Myslimanët janë pjesë integrale e Evropës

 Historikisht identiteti i imagjinuar Evropian ka qenë një koleksion i humbur i të krishterëve të cilët u definuan për dallim nga myslimanët të cilët shtriheshin vetëm në kufijtë e caktuar në lindje dhe jug. Këto formime historike kanë rezultuar në mitin e kamotshëm se myslimanët janë “të huaj” në Evropë dhe që i përkasin Lindjes së Mesme, Azisë dhe Afrikës.  

 

Në fakt, myslimanët kanë jetuar në Evropë për shekuj me radhë. Për shembull, myslimanët boshnjak janë vendosur në Evropë që në shekullin 15 dhe me të drejtë e konsiderojnë veten evropian ashtu sikur grekët dhe hungarezët të cilët janë fqinjët e tyre. Një dokumentar i BBC i shfaqur kohët e fundit tregon se si myslimanët kanë qenë faktorë të rëndësishëm dhe me ndikim në jetën publike Britanike që në periudhën Viktoriane.

 

Por myslimanët nuk janë vetëm pjesë e Evropës për shekuj me radhë; ata kanë dhënë kontribute të mëdha për Evropën e cila ekziston sot.

 

Myslimanët kanë sunduar në disa pjesë të Italisë, Francës, Portugalisë dhe Spanjës për më shumë se 750 vjet, periudhë gjatë së cilës ata ndërtuan një shoqëri kozmopolitane dhe të zhvilluar ku lulëzonte shkollimi. Gjatë kësaj periudhe, myslimanët luajtën një rol vital për transmetimin e punës së grekëve të lashtë, si Aristotelit, në Evropën e Mesme. Dijetarët kanë pohuar gjerësisht se është meritë e këtij inspirimi të myslimanëve që Evropa doli nga periudha e errësirës, drejt një Renesance e cila krijoi struktura të forta politike dhe ekonomike që edhe sot e mbajnë Evropën pjesë të së ashtu-quajturës Bota e Parë. Kështu prosperiteti i Evropës ekziston, duke iu falënderuar kontributit thelbësorë të myslimanëve përgjatë historisë.

 

Myslimanët në historinë evropiane nuk kanë qenë vetëm bartës të dijes dhe vitalitetit. Përgjatë shekujve ata kanë prodhuar dituri enorme në shumë fusha si: mjekësi, astronomi, kimi, dhe filozofi. Kontributi i myslimanëve ishte shumë i rëndësishëm aq sa shumë fjalë angleze që u përkasin këtyre fushave kanë prejardhje nga gjuha arabe. Si për shembull termi Kimi (Chemistry), e cila vjen nga gjuha arabe Al- Kimiyah dhe algjebra nga fjala arabe Al-Jebr.

 

Një listë e gjatë dijetarësh myslimanë bënë zbulime dhe shpikje të ndryshme dhe shumë të rëndësishme si për shembull Ibn Sina, në fushën e medicinës, Ibn al Haytham në fushën e optikës, Al-Zahravi në fushën e kirurgjisë, Ibn Rush në fushën e filozofisë dhe Teologjisë, Al Biruni në fushën e Astronomisë, Al-Jazari në fushën e inxhinierisë dhe Abbas Ibn Firnas në fushën e Aviacionit. Është mirë të kalojmë pak kohë për të reflektuar për këta personazhe, dhe shumë të tjerë të njëjtë me ta, që të gjithë së bashku kontribuuan më shumë se të gjithë ne për të mirën e komunitetit të gjerë.  

 

Sot ka pak dijetarë, por ka shumë myslimanë që jetojnë në Evropë të cilët janë shumë të suksesshëm në fushat e tyre përkatëse, si në fusha shumë prestigjioze po ashtu edhe në ato më pak magjepsëse. Trashëgimia myslimane është e pasur me kontribute frymëzuese, dhe mësimet Islame i inkurajojnë besimtarët për të kërkuar dituri dhe ti venë në praktikë këto dituri në jetën e tyre në mënyrën më produktive të mundshme. Myslimanët kanë kontribuar pasivisht për Evropën dhe ata vazhdojnë ta bëjnë këtë edhe sot, në fusha të ndryshme, së bashku me evropianët e tjerë. Kjo shihet në lojërat olimpike, ku disa shtete evropiane do të përfaqësohen me krenari nga atletë myslimanë. Për shembull vendi mikpritës Britania e Madhe do të ketë myslimanë anglezë që përfaqësojnë vendin si Mo Farah, Mo Sbihi, Darren Chessman – jo si myslimanë britanik, por thjeshtë si britanik.

 

Vetëm për idenë historike se myslimanët janë të ndarë dhe të përzënë nga Evropa këto çështje duhet të zbardhen. Nga lajmet e fundit se popullsia e Britanisë është shtuar më shumë sesa që pritej, më së shumti si pasojë e emigrimit, kanë bërë që të rishfaqet frika nga të “huajt”. Kjo gjë duhet të sfidohet me të përkujtuarit se ata, origjina e së cilëve mund të jetë nga diku tjetër, kanë dhenë kontribut shumë të lartë për këtë shoqëri dhe mund të vazhdojnë ta bëjnë këtë në të ardhmen. Në vend që ta kuptojmë emigracionin si diçka të dëmshme, duhet të vlerësojmë shumë përfitime që sjell ai. Vetëm kur shumë njerëz bëhen bashkë vjen deri tek bashkëpunimet shpresëdhënëse për të ardhmen.

 

Nuk ka shenja që myslimanët po braktisin Evropën – dhe me siguri – nuk duhet të ekzistojë ndonjë thirrje e tillë për ta bërë këtë. Në fakt popullsia myslimane e Evropës vetëm sa mund të rritet me migrimet nga vendet Islamike, konvertimet në Islam, dhe veçanërisht në rast se Turqia i bashkëngjitet BE-së. Myslimanët kanë një histori të gjatë në Evropë, e kanë vazhduar zhvillimin e tyre, dhe vazhdojnë ta bëjnë Evropën çfarë ajo është në fakt sot. Për këtë arsye, nga prezenca e tyre nuk duhet të pasur frikë por duhet ta mirëpresim.

 

Dr. Leon Moosavi është sociolog i racës dhe religjionit në universitetin e Leicesterit.

 

Përgatiti për mendimipress Samet Jahiu

 

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme