
Kur konfuziteti shtrihet, fillon e dominon dyshimi. Pikat e referencës rrallë përcaktohen, nuancat të vështira për tu pranuar, zonat e hulumtimit të skicuara në mënyrën më zhgënjyese. Shumë shpesh gazetarët apo intelektualët publik prezantojnë gjetjet e tyre në projekte kërkimore, artikuj, rrjete televizive dhe radiofonike duke pohuar se ata e kanë marrë për obligim të bëjnë dallimin ndërmjet radikalëve dhe konservatorëve apo të myslimanëve mesatarë. Por kur ne i analizojmë gjetjet e tyre më detajisht një mungesë të madhe qartësie dhe një atmosferë moskuptimi se cila gjeneron vetëm dyshim dhe frikë.
Le të fillojmë me një propozim të thjeshtë: Bota Islame është aq komplekse sa ajo budiste, Judaiste apo krishterimi, në aspektin e rrymave intelektuale, shpirtërore dhe fetare. Nga ana tjetër ne nuk duhet të fillojmë duke klasifikuar myslimanët në bazë të skemave të trashëguara nga periudhat koloniale, duke i ndarë ata në myslimanë “të mirë” dhe “të këqij”, në “të moderuar” dhe “Fundamentalist”.
Një numër i madh politikanësh, intelektualësh dhe gazetarësh kanë adoptuar një sistem fshirës pluhurash të sofistikimit. Është një sistem shkencërisht i pambrojtur dhe sipërfaqësorë në aspektin intelektual saqë politikisht duket i rrezikshëm. Dalë ose nga injoranca (një problem serioz në vetvete) ose nga konstrukti ideologjik i një armiku të ri të islamit (një problem edhe më i thellë) e gjitha kjo në fakt është një projektim.
Ka ardhur koha që tu bëhet thirrje intelektualëve dhe gazetarëve që të zgjerojnë strukturën e tyre të referencës. Ka ardhur koha të mësojnë të kapin dinamikën islame, nëpërmjet terminologjisë së saj, kategorive të brendshme, dhe strukturave intelektuale. Ka ardhur koha, që kur ata të futen në një univers tjetër preferencial, të bëjnë përpjekjet e tyre për të bërë dallimin në mes asaj që këtij universi i jep unitet dhe asaj që jep shpjegimin, dhe e bën të mundur diversitetin e saj.
Nivelet e diversitetit të Islamit
Në kuptimin më të gjerë, ka vetëm “Një” Islam të definuar nga uniteti i besimit të tij (al-“aq”da, gjashtë shtyllat e besimit), dhe nga uniteti i praktikumit të tij (Al-ibadet, Pesë shtyllat e Islamit). Ky unitet si në traditën Sunit ashtu edhe në atë Shiite, bazohet në njohjen e përbashkët të dy organeve themelore islame (Kuranin dhe sunnetin). Mund të ketë mos pajtueshmëri për vërtetësinë e disa organeve por njohja e përbashkët e burimeve të vërtetuara dhe uniteti i besimit dhe praktika tregojnë për njohjen e vetëm një reference Islame. Në këtë pikë, niveli suprem i unitetit me të cilin të gjithë myslimanët e botës identifikohen, Islami është një.
Megjithatë ekziston niveli i parë i diversitetit për aq kohë sa edhe islami ekziston. Nga fillimet e hershme , dhe veçanërisht në mesin e dy shokëve, Abdullah ibn Omer dhe Abdullah Ibn Mes’hud kishte shumë diferenca në leximin dhe interpretimin e teksteve. Shkrimet letrare, tradicionale, reformiste racionale mistike dhe politike dhe interpretime të ndryshme janë shfaqur shumë herët për një realitet i cili ka vazhduar deri në ditët e sotme. Jo vetëm historia e Islamit dëshmon për ngritjen e më shumë se 18 shkollave juridike (rreth 30 nëse i numërojmë edhe ajo të traditës shiite), por janë zhvilluar edhe mënyra të ndryshme të leximit të teksteve. Ndër shekuj u shfaqën shkollat e mendimit dhe kjo reflektoi në interpretim duke bërë radhitjen nga letrare dhe tradicionale deri tek mistike dhe reformiste. Konfrontimet intelektuale dhe shpesh edhe politike e kanë shoqëruar dhe i kanë dhënë formë ekzistencës së këtyre trendëve.
I gjithë ky kuptim na çon larg nga sistemet binare të klasifikimit të myslimanëve “të mirë” ose “të këqij”. Pikëpamja fetare ka në fakt shumë pak lidhje me sjelljet politike. Një pikëpamje liberale ose racionale të terma fetarë jo domosdoshmërisht korrespondon me pikëpamjet demokratike në sensin politik, njësoj sikur konservativët kurrsesi nuk mund të jenë mbështetës të sistemeve diktatoriale. Gazetarët perëndimorë shpesh janë mashtruar dhe e kanë mashtruar publikun e tyre – duke bërë reduktime të këtij lloji (gjë që nuk do të tolerohej nëse do ti ishin referuar Judaizmit apo Krishterimit, ku pikat e mira të orientimit politik njihen dhe kuptohen më mirë).
Duke shkuar përtej nivelit të parë të diversitetit, ne duhet të llogarisim shumëllojshmërinë e kulturave që sot ndikojnë në mënyrën se si myslimanët e shprehin përkatësinë e tyre në Islam. Edhe pse të lidhur rreth një besimi të vetëm dhe me praktika të njëjta, myslimanët e botës marrin pjesë në mënyrë natyrale në ambientet e shumëllojshme kulturore. Nga Perëndimi deri në Afrikën e Veriut nga Azia në Evropë dhe Amerikën e Veriut vihet re një shumëllojshmëri e pasur kulturash që i bëjnë të mundur individëve të respektojnë parimet e Islamit duke përshtatur mënyrën e jetesës, shijet, të shprehurit artistikisht, dhe ndjenjat që i përkasin në mënyrë të veçantë një kulture të veçantë apo një tjetre. Myslimanët Arab, Afrikan, Aziatik, Amerikano-Veriorë, apo Evropian të gjithë ndajnë të njëjtën fe, por u përkasin kulturave të ndryshme – fakt ky i cili përcakton ndikimin e tyre në identitetin tyre, sensin e tyre të përkatësisë dhe vizionin e tyre për çështjet bashkëkohore.
Islamizmi dhe rreziqet e thjeshtëzimit
Shumë analistë do ta kuptonin lehtë, në sens të gjerë, këtë diversitet elementarë në Islam. Por ata në mënyrë të nxituar futen në një lloj tjetër të thjeshtëzimit, i cili mund të jetë njëlloj jo funksional në fund të fundit shumë i rrezikshëm: tentativa për ta vendosur Islamin – me të gjitha diversitetit që i përmendëm – kundër “Islamizmit” i parë si një objekt që refuzimi bile edhe fyerje. Edhe pse është pak më shumë i sofistikuar sesa varianti i parë, ky thjeshtëzim ndryshon perspektivat. Por në fund të fundit është zbuluar për ti vënë kundër njëri tjetrit “myslimanët e mirë” vs “Islamistët e këqij”.
Definicioni i”Islamizmit”është shpesh i paqartë, në varësi të gazetarëve, intelektualëve dhe studimeve shkencore që flasin për të. Ne shpesh dëgjojmë për islamin politik në kuptim të gjerë, për “Selefistë” dhe “Vehabistë”, për islam radikal bile edhe për Al-Kaedan. Linjat e demarkacionit ndërmjet trendëve të ndryshme sqarohen shumë pak. Të gjitha provat e disponueshme çojnë në një konkluzion, se ekziston një gjë e tillë që quhet :Islam Politik”, i cili përbën kërcënim, dhe se çfarëdo lloj diversitetesh të ekzistojnë, nëse janë për të mirë janë të parëndësishme, e nëse janë për të keq janë si rezultat i manipulimeve të Islamistëve që propagandojnë imazhin e “Islamizmit të moderuar” për ta përgjumur Perëndimin.
Analiza të këtij lloji janë legjion i Evropës, ku “ekspertët” dhe gazetarët kanë gjeneruar një rrjet raportesh dhe analizash për universin dukshëm të njëanshëm të “Islamit politik” Cilido dijetar, që do të guxonte të aplikonte një qasje të tillë ndaj Krishterimit, Budizmit apo judaizmit, menjëherë do të hidhej poshtë për shkak të cektësisë dhe natyrës joshkencore të shkrimeve të tij.
E dimë që ka teologë liberalë të cilët e refuzojnë leximin dogmatik të shkrimeve biblike të cilat janë thellësisht të përfshira në politikë, në spektrin e majtë politik. Më drejt qendrës, bile nganjëherë edhe tek e djathta e bile edhe tek e majta, gjejmë demokristianë të cilët janë aktivë në politikë në emër të bindjeve të tyre fetare të krishtere. Por a do të mund të justifikoheshim – në terma analitik të shkencave sociale dhe politike – duke i renditur të gjithë këta të krishterë në një kategori të vetme , në atë fundamentaliste – apo radikale – krishterimi politik? Por kush mund të thotë se më të “moderuarit” e tyre nuk janë asgjë më shumë sesa aleatë objektivë, të fshehtë të “fundamentalistëve”. Se teologu liberal Leonardo Bof nuk është asgjë më pak se fytyra e ngurosur e Mgr. Marsel Lefebrve? Dikush vetëm mund të buzëqeshi me këtë fantazi – si një qasje ndaj botës preferenciale të krishtere, por duket se do të ishte mjaft e lehtë e përshtatur – ose nëpërmjet injorancës apo paragjykimeve ideologjike – kur subjekt është “Islami Politik”
Kompleksitetet e Islamit Politik
Akoma studimi i islamizmit – të islamit politik – sjell kompleksitete po aq domethënëse sesa studimi i vet Islamit, Në mes pozicioneve të promotorëve të liberalizmit politik nëpërmjet Islamit siç ishin al-Afghani dhe Abduh në shekullin 20 dhe pozicioneve ekstremiste të liderëve të Al-Kaedas sot, ekziston një oqean me dallime, si në sensin e kuptueshmërisë së Islamit ashtu edhe në atë të veprimit politik.
Ajo që vlen për studimin e afatit kohor historik vlen po ashtu edhe në studimin krahasues të fjalëve dhe veprimeve të sotme të lëvizjeve që janë aktive në politikë në emër të Islamit. Është e pamundur të refuzosh eksperiencën e Turqisë nën pushtetin e Rexhep Taip Erdogan, apo pushtetin politik 25 vjecarë në Iran ose aktivitetin 80 vjecarë të “Vëllazërisë Myslimane në Egjipt nga të njëjtat burime, nga të njëjtat pozicione të spektrave politike si nga ato të ideologjisë ideologut të Al-Kaedas Ayman al Zauahiri, i cili në mënyrë të shpejtë dënon edhe paraardhësit e tij edhe bashkëkombësit e tij si tradhtarë të çështjes, edhe brenda kufijve të Islamit politik.
Nëse dikush pajtohet ose jo me tezat e këtyre lëvizjeve, studimeve sistematike, dhe përpjekjeve serioze për të kuptuar forcën punuese brenda Islamit politik kërkon një qasje të trefishtë:
- 1.Një studim i përforcimeve teologjike dhe juridike të lëvizjeve (letrare, reformatore, mistike etj.).
- 2.Njohuri për thellësinë historike të këtyre manifestimeve; shumë lëvizje dhe/ose lider, si Ergogani në Turqi dhe Ghanushi në Tunizi, i kanë ndryshuar pozitat e tyre në kursin e përfshirjes së tyre politike.
- 3.Një studim i detajuar i realiteteve kombëtare që kanë ndikuar në ngritjen dhe zhvillimin e lëvizjeve Islamike.
Vetëm një studim i detajuar i këtij lloji mund të na sigurojë strukturën e duhur për të kuptuar fenomenin e Islamit Politik, pa thjeshtëzim injorant apo manipulim ideologjik për “kërcënimin Islam”. Ky kërkim nuk është për të rënë dakord apo për të mos rënë dakord me këtë apo me atë tezë politike fetare, por për tu marrë në mënyrë shkencore me çështjen në bazë të studimeve.
Intelektualët, publiku i gjerë, dhe gazetarët shpesh e shohin veten të shtypur për kohe. Prapë koha, më shumë studime, përpjekje më të mëdha dhe nënshtrimi intelektual janë të nevojshme për të kuptuar realitetin e Islamit dhe myslimanëve sot, po ashtu edhe për diversitetin e gjerë në mesin e përfaqësuesve dhe kërkesat e shprehura nga Islami politik. Thjeshtësimet tona politike mund ta bëjnë të mundur këtë, por ato na çojnë vetëm drejt frikës në botë. Pajtimi me kompleksitetin e Islamit, në mënyrë paradoksale do të ketë efekt të kundërt.
Në vend që ta shohim tjetrin me syrin e djallit, qëllim të cilin ekstremistët e shprehin çdo ditë në media, ne duhet të jemi të vëmendshëm për ekzistencën e pikëpamjeve të shumëllojshme dhe nga miliona e miliona myslimanë të cilët në dinastinë e tyre të jashtëzakonshme politike dhe diversitetit fetarë, çdo ditë po i kthejnë shpinën dhunës, luftojnë për demokraci dhe liri, dhe e shmangin ekstremizmin. Është koha që të gjithë ne të demonstrojmë përulje, të vlerësojmë kompleksitetin që kërkon më shumë studim, të pezullojmë nxitimin dhe gjykimet e rrezikshme. Vula e respektit për të tjerët është të njohim tek ata kompleksitetin që gjejmë tek vetja, për të mësuar etjen e tyre për dinjitet njerëzorë dhe për të kuptuar se ata dhe ne duhet vetëm që të respektohemi.