
Pas euforisë, optimizmit dhe shpresës, është koha të kthehemi në realitet dhe të vlerësojmë me gjakftohtësi ngjarjet në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut. Shpejtësia e kryengritjeve të sukseshme ishte aq e madhe saqë ishte legjitime të konkludohej se po hynim në një epokë rrënjësisht të re.
Sot, më shumë se gjashtë muaj pas rënies së diktatorëve të Tunizisë dhe Egjiptit, ngrihen disa pyetje kritike. Eshtë legjitime pyetja se cfarë po ndodh në të vërtetë sot në këto dy vende. Kudo ka konfuzion: më shumë se 110 parti politike do të garojnë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Tunizi, ndërkohë që Egjipti po përjeton negociata sekrete për të mbrojtur anëtaret e rregjimit të vjetër- në vecanti Komandantët e Ushtrisë. Terreni politik në Tunizi është bërë i vrazhdë dhe në Egjipt ka një ndjenjë se ushtria po rrëmben kryengritjen dhe se disa udhëheqës janë duke luajtur një lojë të dyfishtë.
“Revolucionet marrin kohë,” na është thënë, të mos ngutemi. Historia tregon se liria ka një çmim. E vërtetë. Ne duhet të mbetemi të angazhuar, të përkushtuar dhe optimistë, ndërkohë që nuk duhet të jemi më tepër se ç’duhet idealistë dhe as naivë. Situata në Tunizi, dhe edhe më shumë në Egjipt, jep arsye për brengosje: në të dy vendet peizazhi politik ngjason me kaosin. Polarizimi midis tendencave laike dhe islamiste parandalon çdo diskutim serioz në lidhje me sfidat kryesore shoqërore dhe ekonomike me të cilat ballafaqohen vendet respektive. Forcat e Armatosura janë duke vëzhguar, apo ndoshta duke monitoruar, zhvillimet brenda shoqërise tuniziane dhe egjiptiane, ndërkohë që, vendet e huaja janë duke rivlerësuar pozicionimet dhe strategjitë e tyre. Mund të jetë shume e vërtetë që ne nuk do të kthehemi në diktaturat e vjetra, por është e paqartë se çfarë lloj demokracie do të kemi. Disa mendojnë se kjo është thjesht, shumë shpejt për tu thënë. Ne do të sugjeronim se kjo nuk është një çështje kohe, por është më tepër një problem i substancës dhe konsideratave gjeopolitike. Kjo që ne po shohim është larg nga të qenit një Pranverë Arabe.
Duke parë nga afër Libine, këto pyetje bëhen edhe më kritike dhe konfuzioni më i thellë. Cfarë do të sjellë e ardhmja tani që Franca, Britania dhe Shtetet e Bashkuara – duke vepruar nëpërmjet NATOS – e kanë çliruar atë nga Muammar Kadafi ? Kush janë njerezit që përbëjnë Këshillin Kombëtar të Tranzicionit?
Si mund të marin ata vendime kaq të shpejta në lidhje me shpërndarjen e prodhimit të naftës së vendit, duke favorizuar qartazi vendet Perëndimore? Pas fjaleve të rafinuara të demokracisë, lirisë dhe dinjitetit të libianëve, çfarë lojrash po luhen për të marë dhe kontrolluar pasurinë e ketij vendi? Skenari na kujton Irakun: gjërat janë akoma të pazgjidhura, Kadafi është zhdukur dhe shumë shpejt situata do të vihet nën kontroll. Kontrolli do të jetë ekonomik dhe gjeopolitik, në vend që të jetë një rrugë demokratike drejt lirisë. Konfuzion, po – por dukshem jo një revolucion.
Fuqitë e Mëdha duket të jenë në konflikt mbi fatin e regjimit sirian. U deshën gjashtë muaj për Francën, Britaninë dhe Shtetet e Bashkuara për ti kërkuar Bashar al-Asad të japë dorëheqjen. Ndërsa ata po i kërkojne atij gati me gjysëm zeri që të largohet, Kina dhe Rusia duket sikur po i ndihmojnë ata qe të mos bëjnë asgjë. Asnjë rezolutë e OKB-së, asnjë deklaratë e qartë; nuk ka mbështetje të qartë për kryengritjen siriane. Edhe një herë, nuk është çështje kohe, dhe as çështje demokracie; konsideratat gjeopolitike janë faktori vendimtar. Gjaku i sirianeve reflekton vlerën e pozitës gjeografike të vendit: ai mund, dhe do të derdhet në emër të përllogaritjeve politike. Këshilli i sapo-themeluar Kombëtar, me vënd, nuk po kërkon një ndërhyrje të huaj, por po kërkon nje mbështetje ndërkombëtare dhe diplomatike: përtej fjalëve, ata nuk po marrin asgjë. Perendimi, Kina dhe Rusia janë të shqetësuar për islamistët sirianë, duke dëshmuar edhe një herë se asgjë nuk ka ndryshuar. Fuqitë e Mëdha nuk janë fare të interesuara për demokracinë; ata do të vazhdojnë të mbeten të heshtur për sa kohë që interesat e tyre janë të mbrojtura, ndërkohë që civilët po masakrohen. Populli jemenas apo Bahreini me të drejtë ndjehen të harruar: ata vërtetë janë harruar, kauza e tyre, shpresa e tyre, gjaku i tyre nuk meritojnë sakrifica nga të fuqishmit.
Qeveria Turke po përpiqet të përfshihet më tepër. Ajo ka organizuar konferenca, seminare dhe takime me udhëheqësit dhe aktivistët arabë. Por a është duke vepruar ajo me një vizion të ri politik dhe gjeopolitik apo po synon influencën ekonomike? Pyetja kyçe ka të bëjë me vlerësimin e aftësive dhe pozicionit të qeverisë turke për të inicjuar aleanca dhe dinamika origjinale të Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut. A është Turqia një lojtar i pavarur që po përfiton nga konkurrenca mes Shteteve të Bashkuara, vendeve Evropiane, Izraelit, Kines dhe Rusise? A e ka Turqia potencialin për të sjellë më shumë qartësi në konfuzionin aktual? Përgjigjia nuk është e qartë: Turqia duket sikur po përpiqet të pajtojë “vullnetin e mirë” me interesa të rëndësishme ekonomike dhe aleanca gjeopolitike.
Këto janë kohë kritike. Ne duhet të punojmë drejt një qasje holistike rajonale, duke pasur parasysh kombinimin e dimensioneve politike, ekonomike dhe gjeopolitike të problemit. Panorama është më pak optimiste dhe më e frikshme se ç’duket në shikimin e parë emocional. Ajo që po shohim të ndodhë rreth nesh nuk është një “Pranverë Arabe” dhe as një “Revolucion”. Diçka po ndryshon në rajon në një mënyrë shumë të çuditshme. Zgjimi Arab mbetet një realitet konfuz, një enigmë. Nuk është e lehtë të ndajmë dhe respektojmë shpresat dhe optimizmin e popullatave, ndërkohë që vlerësojme llogaritjet cinike të qeverive dhe politikanëve.
Qasja më e urtë duket të kombinojë përputhshmërinë me studimin e thellë, të adoptojmë një qëndrim etik që i vlerëson ëndrrat pa harruar të vërë në dukje të vërtetat e pakëndshme (inconvenient truths), gënjeshtrat dhe korrupsionin, qoftë ai i diktatorëve apo i çlirimtarëve, i armiqëve ashtu si dhe i miqve.
Shqipëroi G.B.
Marre nga
http://www.tariqramadan.com/Neither-an-Arab-Spring-nor.html