Disa njerëz mundë të konsiderohen të rëndësishëm derisa janë gjallë, por me kalimin e kohës historia ose i vendos aty ku vërtet e kanë pasur vendin apo edhe i demaskon varësisht nga vepra e tyre që kanë bërë. Ka edhe të tillë që për sa janë gjallë fare pak vlerësohen, mirëpo pas vdekjes, vepra e tyre vlerësohet lartë dhe mbetet frymëzim për gjeneratat e më vonshme. Historia duhet të kuptohet si proces njohjeje, që mund të çohet përpara nga trajtime të kundërta, përplotësuese, debate, analiza e interpretime të argumentuara në dritën e ngjarjeve historike. Sa e pa mëshirshme është e vërteta historike për ata që janë mësuar të mësojnë historinë nga ideologjitë zyrtare, e jo nga qarqet akademike. Kështu, shumë nga figurat “heroike” që i thurnim këngë lavdie, nga këndvështrimi i sotëm na paraqiten ndryshe, ndërsa të tjerët të trajtuar historikisht si “tradhtarë”, për hir të së vërtetës historike jemi të detyruar t’i rehabilitojmë duke ia dhënë vendin e merituar.
Shumë njerëz edhe pse kanë jetuar shkurt, historia ia ka rezervuar një vend të merituar në analet e saja. Larg gjykimeve subjektive, Muvehid Hebibi, edhe pse jetoi shkurtë, me veprën e vet i ka bërë vetit një vend të merituar në histori. Ai ishte një djalë i lindur dhe rritur në provincë, në një familje e cila tradicionalisht ka kultivuar vlerat islame, por kjo nuk e pengoi që të tejkaloi provincializmin e tij mendor, duke u treguar i hapur ndaj ideve me koncepte universialiste. Me disa shokë të tij, qysh në medresenë e mesme “Alauddin”, në Prishtinë, ishin kurioz për t’u njoftuar me idetë e autorëve reformist mysliman, si Reshid Rida, Xhemaludin Afgani, Sejjid Kutbi, (veprat e këtyre autorëve ishin të përkthyera në gjuhën boshnjake) që me mendimet e tyre islamin e shikonin si një alternativ përballë ideve të realizmit socialist dhe imperializmit perëndimorë të njohura në ligjërimin akademik zyrtarë të asaj kohe.
Pjekurinë intelektuale, Muvehidi e arrit pasi vazhdoi studimet deridiplomike dhe postdiplomike në Sarajevë, respektivisht në Bejrut. Gjatë qëndrimit ne Sarajevë iu dha mundësia të njihet me literaturë të shumta të kulturës dhe filozofisë islame dhe filozofisë së antikitetit grek e cila së bashku me spiritualizmin kristian, materializmin hebraik, zanafillën e të drejtës romake përbëjnë boshtin modernitetit të kulturës dhe qytetërimit perëndimorë. Takimet me Nijaz Shukriqin, Xhemaludin Llatiqin, Reshid Hafizoviqin për këtë kishte një simpati të veçantë, njohja me veprën e Ahmed Smajloviqit etj, i dhanë një mundësi që botën ta shikoj ndryshe. Në kohën kur mendimi islam atakohej nga ideologjia zyrtare si “opium për popullin”, të ndërtosh një perceptim pozitiv për Islamin duke ia ofruar njerëzve si alternativë për jetën e tyre, për ta bërë konkurrues krahas ideologjisë marksiste ishte shumë e vështirë, ngase për shkak të ideve të prezantuara në kundërshtim me të “vërtetat zyrtare”, pasonte persekutimi, pa përjashtuar edhe mundësinë për të jetuar prapa grilave të burgut. Në këtë kuptim natyra e Muvehidit ishte natyrë e një disidenti i cili shpirtërisht, vuante për të vërtetën dhe drejtësinë e Zotit, krahas ideologjisë zyrtare e cila mosbesimin në Zot e promovonte si vlerë ideologjike.
Pas rënies së sistemit monist, përgatitja shpirtërore dhe intelektuale i dha një avantazh në adoptimin me vlerat e promovuara në periudhën e tranzicionit e karakterizuar me pluralizmin ideor. Për fat te keq, individualisht por edhe institucionalisht, shqiptarët po vazhdojnë edhe pas dy dekadave si në aspektin politik po ashtu edhe kulturor të orientohen nga ndikimet e të kaluarës moniste. Muvehidi nuk e pati këtë problem, ai vazhdimisht ishte një hap para kohës. Sa ishte në Sarajevë, në vitet e nëntëdhjeta të shekullit të kaluar, ishte ndër të parët që mbështeti nevojën për organizimin politik të myslimanëve në Bosnjë. Me shokët e tij u vënë në shërbim të fushatës për përkrahjen e opsionit politik të Partisë së Aksionit Demokratik (PAD – SDA), të themeluar nga i ndjeri ish – presidenti i Bosnjës, Alia Izetbegoviq. Si student pati rastin të takohej edhe me Alia Izetbegoviqin.
Muvehidi ishte plot energji, i hapur për të diskutuar deri në pafund. Intelektualisht ishte i përgatitur, i mpreht në gjykime, posedonte aftësi që bisedat e rastit t’i shndrronte në debate e analiza akademike. Një moment të vetëm nuk dëshironte ta kalonte pa shtruar ndonjë problem për diskutim. Karakteri i tij prej disidenti nuk pranonte të sfidohej, por ishte edhe i gatshëm për të dëgjuar dhe respektuar mendimin e tjetrit. Natyra e këtij artikulli, nuk na lenë hapësirë të thuhen edhe shumë gjëra për veprimtarinë e Muvehid Hebibit. Në rast të një studimi më të zgjeruar për ta ndriçuar figurën e tij, ajo do të duhej parë në aspekte të ndryshme: hapat e parë të shkollimit dhe edukimi familjar, shkollimi në medrese, studimet deridiplomike në Sarajevë, studimet pasdiplomike në botën arabe, kthimi në vendlindje dhe aktivitetet e tija, takimi me mendimet e ilimunistëve mysliman dhe ndikimet e mendimtarëve dhe filozofëve të ndryshëm në jetën e tij, promovimi i kulturës së leximit, bazat e orientimit politik dhe kulturorë në jetën e tij, etj.