Desha të festoj vitin e ri, por m’u kujtuan 50 vjetë të Partisë që ua shpërlanë trurin shqiptarëve duke propaganduar idetë më antishqiptare, për vëllazërimin me serbët, me grekët, me rusët e me proletarët e gjithë botës. M'u kujtua se populli shqiptar nuk ka pasur traditë për ta pritur e për ta kremtuar vitin e ri. Kjo festë pagane iu "imponua" nga ndikimi i TV-së nga ish-regjimi komunist! Për hir të kësaj feste, ish-diktatorët e kuq mbanin fjalime në Radiotelevizion, jepnin intervista në shtyp, ku numëronin "sukseset", "arritjet", në të gjitha fushat, përmendnin fitoret në të gjitha frontet... dhe për hirë të kësaj feste ngrinin gotat për partinë e për lumturinë e popullit...?! E për cilën lumturi të popullit tim të festoj unë?
Desha të festoi vitin e ri, por, mu kujtua rrënimi i demokracisë në Shqipëri dhe prurja e të huajve në krye të saj, që u bën shkak i 8000 varrezave të reja, të djemve e të vajzave shqiptare, që dogjen fabrika, muze, shtëpi e çdo gjë të tokës shqiptare… Mu kujtuan fjalët e udhëheqësve që kanë shijen e byrekut me kashtë… Mu kujtua viti 1990, kur vala e kryqëzatorëve skizofon pushtoi mbarë Shqipërinë, ku për një teneqe bukë, mjaft shqiptarë të varfër varën kryqat nëpër qafë si këmbanë dhije…! M’u kujtuan takimet e Kretës e të Beogradit! Mu kujtuan miqësitë me Athinën dhe kufomat në kufirin greko-shqiptar! Mu kujtuan vilat e “bosave” tanë dhe vuajtjet e fëmijëve tanë për bukë?! M'u kujtuan planet e tentimet qe Kosova te mbesë pjesë e Serbisë... E për çka të festoj unë?
Desha të festoj vitin e ri, fundin e këtij shekulli, por m’u kujtua Lufta e Parë Botërore dhe 26 milionet e saj të vdekur, Lufta e Dytë Botërore me 53 milionët e saj të vdekur, M’u kujtuan 6 milionë kufoma në Kore e Vietnam… Mu kujtuan masakrat e Hebronit, masakrat e Sabrës e Shatilës… M’u Kujtuan 50.000 varre të reja në Kashmir. Mu kujtua Tuneli i Hajberit dhe 50.000 viktimat e saj Brenda një nate…?! Mu kujtuan kufomat e masakrat e Kosoves, Bosnjës, Srebrenicës…, Bangladeshit, Çeçenisë, Palestines dhe Afganistanit. Mu kujtuan ushtrite prendimore të armatosura deri në dhembe ne lufte kunder terroristeve, femijëve te mitur qe u shnedrruan ne copa mishi pa e ditur shkakun, per te vetmin faj se ishin ne vendin qe nuk eshte dashur te ishin... E për çka të festoj unë…?
Desha të festoj Vitin e Ri , por mu kujtua Reçaku e Drenica, mu kujtuan shifrat që flasin për fshatra të djegura, e shtëpi të rrënuara. Mu kujtuan shifra të panjohura të njerëzve që ranë nëpër beteja e prita të ndryshme, që u ekzekutuan e u masakruan rrugëve, burgjeve apo nëpër kasaphane të ndryshme…!? Mu kujtuan grate e vrara në shtëpitë e tyre, të tjerat duke ikur maleve për të shpëtuar nderin e moralin! Mu kujtuan ato që vdiqen gjatë lindjes në vapën e madhe të verës apo në ngricat e mëdha të dimrit. Mu kujtuan pleqt që nga pamundësia për të ikur, u dogjen bashkë me shtëpitë e tyre. Sa fëmive të porsalindur ua ndaluan rritjen, pa e shijuar jetën, pa e pare lirinë, sa të tjerë mbeten bonjakë! Mu kujtuan 1 milion të dëbuar, 120.000 shtëpi të shkaterruara,, 400 shkolla te shnderruara ne germadha, 200 xhami, 170 bibloteka… Mu kujtuan kolonat e njëzve me taksi, me traktorë, me automjete, në këmbë, me fëmi për dore, me pleq nëpër karroca. Mu kujtuan trenat famekeq që bartnin fatkeqët e shekullit 21 - shqiptarët e Kosovës. Mu kujtuan radhët e gjata të kolonave ku njerëzit lindnin, por edhe vdisnin. Mu kujtuan kampet e perqendrimit, familje të ndara, zemra të thyera… Edhe tani me kujtohen luftetaret e lirise ne kushte shume te veshtira jete, me kujtuan perpjekjet qe Kosova serish te mbese ne vathen e kasapëve per te sajuar me vone nje kasaphane te re... E për çka të festoi unë?
Desha të festoj vitin e ri, por mu kujtuan ushtarët e KFOR-it që ndalojnë flamurin tone kombëtar në raste dasmash, që e heqin flamurin nga institucionet shtetërore me pretekst se “u pengon serbëve”. Na e ndalojnë e na e përbaltin simbolin e kombit, flamurin që ka fituar të gjithë betejat kundër hordhive barbare, flamurin që u priu djemve të Kosovës ne luften çlirimtare e po mbulohen martiret e kombit… E për çka të festoj unë…?
Desha të festoj vitin e ri, por mu kujtua faktori ndërkombëtar që na ndihmoi të mbetemi gjallë e tani kërkon të bashkëjetojmë me vrasësit, kërkon t’i harrojmë 20.000 shqiptarë që ua shuan jetën. Edhe ata që mbeten gjallë kanë me vete dramën e tmerrshme që do ta mbartin me vete gjatë gjithë jetës>?! Mu kujtua Kushneri që kishte harruar detyren e administratorit e merrej me projekte planesh per ta lënë Kosovën sërish nën Serbi! Mu kujtua oficeri frances që spiunoi për Serbinë. Mu kujtua shumëkombëshja franceze që u shëndrrua në infrastructure të okupatorit në Kosovë. Mu kujtua adoleshentja e dhunuar dhe e mbytur nga “paqëruajtësi” amerikan! Mu kujtuan shqiptaret e ndare copa copa per te jetuar si sherbetore të të tjerëve në trojet e tyre, për të ulur kurrizin nën peshen e robërisë për bashkëjetes me vrasësit. Mu kujtuan serbët ,te cilet pinë lëngje frutash nën mbrojtjen e KFOR-it, ndersa shqiptaret jetojnë nën çadra pasi shtëpitë e tyre ua kane djegur serbet… Mu kujtuan ndërkombëtarët që veç “lirisë” na sollen edhe prostitucionin, drogën, korrupsionin, dhe te gjitha veset negative të shoqërisë së degjeneruar prendimore! E unë, për çfar të festoi…?
Desha të festoj vitin e ri, por mu kujtuan “intelektualët” tanë, që vazhdimisht tjerrin në furkat e tyre të vjetra, të akuzave se Greqisë dhe Serbisë tokat shqiptare ja ka dhënë Turqia…! Se Islami duhet të anulohet nga shqiptarët dhe se duhet krishterizimi për të na përbi më lehtë ujqërit që kemi për rreth…! Mu kujtuan intelektualët e politikanët tanë që stomakun e qefet i kanë në Prendim, kurse shpirtin në Sheshin e Kuq të Moskës e të Kremlinit!? Mu kujtuan ato që luftojnë “terrorizmin” Islamik, në Shqipëri (e gjetkë) për të kënaqë orekset monstruoze fondamentalizte ortodokse të Athinës e të Beogradit. E për çka të festoi unë?
Desha të festoj vitin e ri e te uroj per Civilizimin islam që lulëzoi ne shekuj, atëherë kur bota perëndimore injorantësine e konsideronte devotshmëri. Desha të festoj vitin e ri, por mu kujtuan muslimanët sot, të shtypur e të përcarë. Të ndarë neper lugina të thella e nëpër fusha me perroje të ujrave të turbulluara, të mbuluar nga injoranca, nga ndarjet neper sekte e nensekte, vetem per te mos qene te bashkuar e te pathyeshëm, ne menyrë që ujku ta ketë më lehtë shkaterrimin e ummetit! Edhe ato të devotshmit duhet ti nenshtrohen torturave e dhunes nga pushteti dictatorial… E për çka të festoi unë…?
Desha të festoi vitin e ri, por mendova, vallë a ende është koha të festoi ceremonialet e paganëve. Mu kujtuan burra e gra të dehur rrugave te mbushura me plehra. Mu kujtua se kjo eshte thjeshte festa e tregtareve që zgjerojnë kapitalin e tyre. Mu kujtua se kjo është “festë” për të përmbushur epshet , kapitalsitet kremtonjne, uronjne e fitojne - kurse ne të gjith humbim...! Humbim sepse asgjë nuk fitohet me urime boshe, por me mend, me punë, me vepra, me djersë e flijime të vazhdueshme, me të gjitha ato që ne i kemi harrue. Mu kujtua se atë natë konsumohen pije të ndryshme alkoolike, luhet bixhoz e kërkohet fat në loteri, hahet deri në vjellje, vallëzohet deri në dalldisje dhe secili i di marritë e veta. Dance nudizmi të të gjitha llojeve… Të gjitha këto që behen per festen e vitit te ri, e afrojnë njeriun më shumë nga shtazarakia… E për çka të festoi unë…?
Unë mendova thënien e dijetarit të orjentit që tha: “Nuk ka kafshë më të urryer se ai që emiton qorrazi apo për efekte servilizmi…” Mendova se me celebrime te tilla, mos bëhem mohues i Muhamedit e i Jezusit, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi te, mos u bashkohem paganëve në celebrimin e festave të tyre. Mos u arsyetoni se kjo nuk ka efekte, se është e parëndësishme sepse e keni gabim, edhe fillimi i ceremonialeve të tilla para nje shekulli ka qenë siperfaqesisht i parëndësishëm, por e shihni, sot e gjithe bota feston e celebron për perënditë pagane, e ku dallojmë ne nga ato.
Anonim