Etika mjekësore në Islam

Mësimi në fundamental në islam është doktrina e Njësimit (ar. teuhid), e cila është e shprehur në shehadet apo në vërtetimin e të qenunit në fenë islame. Islami pohon që nuk ka Zot pos Allahut xh.sh.” Kjo implikon që Allahu i plotëfuqishëm është i përhershëm, Krijuesi i parë, transcendental (i pakufizuar). Asgjë nuk i përgjigjet. Ai gjithmonë mbetet apsolutikisht i pa shembull dhe pa rival ose partner. Për këtë mjekët musliman nuk kanë mundur ta pranojnë klauzolën e betimit të Hipokratit ku betimi u drejtohet shumë zotave duke u thirrur në ata gjatë përmbajtjes së këtyre principeve. Ngjajshëm me këtë, ata nuk kanë mundur ta pranojnë edhe versionin e Gjenevës (1984 dhe 1968) nga fakti se këtu emri i Zotit nuk përmendët fare. Duhet pasur ndërmend se emri i All-llahut xh .sh. përfshin pozitë qëndrore në çdo rreth musliman dhe në çdo mendim musliman. Muslimani nuk merrë asnjë veprimtari pa përmendjen e Allahu xh.sh.
Prezenca e All-llahut të madhërishëm mbushë vetëdijen e muslimanit në çdo kohë. Ai frikësohet nga përgjegjësia para Tij. Për këtë, duke u përgjigjur në këtë, konferenca islame ka pranuar ”betimin e mjekut musliman”, ku betimi bëhet në emër të All-llahut dhe që mjeku duhet ti përmbahet principeve të saj.
Dr Abdul Hamidi ka thënë: ”Kur hulumtojmë literaturën arabe e cila përshkruan etkën mjeksore,do të ballafaqohemi me një fakt jo të natyrshëm që vepra e njohur e Ibn Sinait, “Kanun fi tibbi”, i shkruar në pesë vëllime i cili përmban mbi 2000 faqe dhe një milion fjalë, është e heshtur plotësisht kur është fjala për etikën mjeksore.”(1)
Por duhet pasë parasysh që mjekët klasik musliman sikurse Ibn Sinai nuk kanë folur për etikën mjeksore si të tillë vetëm për arsye se për ata etika mjeksore në asnjë mënyrë nuk ka qenë e ndarë nga mësimet e gjera etike të Kur’anit dhe sunnetit. Në paraqitjen e fundit i Dërguari i All-llahut, s.a v.s. ka shprehur rëndësinë e këtyre dy burimeve në këtë mënyrë:
“Po na lë pas vetit dy gjëra të cilat nëse u përmbaheni,asnjëherë nuk do të humbasni: Librin e All-llahut dhe sunnetin tim.”(2)
Andaj këto dy burime të etikës islame shërbejnë si udhësim i mjaftuar për pacientin në sëmundjen e tij dhe për mjekun në punën e tij. Nizam Arudi nga Samarkandi përshkruan cilësitë e mjekut musliman në këtë menyrë: ”Mjeku duhet të jetë i ndjeshëm dhe me natyrë të urtë, i cilësuar si mendjemprehtë në formimin e diagnozave të sakta. Por asnjë mjek nuk mund të jetë i ndjeshëm nëse nuk arrinë të njohë fisnikërin e shpirtit njerëzor, as natyrën e urtë përveç nëse nuk është i njohur me logjikën, as nuk mund të cilësohet në mendjemprehtësi, përveç nëse nuk është i ndihmuar nga All-llahu i madhërishëm.
Me fjalë të tjera, ajo që pritet nga mjeku musliman është që në vetë të kombinoj erudicionin shkencor dhe standartet e larta morale. Erudicioni mund dhe të arrihet vetëm nëse indiviti është i aftësuar që pandërprerë të merrë pjesë në kërkimin e diturisë dhe që të dëshiroj të hulumtoj në fushën e lëmisë përkatëse. Edhe Kurani dhe sunneti kurajon muslimanët të vazhdojnë në kërkimin e diturisë. P.sh. Kur’ani fisnik këshillon muslimanët të luten për sa vijon:
“Zoti im ,më shto dituri!”(3)

I Dërguari i All-llahut, s.a.v.s i ka këshilluar pasuesit e tij në kërkim të diturisë: “Kërkimi i diturisë është obligim i çdo muslimani qoftë mashkull ose femër.”(4)


Karakteristikat e mjekut mysliman

Të gjithë mjekët, kryesisht, kanë gati nivel të njejtë të aftësisë, por mjeku musliman dallon nga mjeku jomusliman për nga qëndrimi i tij për vdekjen, për marrdhënien e tij me pacientin dhe nga roli i tij si person i cili shëron, në marrëdhënje në faktin që ai përcakton marrëdhënjen në përputhshmëri me Kur’anin dhe sunnetin. Duhet theksuar që njerëzit e urtë (hukama) të cilët kanë studiuar edhe filozofinë dhe mjekësinë asnjëherë nuk janë kufizuar në diagnostifikimin patologjik bukval të sëmundjes së pacientit, por, gjithashtu në shumicën e rasteve kanë treguar interesime dhe brengë për gjendjen e tyre shpirtërore, sociale dhe psikologjike .
Do ti cekim disa karakteristika të cilat në esencë dallojmë mjekun musliman nga jomusliman.
1.Besimi në pashmangshmërinë e vdekjes.
Kur’ani fisnik mëson që All-llahu i madhërishëm Ai, i Cili jepë jetë dhe vdekje.Ai thotë:
“Ai është që krijoi vdekjen dhe jetën për t’ju provuar se cili prej jush është më vepërmirë...”(5)
Më tutje në Kur’anin famëmadh qëndron që vdekja është shkak i pashmangshëm mbi të cilën askush nuk ka kontrollin:
“...ata nuk kanë në dorë as vdekje as jetë, e as ringjallje”(6)
Duke folur për pashmangshmërin e vdekjes Ibn Sinai deklaron: ”Duhet pasur ndërmend që dituria për ruajtjen e shëndetit nuk ndihmon as në largimin nga vdekja as nga të shmangurit e fatkeqësive të jashtme. Ajo gjithashtu nuk ofron mjete për vazhdimin e jetës në pakufi.”(7)
Mjerisht, ekziston një lloj përpjekje në vendet e zhvilluara teknologjikisht që të mohohet pashmangshmëria e vdekjes. Po bëhen përpjekje në nivelin e gjeneve qe të mënjanohet kodi gjenetik i plakjes me enzimën telomerazë. Sepse sipas tyre pranimi i vdekjes si pashmangshmëri do të thotë pranimi i disfatës së njeriut nga ana e natyrës. Për, këtë në këto vende e sidomos në SHBA, njerëzit marrin pjesë në disa projekte me qëllime që të ngadhnjejnë mbi vdekjen.
Problemi kryesorë i njerëzve në këto vende është që ata janë pjesë e kulturës e cila mohon vdekjen. Për këtë, pa marrë parasysh çfarë janë të arriturat në fushën e biomjekësisë si shkencë, janë arritur kryesisht me qëllim të ngadhnjimit të vdekjes. P.sh. kur Benney Clark, 61 vjeçarë, stomatolog i pensionuar i cili në vitin 1982 ishte marrësi i parë i zemrës artificiale, vdiq, televizioni e tregoi vdekjen e tij, por duke shtuar se zemra artificiale (zbulim i njeriut) ende rrahë.
Kjo në asnjë mënyrë nuk tregon që mjeku musliman është kundër teknologjisë biomjekësore kur kjo mundohet ta mbajë jetën duke vënë pacientin në aparatin për frymëmarrje artificiale apo në aparate të ngjajshme.
Vërtetë, përpjekja që të shpëtohet jeta është qëllim fisnik, siç qëndron në Kur’an:
“....E kush e ngjall (bëhet shkak që të jetë ai gjallë) është si t'i kishte ngjallur (shpëtuar) të gjithë njerëzit....”(8)
Mendoni për përpjekjet e bëra që të ruhet jeta e Berney Clarkut nëpërmes zemrës artificiale, apo Davidit, fëmiut i cili përjetoi jetën e tij të shkurtër i mbyllur në hapësirën plastike sterile në spitalin e Hjustonit ngase lindi pamundësinë e prodhimit të antikorpeve. Shembulli i fundit, beba Fae ka lindur me zemër defekte dhe pranoi zemrën e babunit në California Lame Linda University Medical Centre.
Shembujt e përmendur janë të arsyetueshëm me qëllim të ruanin jetët e këtyre njerëzve. Për më tepër, sikur mos të ndërmerrej asgjë që tu ndihmohej. Kjo do të ishte në kundërshtim me Kur’anin i cili ka të bëjë me rëndësinë e jetës njerëzore.
Por, islami mëson që vdekja është e pashmangshme dhe paraqitet vetëm në kohën e përcaktuar për te nga All-llahu i Plotfuqishëm dhe Kur’ani thotë:
“..Çdo popull ka afatin (e caktuar), e kur të vijë afati i tyre, ata nuk mund ta vonojnë as për një moment e as ta ngutin.”(9)


Respektimi i pacientit

Respektimi i mjekëve ndaj pacientëve të tij përfshinë përgjegjësi të ndryshme. Ai duhet të shërbehet me fjalë tejet të zgjedhura në komunikim me ata. Kur’ani fisnik përshkruan mjekun e suksesshëm si dhe profesionalistët tjerë si njerëz të cilët kanë qenë të inspiruar që të flasin fjalë të bukura.
“Dhe ata janë që u udhëzuan me fjalët më të mira dhe u udhëzuan në rrugën e lavdishme.”(10)
Më tej mjeku nuk duhet publikuar fshehtësitë dhe ndjenjat e pacientit të tij, përshkak të faktit që Kur’ani fisnik i përshkruan besimtarët si:
“dhe ata të cilët me kujdes i ruajnë ato që u janë besuar (sende ose fjalë), e ruajnë edhe premtimin e dhënë,”(11)
Por nëse mjeku zbulon që pacientët e tij vuajnë nga sëmundjet venerike që kanë si pasojë abuzimin seksual, obligimi i tij nuk është vetëm shërimi i thjeshtë i tyre, por është i obliguar ta udhëheqë nga pastërtia, vetëpërmbajtja si dhe edukata shëndetësore. Më tej, mjeku asnjëherë nuk duhet të keqtrajtojë seksualisht pacientët e tij. Dr. El Kadi propozon që është e preferueshme që mjeku t’i shikojë pacientët e seksit të kundërt në praninë e personit të tretë, kurdo që kjo është e mundur, ngase kjo mund të parandaloj kontaktin i cili do të udhëhiqte kah keqpërdorimi seksual i pacientit.
Përveç kësaj, mjeku nuk duhet që pacientëve t’u paguaj për së tepërmi shërbimet e ofruara. Ai duhet të jetë i arsyeshëm ndaj atyre që nuk janë në pozitë të paguajnë shërbimet e tij. Verseti vijues i Kur’anit fisnik mjafton si udhërrëfyes në lidhje me këtë çështje:
“Ata janë që për hir të Tij u japin ushqim të varfërve, jetimëve dhe të zënëve robër.
Ne po ju ushqejmë vetëm për hir të All-llahut dhe prej jush nuk kërkojmë ndonjë shpërblim e as falënderim.”(12)


Mbështetja tek All-llahu si shërues suprem

Mjeku, padyshim, mund të luaj rol të rëndësishëm në shërimin e pacientëve të tij duke ju përshkruar ilaçin ose operimin, por vërtetë, rolin e tij real në shërim mund ta vërejë vetëm nëse beson që All-llahu i Madhërishëm është shërues suprem, do t’i ndihmoj në shërimin e tij dhe do t’ia lehtësoj punën mjekut.
Por, duhet pasur ndërmend që besimi në All-llahun e Madhërishëm, si shërues suprem nuk e liron nga fajësia asnjë mjek nëse eventualisht ka bërë gabim në diagnozën apo tretmanin i cili ka pasuar me vdekjen e pacientit. Ibn Ruzhdi thekson që juristët islam njëzëri pohojnë përgjegjësinë e mjekut për çdo gabim eventual që mund ta bëjë.
Andaj, etika mjekësore, edhe pse sot për te flitet shumë, është e vjetër sa edhe vet mjekësia. Vërtetë që betimi i Hipokratit ka shërbyer si udhërrefyes themelor për mjekët, por duhet theksuar faktin që mjekët musliman, nxjerrin udhëzimin e mjaftueshëm nga mësimet e Kur’anit dhe sunnetit, të cilët, në esencë përcaktojnë qëndrimet e tyre edhe ndaj profesionit edhe ndaj pacientëve.
Duhet përmendur që konferenca e parë e mjekësisë islame është mbajtur në Kuvajt në vitin 1981, dhe ka publikuar “Rregulloren islame të etikës mjekësore“, të bazuar në Kur’an dhe Hadith, i cili sot është i botuar në formë të broshurës në gjuhën arabe dhe angleze,(13) çfarë dëshmon qartë faktin se këto dy burime esenciale të etikës islame shërbejnë si udhërrëfyes mjekëve musliman në lëminë e etikës mjekësore.
Në vijim po ju sjellim tre llojet e betimeve mjekësore:


Betimi i Hipokratit

Betohem në mjekun Apolon dhe Asclepius dhe Hygieian dhe Panaceianin dhe në të gjithë zotrat dhe zotëreshat, duke i marrë si dëshmitar të mi, që do t’i përmbahem me mundësitë e mia dhe gjykimin tim këtij betimi dhe këtë premtim:
Që personin i cili më mësoi këtë mjeshtëri do ta mbajë të njejtë me prindërit e mi dhe do të jetoj jetën time në partneritet me te, dhe nëse i nevojiten të hollat, do t’ia jap pjesën time, dhe pasardhësit e tij do t’i mbajë të njejtë me vëllezërit e mi sipas gjenealogjisë mashkullore dhe do t’i mësoj këtë mjeshtëri – nëse ata dëshirojnë ta mësojnë – pa kurrfarë pagese dhe marrëveshtje; dhe që do të jap këshilla dhe instruksione verbale dhe mësime të tjera fëmijve të mi dhe fëmijve të atij që më ka mësuar dhe nxënësve që kanë nënshkruar marrëveshtje dhe kanë marrë betimin në përputhshmëri me ligjin mjekësor dhe askujt tjetër (përveç këtyre).
Do t’i aplikoj masat dietetike në shërbim të të sëmurit në pajtim me mundësitë dhe gjykimin tim; do t’i ruaj nga dëmi dhe padrejtësia.
Nuk do t’i jap askujt ilaç vdekjeprurës nëse e kërkon dhe as që do të plotësoj porosinë kah ky veprim. Ngjajshëm me këtë nuk do t’i jap gruas mjet për abortim. Në pastërti dhe lartësi do ta ruaj jetën time dhe profesionin tim.
Nuk do të shërbehem me thikë, bile edhe tek të sëmurit nga gurët, por do të tërhiqem me respekt ndaj këtyre njerëzve sikur të kishin marrë pjesë në këtë vepër.
Secilën shtëpi do ta vizitoj, do të vijë për shkak të dobisë së pacientit, duke mbetur i lirë nga çdo padrejtësi e qëllimshme, nga të gjitha dyshimet e sidomos nga marrëdhënjet seksuale si me personat meshkuj apo femra qofshin ata, të lirë apo robër.
Atë që do ta dëgjoj gjatë shërimit ose bile edhe jasht rrjedhës së shërimit, e që ka të bëjë me jetën e njeriut, e që me asnjë çmim nuk duhet hapur, do ta ruaj për vete duke i mbajtur këto gjëra si diç për të cilat është turp të flitet.
Nëse e plotësoj këtë betim dhe nuk e thej, le të më dhurohet të kënaqem me jetën dhe thirrjen, duke qenë i nderuar me lavdi në mes tërë njerëzve dhe për të gjitha kohët e ardhshme; por nëse e thej dhe betohem rrejshëm, të gjitha të kundërtat nga këto le të më gjykojnë.


Deklarata e Asociacionit të mjekësisë botërore nga Gjeneva


Betimi mjekësor

Nga momenti që pranohem si anëtarë i stafit mjekësor:
- solemnisht obligohem që jetën time do t’ia përkushtoj në shërbim të njerëzimit;
- që mësuesve të mi do tu ofrojë nderim dhe falënderim i cili u takon;
- që do ta ushtrojë profesionin tim me ndërgjegje dhe krenari: shëndeti i pacientit tim do të jetë prioriteti im i parë:
- do ta mbajë me të gjitha mjetet që janë në fuqinë time, nderin dhe traditën e profesionit mjekësor: kolegët e mi do të jenë vëllezërit e mi;
- që nuk do të lejoj qëndrimeve religjioze, nacionale, racore, partisë politike ose statusit social që të përzihen në mes obligimit tim dhe pacientit tim;
- që do të mbajë me të gjitha mjetet që janë në fuqinë time, nderin dhe traditën e profesionit mjekësor; kolegët e mi do të jenë vëllezërit e mi;
- që nuk do të lejoj qëndrimeve religjioze, nacionale, racore, partisë politike apo statusit social që të përzihen në mes obligimit tim dhe pacientit tim;
- që do të mbaj respektin më të madh ndaj jetës njerëzore nga momenti i krijimit të tij, bile edhe nën kërcënim dhe nuk do të përdorë diturinë time mjekësore kundër ligjeve humane (njerëzore);
- e bëjë këtë premtim me krenari; i lirë dhe me nder.


Betimi i mjekut musliman

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Gjithëmëshirshmit,
Betohem në All-llahun e Lartëmadhërishëm:
- që do të kam vëmendje ndaj All-llahut në kryerjen e profesionit tim;
- që do të mbrojë jetën e njeriut në të gjitha moshat e tij dhe në të gjitha rrethanat, duke dhënë çdo gjë nga vetja që ta shpëtoj nga vdekja, sëmundja, dhembja dhe fatkeqësitë;
- që do ta ruaj krenarinë njerëzore, të fshehi gjërat private të tij dhe t’i mbylli fshehtësitë e tyre;
- që gjithmonë të jam instrument i mëshirës së All-llahut, duke përhapur brengën time mjekësore afër dhe larg, ndaj të pastërtit dhe mëkatarit, mikut dhe armikut;
- që do të garoj në kërkimin e diturisë duke e shfrytëzuar në qëllime të dobishme, e jo në qëllime të dëmit njerëzor;
- që do ta nderojë mësuesin tim, do ta mësoj nxënësin tim dhe do të jam vëlla me antarët e praktikës mjekësore i bashkuar në adhurim dhe mirësi;
- që do ta jetësoj fenë time privatisht dhe publikisht, duke u larguar nga të gjitha ato që më njollosë në sytë e All-llahut, të Dërguarit të Tij dhe miqëve të mi besimtarë;
- dhe All-llahu le të jetë dëshmitar i këtij betimi.

______________________________________

1. Abdul Hamid, ”Medicinska etika u islamu”,vëll. 5, nr. 2, fq. 135
2. Sunen Ebu Davud,”Kitab el-Menasik” pjesa e 2, faqe 185
3. Ta Ha, 114
4. Sunen Ibn-maxhxheh, El Mukaddima, pjesa e 1, hadithi nr.224, faqe 81
5. El Mulk, 2
6. El Furkanë, 3
7. Ibn Sina, vëllimi1, faqe 149
8. El Maide, 32
9. Junus, 49
10. El Haxhxh, 24
11. El Mu’minunë, 8
12. El Insan, 8-9
13. Bilteni i mjekësisë islame, vëll. I, botim i dytë, janar, 198

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme