategoriale dhe formale, e veçantë edhe për nga fakti sepse përfaqëson një hipertekst të tekstit kuranor që funksionon, siç do të shprehej edhe Anton Berishaj[158], edhe në dimensionin e kuptimeve spirituale të imagjinariumit mitik/religjioz të univerzit të teksteve.Rrjedhimisht nga kjo do të kuptohet se kultura islame, e përhapur thellësisht në popull, ka bërë që shqiptarët, siç e ka vënë re edhe studiuesi, Abdullah Hamiti[159], t`i përkasin, pse jo, edhe kësaj kulture. Për më tepër karakteri islam i kësaj letërsie dhe kësaj kulture ishte mbase pengesë për studiuesit e deritanishëm që të studiohet e vlerësohet pa paragjykime si pjese e kulturës sonë të përgjithshme.
Burimi:
http://www.shkoder.net/fjala/2006/iahmeti1.htm
_____________________________
[1] Zëri, Javore politike shqiptare, nr. 1965, 3 tetor 1992, Prishtinë. Duhet të vëmë në spikamë se „Islamizmi në kulturën shqiptare“ nuk ka mundësi, as teorike as shkencore, të konsiderohet si „incident kalimtar“, kur kemi parasysh: Fenë, Kulturën dhe Traditën Islame shumë shekullore ndër shqiptarët (khs. Feja, Kultura dhe Tradita Islame ndër shqiptarët, Simpozium ndërkombëtar, Botues BIK, Prishtinë 1995, fq. 574): Do theksuar se, për shkak të mendimeve të pamatura të I. Kadaresë që i hodhi në shtypin freng gjatë viteve 1991-1993 në lidhje me Islamin ndër shqiptarët, Komuniteti Mysliman Shqiptar në SHBA, siç dihet, kishte inicuar procedurën për shpalljen e tij heretik, një Selman Ruzhdi Shqiptar. Ndërsa Liga Islame Botërore me seli në Mekë kishte kërkuar edhe pëlqimin e Meshihatit të Bashkësisë Islame të Kosovës, por ky dha mendim negativ për këtë iniciativë dhe kjo pastaj u hesht. Zatën I. Kadare është i njohur edhe për qëndrim të skajshëm jo vetëm ndaj Biblës (khs. Ismail Kadare, Eskili, ky humbës i madh, Zëri i rinisë, Prishtinë, 1990, fq. 43-44), por edhe përballë veprës së Fishtës (khs. Anton N. Berisha, Vepër e qenësisë sonë – Vezhgime mbi artin e Fishtës, Shpresa & F. Konica, Prishtinë, 2003, fq. 332, khs. poashtu edhe: Injac Zamputi, Fishta/koha, njeriu, vepra, SHB Pasqyra, Tiranë, 1993, fq. 91-141). Megjithëkëtë, vlen të theksohet me këtë rast se I. Kadare sot është shndërruar në një mit, mit i ngritur nga vepra e tij, nga cilësia e saj, nga mjeshtëria e lartë, nga vizionet moderne, idetë dhe mesazhet universale. Dhe me të drejtë konsiderohet ambasador i kulturës dhe letërsisë shqiptare në botë. Khs. edhe Shefqet Dibrani: Zhgënjimi Ballkanik, Faik Konica, Prishtinë, fq. 76-77 (aty bënë fjalë për ndërrimin e rrufeshëm të identitetit kulturor të tërësishëm në Kosovë). [2] Khs. Muhamet Pirraku, Gjurmë të veprimtarisë letrare shqipe me alfabet arab në Kosovë, te: GJA, SSHF, X-1980, Prishtinë 1980, fq. 203. [3] Khs. Muhamet Pirraku, Islami si identitet shqiptar… te: Feja, Kultura dhe Tradita Islame ndër shqiptarë (Simpoziumi ndërkombëtar), fq. 47. [4] Khs. M. Pirraku, Roli i Islamit në integrimin e Shqipërisë etnike dhe kombit shqiptar, vep. E cit. Fq. 49. Khs. Jahja Drançolli, Arbëria dhe epoka e Skënderbeut, në: Zëri, gazetë ditore, pjesa e Kulturës, 10.12.2005, fq. 31. [5] Khs. K. Biçoku, Formimi i kombit shqiptar… në: Kombi, fq. 251. [6] Peter Bartl, Shqipëria në mesjetë deri më sot, Drita, Prizren, 1999, fq. 50, 60. [7] R. Elsie, HLSH, Dukagjini, Tiranë-Pejë, 1997, fq. 66, 67. [8] R. M. dela Roka, Kombësia dhe feja në Shqipëri, 1920-1994, Tiranë 1994, fq. 23. [9] Cit. sipas R. Elsiet, vep. e cit. fq. 67. [10] Khs. Strani pisci (knjizevni leksikon), Sk, Zagreb, 1968, fq. 404-405. [11] Dr. Hasan Kaleshi, Kuràni kryevepër e letërsisë arabe, Edukata Islame, nr. 7, Prishtinë 1980, fq. 64. [12] A. Xhiku, Feja Islame dhe letërsia e bejtexhinjve, te: Feja, Kultura dhe Tradida ISlame ndër shqiptarë... fq. 234 ; Khs. Dr. Jorgo Bulo, Një aspekt i ndikimit të kulturës isalem në letërsinë e bejtexhinjve, te: Feja, Kultura dhe Tradita Ilsame... fq. 245-246. [13] Khs. Miguel Asin Palacios, Eskatologjia muslimane në Komedinë Hyjnore, Botues Averroes, Shkoder, 2003. [14] Peter Bartl, vep. e cit. fq. 87. Khs. edhe Dr. L. Gjergji, Roli i femrës... Sarajevë 1977, fq. 97-1005. [15] Peter Bartl, vep. e cit. po aty. [16] Peter Bartl, vep. e cit. po aty. [17] Robert Elsie, HISH, Dukagjini, Tiranë-Pejë, 1997, fq. 68-69; Peter Bartl, vep. e cit. fq. 87. [18] Sabri Hamiti, Kodet e mëdha të letërsisë shqipe, Fjala, 15 janar 1986, fq. 8 (kjo teori e kodeve të mëdha latrare, më parë është trajtuar nga: Northrop Frye, Le grand Code, Seul, 1984); A. Berishjaj, Retorica dhe letrarësia, Buzuku, Prishtinë 2005, fq. 26. [19] Robert Elsie, vep. e cit. fq. 86. [20] Robert Elsie, vep. e cit. po aty. [21] Khs. Miguel Asin Palacios, vep. e cit. [22] Rexhep Qosja, HLSH, Romantizmi, I. Rilindja, Prishtinë 1990, fq.52.[23] Robert Elsie, Historia e Letërsisë Shqiptare, Dukagjini, Tiranë-Pejë 1997, fq. 86. [24] Khs. Anton Berishaj, Retorikadhe letrarësia – Teksti i Bogdanit-Buzuku, 2005, fq. 26; Khs. Rexhep Ismajli, Tekste të vjetra, Dukagjini, Pejë 2000, fq. 26; Khs. Roland Bart: Teoria e tekstit, Fjala, mars 2004, fq. 8, ku pohon se çdo tekst është intertekst. [25] Khs. Sabri Hamiti, Tema shqiptare, Rilindja, 1993, fq. 159-165. [26] Khs. Kujtim Shala, Kujtesa e tekstit-Mitrush Kuteli, Buzuku, 2003, ku autori (sipas një interpretami të Ndue Ukajt, Diskursi biblik në letërsinë shqipe, AIKD, 2004, fq. 33), duke shtjelluar teorinë e tij për letërsinë, ka identifikuar dy strumbularë fundamentalë në gjithë literaturën tonë: kulturën e shkrimit biblik dhe kulturën orale. [27] Khs. Mehmet Kraja, Identiteti civilizues/diskurs kulturor/, te: Koha për kulturë, nr. 275, 15 tetor 2005, fq. 25; khs. edhe Muhamed Pirraku, Islami si identitet shqiptar…Hëna e re, nr. 64,65, Shkup 1993; Dr. Hysen Çobani, Besimi Mysliman… është pjesë përbërëse e ndërgjegjes kombëtare, te RD, 15 janar 1995; Faton Abdullahu, DImensionet e identitetit qytetërues – Cultura, Feja, Politica, G. Rilindja, 1998. Ky autorë, duke konsideruar fenë si komponent të rëndësishëm të identitetit qytetërues, ka konstatuar se në të shumtën e herave, deri aty ku shtrihet feja, deri aty ku shktrihet qytetërimi. Dhe për dallim nga shumica e popujve, që kanë identitet të qartë dhe të plotë, shqiptarët, me trashëgiminë e tyre të përgjithshme, kanë hyrë në mileniumin e tretë duke mos i takuar plotësisht asnjërit nga qytetërimet e gjalla sotë në botë (Faton Abdullahu, vep. e cit. fq 12, 37,38). Khs. edhe S. Schëander –S. Bernd J. Fischer: Albanian Identies, Myth und Hstory, London 2002. [28] Prof. Dr. Ismail Hasani, Vetëdija fetare dhe kombëtare te shqiptarët, UP, Prishtinë, 2001, fq. 103-104; Khs. Peter Bartl, vep. e cit. fq. 50, 60. [29] Robert Elsie, vep. e cit. fq. 66. [30] Robert Elsie, vep. e cit. fq. 66-67. Khs. Georg Stadtmüller, Islamisierung bei den Albanern, në: Jahrbücher für Geschichte Osteuropas, 1995, Bd. 3, fq. 404-429 ( i njejti edhe në: Urtia, Revistë fetaro kulturore, Zagreb 2001, fq. 35 v.). Sipas Stadtmüller shkaqet e përhapjes relativisht të shpejt të fesë së islamit në Ballkan, pra edhe në Shqipëri, nuk ishin religjioze port ë llojit juridik dhe ekonomik. [31] Roberto Maraco dela Roka, Kombësia dhe feja në Shqipëri, 1920-1944, Tiranë 1994, fq. 23. [32] Renzo Falashi, Ismail Kemal bey Vlora, Romma, 1985, fq. 11; Kasem Biçeku: Formimi i kombit shqiptar... në Kombi, fq. 251 ; Syamedin Ferraj : Skicë e mendimit politik shqiptar, SHB Koha, Tiranë 1998, fq. 51. [33] Zef Mirdita, Krishtenizmi ndër shqiptarët, MKSH, Prizren-Zagreb 1998, fq. 401-403(ku, veç tjerash, flet edhe për islamin shqiptar fq. 400) ; Khs. Engjëll Sedaj, Papa shqiptar Klementi XI, Buzuku, 1998, fq. 7. [34] Hasan Kaleshi, Das türkische Vordringen auf dem Balkan… në: Suedeuropa unter Halbmond, Mynih, 1975, fq. 125-138; Jahja Drançolli, Arbëria dhe epoka e Skëndërbeut, te Zëri –javore për kulturë- Kultura, 10 dhjetor 2005, fq. 31; P. Bartl, vep e cit. fq. 50-60; H. Feraj, vep. E cit. fq. 51. [35] Peter Bartl, vep. e cit. fq. 50, 60; Khs. edhe Don Shan Zefi, Islamizimi i shqiptarëve, Drita, Prizren 200, fq. 122-123; Khs. Noel Malcolm, Kosova, një histori e shkurtër, Koha, Prishtinë-Tiranë 2001, fq. 96. [36] Peter Bartl, vep. e cit. fq. 49; Eqrem Telhaj, Ne dhe Turqia, Kosova, nr. 15, Tiranë 1943. [37] Ali Xhiku, Feja Islame dhe letërsia e bejtexhinjve, te: Feja, Kultura… fq. 233-234, 235. [38] Osman, Myderrizi, Literatura shqipe me alfabet arab… DSH në: AIGJL në Tiranë, fq. 8. [39] Jorgo Bulo, Magjia dhe magjistarët e fjalës, SHB Dituria, Tiranë 1998, fq. 318-323. [40] M. Pirraku, Kultura deri në LP, IA, Prishtinë 1989, fq. 227. [41] Peter Bartl, vep. e cit. fq. 88. [42] Robert Elsie, vep e cit. fq. 72. [43] Khs, HLSH, I-II, fq. 192. [44] Zdenko Skreb, Studij knjizevnosti, Zagreb, 1976, fq. 695. [45] Khs. Muhamet Prirraku, vep. e cit. fq. 226-227; Mark Krasniqi, Orahovac, antropogeografska monografija varosice, Glasnik Muzeja Kosova i Metohija II, Prishtinë 1957. [46] Muhamed Pirraku, vep. e cit. fq. 229; Khs. Ali Xhiku, vep. e cit. po aty. [47] Khs. R. Elsie, vep. e cit fq. 63-87; P. Bartl, vep. e cit. fq. 87-88. [48] Robert Elsie, vep. e cit. fq. 71. [49] Dhimitër S. Shuteriqi, Autorë dhe vepra, ShB N. Frashëri, Tiranë 1977, fq. 83. [50] Dhimitër S. Shuteriqi, vep. e cit. po aty. [51] Jorgo Bulo, vep. e cit. fq. 136. [52] Jorgo Bulo, vep. e cit. po aty. [53] Jorgo Bulo, vep. e cit. po aty. [54] Sabri Hamiti, Letërsia e vjetër shqiptare, për klasën e 10-të, SHB Albas, Tiranë –Tetovë-Prishtinë, 2004, fq. 79-80 [55] Robert Elsie, vep. e cit. fq. 75-76-80; Khs. Osman Myderizi, Hasan Zyko Kamberi BISHSHSH, nr. 1, 1995, fq. 253-278; Khs. Edhe Nusi Imajli, Disa të meta të një teksti… Koha për kulturë, ( janar 2005, fq. 30. [56] Robert Elsie, vep. e cit. fq. 154. [57] Khs. Hasan Kaleshi, Mevludi kod Arbanasa, në Zbornik Fil. Fakulteta Universiteta u Beogradu, Beograd, 4/1958, fq. 349-358; Idriz Lamaj, Mevludi (Ëaldon Press, Nju Jork, 1982, 65 v., Robert Elsie, vep. E cit. fq. 154. [58] Khs. Idriz Ajeti, Kërkime, Rilindja, 1978, fq. 43-44 ; R. Elsie, vep. E cit. fq. 81. [59] Idriz Ajeti, vep. e cit. fq 43; Hasan Kaleshi, Prilog poznavanju arbanske knjizevnosti Balkanoloskog Isntituta u Sarajevu, Sarajevë, 1/1956, fq. 352-388. [60] HLSH, I-II, fq. 224. [61] Khs. Milivoj Solar, Teoria e letërisë, Rilindja 1978, fq. 65-66. [62] Khs, Kur`ani (me përkthim dhe komentim të H. Sherif Ahmetit), Prishtinë 1998, fq. 273-287). [63] Khs. HLSH, I-II, fq. 220; Khs. Dhori Qiriazi, Jusufi dhe Zelihaja e Muhamed Çamit, USHL, nr.1/1998, fq. 41-42. [64] Khs. Kur`ani, fq. 273. [65] Ksh. Fehmi Cakolli, Kodi biblik në letërsinë shqiptare, SHB Tenda, Prishtinë, 2003. fq. 101. [66] Khs. Fehmi Cakolli, vep. e cit. fq. 101. [67] Mahmud Hysa, vep. e cit. fq. 152. [68] Khs. Fehmi Cakolli, vep. e cit. fq. 104. [69] Khs. Fehmi Cakolli, vep. e cit. po aty. [70] Mahmud Hysa, vep. e cit. po aty. [71] Mahmud Hysa, vep. e cit. fq. 149. [72] Citimet sp botimit të Ervehesë nga O. Myderrizi, BSHSH, Tiranë, 2/1957, fq. 253-278, por edhe sipas variantit të J. Vretos. [73] Mahmud Hysa, vep. e cit. fq. 147; Khs Qazim Qazimi, Jeta dhe vepra latrare të Muhamed Çamit, Prishtinë, 2001 (autori i këtij studimi monografik është ligjeruaes në Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë). [74] Mahmud Hysa, vep. e cit. fq. 148; M. Hysa, Koncepti islam te “Eveheja”, Dituria Islame, nr. 50, prishtinë 1993. [75] Mahmud Hysa, vep. e cit. po aty. [76] Sheriati, sipas një komenti të Z. Ahmetit (khs. Mendime mbi kushtetutën dhe shtetin, MKSH, Zagreb 2005, fq. 84-85) nuk është një ligj islamik i njxjerrë nga ndonjë instancë ligjdhënëse, por më tepër nga një praktikim i rregullave kuranore në organizimin e jetës. Khs. edhe: Hans Georg Ebert: Islam und Scharia in den Verfassungen der arabischen Länder, në: Zeitschrift für Religionsëissenschaft, 1/1998, pre. fq. 3. [77] Mahmud Hysa, vep. e cit. fq. 145; Khs. Qazim Qazimi, Jeta dhe vepra latrare e M. Çamit, Prishtinë 2001; Khs: Nuhi Ismajli: Pse s`është përfshirë historia e fillimeve të letërsisë shqiptare (vëretje lidhur me teksin: Hyrje në letërisnë shqiptare të M. Hysës), Rilindja, Kulturë, art, letërsi, 15.12, 2001, fq. 21. Në këtë shkrim N. Ismajli ka dhënë vlerësime interesante, të qëndrueshme edhe për Jusufin dhe Zelihanë. [78] Khs. Mahmud Hysa, vep. e cit. fq. 145-151. [79] Po aty, por edhe BSHSH, Tiranë, 2/1957. [80] M. Hysa, vep. e cit. fq. 146. [81] Po aty, fq. 150. [82] Dhimitër Shuteriqi, Shkrimet shqipe në vitet 1332-1850, Rilindja 1978, fq. 194, 236. [83] Khs. Robert Elsie, vep. e cit. fq. 86; Khs. edhe: Ali Xhiku, Feja islame dhe letërsia e bejtexhinjve., në: Feja, kultura dhe tradita islame ndër shqiptarët. Seminar ndërkombëtar i mbajtur në Prishtinë, më 15.16.17 tetor 1992. Prishtinë 1995, fq. 233-235; Khs. Sabri Hamiti, Kodet e mëdha të letërsisë shqipe, Fjala, 15 janar 1986, fq. 8-9, bën fjalë edhe për kodin mysliman lindor, ndonëse shumë shkurt. [84] HLSH, I-II, fq. 225-227; Khs.O. Myderizi, Let. Fetare e bejtexhinje... BISHSHSH, nr. 3/1955, fq. 131-142. [85] Robert Elsie, vep. e cit. fq. 174 ; Jorgo Bulo, Magjia... fq. 117. [86] Rexhep Qosja, HLSH, Romantizmi III, Rilindja 1986, fq. 136. [87] Po aty. [88] Khs. Jorgo Bulo, Tripologjia e lirikës së Naim Frashërit, Tiranë 1999, fq. 131-168; Khs. edhe: Sabri Hamiti, Kodet e mëdha… fq. 8. [89] Rexhep Qosja, vep. e cit. Fq. 137. [90] Po aty, fq. 137. [91] Po aty, fq. 137. [92] Rexhep Qosja, Porosia e madhe, Rilindja 1990, fq. 83. Khs. edhe: Eqrem Çabej, Për gjenezën e literaturës shqipe, Shkodër, 1936; i njëjti: Shqiptarët midis Perëndimit dhe Lindjes, Tiranë, 1996. [93] Khs. Jorgo Bulo, Tipoligjia… fq. 142. [94] Po aty, fq. 143. [95] Po aty. [96] Po aty. [97] Khs. Rexhep Qosja, Porosia e madhe, fq. 179. [98] Po aty, fq. 174; Khs. Elez Ismaili, Elementet fetare në veprën e Naim Frashërit, Jehona, Shkup, nr. 1/1991, fq. 62-70; Klara Kodra, Idetë iluministe dhe elementet e fesë isalme në poezinë e Naim Frashërit, në Feja, kultura dhe tradita… fq. 259-265; Khs. Poashtu edhe: Qazim Qazimi, Ndikimet orientale në veprën latrare të Naim Frashërit, Gjilan 1996; Faik Skkodra, mbi disa ide filozofike e fetare në poezinë e Naim Frashërit, në: F. Shkodra, Nga Tradita tek e sotmja, Prishtinë 1998, fq. 58-77. [99] Aleksandër Xhuvani-Kostaq Cipo, Fillime të stilistikës e të letërsisë së përgjithshme, rilindja 1982, fq. 116. [100] Zija Xholi, Naim Frashëri, Rilindja, 1970, fq. 44. [101] Po aty, fq. 116. [102] Xhevat Loshi, Mbi disa tipare të stilit të Naimit, në: Naim Frashëri, Tiranë 1973, fq. 97. [103] Khs. Alfred Uçi, Ferri-Parajsa Danteske, Argeta-LMG, Tiranë 1998, fq. 20. [104] Dhimitër S. Shuteriqi, Nëpër shekujt letrarë, Tiranë, 1973, fq. 278. [105] Rexhep Qosja, Porosia … fq. 282. Khs. Klara Kodra, vep. e cit. fq. 263-264. [106] Rexhep Qosja, Porosia… fq. 287-288. [107] Po aty, më gjerësisht fq. 273-410. [108] Po aty, fq. 235. [109] Po aty, fq.331. [110] Po aty, fq. 381. [111] Khs. po aty, fq. 384. [112] Po aty, fq. 388. [113] Po aty, fq. 413. [114] Khs. Roman Jakobson, Lingvistika i poetika, Nolit, Beograd 1966, i njejti: Ogledi iz poetike, Prosveta, Beograd 1978. [115] Jorgo Bulo, Qerbelaja e Naim Frashërit – 100 vjet më parë, Universi shqiptar i librit, nr. 3/1998, fq. 39-40. [116] Aristotel Mici, E para në vlerat estetike: Qerbelaja, Universi shqiptar i librit, nr. 3/1998, fq. 42. [117] Kristo Frashëri, Naimi dhe Qerbelaja, Bashkimi, 22 qershor 1991. [118] Adriatik Kallulli, Konteporaniteti i një poeme, Jehona, Shkup, nr. 1-2/1993, fq. 132-139. [119] Italo Costante Fortino, Struktura kulturore e fetare në Qerbelanë e Naim Frashërit, në: Sesioni shkencor Naim Frashëri dhe veprat e tij midis Perëndimit dhe Lindjes, Seminari XVII… tiranë, 1995, fq. 633. [120] Zija Xholi, Naim Frashëri… (studime naimiane), Tiranë, 1998, fq. 197. [121] Rexhep Qosja, Porosia… fq. 267-269. [122] Ethem Haxhiademi, Mbi epopenë Qereblaja e Naim Frashërit, në: Naim Frashëri… Graz, 1925, fq. 98-101. [123] Latif Berisha, Vepra „Lule verësë“ dhe disa dimensione kuptimore të saj, në: Naim Farshëri: Lule verësë, ETMKSAK, Prishtinë 1972, fq. 44-46. [124] Latif Berisha, vep. e cit. fq. 16. [125] Hfiz Ali Korça (1873-1956). Lindi në Korçë dhe vdiq në Kavajë. Mësimet e para i mori në vendlindje, të mesmen dhe studimet e larta në Fakultetin e Filozofisë dhe Shkencave të Natyrës në Stamboll. Është i njohur si filozof, teolog, enciklopedist, gjuhëtar, pedagog, poet. Është pjesëmarrës në Kongresin e Manastirit, të Dibrës, të Elbasanit, dhe të Lushnjes. Ishte anëtar i Komisionit letrar për pastrimin e gjuhës shqipe. Për 25 vite (1924-1949), pra deri në momentin kur e internuan në Kavajë, ai punoi si professor në Medresën e Tiranës, Vitet e fundit të jetës, për shkak se nuk u pajtua me diktaturën komuniste, kaloi në mjerim të plotë. Ka botuar shumë artikuj, studime, përkthime, përshtatje, poezi, prozë. Edhe shumë të tjera i ngelën në dorëshkrim. Përndryshe e tërë veprimtaria shkrimore e H. Ali Korçës përmblidhet në 26 vepra: fetare, shoqërore, pedagogjike, filozofike, latrare. Veprat: Historia e shenjtë edhe të katërt Halifetë, Tiranë 1900; Mevludi, Korçë 1900; Treqind e tri fjalët e Imam Aliut, Korçë 1900; Jusufi me Zelihanë, Elbasan 19923; Shtatë ëndërrat e Shqipërisë, Tiranë 1924; Myslimanja, Tiranë 1924; Bolshevizmi, çkatërrimi i njerzimit, Tiranë 1925; Kur`ani i madhnueshëm e thalbi i tij, Shkodër 1926, etj.. [126] Ismail Ahmedi, Tema e Kur`anit në veprën „Jusufi me Zelihanë“ të Hafiz Ali Korçës, te: Feja, Kultura dhe Tradita islame, fq. 274. [127] Khs. edhe: Ismail Ahmedi „Hafiz Ali Korça- jeta dhe vepra“, Shkup 1999; Hasan Hasani: Leksikoni i shkrimtarëve shqiptarë (1501-2001), Faik Konica, Prishtinë 2003, fq. 245-246. [128] Hafiz Ali Korça, Jusufi me Zelihanë, Elbasan, 1923. [129] Khs. Kur`ani, Sure 12:3. [130] Khs. Ismail Ahmedi, vep. e cit fq. 268. [131] Po aty. [132] Po aty, fq. 269. [133] Po aty, fq. 269. [134] Po aty, fq. 273. [135] Khs. po aty, fq. 273. [136] Po aty. [137] Po aty. [138] Po aty. [139] Po aty. [140] Po aty. [141] Zejnullah Rrahmani, Jusufi, SHB Dukagjini, Pejë 2000, fq. 156. [142] Kujtim M. Shala, Vepra e vetmisë, Buzuku, 2005, fq. 309. [143] Adil Olluri, Jusufi i Z. Rrahmanit, Fjala, mars 2005, fq. 19. [144] Adil Olluri, po aty. [145] Kujtim M. Shala, vep. e cit. fq. 189. [146] Po aty. [147] Po aty. [148] Po aty. [149] Po aty. Khs. edhe Adil Olluri, vep. e cit. [150] Khs. Joseph Smith, Mbi Kur`anin /letër apologjike/, Tenda, Prishtinë 2001, fq. 17, ku autori në fjalë, ndër të tjera shkruan: Pasi që Allahu është i përkryer dhe i paarritshëm, Zbulesa në Islam thjeshtë është një rrugë: nga Perëndia, tek njerzimi, nëpërmjet profetëve. Në të vërtetë Kur`ani, në të cili besojnë myslimanët, është zbulim final i Perëndisë (vep e cit. fq. 17-18). [151] Zejnullah Rrahmani(1952) romansier i njohur edhe për trajtim të temës së lirisë. [152] Beqir Musliu, Vegullia, Rilindja, Prishtinë 1979. [153] Rifat Ismajli, Koha e mëkateve, te: Aspekte të prozës sonë, Rilindja 1981, fq. 121-122-124-126. [154] Qazim Qazimi, Hyrje në shkencat Kuranore, Prishtinë 1993, fq.21 [155] Beqir Musliu, Mbledhësit e purpurit, Rilindja, Prishtinë 1982. [156] Ramadan Musliu, Metafizika e ekzistencës së qenies, te: Konfiguracione narrative, Eurorilindja, Tiranë 1996, fq. 70-71. [157] Ramadan Musliu, vep. e cit. fq. 69. [158] Khs. Anton Berishaj, vep. e cit. fq. 21; Roland Barthes, Theory of the text, në: Enciclopedia Universalis, 1973; Gerard Genette, Intriduction à l`architexte, Seul, Paris, 1979. [159] Abdzullah Hamiti, Paragjykime dhe refuzim për një kulturë, te: Koha për kulturë, KD, 24.12.2005.